Hyka shënon dhe feston me “shqiponjë”

Ka qenë magjik këtë fundjavë në kampionatin Amerikan të futbollit, shqiptari Jahmir Hyka, i cili luan në radhët e San Jose Earthquakes.


29 vjeçari ka shënjuar një gol sa të bukur aq edhe të rëndësishëm për ekipin e tij. Në minutën e 81-të, pasi ndeshja po shkonte në një barazim të pastër, ishte Hyka ai që pasi u shërbye në mënyrë mjaft të bukur, mori topin dhe realizoi një gol fantastik, duke i dhënë edhe 3 pikë të rëndësishme skuadrës së tij, që e ngjisin në vendin 4-të ekipin e tij San Jose.
Por, ajo që tërhoqi edhe vëmendjen e mediave, por edhe shokëve të tij të ekipit, ishte festimi i tij i veçantë me simbolin e shqiponjës. I cilësuar edhe si ‘Messi Shqiptar’ prej komentatorëve, Hyka mundohet të kopjohet edhe nga një prej shokëve të tij të skuadrës, vetëm se jo në fushën e lojës, por për të festuar si shqiptari, edhe pse në video duket se e ka të vështirë.
https://www.facebook.com/sanjoseearthquakes/videos/10154792786559613/

1 Like

por kujtova se ish dini

Gol i bukur! Uroj qe te luaje keshtu dhe me kombetaren.