ISIS godet Barcelonën - 13 të vdekur

86 postime 4412 shikime 17 gusht 2017 në 04:03 e pasdites
urbantelescope

Barcelona Terror Attack

Skenari i Londrës-Nice-Berlin-Stockholm përsëritet edhe në Las Ramblas,Barcelonë.

Incidenti ndodhi vetëm pak caste më parë ,kur një furgoni i marrë me qera nga i dyshuari kryesor Driss Oukabir vërshoi drejtë këmbësorëve në një ndër zonat turistike më të populluara të Barcelonës,duke vrarë 13 njerëz e plagosur 80 të tjerë,sipas raportimeve numri i viktimave pritet të rritet.

Terro Van

Policia ka arrestuar dy orë pas sulmit Driss Oukabir, emigrant maroken i cili jetonte legalisht në Spanjë
ndërsa një i dyshuar i dytë ka mbetur i vrarë gjatë përleshjes me forcat e policisë në një qytet vetëm 7 milje larg Barcelonës.

Në sulmin terrorist besohet se janë përdorur dy furgonë të ndryshëm një për të kryer sulmin dhe i dyti për tu larguar nga vendngjarja.

I menjëhershëm ka qënë dhe prononcimi i autoriteve spanjolle , Joaquim Forn ministër i brendshëm dënoi ashpër sulmin terrorist për të cilin përgjegjësinë tashmë e ka marrë shteti islamik - ISIS.

Gjithashtu edhe presidenti amerikan Donald Trump dënoi sulmin terrorist dhe deklaroi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtë autoriteteve dhe kombit spanjoll, krahas liderëve të tjerë si Angela Merkel , Theresa May , Emmanuel Macron.

E gjitha bota në solidaritet për Las Ramblas !

salben

Tmerr. S’me kane neveritur ndonjehere videot me ngjarje makabre neper internet, por kete s’e cova dot ne fund sepse dergjej dhe trupi i nje femije te videoja qe kishte bere njeri mes kufomave. . Me siguri qe dhe prindi do t’i ishte vrare sepse trupi i femijes ishte vetem fare, asnjeri siper kokes. Vertet tmerr

Tani sigurisht qe do te vazhdojne te ushqehen te djathtet kunder emigranteve. Cdo koment eshte per emigrantet neper faqe, nuk eshte per ISIS. Ka nisur keq kjo puna e emigranteve. Po fryhet gjithnje e me shume e nje zot e di si do te shkoje.

Pjer

Barcelona, me 7 milion turiste ne vit, nje nga qytetet me te vizituara nga turistet.

Fikret

Presim tna e spjegoje Kolberi

urbantelescope

Mendoja që Spanja kishte shpëtuar por fatkeqsisht jo,
ky është cmimi që paguan kur ke pranë shtete si Franca dhe Maroku.

zeqo

Ja pse Z. Trump ua mbylli deren ketyne,
thank you Z. Trump.

salben

Trump nuk ia mbylli deren marokut. Ia mbylli deren shtate vendeve te tjera. Nga ato shtate vende nuk eshte bere asnje sulm terorrist deri me sot. Nga vendet prej ku kane dale terroriste, Trump nuk bllokoi asnje. AS EDHE NJE!
Keto bllokoi Trump.

urbantelescope

Sipas burimeve zyrtare , policia dhe sherbimet e inteligjences spanjolle vitet e fundit kishin kryer shume arrestime te militanteve islamike , qe ishin trajnuar prane DAESH dhe te rikthyer ne Spanje dhe ja perseri i shpetuan keta mostrat e Barcelones.

zeqo

Do i bllokoje ne te ardhmen edhe keta, me keq do behet per ty shkabe per vize ketej.

urbantelescope

Eshte Irani sa per te gjithe boten. Kush i indoktrinon,financon grupet terroriste ? Irani , nepermjet mekanizmave lavazhiere te biznesmeneve e organizatave joqeveritare qe operojne ne keto shtete , dhe nga Katari e Arabia Saudite.

