I Ketchuprotest

Dëgjova gjithandej - bile edhe pashë se në ç’mënyrë një studente, për më tepër sociologe e ardhshme, kish atentuar (Zoti më faltë për neologjizmën!) - pra, cënuar tërësinë morale (ndryshe - integritetin) e Ministres Nikolla, duke i hedhur Ketchup mbi kokë ( më shqip - salcë domateje) gjatë një takimi apo një mbledhjeje publike - kosovarçe, një tubimi.

Në pamje të parë, sebepi ishte krejt moral dhe për më tepër simbolik: në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, studentja Mirela proteston kundër politikave antisociale të Ministres së saj që me sa thuhet, preferon “të ushqejë” me paratë e Shtetit universitetet private dhe lënë pas dore Universitetet publike, gjë e cila mohon pranimin në shkollën e lartë të mijra maturantëve meritorë.

Çka nuk m’u duk krejt normale ishte forma e zgjedhur: të hysh në një sallë serbes dhe t’i hedhësh publikisht salcë domateje në kokë Ministres së Arsimit! Pa folur më tej për që studentja atentatore i përket një organizmi shoqëror në mos të majtë katheaftu, të paktën me frymëzim të majtë, ndërkohë që Ministrja në fjalë i përket edhe ajo një qeverije të majtë.
E pakta që mund të thuhet është mungesa e dialogut mes të zgjedhurve dhe bazës zgjedhëse brenda të njejtit krah politik.

E shumta i përket një aspekti tjetër, të vënë në dukje nga disa media sociale - protestës së organizuar studentore që përdor elementë të “artit performativ” për të shprehur pakënaqësinë e saj.
Jam i mendjes se, sikundër dhe rrugët e Zotit, format e atentatit kundër Autoritetit janë sa të shumëllojshme po aq edhe të papërshkueshme nga arsyeja e zakonshme.
Kështu për shembull, në kohë të vet, në janar të vitit 1969, Jan Palach - student i ekonomisë biri i botës! u vetëdogj - i hodhi benzinë vehtes dhe i vuri flakën, për të protestuar kundër hyrjes së trupave pushtuese të Paktit të Varshavës në Çekosllovaki.
E pra në të njejtën fryme proteste studentore - dhe për hir të atij “arti performativ” a nuk do të ishte më logjike që studentja sociologe Mirela të ketchupizonte vehten lakuriq përpara personaliteteve publike, për të riprodhuar imazhin në agoni të aspirantëve studentë, të përgjakur në shpirt dhe në trup nga indiferenca e Pushtetit socialist?

E sigurt që ky akt s’do të ishte aq vdekjeprurës sa ai i Janit çek, por pa asnjë dyshim, shumë më zbavitës!

3 Likes

Mire. Fotoja ilustruese tregon se Tiku ka nje ndikim jo te vogel tek ti. :stuck_out_tongue:

5 Likes

E lexova dhe diku tjetër këtë mënyrën tjetër, se di kush është plagjiari në këtë mes!
Ju doni të zbaviteni mesa shoh. 3po mirë, abonohu nëpër muzetë e artist avantgarde performativ se doemos do shuash etjen imagjinare për mungesë zbavitjeje!

A është PS-ja e majtë xixa?

2 Likes

-mire e ke ti. vetem se atje nuk gjendeshin ne ndonje ekspozite arti, por edhe kjo cuca, studentja dmth, nuk shkoi te bente art ekzibicionist, por shkoi te protestonte.

ne fakt nuk e kuptoj, se si mund te shkruash dicka kaq pa lidhje , qe te na thuash… asgje ?!

