Hymni i Fuksit

82 postime 3019 shikime 27 shkurt 2018 në 10:11 e paradites
InkuizitoriMoth

Dikush ishte komunist

teksti dhe kënga Giorgio Gaber

Ëh? Jo, nuk është e vërtetë, nuk kam asgjë për të qortuar veten. Dua të them se nuk më duket se kam bërë gjëra kushedi se çfarë.
Jeta ime? Një jetë normale. Kurrë nuk kam vjedhur, madje as në shtëpi kur isha i vogël, nuk kam vrarë askënd, ndonjë gjë jo shum të pastërt, por është krejt normale, apo jo?
Punoj, mbaj familjen, paguaj taksat. Nuk më duket se kam ndonjë faj, madje nuk kam bërë as zanatin e këshilltarit të bashkisë.
Ëh? Ah, jo, po thoni çfar kam bërë më parë. Eh, por më parë, më parë sillesha si gjithë të tjerët.
Si vishesha? Vishesha, isha veshur si tani …, eh, jo tamam si tani, pak më tepër … po, xhinse, triko, eskimo. Pse, çfar ka që nuk shkon? Ishte komode.
Çfarë këndoja? E po kjo, ju doni të dini se çfarë këndoja. Po, sigurisht, edhe këngë popullore, po … “Ciao bella ciao”. A duhet ta ngre më tepër zërin? Po, "Ciao bella ciao” e kam kënduar, dakord, gjithashtu dhe Internacionalen, por gjithnjë në kor eh, në kor.
Po, këtë po, e pranoj, po, shkova atje, po, i pashë edhe unë Intilimanët***, por nuk qava.
Si? Nëse kam foto në dhomën time? Çfar muhabeti, natyrisht, fotot e prindërve të mi, gruaja ime, … ime.
Pllakat? Nuk besoj. Ndoshta një, por i vogël ë, i vogël fare: “Che Guevara”. Po çfarë është ky, një proces?
Jo, jo, jo, unë atë jo, grushtin nuk e kam bërë kurrë, grushtin jo, kurrë. Eh, në të vërtetë një herë, por … një grusht të vogëlth dhe me shpejtësi …
Si? Nëse isha komunist? Eh! Më pëlqejnë pyetjet direkte. Doni të dini nëse kam qenë komunist? Jo, jo, më në fund, sepse tani askush nuk flet më, të gjithë bëjnë sikur nuk ka ndodhur gjë, por në fakt është mirë të sqarohen këto gjëra, njëherë e përgjithmonë, ohhh.

Nëse isha komunist? Pëff? Në çfarë kuptimi? Jo dua të them …

dikush ishte komunist sepse kishte lindur në Emilia.
Dikush ishte komunist sepse gjyshi, xhaxhai, babai … jo nëna jo.
Dikush ishte komunist sepse shihte Rusinë si një premtim, Kinën si një poezi, komunizmi si “Parajsën Tokësore.”
Dikush ishte komunist, sepse ndjehej i vetmuar.
Dikush ishte komunist sepse kishte pasur një edukim tepër katolik.
Dikush ishte komunist sepse filmi e kërkonte, teatri e kërkonte, piktura e kërkonte, edhe letërsia … e kërkonin të gjithë.
Dikush ishte komunist sepse: “Historia është me ne!”.
Dikush ishte komunist sepse i kishin thënë.
Dikush ishte komunist sepse nuk i kishin thënë të gjitha.
Dikush ishte komunist sepse më parë ishte fashist.
Dikush ishte komunist sepse e kish kuptuar se Rusia shkonte ngadalë, por larg.
Dikush ishte komunist sepse Berlinguer ishte një njeri i mirë.
Dikush ishte komunist sepse Andreoti nuk ishte një njeri i mirë.
Dikush ishte komunist, sepse ishte i pasur, por donte popullin.
Dikush ishte komunist sepse pinte verë dhe mallëngjehej në festat popullore.
Dikush ishte komunist sepse ishte kaq ateist, saqë kishte nevojë për një Perëndi tjetër.
Dikush ishte komunist, sepse ishte kaq shumë i hipnotizuar nga punëtorët, saqë donte të ishte një prej tyre.
Dikush ishte komunist sepse i kishte ardhur në majë të hundës duke ushtruar zanatin e punëtorit.
Dikush ishte komunist sepse donte shtimin e pagës.
Dikush ishte komunist sepse borgjezia - proletariati - lufta e klasës. E thjeshtë apo jo?
Dikush ishte komunist sepse revolucioni sot jo, nesër ndoshta, por pasnesër, me siguri …
Dikush ishte komunist sepse: “Rroftë Marksi, Rroftë Lenini, Rroftë Mao Ce Duni”.
Dikush ishte një komunist për inat të babës tij.
Dikush ishte komunist sepse shihte gjithnjë RAI TRE.
Dikush ishte komunist për modë, dikush për parim, dikush për frustrim.
Dikush ishte komunist sepse donte të shtetzonte gjithçka.
Dikush ishte komunist sepse nuk i njihte mirë punonjësit shtetërorë, parashtetrorë dhe të ngjashëm.
Dikush ishte komunist sepse kishte shkëmbyer “materializëm dialektik” me “Ungjillin sipas Leninit”.
Dikush ishte komunist sepse besonte se kishte klasën punëtore mbrapa tij.
Dikush ishte komunist, sepse ai ishte më komunist se të tjerët.
Dikush ishte komunist sepse ekzistonte Partia e madhe Komuniste.
Dikush ishte komunist megjithse ekzistonte Partia e madhe Komuniste.
Dikush ishte komunist sepse nuk kishte asgjë tjetër më të mirë.
Dikush ishte komunist sepse kemi Partinë Socialiste më të keqe në Evropë.
Dikush ishte komunist sepse më keq se ne si shtet është vetëm Uganda.
Dikush ishte komunist, sepse i kishin ardhur në majë të hundës më tepër se dyzet vjet qeveri të fëlliqura dhe mashtruese.
Dikush ishte komunist sepse piazza Fontana, Brescia, la stazione di Bologna, l’Italicus, Ustica, etj, etj, etj.
Dikush ishte komunist sepse kush ishte kundër, ishte komunist.
Dikush ishte komunist sepse nuk mund të duronte më këtë gjë të pistë që këmbëngulim ta quajmë demokraci.
Dikush besonte se ishte komunist, dhe ndoshta ishte diçka tjetër.
Dikush ishte komunist sepse ëndërronte një liri ndryshe nga ajo amerikane.
Dikush ishte komunist sepse mendonte se mund të ishte i gjallë dhe i lumtur, vetëm nëse ishin edhe të tjerët.
Dikush ishte komunist sepse kishte nevojë për një shtytje drejt diçkaje të re, sepse ishte i gatshëm të ndryshonte çdo ditë, sepse ndjente nevojën për një moral ndryshe, sepse ndoshta ishte vetëm një forcë, një fluturim, një ëndërr, ishte vetëm një vrull, një dëshirë për të ndryshuar gjërat, për të ndryshuar jetën.