Top Channel eshte qesharak fare , mire qe e publikon lajmin 1 ore e ca me vonese , por ende nuk dihet autori dhe motivi sipas tyre, rendesi ka qe shqiptarja filmon :dizzy_face::face_vomiting:

Danieli001

Murtaja ka rene kembekryq ne Evrope kryesisht por edhe ne kontinente te tjera… Duhen marre masa ekstreme per te parandaluar perhapjen e metejshme. Keto monstra kur hedhin veten ne ere cfare tjeter presim te bejne… Zoti i bekofte shpirtrat e te vrareve dhe ndihmofte te lenduarit :pray:

Kthupi

Ajo ka rendesi gjithmone, si te permendim lidhjen e shqiptareve dhe Shqiperise me evenimentet ne bote, nga njera ane shqiptari me i urryer, nga kjo ane shqiptarja qe filmon, diku tjeter milarderi shqiptar qe s’ka shkel ndonjehere ne Shqiperi, por stergjyshin e kishte nga Domosdova. Shqiptaret kudo.

Danieli001

Si puna e miut ne sumen e elefantit :smile:
Kur je i vockel ku e ku te besh pershtypje ne sy te botes per mire apo per keq… ska rendesi vetem te kapardisesh maje plehut… :stuck_out_tongue_winking_eye:

urbantelescope

Ke te drejte por rasti Shkrelit fliste mbi ate si person , dhe etiketimet jane preferenciale ne nje blog kolektiv si peshku.

Ndersa Top Channel mbahet si nder mediat kryesore te pavarura ne Shqiperi , tani bej krahasimin ti ne shpejtesine,kredibilitetin dhe interpretimin e informacionit , midis nje qytetari qe shkruan ne blog si une dhe industrise gazetareske me miliona leke buxhet vjetor , qindra gazetare , studio , regji , analiste , burime zyrtare.

Kthupi

Shkrelin nuk je vetem ti qe e quajte shqiptar madje ti kishe nje qellim, ndoshta per te ngjallur debat. Po faqet e gazetave qe nuk kane se c’nxjerrin duke e quajtur ashtu? Sidoqofte une po flas ne parim, jo vetem per ate rast. E ka gjithe Ballkani ate huq, perfshi dhe Greqine, a thua se po shton krenarine kombetare duke gjetur lidhje vk me njerez te rendesishem apo evenimente ne bote. Tani do na dali ndonje polic spanjoll me origjine shqiptare, ose shoferi i ambulances. Mbase dhe ajo goca qe ja dha makinen me qera marokenit eshte shqiptare dhe duhet te shkruajme edhe per ate.

salben

kane tjeter lajm, ate kryesorin, me informacionet e tjera.

urbantelescope

Tani e pashe por orarin nuk e jep, ne facebook kane postuar kete para gjysme ore dhe 1 tjeter para 1 ore ku thote qe Isis merr persiper sulmin , ku serish jane ne perplasje me veten se tek ky thote qe e merr ISIS persiper te pasardhesi thote qe nuk dihen autoret dhe motivet. Hajde merre vesh.

ACDC

Jane 13 te vdekur dhe 100 te plagosur.

Ska mundesi nuk i bejne muslimanet keto gjera se jane te integruar plotesisht ne BE,bile jane me europiane se europianet.
Do ta kene bere KKK apo Trumpi vete.
Ja te vije shoqja @gjembi me ca te tjere dhe te fillojne justifikimet.

STALKER

Ironia é fatit: pothuaj te gjithe viktimat janë turiste. Në nje qytet të mbushur me parrulla të tilla:
image

ACDC

Filluan justifikimet dhe teorite konspirative,vetem e vetem qe te shfaqesohen islamiket.

urbantelescope

Per nja 3 muaj nuk shef kembe turisti , pa merak

zeqo

Me keto gjera do perballet europa ne te ardhmen, kjo qe ndodhi eshte thjesht normale .

Pjer

Rreth ketyre parrullave, STALKER, " Turiste shkoni ne shtepi" , tv CANVASI dha para 1-2 muajsh, nje program interesant ku ne disa qytete turistike, si Barcelona, Venezia, Dubrovniku, e noi tjeter, ishin krijuar organizata qe sensibilizonin opinionin me te tilla parrulla qe flisnin kundra turisteve, dhe ata ankoheshin se; turisten e bejne qytetin pis, ngrejne çmimet, etj.
Para dy ditesh u kthye nga Barcelona nje shok i punes, ku ndejti nje jave, dhe thosh se pas ores 12-1 e nates, policia fillonte drurin ndaj turistave te dehur qe bridhnin kot me kot dhe bertisnin, e kjo gje per shkak te ankesave te qytetarve qe thonin se te nesermen iu duhej te iknin ne pune, e se nuk kishin mundesi te flinin nga zhurma e turisteve.

zeqo

O Pjer, po ti ditke anglisht, paske tall goglat me ne deri tani!