2 Likes

O Belul, po në rastin paralel, mos mendon se Jani çek që u vetëflijua për të protestuar gjendej diku ne një ekspozitë arti?

sipas statutit të saj - si edhe emrit - i bie të jetë e majtë. Sipas praktikave qeverisëse, nuk më duket gjekund e majtë. Zaten, cila nga partitë e majta, kur merr pushtetin, mbetet e majtë? mos vallê SYMIZA greke?

po cfare lidhje ka Jani ketu, portesta e te cilit kishte nje motiv krejt tjeter ?? - seicili zgjedh menyren e vet te protestes. ndersa lidhjen me artin ti e vet e ben ne shkrim dhe eshte pa kuptim me duket, pakurrefare lidhje me rastin ne fjale.

ne boten perendimore protesta te tilla jane krejtesisht te zakonshme… u kane hedhur torta me te pegera politikanve, boje, kos, qumesht, veze…kripe- piper.:smiley:

ketu protestohet per shume gjera… por edhe per mungesen e dialogut mes paleve te interesuar si dhe arrogancen e pushtetit qe pretendon se do reformoje arsmin e larte tip Kristal, dhe per kete ka vene nje ministre arsimi me master Kristali.

2 Likes

Nga kolltuku i bute ku jam ulur (meqe flitet per zbavitje), me zbavitese do te ishte per shijen time te shihja dy individe qe ndeshen me njeri-tjetrin te perlyer ne ketchup.

1 Like

Nuk flasim për motivin Belul - megjithëse edhe motivi mund të diskutohet fort bukur:
në të dy rastet motivi është thjesht politik - çeku proteston kundër nënshtrimit të qeveritarëve vendas ndaj interesave të bllokut komunist, shqiptarja proteston kundër nënshtrimit të ministres së Arsimit apo qeverisë Rama ndaj interesave të lobit të universiteteve private

Po qe se flasim për formën:
a ta merr mendja se çeku Jan nuk dinte tu hidhte benzinën në kokë gjeneralëve rusë, sikundër bëri Mirela me ketchup-in? Përse Jani e hodhi mbi kokën e vet? Pasi ky gjest vetëflijues është shumë më mbresëlënës se i pari!
Nuk do të ishte njëlloj shumë më mbresëlënës nëse ajo Mirela do ta hidhte ketchup-in mbi kokën e vet përpara asaj asambleje? (hajde-dè, po e heqim imazhin nudo që po ngacmon nervat e puritaneve të PPU)

P.S. Eshte super-ekstra-ultra-mbiezauruar ketchupi ne artin performativ, por shijet jane shije sic thone.

Emri yt është xixa, por nuk besoj se ti nxjerr xixa. Programi i PS-së nuk është i majtë. Dhe praktikat, siç e the ti, nuk janë të majta. Prandaj nuk mund ta quajmë të majtë PS-në.

Në Budapest studentët nuk u morën me art siç thua ti, morën armët, bombat e topat e ia rrasën tankeve ruse e komuniste, e i dogjën të gjallë.

Edhe emri yt është Edvin por nuk besoj se bëhet fjalë për Ramën e PS.
Lidhur me programin, bën mirë ta lexosh para se të diskutosh. Bile të lexosh edhe atë program të fillimit, me të cilin PS e Nanos hyri në skenën politikë në vitin 1991.
Sa për vendin teorik që ajo ze në spektrin politik shqiptar, në mos thjesht majtas - le të themi më shumë drejt qendrës se sa skajit.
Sa për praktikat, kjo është një çështje tjetër…

P.S: Mos vallë ngatërron Janin e kêtij shkrimi me ndonjë grek nga Selaniku… qoftë edhe nga Budapesti. Po flasim për Jan Palach-in e Pragës, i dashur! Ai i vitit 1969 dh jo ai tjetri i vitit 1956!

Unë po të them për GYÖRGY-in apo ISTVÁN-in hugarez që nuk patën kohë të bënin protesta arti, por kapën armët dhe poqën agjentët e ÁVH-së dhe rusët.

kuptohet qe ti thelle-thelle,paske andrru qe ne ven te salces, ajo te kishte nje thike.

Shko shtrihu më mirë ô Edvin xhani, dhe leri të tjerët të marrin frymë disi më rehat,
po të më dëgjosh mua, mos i përzje llojrat e pijeve natën, se të lenë kopan deri në darkën tjetër!