Dikush ishte komunist sepse me këtë vrull pranë çdokushi ishte më tepër se vetvetja, ishte si dy njerëz në një. Nga njëra anë rraskapitja e përditshme personale, dhe nga ana tjetër ndjeshmëria e përkatësisë të një race që donte të merrte fluturim për të ndryshuar me të vërtetë jetën.
Jo, asnjë keqardhje. Ndoshta edhe atëherë shumëkush kish hapur krahët pa qenë në gjendje të fluturonte, si zgalem “hipotetik”.

E tani? Edhe tani ndjehet ndarë në dy, nga njëra anë njeriu i integruar që përshkon i respektuar mizerjen e mbijetesës së tij të përditshme, dhe nga ana tjetër zgalemi, që nuk ka më as ambicjen e fluturimit, sepse tashmë kjo ëndërr i është shuar.

Dy mjerime në një trup.

------------------------------------------------------------------------------------------------

***Intilimanët = kompleks popullor kilian ikur nga atdheu për shkak të grushtit të shtetit të Pinoçetit.

InkuizitoriMoth

Paralajmeroj lexuesit se nese nuk njohin gjuhen dhe kontestin origjinal italian, nuk kane per te kuptu as gjysmen e theatros te te Modhit Gaber.

Me fjale te tjera lexuesit duhet te jene edhe degjues per ta shijuar tamom.

InkuizitoriMoth

Nje koment interesant ne jutub per theatron ne fjale:

MO bo
1 anno fa
Ma perche pensate che questa canzoni parli dei comunisti, questa canzone usa la storia dei comunisti italiani e le loro illusioni per raccontare che le persone abbiano bisogno di utopie per esistere per sentirsi qualcuno, si potrebbe prendere il testo e girarlo su i cattolici o quelli di destra o anche per i tifosi ultras che credono ancora nelle bandiere del calcio, eccecc. questo e’ un capolavoro su l’uomo e il suo essere, non fate discussioni destra e sinistra, perche fate un torto a l’autore.

may

I paska rene kokes MO bo ne youtube. E nuk qenka as italian. Duhet t’i ndryshosh titullin shkrimit ne “Hymni i njeriut”. Gaber me teatrin-kenge te tij do jete i paharrueshem.

InkuizitoriMoth

varet se çfar kuptohet ose perkufizohet me termin fuks (dhe njeri). Fuks dhe njeri (ne kuptimin e mire te fjales) mund te koinçidojne nese njeriu mund te jete psh fuks i Zotit, ai qe spijunon ekzistencen e Utopise ne rastin e temes.

Pastaj jemi ne epoken ngambrapa, ne epoken e parodise (edhe Gaber ben goxha parodi), dhe mund te behet triplo salto mortale parodike. Mos i merr kallup gjerat.

may

Nuk mendoj se ne kete rast Gaber po ben parodi. Kjo me lart eshte esenca sipas meje. Njeriu ka gjithmone tendecen te ndjehet i pakenaqur kur dicka (gjithcka) behet rutine/monotone (cfaredo qofte, sistem politik apo menyre te jetuari). E kur kjo ndodh, njeriu ka nevoje per ndryshim, dhe duhet dicka e re, nje enderr a nje pasion, nje ideal (aq me mire nese eshte utopik) qe t’i ndeze shkendijen e jetes. Sa me shume ferkim midis dy realiteteve - atij te perditshmit dhe endrres utopike - aq me e madhe shkendija.

InkuizitoriMoth

ne kete rast jo, por vetem fundi i pjeses eshte si te thuash tragjik, pjesa tjeter rreth 90% eshte parodi, per te mos thene me keq. E ne fakt ky eshte stili i Gaber ne çdo pjese te tij, e fillon me te qeshme, pastaj crescendo creshendo e perfundon me te ngjeshme, me t’qame. Edhe per kete eshte i Modh, çeshtje stili, eshte stilist i Modh.

TironciLebetit

Edhe me te Djathtet kane momente komunizme ne jeten e tyre te perditshme.

varik

Komunistet italiane te bejne te qeshesh

InkuizitoriMoth

komunistet amerikane te bejne te qihesh (djathtas, ne jeten e tyre te perditeshme)

BeluliXVI

Tiku, ky Geber ngjan ca ne stil me Adriano Celentano… qofte ne gjestikulacion , qofte edhe per menyren (timing) kur thote batutat.
nejse, ne gjithe kete manifest te gjere e te gjate te te qenit komunist , ka harruar edhe 1 arsye pse ‘‘behesh’’ komunist.

InkuizitoriMoth

ke te drejte, vertet ngjan, nuk e kisha vene re. Por Gaber eshte shum me i rafinut se Çelentano qe eshte kengetar i masave te gjera popullore. Gaber ekspozohej ne publik sallash teatri, dmth kurre me teper se 100 vete. Dmth ishte aristokratik. Edhe permbajtja e teksteve te tij ishte ku e ku me Çelentanon, e me çdo kantautor tjeter, perfshire De Andre qe e mbajne per me te modhin nga te gjithe. De Andre eshte i modh, por jo sa Gaber, perveç se eshte pervers, e ka menjen tek pallimi. Gaber ka standard.