Kthupi

Ca fjale i di ai sa per te komunikuar me ata te Brukselit. Per te tjerat kerkon ndihme.

Pjer

Ne Bruksel flitet frengjisht dhe hollandisht, keshtu qe mos e boj ate gafe kthupo. anglishtja flitet per hobi, sport, ose kur kane te bejne me noi britanik, bangladeshas, pakistanez e indjan .

zeqo

Une kam pershtypjen qe Pjer flet disa gjuhe, po se perse hiqet sikur nuk di kete nuk mund ta spjegoj dot, enigme si te thuash.

Kthupi

Nuk besoj. Une isha ne Bruksel dhe Paris kete vere, madje ne Bruksel qendrova ne lagjen Molenbek ku jane marokenet. Shikoje prezence ushtrie dhe policie me shume, po persa ju perket turisteve prape aty ishin.

Pjer

aq mire e flas anglishten zeqo, sa kur me kerkojne te flas anglisht (emigrantet e punes) , emigrante qe fillojne e qeshin akoma pa filluar une;

  • ua for llajt xhu baj aaj xhufor uaaj xhej feej eej fakjuuu, - dhe kur them kete fjalen e fundit, ia plasin te qeshures :grin: sa shtrihen ne toke.
zeqo

Haha o Pjer, me shkrive se qeshuri, me keta marokenet, pakistanezet, sirianet e magazines, naten naten Pjer se vajti ora 12 e gjys aty.

Pjer

naten zeqo naten, se tani e vura re oren 12,35

urbantelescope

Sa kohe ka kaluar nga sulmi Brukselit ?

Por kujto qe as vitin e ri nuk e festuan si njerez , nga frika

ACDC

Prezence te policies kishte edhe ne Las Ramblas,bile te armatosur dhe me qen,por ketyre nuk ke cfare tju besh.

Une nuk e di se si do ta zgjidhe Europa kete problem,pasi me duket se nuk ka zgjidhje.

Pjer

urban tartakuti, e ke llafin per Brukselin, se per mua, une kam çdo nate vit te ri, tani sapo e mbylla ngllenken e fundit, po ti je i ri ketu, nga ata qe fluturojne me pras ne byth, siç ta tha dhe Tolia, se komentatoret e vjeter e dine shume mire se sa frike kam une.

Mimoza_llastica

Ska zgjidhje. Le te shpresojme se nje dite do merziten keta vete nga keto vrasjet masive. Ne ndodh kjo shpetoi Europa. Se tjeter ska, i ka legalizu me gjenerata te tera dhe nuk i shkul dot me.

urbantelescope

Te paska kaluar keq o pjero gllenjka fundit, mos ke pire mushte per vere te 1900 ?
Une per Brukselin po flisja , kush tu drejtua ty , pastaj ti je i mbrojtur , a i ke kolege pune terroristet potenciale ?

zeqo

Ata merziten!? kete pune e kane hobby.

Patrioti

Mos u nxitoni ne konkluzione peshq, ndoshta nuk ka qene besimi i paqes.

gjembi

Nuk e di kush e ben punen e trollit me mire, ti apo shkeraba. Meqe me permende emrin. Me fal tani se kam disa takime me lesbiket myslimane zezake.

gjembi

Irani “bektashi” s’ka lidhje me DAESH-sistet wahbaiste qe nxiten nga Arabia Saudite dhe vend te tjera te Gjirit. DAESH eshte suni, kundra sekteve te tjera myslimane.

gjembi

Me fal zoteri, pse qeshni me pecogroset e Brukselit te cilet kane ne dore fatet e botes? Per me shume referoju letres drejtuar Presidentit Metaj, si dhe, gjithmone, vq.

InkuizitoriMoth

oh mama! si eshte e mundur te ndodhin gjera te tilla!?

Ingeborg

Une do te thoja Arabie Saudite e jo Irani.

Cecua

I paskish kaplu etuziazmi i festave. Eid Al-adha eshte direkt mas ktheses.

espana

Autori i sulmit dyshohet se eshte nje djale 17 vjec nga Maroku. Nderkohe sot naten policia Spanjolle vrau 5 persona te cilet tentuan te kryenin nje sulm te ngashem ne nje qyteze prane Tarragones.

urbantelescope

Irani eshte Shi’i, vendet e tjera te lindjes se mesme jane Sunni.

