Dita e sotme ka filluar (?) me protestën e paralajmeruar nga Partia Demokratike, të ciles i është bashkuar dhe LSI-ja. Protesta ka vijuar brenda sallës së parlamentit. Gjatë momentit të betimit të Kryeprokurores së re (të përkohshme?), Arta Marku nuk kanë munguar trazirat. Marku zëvëndëson kështu ndërmjet kundërshtive politike ish-Kryeprokurorin Llalla (Alfons?/Alfred?/Aleksandër?/Agim? si e ka emrin ky mo?).
Protestuesit e shohin zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm si një përpjekje për të ndikuar në ndalimin e hetimeve të prokurorisë në çështje ku përfshihet ish-ministri Tahiri dhe me anë të së cilës pritet të hidhet dritë në përgjithësi mbi marrëdhënien e pushtetarëve të sotëm me botën e krimit. Seanca përfundoi në kaos pas ndezjes së një tymuesi të kuq brenda në sallën e parlamentit nga demokrati Noka, i cili në një moment vendosi t’ia dhuronte Kryeministrit Rama. Objekte të tjera të ndryshme, ndërmjet të cilave dhe këpuca e kryetares së LSI-së, u dhuruan në drejtim të Kryeministrit Rama.
Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.
Rezulton të ketë votuar Kryeprokuroren, deputeti i PD Ervin Salianji,kërkon ndjekje penale për hajdutin e votës…
Deputetë të maxhorancës vjedhin votën në sallën e parlamentit; në prani të kamerave, të fotografëve dhe të çdo shqiptari që ndiqte këtë seancë.
Mendoni çfarë kanë bërë me votën e qytetarëve. Mendoni çfarë kanë bërë dhe bëjnë me tenderat dhe aferat korruptive që janë në dokumenta që nuk i sheh dot publiku.
De-legjitimimi i Parlamentit të Shqipërisë u vulos edhe me këtë akt mbyllës të pa ndodhur kurrë më parë.
Nëse nuk i djeg mandatet, Lul Basha bëhet luledielli
Me kete egersi kunder perendimit, qofte kunder SHBA-ve, qofte kunder BE-se, Basha nuk e djeg mandatin, perndryshe e di qe pa imunitet e plasin ne burg.
Vjen me urgjence te madhe pas nje leje lindje per te kandiduare per Prokurore e Pergjithshme vetem me propozimin e njeres pale. Votohet vetem nga njera pale (pra nga pala propozuese), pa kaluar fare ne procesin e Vetingut, betohet me urgjence ne nje salle parlamenti nen tension e kundershtime te forta. Mbrohet me bodyguard gjate betimit qe te mos lendohet. Largohet po prape me urgjence per ne Shkoder per te bere detyren si nene.
Hajde pastaj mbushi mendjen njerezve qe kjo prokurore do te jete e paanshme dhe e pandikuar nga pala propozuese.
Ajo qe sot u soll me urdher dhe u largua po prape me urdher…
ky reaksion shperpjestimor tregon se sa i rendesishem ishte prokurori per kllasen politike, per mbulimin e zullumeve.
Nje hap i vogel per parlamentin por gjigand per shqiperine
Nuk i heq asnjë presje Kryemadhit për çbëri sot në parlament por Partia Demokratike nuk duhet të bashkëpunojë më me ata të LSI, kjo parti është më keq se PS dhe i ka shkaktuar vendit humbje të mëdha kur i ka rënë të qeverisë. Sa i përket çështjes së zgjedhjes së Kryeprokurorit u pa qartë që ishte një farsë e madhe, s’do shumë mend ta kuptosh situatën në fjalë. Unë mendoj se problemi më i madh është se edhe në iktë Rama, vendin nuk ka kush ta qeverisë, janë tëpkë të tërë këta të paudhë.
Plehrat!
Nga Ilir Demalia
Sot ishte çfaqja finale e mortit…
Parlamenti, sot, tregoj edhe njëherë, se është vend i kapur nga krimi, korrupsioni, imoraliteti, paaftësia, banditizmi në pushtet, në parlament, në “opozitë”. Si shoqëri civile, media, si shëmtirat mendore që e quajnë veten intelektualë, në ata lakej regjimesh që e quajnë veten artiste e krijues, duke mos u lodhur në përuljen e osanarave ndaj bandave te radhës që drejtojnë vendin gjatë këtij tranzicioni ashtu si dje në diktaturë të njëjtën bëjnë dhe sot duke i shërbyer bandave, me një popull që nuk ka mundur të krijoj respekt për veten si i nënshtruar para bandave respektive ne pritje te radhës për t’u bërë pjesë e bandës, gjë që e tregon inkriminimi në të gjitha capilarët e shoqërisë dhe shkatërrimi i vendit deri në denatyralizimin e natyrës.
Shqipëria jo që nuk ka filluar ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor, jo që nuk ka filluar alfën e demokracisë dhe funksionimin e saj, por në të kundërt: shqiptarët po tregojnë dita-ditës se mund të funksionojnë vetëm si shoqëri klanore bandash e cubash që mbajnë nga nje flamur partie te bandë-partisë.
Janë kembanat e fundit për t’u ngritur për nje pëmbysje te madhe jashtë partive-banda për mos-mortin përfundimtar të shoqërisë
ç’ne qe prokurori/rja , paska ardhur me 60-65 te votave te Parlamentit, as me gjysmat te pakten. Sikur nuk shkon, te pakten nga ana produçerale dhe principale.
Monika ketu ka fituar pike ne arenen politike, tamam si Iliri dikur kur kundershtoi pislliqet e PD-PS per ligjin elektoral.
komentet e njeanshme kunder saj ketu dhe ne shtyp, mua me duken bullshit. Bravo i qofte asaj qe ngre zerin kundrejt maskaradave qe gatuhen ne prapaskenat e politikes shqiptare.
Kur nje grua te gjuan me kepuce dhe te etiketon bq, me mire mos dil ne skene por ik.
eshte proikurori i perkohshem, sipas ligjit, te konfirmuar dhe nga OPDAT e EURALIUS, prokurori i perkohshem zgjidhet me 36 vota dhe ka kompetenca shume me te kufizuara, deri sa te zgjidhet tjetri.
Per PD eshte thjesht nje arsye per te shkuar ne origjine, per te bere prape thirrje per gjakderdhje shqiptaresh e per te bllokuar integrimin duke dale me kafsheri kunder perendimoreve.
Nuk ka sepse sipas reformes ne drejtesi, e cila ndryshoi kushtetuten, prokurorin e pergjithshem e cakton vetem Keshilli i Larte i Prokurorise, i cili krijohet nepermjet Vetingut.
Ky keshill duhej te ishte krijuar ne prill, por PD e coi vetingun ne gjykate dhe e vonoi me muaj te tere, po ashtu edhe me protesta, ndaj nuk eshte formuar ende. E votuan ligjin vetem ne qershor pasi u kercenuan nga te huajt, dhe pastaj e apeluan ne gjykate per ta vonuar.
PD tani thote hajde ta formojme keshillin dhe deri sa ta formojme le te leme ne pushtet Llallen, prokurorin e vet, per te cilin Ambasada amerikane thote se eshte prokuror qe mbron politikanet dhe qe eshte i korruptuar.
Pervec kesaj, shoqeria civile qe duhet te zgjedhe gjithashtu, nuk ka sjelle asnje kandidat.
Ligji thote qe deri sa te krijohet KLP, qeveria ka te drejte te caktoje prokuror te perkohshem.
PD thote hajde bejme KLP me Llallen ne krye sepse e dine qe formimin e KLP mund ta zgjasin pafundesisht.