Mu me pelqen shume gjestikulacioni i Gaber, edhe kur e thekson teper fallco. Edhe shemtia e tij eshte shum ekspresive, dmth shum e bukur.

Pa thuaje 1 arsyen e te qenurit komunist t’qeshim i çike.

BeluliXVI

-burgu, tiku… burgu te ben kamunist… -si tha i modhi Qazim Mulleti ; ‘‘ene mu te m’fusesh nja 6 muaj ne burg, kamunist kam per te dal prej anej’’…:stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

@Arban meqe e kemi bere kete muhabet (megjithse jasht teme, me lejohet se tema ime eshte), kape kete qe e gjeta rastesisht:

“Intende dire che l’idea della Germania nazista nasce dal fascismo italiano?”
Eco: “Senza dubbio. Così dicono gli storici.”
Solomon: “Ma forse solo quelli italiani”
Eco: “Se non le sta bene, non lo scriva; per me è indifferente.”

InkuizitoriMoth

:grin:
ahahahaha

Dikush ishte komunist se e kishte fut ne burg shok Enver.
Dikush ishte komunist se nuk e kishte fut ne burg shok Enver.

Pjer

e lexova, por s’di njeriu i shkrete se ç’koment duhet ketu, dukej sikur autori kish nje siklet te shpjegonte se nuk ishte komunist, a thua se eshte krim te jesh komunist,

InkuizitoriMoth

jo Pjer, krim eshte te mos dish italisht e te pjerdhesh kot per nje tekst te lexuar qe duhej degjuar per tu kuptuar.

Pjer

ku ta mesoja italishten, ne europen veriore, plaku im e dinte italishten, se ka punuar qysh kalamo tek ofiçina e Marios ne Tirane.

BeluliXVI

aha, u zgjidh edhe misteri se si qenka krijuar personazhi legjendar; Super Mario… se edhe ky tip mekaniku eshte.
Pjero, kerko te Nintendo haken e plakut… dmth te drejten e autorit se do behesh i pasur, zengjin do behesh… e cqt VQ-se pastaj, le te mbetet pa shitur.

dafne

nese kjo thirret hymn , a kam te drejte une kete postimin tim ta nominoj me , ode …?

InkuizitoriMoth

nominoje estrade!

e mbaj mend kete rast qe beri shum buje, meqe kam qene fuks vete :stuck_out_tongue:, por personazhin e kisha perfytyruar tip krejt tjeter si fizionomi dhe karakter.

dafne

me qafsh, mos me le te vdes injoriante !
kujt i thuani fuks zharoni juaj ?
ky rrefim me beri shume pershtypje ne tre rrafshe ,
guximi
i pari shqiptar i diktatures i deklaruar si shpiun ne jete , sepse nenkuptohet qe talentin diktatura nuk ja la ti shkoj dem
dhe habia ime rreth nominimeve te kuadrove , marangoz omeltoregji etjera dhe nderlidha paralele me nominimet politike qe i ke dhe sot ne trojet ndershqiptare
p.s.
ncuk estrade , gjtihmone kam admiruar lozhen , ( e ke gjithe skenen ne pllemb te dores plus komoditetitn e te qendruarit )

Pjer

i nderuar nuk te kuptoj , ç’eshte ky nintendo, une di qe mario kish dy ofiçina, nje ne tirone e nje ne durres, kaq,
e mas lufte, ia shtetezuan, dmth, ia morren,

InkuizitoriMoth

dafne, un kam problem me komentet e tuja se nuk kuptoj se çfar do me thene. Por duket qe ate kohe nuk e ke jetuar, dhe per kategorine tende muhabeti per fuksat eshte i ndaluar kategorikisht. Je komplet apsajt. Keto gjera un nuk i rrefej me atyre qe nuk e kan jetuar, biles edhe me shumicen prej tyre eshte e kote me bo i dor muhabet per kete çeshtje, i kane “harruar” te gjitha, sepse jan duke bere fuksin ngambrapa. Nuk mund te bejne punen po te kujtojne. Eshte çeshtje koshience, si çdo tjeter. Edhe ky personazhi ne video “nuk di me tregu”, i ka harruar trimerite e tij. Tani i tregon si pensionist.

Xixa-g

Inkuiz,
Dashur padashur, duke përmendur fjalën “burg”, Beluli i vuri kapakun kësaj teme.

  • a ve re se Gaber në atë monologun e tij mbi komunizmin në pamje grotesk, në thelb patetik, nuk përmend askurrë tokësoret “baltë, bukë, bythë, burg, …”

  • por në vend të tyre përdor ajroret “forcë, fluturim, ëndërr, vrull, dëshirë …” ?

Diferenca s’ka fjalë: veç një rrem uji - Adriatiku, ndan zgalemin italjan të ëndrrës nga krymbi shqiptar i zhgjëndrrës !

dafne

Ani !?
Peshku ju lutem ,i shuani kurreshtjen motres shqiptare parakufirit . kujt i eshte thene fuks ,sepse eshte fjale kyqe ne peshk qe haset dhe mosqartesia e fjales bene qe te mos perqoni ju mezashin 100 %

Xixa-g

Me dy germa diferencë ndahet bota: fuksi shqiptar është shpiuni kosovar

InkuizitoriMoth

e ke kot se nuk ka asnje vend per krahasim midis dy vendeve, si nga pikpamja e glases se zgalemit dhe bythes zgalemit (qe ka qene fashiste ne Itali), ashtu dhe pikpamja e vrullit ajror te zgalemit te Gorkit, mbi te thinjurin breg te detit …

ja ta provoj se mos e gje ne internet ne shqip, kisha dhjetra vite pa e kujtuar perkthimin e Zavalanit.

may

Ate te Durresit mos e drejtonte Luigi?