Ke dhe kete artikullin e vjeter qe ta shpjegon serish fene , dhe marredheniet qe ka Irani me vende si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkurara Arabe.

urbantelescope

Arabia Saudite ka portofolin

Cecua

Sqeke fort i qarte, po nuk ka problem. Mjafton te kihet parasysh qe shiit’t dhe sumit’t jane bo per njeri tjetrin.

urbantelescope

Per cfare s’jam i qarte ? Qe Irani eshte Shi’i e UAE eshte Sunni ?

Cecua

Se kush sponsorizon ke, se kush eshte kush. Jane kashte e koqe.

urbantelescope

Ajo dihet qe s’kane dallim , e jane bashke kunder perendimit dhe krishterimit.

Aquamarine

Sa keq qe kane ardh punet deri ktu, ku kto lajme jane bere te zakonshme e s’i bejne me pershtypje publikut, qe ka zhvilluar tolerance ndaj tyre.

Mjere familjaret. Ne t’tjereve…na rujt Allahu.

urbantelescope

Me pershypje dhe rendesi i japin Tweetave te Trumpit sesa rrezikut qe perballet sot qyteterimi perendimor.

Por s’ka problem , te gjitha sakrifikohen per hir te politcal correctness , se jane rehate neper suburbs per vete e dalin bejne politikat e botes.

pemaa

Shume keq per viktimat dhe te plagosurit. Mjere per ata qe gezohen nga lajme te tilla.

salben

Political correctness eshte ajo qe e mban pushtetin larg duarve te ekstremisteve.
Republikanet e tjere nuk jane budallenj qe mbeshtesin political correctness. Perkundrazi, jane me te zgjuar se Trump e kane me shume pervoje ne politike se nje kllloun programesh televizive.
Trump doli kunder political correcntess dhe u dha ze supremacisteve te bardhe, ekstremiste. Si pasoje e shmangies se political correcntess nga trump u zgjuan ekstremistet e majte gjithashtu. Po vazhdoi, do zgjohen dhe ekstremistet e zinj, pastaj latine, aziatike, hebrej. Apo kujton se do te rrine urte? Sa me shume te shmanget political correctness, aq me shume vemendje do te marrin ekstremistet. Hera e fundit qe situata ishte ne dore te ekstremisteve, ishte Lufta e Dyte Boterore. Pas luftes se dyte hyri ne loje political correctness dhe e kane ruajtur si syte e ballit, sepse e dine c’ndodh pa te.

InkuizitoriMoth

kush eshte i interesuar per politike, ne kuptimin qe eshte i infektuar nga kolera e politikes e njeres prej boleve majtas djathtas (e ka per kulture familjare), ta do mendja qe ndjen nje gezim cinik nga keto ndodhi. Kto keqardhjet e shprehura ne publik jane hipokrite formale ne shumicen e rasteve, njesoj si per vizite ne rast vdekjeje shprehja “per kry t’shnosh”, fjale sa per te thene, e ne fakt duke qene ne gjendje emocionale sholle gomari.

Emocionalisht mediat moderne kane zevendesuar spetaklin e luftimit midis gladiatoreve ne amfiteater romak, spektatoret shofin gallate si vriten e priten te tjeret duke bere like me gishtin e madh poshte ose lart. E vetmja meshire ose empati i bie te jete edhe ajo egoiste: identifikimi me gladiatorin e vene poshte, frika se mund te jesh nje dite ti vete ne te njejten gjendje. Por edhe kjo trasformohet ne kenaqesi personale: nuk jam une qe po vdes, eshte tjetri, naplaby un per vete jam mir ktu tek shkallet e stadiumit tu bo i dor muhabet me Belulin per te ardhmen e kombit ne futboll.

urbantelescope

Political correctness eshte ajo qe mban pushtetin larg duarve te njerezve te thjeshte ,qe i opreson me terma dhe
frike autoritare demek per hir te demokracise.

salben

Jo popullin, por ekstremistet. Ne nje vend me shume etni, korrektesa politike eshte e domosdoshme. Nuk mund te jesh i lire te ofendosh njeren etni, sepse do te kete edhe pergjigje e si pasoje situata del jashte kontrolli dhe humbin te gjithe, edhe ata 90% qe s’kane faj.

gjembi

Faleminderit qe perforcove ate qe thashe une.

urbantelescope

Po dhe kjo sjell simpatizimin dhe tolerimin e nje etnie te caktuar kundrejte te tjerave , situata nuk del jashte kontrollit per shkak te ofendimeve ,cdo shtet i ka mjetet per te nderhyre ne raste te vecanta, por media dhe aktore te caktuar i fryejne zjarrit , duke e maskuar sic thua ti per te miren e te gjitheve kur ne fakt me shume ben dem se mire.