ça te them… e kuptoj qe per te tilla ngjarje ka mendime pro dhe kundra veprimit, gjestit etj. -por nuk e kuptoj dot insistimin tend per te kundershtuar menyren e protestes !
kjo studentja mund te bente shume gjerate tjera… p.sh mund te nxirrte nje parrulle te madhe, nje carcaf ku shkruhej ‘‘poshte ministrja e arsimit’’. . apo, po te jemi akoma me kritik ndaj aksionit te saj, mund te analizojme ne detaje, p.sh, lenden qe perdori. perse valle perdori ketchup ?! -perse jo majoneze apo mustard ?? apo nje miks i te trejave ketyre: ketchup-majoneze-mustard… eshte nje kombinim simpatik qe shkon shume, sidomos te hot-dogu i IKEA-s…:smiley:

-por cfaredo qe te themi ne nuk vlen ! sudentja zgjodhi menyren e vet te protestes, qe me thene te drejten eshte brenda ‘‘normave’’ te menyres se protestuarit .

analogjia me protesten e Janit eshte e pavend ketu. por thjesht per tu pergjigjur. -nuk mendoj se Jani do te mund te arrinte deri te gjeneralet ruse, aq me teper tu vinte flaken atyre… po te ishte kaq kollaj, Cekosllovakia nuk do ishte okupuar dhe ruset do iknin me bisht ne shale…
-kesisoj akti i Janit , qe u vetdogj publikisht, ne radhe te pare tregon pamundesine e tij, pafuqine dhe dobesine e vendit te tij per reaguar ndaj nje agresori shume me te fuqishem qe okupoi vendin e tij. pra protesta e Janit, akti sublim i tij, ne fakt eshte akt deshperimi !

5 Likes

sinqerisht nuk kuptoj domethenien shkrimit. Perpjekje per te ironizu protesten? kete edhe mund t’ja kuptoja po ne momentin qe perfshin ne krahasim edhe heroin cek, simbol te qendreses anti ruse, ironia behet shume e zbehte. Se Palach nuk eshte i vetmi ne kete lloj proteste, ke murgjer tibetiane, nacionaliste kurde, biles ke dhe ish-te burgosur politike shqiptare qe e kane kryer ate akt vetmohimi si proteste ekstreme. Po te thuash qe vetdjegia e tyre eshte akt ekzibicionist qe ka ne themel argetimin e te tjereve, eshte shume e ulet. Ose me e pakta, e ben autorin e ketij shkrimi, nje vojerist te semure qe e gjen argetimin te masakrimi i te tjereve. Mesa duket, kauza partiake i bashkon te gjithe ne kritika sipas menyres se secilit. Ket gje beri dhe Xhacka qe mgjse tha se nuk ja vlen te merresh me aktin, i kushtoi nje konference te tere te improvizuar ku sic pritej, kryefjala u be Sali Berisha…

7 Likes

Nuk ështê çështja nëse e kundërshtoj apo e aprovoj protestën, thjesht më bën përshtypje mënyra e zgjedhur, Belul.
Që të dyja rastet e lartpêmendura janë shfaqje të asaj proteste, bile ti e jep vetë edhe logjikën kur thua:

në vijimin tënd, unë po shtoj:

akti i Mirelës që i hedh salcë domateje në kokë Ministres në rradhë të parë tregon mundësinë e saj për të vepruar, sikundër dhe pamundësinë e autoriteteve të vendit të saj për të reaguar ndaj këtij akti, pra protesta e Mirelës është akt i një halabaku të pandëshkueshëm!

them kështu pasi studentja mund të zgjidhte edhe mënyrën tjetër të protestës - gjithashtu brenda “normave” të mënyrës së protestuarit - të hidhte ketchupin mbi kokën e vet!

Përfundiisht - dhe besoj se edhe ti duhet të jesh i të njejtës mendjeje - të dy rastet përfaqsojnë një akt që kërkon para së gjithash të tërheqë vëmendjen e publikut, të sensibilizojë këtë publik, apo jo?

Ja pra ku dolëm tek “performanca” që kanë venë në dukje ato rrjetat sociale që kam përmendur, kur mundohen të spjegojnë këtë gjest me Deleuzen, apo me Derridën!