InkuizitoriMoth

e gjeta shyqyr (lapsus, perkthimi eshte i Lame Kodres):

Kënga e Zgalemit

Mbi të thinjurin shesh të detit era fryn dhe mblidhen retë. Midis reve edhe
detit kryelartë shkon Zgalemi si e zezë vetëtimë.
Prek me krahë ai valët, si shigjetë ngjitet reve, dhe këlthet, dhe retë gjegjin
gazin-klithmë të asaj shpese.
Në atë klithmë e atë furtunë,
Zjarr e flakë zëmërimi dhe besimi në fitore gjegjin retë në atë klithmë.
Dridhen çafkat e rënkojnë, përmbi detin përpëliten; janë gati ato të struken
nga ky tmerr në fund të detit.
Përpëliten, si dhe çafkat, kredharakët e rënkojnë; nuk dinë ata të mjerët gëzim
lufte, luftë jete; i tmerron ata gjëmimi.
Ndër shkëmbinj mbulon i trëmbur trupn’ e majmë pinguini…
Ngrihet vetëm kryelartë, me guxim, lirisht Zgalemi mbi të thinjurin det nga
shkuma.
Gjithnjë më tepër ngryset, gjithnjë më poshtë zbresin përmbi detin retë e zeza
dhe këndojnë e hidhen valët lart e drejt nga vjen rrufeja.
Bubullon. Rënkojnë valët: në atë shkumë zëmërimi po luftojnë ato me erën. Turma
valësh rrëmben era, i mbërthen ajo me forcë, i përplas me vrull shkëmbinjve,
duke bërë çika-çika ato masa prej zumrudi.
Po me klithmë shkon Zgalemi, si e zezë
vetëtimë, si shigjetë i përpin retë, shkumën valësh heq me krahë. Si demon, ai
vërtitet, madhështor e kryelartë ky demon i zi rrebeshi; qesh e qan ai
njëherësh…
Qesh me retë, qan prej gazit.
Në tërbimin e gjëmimit lodhje sheh e ndjen demoni; ka besim zogu i furtunës;
retë-diellin dot s’e fshehin!
Era fryn me ulërimë…Bubullon e shkrep rrufeja…
Ndizen retë flakë e kaltër përmbi detin si greminë. Kap shigjeta vetëtimash dhe
në gji i shuan deti. Si gjarpërinj të zjarrtë dridhen mu në det e zhduken
thellë pasqyrimet e atyre vetëtimave shigjeta.
Ja furtuna! Vjen furtuna!
Kryelartë e trim Zgalemi shkon me vrull ndër vetëtima përmbi detin e tërbuar,
që buçet me ulërimë, dhe këlthet-profet fitoreje;
-Sa më tepër e fuqishme le të ngrihet lart furtuna!

dafne

aha , kjo qenka ?
po kjo nuk me quditi pra ,se jo me kot kam deklaruar se sistemi ju tjetersoj karakterin , bile bile qe te jem e sinqert me ju indirekt ky fenomen i juaj ka lene pak ndrydhje ne formesimin tim si karakter dhe pse gje borgj nuk ju kisha .
thua ti pse …?
qe pse ,
une kisha nje femijeri ideale , nje prind ideal karshi pergjgjesise ndaj femise por deshi fati qe nje skene makabre la gjurme ne femirine e tij kur ishte ne Shqiperi dhe e reflektoj ne pasardhesit e tij .
mosbesimin ndaj femise .
a ju interesoj vazhdimi a ta lo se po pritoj me e kallxu …

dafne

nese e konverton vleren ne euro sa i bie sot te ishin ?

InkuizitoriMoth

ç’mu desh mu qi vuna kte titull, tani u dhi tema me glase zgalemi.

BeluliXVI

aaa te me falni . por nuk ju ndihmoj dot per kete !
-por me ckam kuptuar , per cmimet apo kambizmat ne euro-cent-leke, dhe anasjelltas makroekonomisti P,Th se eshte specialist i fushes… mbase ju ndihmon ai.

dafne

nuk prish pune , eh veq deshta te dij per sa par euro shitet shpirti ?( thone nga Ne )

InkuizitoriMoth

nuk e di andej nga ju, knej nga ne shitet per 1000 euro n’muj. Shpirti, se suma zgalemit tani nuk vlen nje lek.

Pjer

nuk e di, por plaku me tregonte se kish filluar pune qysh i vogel, ne kohe te luftes a para luftes se 2B tek ofiçina e Marios ne Tirane. Aty mesoi dhe pjesen dermuese te italishtes.
Ne keto vite te tranziscionit, une mesova rastesisht nga durrsaket, se Mario kishte ofiçine edhe ne Durres,

dafne

mire po u pagukan !
se sa per ketej nga ne , besoj qe shkojne si qeni ne rrush ! zor qe jane aq te zote !

Kthupi

gabim teme

InkuizitoriMoth

dafne ne nuk merremi vesh bashke se vetem vuajtja sublimon gjerat konkrete, qe ne muhabetin tone do te thote se un flas per metafiziken e fuksit, ndersa ti flet per sumen (fiziken) e fuksit.

InkuizitoriMoth

shpejt thoni ndonje gje te hajrit sa pa ardhe kapo dhe dasara.

dafne

aaaaa , degjo pra ,
a e ke iden ti cka do te thote , sa pasoja le , sa frustrim akumullohet , sa ndrydhje emocioni gjate rrites dhe formesimit tek nje femi mosbesimi i te rriturve karshi te voglit ,kur mbrenda familjes ne bisede e siper baba humb kontollin shume here e i drejtohet nenes , asnje bisede sekrete ne prezence te femise , asnje , mundesoju idealen e kushteve e dashurise por besim sa jane femi jo .
pse thua ti …?
sepse rastesisi ne femirine e tij ne ditet e para te clirimit te atdheut nene te ishte ne nje ngjarje makabre si deshmitar okular kur e bija e vetme me duket e nje pasaniku qe kishte dal malit me partizanet dhe pas clirimit te Tiranes partizanja vullnetare se bashku me shoket partizan shkon te konfiskoj pasurin e babait , E babai si baba dorzon nje shume te arit dhe thote kjo eshte e gjitha , del heroina e LNC dhe i drejtohet babait ne prezence te shokve te idealit dhe turmes se femive kurreshtar dhe e i thote ecim bashke dhe nen peme i tregon vendin ku fshehet ari ,
epilogu i stories reale eshte , e qe sigurishte tiranasit e dine kush duhet te kete qene ky njeri babai i pasur varet apo pushkatohet ( kam harruar sepse me ka irrituar kjo ngjarje gjithmone )por fjalet e fundit perprara egzekutitmit kane qene , babai i drejtohet bijes dhe partizaneve , po me vareni, se kur dhe femiu im me tradheton nuk pres tjeter nga jeta ,e se bijes i drejtohet , per ty e kisha ruajtur …
e kupton tash , une as nuk ju kisha me borgj e as nuk njoha sistemin tuaj por indirekt pasojat ju barta e ti me drejtohesh jo metafiziken tende e fiziken time te argetimit fuks-ian … une demshperblim ose te pakten nje leter keqardhje nga Shteti juaj duhet te ju kerkoj .

dafne

leri bre le te shprehen , se po me intereson , jam ne fazen e hapjeve te arkivave te shtetit une ,e ti sjell ketu per Italine ?