Gjithsesi perceptimi eshte subjektiv.

urbantelescope

Une perforcova ate qe eshte fakt , ti the qe Irani eshte bektashi , kur bektashizmi eshte irrelevant perpara degeve te ndryshme te islamit.

gjembi

Une e kam fajin qe ti s’e di lidhjen e bektashizmit me shia? Bektashi ishte me teper per te treguar mungesen e lidhjes ndermjet Iranit dhe daesh.

pemaa

Une e kisha per gezimin ciniko-politik qe thua ti, jo per trasnformimin ne kenaqesine personale. Per njerez qe ndihen te vertetuar per “teorira” qe kane permendur me pare, dhe presin situata te tilla per te treguar udhen.
Sa per ty, mire qe po flet me Belulin per futboll. Te isha si Beluli ama s’do flisja me ty.

pemaa

Bektashizmi nuk eshte pjese e Shiiteve @gjembi. Thjesht ne krahasim me sunitet ka me shume ngjashmeri. Bektashinjte jane nje nder tarikatet e sufizmit, nje nen-ndarje me e vogel se dyshja e madhe

urbantelescope

Une e permenda implikimin e autoreve te sulmit sipas autoriteteve spanjolle qe thane jane trajnuar prane DAESH,
por kjo se mohon faktin e perfshirjes dhe interesave qe ka Irani , ne te gjithe sferen e terrorizmit sot bote.

Por ja sic tha dhe pemaa , bektashizmi s’paska lidhje me Shi’i-t e Iranit.
Mbi te gjitha kryteqeja eshte ne Shqiperi , ketu e ka marre zhvillimin si fe se s’ka pas perplasje me keto te tjerat.

Danieli001

Kot kjo ndonje shashke e Trump :stuck_out_tongue_winking_eye: (do thoshte CNN)

gjembi

Faleminderit Pemaa. E di qe eshte tarikat i sufizmit, por duke patur parasysh qe besojne tek Aliu… . Nejse se po dal nga tema.

InkuizitoriMoth

kurse un nuk e kisha kaq te sofistikuar per teoriciene qe bejne teorira, e kisha thjeshte per lapanjosa blogu qe ndjejne kenaqsi te fshehur me hipokrizi nga diskutimi per vdekjen e tjetrit, njekohesisht ndjejne te njejten kenaqesi kur me shum edukate kerkojne te fusin ne sherr te tjeret per te pare vdekjen perseri ne nje forme tjeter.

pemaa

Absolutisht s’dua t’ju fus ne sherr, me apo pa edukate. Por ti futbollin nuk e vlereson. Kurse me punen e kenaqesise se fshehur me hipokrizi nuk duhet te jesh kaq i bindur qe e ke mire, po nxitohesh. I jep shume rendesi vetes dhe e konsideron gjithmone veten te sakte. Kete gje ne peshk e shfaqin zakonisht kureshtari, shkaba, ky profesori i koheve te fundit dhe ti.

InkuizitoriMoth

perkundrazi un futbollin e vlersoj shume, panvarsisht se tani nuk diskutoj me per te. Ne fakt te pelqen apo jo, futbolli eshte superloja pare vetem nga pikpamja objektive, mjafton fakti objektiv qe eshte loja me e pelqyer dhe me e ndjekur ne bote.

Ndersa per punen e kenaqsise qe sjell vdekja e fshehur me kenaqsi, nuk kam faj un qe per kete çeshtje nxitohen Dostojevskij, Tolstoj, Frojdi, Shkaba, Ilia Topja dhe ndonje dyzine figura te tjera te te njejtit kaliber.

I kom thone disa here mos nxitoni, por nuk ma ndigjojne llafin.

Adi

Funderinat islamike godasin Finlandën kësaj radhe.
2 të vrarë dhe 6 të plagosur gjatë një sulmi me thika nga ndjekësit e fesë së paqes në Turku. Evropa është në gjendje lufte dhe libturdët vazhdojnë dhe fusin kokën në rere duke ju shmangur realitetit të hidhur

ACDC

Jo nuk ishte islamik ai.
Ishte nga KKK dhe Trump

Pjer

Adi si qe puna, na i shpjego me dy llafe, se sa per ate qe thua;
"… nga ndjekësit e fesë së paqes … "
te gjitha fete e rrymat , keshtu thone; Ne jemi feja e paqes.

maksmeto

A mund te ma shpjegoje njeri , perse behen keto akte? Pse mosha e terroristeve nuk i kalon 19 vjetet? Kush e organizon dhe mban gjalle ISISIN dhe ideologjine e tij?

urbantelescope

Behen per te mbajtur gjalle kauzen, luften e lindjes ndaj perendimit, islamit ndaj botes se krishtere.

Ka edhe mosha me te medhaja , por kryesisht mosha 20 e poshte jane persona qe ne adoleshence ose femijeri jane prekur nga “diskriminimi” pas 11 Shtatorit, kur e gjithe bota filloi ti shikoje me medyshje myslimanet qe kishin dekada qe jetonin atje ku jetojne. Duke para ndarjen “ATA” dhe “NE” , ne shume raste keta individe i rikthehen rrenjeve te tyre, prane komuniteteve myslimane e xhamive , qe ne te shumten e rasteve per shkak se predikohet ne arabisht e dialekte te ndryshme jane perdorur si platformat kryesore te indoktriminit te te rinjve , per ti bere luftetare te kauzes.
Pastaj eshte interneti, media sociale, lajmet nga vendlindja , propaganda qe perendimi eshte fajtore , qe i shtyne te lidhen e te krijojne kontakte me rekrutues celulash ane e mbane globit. Ka shume e shume arsye , por asnje se justifikon burracakerine e nje akti te tille.

InkuizitoriMoth

ho t’shofim ty shpjegoje i her pse, sepse Ilia Topja ja ka shpjeguar teleskopit, qe vezhgon dhe nuk fotografon, se keto gjera i ka sajdis Mossadi ne menyre qe te perhaper problemin e shtepise edhe ne shtepi te tjetrit.

Kurse njoni ktu qe s’do qe ti permend emrin, e ka shpjeguar punen e 19 vjeçareve duke bere analogji me luften e Spanjes, me pune hormonesh: njesoj si Mehmet Shehu, Petro Marko, Heminguej e shum te tjere intelektuale te shquar shkuan ne Lufte te Spanjes per te pallu ndonje muçaçash e njekohesisht per te vra fashiste (eros-thanatos).

E vetmja enigme eshte: mir qe atehere s’kishte pampore te medhej per te bere qef duke vizituar boten, po kta 19 vjeçaret e sotem pse nuk ja hipin pamporit t’moth te Deli Muçollarit njesoj si Mimoza Llastica?

zeqo

I modho, ç’tu desh qe u bere admin mo! ka me mire se te jesh vetvetja, se kshu duhet ti permbahesh disa rregullave te ppu kur ke ne dore fshirsen, marr shkas nga nje koment qe po pysnje aquan per detiren e re, lerja gjembit kete pune.

InkuizitoriMoth

un kam shum armiq ne blog, dhe detyren e re e kam marre qe ti zhduk nga faqja e dheut!

zeqo

Nuk me dukesh ashtu, e ke qejf debatin dhe me aq sa te kam lexuar ka qene gjembi ajo qe edhe te ka censuruar, si kolege qe e ke.

InkuizitoriMoth

jo me gjembin e kam mire, un nuk i hedh kurr poshte koleget, pavarsisht divergjencave ideologjike.

Edi

Mirdita te gjithve. Jam ca me vones te tema por smunda te rrija pa e dhen mendimin . Esht e thjesht te shash apo akuzosh njerin apo tjetrin per ate poshtersi ne Barcelon , por un jam i mendimit te shikohet varianti QUI BONO (ke ndihmon) kjo ndodhi…

Edi

Katalanet duan te ndahen nga Spanja dhe ne fund te shtatorit fillim tetorit do behej referendumi … Kur nje shtet esht ne gjendje gadishmerie smund te behet referendum . Dmth qe jan rryma te tjera pas kesaj poshtersie .