InkuizitoriMoth

Mali i Zi po pregatitet per te dhi ngambrapa sekretet keshtu?

ne fuksat e shtetit shqiptar ame nuk te japim asgje, perkundrazi ti duhet te paguash paret e biletes te babait tend qe e kemi bere spektator falas dal vivo te nje tragjedie te pashembullt edhe ne Greqine e lashte.

dafne

as sa here e kam mallku ne femiri ate vizite te tij ne kohen e gabuar dhe momentin e gabuar , plus me kthen mu nga viktima ne xhelat .
pasoj e sistemit , e kuptoj .

InkuizitoriMoth

ti kupton nje lesh, ose kupton leshin e sistemit te demokracise te lyer me parfum zhardin sur le nil 150 euro bileta per te pare tragjedine greke “Edipi mbret” ne Mulin Ruzh.

Sistemet shoqerore jane projektime dhe perzgjatime te sistemit shpirteror njerzor te dhjere me glase zgalemi qe ne kohe te Ademit dhe Havase - i Modhi :grinning:

kapo

larg nga ai shtet o i urruar !
Ik nga kurvizmi dhe kurre mos e kthe koken mbrapa.
Ik sa më parë, sa më larg. Hiç mos u sëkëlldis se shqiptarët paksohen dhe Shqipëria zvogëlohet. Shqipëria kurrë nuk ka qënë më e vogël se e ka merituar. Shqiptarët nuk kanë qënë kurrë më pak se kanë mundur të jenë.
Mos u merakos se pasi të kesh ikur do vijnë t’i pushtojnë vatrat e ngrohta, shtëpitë e gjalla, tokat e begata. Ku kurvizmi u kultivua me aq zell e pasion dhe në atë masë sa tashmë ka infektuar gjithçka, kurrë dhe askend nuk do ta marri malli t’i popullojë vatrat e ftohura, t’i ëmbëlsoje tokat e helmatisura, t’i ngjalli shtëpitë e vdekura.
Majtas e djathtas rrugët dhe rrugicat mbajnë emra vrasësish. Po të vazhdosh të ecësh mbi këto rrugë, pas pak do çmendesh. Ik. Ik e mos u duk.Në bulevard ta err shikimin varri i kurvit. “Është vepër arkitektonike”, “dëshmi historike,” “brezat e ardhshëm duhet të dinë çfarë ka ndodhur”, janë gënjeshtra trashanike për të mos i lënë shqiptarët t’i largohen kurvizmit. Ik o ik. Ik si zhapik duke u zvarritur. Si kunadhe duke u fshehur. Si gjarpër duke u përdredhur. Vetëm ik.
Edhe ne FB apo PPU burra-lavire do gjesh,spiuna e fuksa pa asnjë zotësi dhe asnjë talent të cilët në perëndim i ka hedhur sigurimi, burracakë të pështirë që sa më larg të ndodhen aq më trima hiqen. Ik nga këta këllira, ik e mos u duk. shkruan i modhi Ypi :v:

Xixa-g

Edhe pa shkue deri tek leshi i Inkuizit, mund të të them :

  • nuk mund të gjykosh njê vend që nuk e njeh nga brenda, të cilin ti për më tepër e quan “amë”, nëpërmjet fantazmimit prezent të një të rrituri(e), të ngritur mbi kujtimet fragmentarë të tij - dikur fëmijë, ndaj një historie që dëgjon dikur padashur nga goja e babait të tij/saj, që rastësia e bëri dëshmitar momental të një ngjarjeje të tillë, atje tej !

  • Ta tha edhe Inkuizi më lart: është njësoj si të imagjinosh sot të përditshmen e Greqisë së lashtë pas kqyrjes së tragjedisë Orestia të Eskilit në Amfiteatrin e Qendrës për Kulturë në Ulqin !

Në shkëmbim, ke bajgën e Kapos aty më sipër, të cilit vetëm përmendja e atij vendi të lindjes i ngjell krupën dhe i sjell zorrët tek goja - sipas shembullit të idhullit të tij Ypi!

dafne

aaaaa, Peshku po me thote te ju le hapsire dhe tjereve te shprehen , paskem marr mbi 20 % te hapsires ,
po si Peshku nuk e kupton qe sot une kam predispozitat e kohes te jem aktive si dhe qjef-in?

p.s.
u ktheva une ne te gjykuar tani ?
ok , Si ta kuptoni ju ? Nuk i gjykoj njezit , gjykoj sistemin , nuk e gjykoj vendin , kuptoni kete ,e kam te shenjet dhe nga shenjetimi qe ndjej per ate vend une kurr se kam pritur te me ze nata atje sepse jam rrenqethur , ajri akoma perqon klithje ndjenjash vuajtje jetrash qoft viktim qofte zbatues i ligjit ne sistem pa dallim , ai sistem per mua ishte shembulli me unik se si eksprimetohet mbi psiqiken e njeriut , ai elaborim si sistem eshte cmenduria dhe devijimi per te keq qe prodhon forca e mendjen njerzore kur merr nje pushtet . Nuk ju fajesoj as juve qe ndiheni te indinjuar apo provokuar nga postimi im sepse keni plag me te renda , eshte luajtur me fate jetrash , por kerkoj sado pak te mundoheni te kuptoni qe jo cdo gje eshte kunder jush , Gjeni force te kuptoni qe per tjeret qe jetuan jashte rrethit te purgatorit tuaj eshte e quditeshme copeza dokumentesh kur rastesisin qe deshmojne forcen e te keqes mbi njeriun ,
Gjeni force te kuptoni se jo cdo qe afer jush qe kalon ju demton ose duhet ta demtoni !
une vetem nje shembull dhash , qe rrezatimi i se keqes ka shtrirje ne gjatesi valore e kohore jo sa pesha qe ju bartet por as nuk lejoj te mendoni qe ndjehemi te priviligjuar qe nuk patem fatin tuaj, …
Prap e shkruaj ate qe e them , Ju kushdo qofte qe jetuat ate kohe duheni te mburreni per ate qe jetuat dhe tejkaluat , jeni me te mbijetuar se viktimat e Holokausit dhe duhet te ju njihet e drejta kolektive nga bota si viktime e nje diktature ,
Nuk ja patet me borgj .nje jete jetohet …

Kelt

Jepi dafne se lirohesh.

dafne

me ka kufizuar Peshku me kete 20 %po as ty pa pergjigje spo te le …
me trego te lutem Kelt pse vendasit e vendit ame ,ndihen te indinjuar kur kujtojne pasojat ?
A nuk do te duhej te ndiheshin me madheshtor ?

p.s.
e kuptove metoden-a ?
i kam fjalet e kufizuara prej Peshkut

Katror

Gaber nuk ka qene komunist, po thjesht nje cun mami qurranjos qe mbante floke te gjata dhe degjonte Beatles se ashtu ishte moda. Komuniste ishin Stalini, Koci Xoxe, Enveri, Caushesku… Komuniste ishin oficeret e Sigurimit, shefet e kuadrit, Komisari i repartit N ne Tropoje, fuksat qe spiunonin edhe njerezit e familjes per nje post apo apartament; komunista ishin lloj-lloj shkerdhatash, te paafte per te ngritur lart ne jete me pune dhe me krahet e tyre e qe te vetmen menyre per te dale siper e kishin duke varrosur e shkelur me kembe kedo qe ishte me i mire dhe i zoti se ato.

[redaktuar]

Katror

Nuk e di se kush nga administratoret e fshiu pjesen ku une i thoje Inkuizitorit “derri te qifte nenen nese ke qene vertet fuks”, po vete fakti i fshirjes tregon se sa te tredhur nga trute jeni ju qe censuroni ne kete blog. Nuk e di se cfare reagimi do prisnit ju nga nje hebre qe i kane vdekur njerez te familjes ne kampet naziste te perqendrimit nese dikush ne nje blog do thoshte me mburrje se ai ka ene oficer i Gestapos apo “shef” ne kampet e perqendrimit. E pra dhe une njesoj kam njerez te pushkatuar nga komunistet thjesht sepse kane qene tregtare te sukseshem dhe nuk pranonin te jepni florite e tyre per rreckamanet komuniste qe donin te forconin pushtetin. Burra nga fisi im kane vdekur ne Qafe te Barit ndersa grate me femije vdisnin ne fushat e Torovices ku punonin e jetonin si lope e jo si njerez ne qendrat e internimit. Ne kurre nuk kemi per t’i harruar ato dhe sigurisht nje dite do t’ua marrim hakun deri ne fund, komunistave sic edhe ua kemi marre. Kush rrojti me dhune, nga dhuna do te vdese, ka thene i vjetri. Ndaj nese doni te mesoni se c’ka qene komunizmi e kush ka qene komunistat mos lexoni vjershat e Giorgio Gaber apo eurokomunisteve “intelektuale” dhe artistike, po lexoni prozen e dhimbshme autobiografike te “Arqipelagut Gulag” apo edhe romanet e nobelistet Herta Muller etj etj. Njerez, jini vigjilente, ka thene Bertold Breht.

TironciLebetit

Aman ore te keqen mos merr hak mbi Salih qenefin, Tritan Shehun, Arben Imamin, Kastriot Islamin, Petrit Vasilin e Gramoz Pashkon, e Lulthim Xhelal Bashen se mbetena pa opozite.

Ne se ke vuajtur vertete shko ne kishe te gjesh paqe e merr noi leksion nga I mothi per dhimbjen.

[quote=“Katror, post:55, topic:3976”]

Arban

Me fal se nuk e kuptova mire kete fjaline e fundit te Ekos. Kam probleme me kete gjuhen barbare. Cuni im njeh edhe dialektet, napolitancen, siciliancen e me radhe, po une, aha…

kapo

ke te drejte ti or byrazer sepse pas shembjes së diktaturës burgjet politike u zbrazën, por nuk do habitej askush nëse të shumvuajturit e sapo çliruar nga zinxhirët do të hakmerreshin ndaj atyre që u kishin nxirë jetën me cfurqe e biçaqe. Nuk ndodhi.Ramiz Alija dhe Aranit Cela ngordhen ne spital edhe pse cdo dite benin xhiro nga liqeni artificial. Të cfiliturit padrejtësisht nuk çfaqën asnjë vullnet, asnjë dëshirë, asnjë zell për masakër apo për çfardolloj hakmarrje ndaj tmerreve që kishin vuajtur. Ndaj persekutorëve që u morën jetën, shumica e të cilëve ishin gjallë, dihej cilët ishin, njiheshin me emër, nuk bënë asgjë, as gishtin nuk lëvizën. E kishin në dorë ta bënin, por nuk e bënë, as mendja u vajti. I dënuan me moskoonsiderim, me përbuzje. Zgjedhja e sjelljes prej njerëzish të arsyeshëm dhe jo prej shtazësh, mos çfaqja e asnjë meskiniteti materialist apo histerie kolektive e të persekutuarve të diktaturës, ishte një sprovë madhore qytetarie, një shembull i lartë repekti dhe tolerance, por më së shumti dëshmi e një vizioni patriotik atdhetar. Ishte ky, i pari shembull, dhe deri më tash i vetmi i tillë në krejt Historinë tonë. Ky eshte ndryshimi midis te persekutuareve fisnike dhe harbuterise enveriste

InkuizitoriMoth

kurse un po te them: derri, dhe te gjithe kafshet e kooperatives komuniste, te qifte nenen çfardo qe te kesh qene ti, sepse çfardo te kesh qene ti, qofsh edhe Solzenicini dora vete, ti rezulton vetem nje handikapat dhe nje maskara, se vetem nje handikapat dhe maskara mendon se nje fuks vjen te rrefehet si anonim ne nje blog anonimesh. Vetem nje handikapat dhe maskara anonim gjen pretekst te hakmerret per mizerjen e jetes tij me nje tjeter anonim qe nuk di nga bie.

InkuizitoriMoth

fjalia e fundit nuk ka pike rendesie lidhur me muhabetin tone rreth mundesise per te perkufizuar “fashizmin” si koncept dhe me tej nese historia ka ligje (per kete nuk jam shum i sigurte nese diskutimi ka qene specifikisht me ty, por qe behej aty rrotull jam i sigurte).
Nese te kujtohet te pata thene qe nazizmi eshte fashizem gjerman. Pra Eco ka vjedh idene e Fuksit t’Moth.

InkuizitoriMoth

se tani e vura re kete perle qe mbyll diskursin e handikapatit qe lexon libra, e si ka idene se kush ishte Bertold Breht, s’paska lexu ne biblioteken e Torovices biografine e Bertold Brehtit te botuar nga Komiteti Qendror me urdher te Fiçor Shehut.

dhe kete fraze nuk e ka thene Bertold Breht, por Julius Fuçik para pushkatimit.

“Mankind, we loved you - be vigilant.”

Arban

Po, por ti e ngaterron, se te jesh varianti kombetar i dickaje dhe te rrjedhesh nga dicka nuk jane e njejta gje.

Arban

Edhe une e ngaterroj shpesh, po Brehti ka thene besoj punen e barkut qe akoma nuk eshte shterpesuar.

InkuizitoriMoth

jo i ngatrron me qellim Eco qe te mos dale vjedhhajdut i ideve te albanezit, por ideator origjinal.

Arban

Epo italjoni nuk ditka si ta vjedhe albanezin atehere.

InkuizitoriMoth

ashtu eshte komunistet gjermane kishin problemin e prezervatives, kurse francezet rekomandonin: “derdhja jashte”.

Raporti i fashizmit italian me nazizmin gjerman ka qene njesoj si raporti i jakobinizmit francez (Stalker, Korrikse) me komunizmit gjerman, dhe me raportin me te hershem te katoliçizmit mesdhetar me protestanitizmin skandinav, e te gjitha reduktohen me raportin midis keshillave: “prezervativen aga!” dhe “derdhja jasht!” dhe fshije me ndonje faqe libri ose te Marksit ose te Niçes.

Arban

Po derdhjen brenda, e rekomandon ndonje?

InkuizitoriMoth

Dikush ishte komunist sepse i binte njeres fele
Dikush ishte komunist sepse i binte tjetres fele
Dikush ishte komunist sepse nuk i binte asnje fele (thjesht masturbonte ne ajer me vrull zgalemi nga nje breg i Otrantos ne tjetrin)
Dikush ishte komunist sepse nuk mund t’i binte asnje fele meqe impotent, nuk e kish menjen aty
Dikush ishte komunist sepse e dinte qe barku nuk ishte akoma shterpe, ne me lazem kushedi çar del
Dikush ishte komunist sepse lexonte libra qe pyesnin qiellin: "Ekziston valle Vrima e Zeze Katrore qe t’ja derdhim brenda me nje t’pallume ronshem e te bije rehat njerzimi?

InkuizitoriMoth

12345678910

InkuizitoriMoth

katror i rrumullaket qe lexo libra, a e ke lexu kte librin e ketij fuksit:

Sapete voi cosa c’è di più ripugnante nei confidenti e nei delatori? Quel che di cattivo c’è in loro, penserete voi. No! Il più terribile è ciò che v’è di buono in loro; la cosa più triste è che sono pieni di dignità, che
sono gente virtuosa. Essi sono figli, padri, mariti teneri e amorosi… Gente capace di fare del
bene, di avere grande successo nel lavoro. Essi amano la scienza, la grande letteratura
russa, la bella musica, alcuni di loro esprimono con intelligenza e coraggio il loro giudizio
sui più complessi fenomeni della filosofia e dell’arte moderne… E quali devoti, buoni amici si
riscontrano fra di loro […]. Quali pazienti intrepidi soldati fra di loro […]. E quali poeti,
musicisti, fisici, medici di talento vi sono fra di loro, quali abili fabbri, falegnami […]. Questo
appunto è il terribile: molto, molto di buono v’è in loro, nella loro stoffa umana - Vasilij Grossman

te na rruash trapin ne fuksave.

InkuizitoriMoth

dafne, kape kete tragjedi kondrapedal e “Edipi mbret” dhe asaj qe ka pa baba jot në atdheun amë:

InkuizitoriMoth

Se fosse così semplice! se da una parte ci fossero uomini neri che tramano malignamente opere nere e bastasse distinguerli dagli altri e distruggerli! Ma la linea che separa il bene dal male attraversa il cuore di ognuno. Chi distruggerebbe un pezzo del proprio cuore? Nel corso della vita di un cuore quella linea si sposta, ora sospinta dal gioioso male, ora liberando il posto per il bene che fiorisce. Il medesimo uomo diventa, in età differenti, in differenti situazioni, completamente un’altra persona. Ora è vicino al diavolo, ora al santo. Ma il suo nome non cambia e noi gli ascriviamo tutto. Socrate ci ha lasciato in eredità il suo “Conosci te stesso”. Ci fermiamo stupefatti davanti alla fossa nella quale eravamo lì lì per spingere i nostri avversari: è puro caso se i boia non siamo noi, ma loro - Solzenicyn Aleksandr, Arcipelago Gulag, pag. 179-180.

Arban

Kjo Dafne qenka interesante, per te mos thene ndonje fjale tjeter me te rende. Ne jo vetem qe e kemi vuajtur vete ate sistem, po duhet t’i kerkojme falje edhe asaj se na i paska krijuar trauma ne marredheniet me te atin. Sepse edhe me duket, edhe s’me duket se duhet thene: “Sos gomari qe na ngordhi, po nuk te lene as mizat.”. Mbase ngaqe ne vend te mizave duhej te ishte gomari, dhe ne vend te gomarit ndonje gje me e vyer se ai.

anon63896856

Shume indinjim intens te peshku.

Katror

Tironc nuk me kuptove. Une historine e familjes sime ne komunizem e solla vetem si nje shembull, por si ajo ne Shqiperi kane qene me mijera dhe te tilla ne Bllokun Komunist kane qene me miliona. Une paqen shpirterore si person, po edhe miliona te perseketuarit e tjere e kane pasur gjithmone dhe eshte pikerisht kjo paqe dhe fisnikeri morale e mprehur nga vuajtja qe i fisnikeron njerez te tille. Ajo qe une them se duhet vene ne vend nuk eshte me hakmarrja personale mbi njerez te vecante, sepse asaj fatkeqesisht i kaloi momenti historik, por eshte drejtesia shoqerore dhe prurja e komunizmit ideologjik perpara gjyqit te historise, njesoj sic u be dikur me nazizmin. Njerezit qe munden t’i shpetonin kucedres komuniste, nga kjo beteje dolen te lodhur, te varfer dhe me strese post-traumatike per te cilet e vetmja deshire per momentin ishte te harronin gjithcka nga e kaluara. Ne kohen qe intelektualet e majte si Gaber benin skece te tilla per te justifikuar paqen me vehten e tyre pas renies se komunizmit (ky koncert ne video eshte mbajtur aty nga viti 1991-1992) europiano-lindoret linin vendet e tyre me miliona qe te iknin nga toka e shkretuar prej murtajes se kuqe. Por mungesa e ketij gjyqi ideologjik po behet tashme fatkeqesi e Perendimit, ku grupet neo-komuniste si Antifa te frymezuara nga grupet komuniste “Antifashisten” te Ernest Telmanit e Roza Luksemburgut ne fillim te shekullit te kaluar po sjellin te njejten fryme frike, terrori dhe shtypje sociale qe krijuan si pasoje kemishezinjte dhe SA qe nga Spanja deri ne Itali. Mos harroni kurre qe komunizmi dhe fashizmi jane faqe te se njejtes monedhe; asaj te dhunes. Dhe ashtu si gjarperinjte e famshem te Ying dhe Yang qe kafshojne ne ndjekje bishtin e njeri tjetrit, bandat e tyre krijojne dhe ndjekin njera tjetren si ne rruge ashtu edhe ne dhomat e kulisat e pushtetit. Pas Republikes se deshtuar romake vjen Cezari, pas Revolucionit Francez vjen Napoleoni, pas Revolucionit te Tetorit erdhi Hitleri. Historia, pavaresisht se c’thone historianet “moderne” nuk eshte si uji i lumit te Heraklitit qe kalon vetem njehere nen ure, po eshte si nje mokerr e madhe qe rrotullohet papushim rreth te njejtit bosht: kujteses njerezore. Dhe sapo qe kujtesa fillon e trashet, ajo i kthehet prape qe ta bluaje me te imet…

*Ink. do me falesh shume qe ngaterrova ne mendjen time Brehtin me Fucikun. Keshtu eshte kur nuk e mban Wikipedian ne dore kur ben muhabet.

InkuizitoriMoth

kaq kishe per te thene nga te gjitha ç’eshte thene ketu midis fuksit dhe disidentit per mamate e palluara nga derri?

Referuar kaq pak sa ke thene, un ta fal ngaterresen Breht-Fuçik, por nuk te fal qe nje i djathte i persekutuar antikomunist ngaterron nje komunist me tjetrin. E çu pa qe ne vend te Breht na sjell Fuçikun qe ja qifte derri nonen si komunist qe ishte edhe ky?

Katror

Sepse pervoja historike nuk ka rendesi nga vjen politikisht per sa kohe qe eshte ekstrat i mencurise njerezore dhe i realitetit objektiv. Pa keto lloj citimesh, njerezimi do te mbetej gjithmone nje femije debil tabula rasa, ne trurin e te cilit nuk ngjit asgje.

InkuizitoriMoth

sepse pervoja ime e madhe historike duke hetuar si fuks njerzit neper birucat e psikologjise te thellsise, me ka deshmuar ekstratin e mençurise se citimit te priftit te katunit qe lexon libra:

bej si them une, mos bej si bej une!

pse nuk citon Gaber, por merresh me qyrrat e tij?

e njekohesisht ndalon ta citojne Gaber te tjeret vetem pse jane fuksa? nderkohe qe fuksat mund ta dine me mire se ty se sa qyrrash eshte Gaber, e mandje vete Gaber e di vete shum mire se sa qyrrash eshte?

Katror

Une nuk citoj Gaber pasi nuk di cilin Gaber te citoj: Gaberin SJW te “Io se fossi Dio” apo Gaberin mikroborgjez te “Torpedo blu”? Une nuk citoj Gaberin sepse Gaberi nuk eshte King por klloun, Gaberi eshte varianti i komunistit qen kone, qe eshte perdorur ne Perendim per te fshehur ujkun e vertete te komunizmit. Une se permend Gaberin sepse ne histori bastardet jane te shumte dhe te paemer, ndersa arketipat qe gdhendin historine numerohen me gishtat e dores dhe ato jane fytyrat (engjej apo demone) qe ngulen ne kujtesen e popujve. Po te benim muhabet per Gaberin si kengetar pastaj mund te flisnim ndryshe dhe mund te te rekomandoja te degjoje prej tij “Porta Romana” qe eshte nje prej krijimeve te tij me te bukura dhe qe e bene ate te famshem.
Po e mbyll ketu kontributin e dijes time pa pagese, pa pretenduar njekohesisht qe do ndreq e bej te zgjuar gjithe budallenjte e botes.

InkuizitoriMoth

budallai i satom!
po e di ke permend ti, permend Foucault pederastin me dy fele frenge si arketipi qe ka gdhend historine e sumes se njerzimit.

squarepusher