Ja dua te martohem, po si te celebrohem?

Me ne fund vendosa t’ia ve kularin vetes dhe te martohem. Si emigrant inferior qe jam, mezi gjeta nje te huaj. Nuk e bera thjesht nga kompleksi i inferioritetit, po eshte edhe puna qe kur nuk ke pulen, do hash sorren. Domethene, nuk gjeta dot nje pule shqiptare, jane shume superiore per mua. Mire deri ketu, po tani nuk e di cilat jane procedurat e celebrimit, duhet te shkoj ne ambasade apo duhet te kthehem ne Shqiperi e t’i bej aty. Dini gje si behet, ose a keni ndonje pervoje vete? Faleminderit paraprakisht.

Po c’te duhet celebrimi or njeri! Ti mire qe nje gabim e paske bere, po dashke ti shtosh atij edhe nje tjeter. :smile:

Sic ka thene edhe Xhoi i Friends: If you’re going to do something wrong, do it right. Ne fakt nuk ka gabim te pare e te dyte, eshte i njejti gabim.

Kush e di si e ka patur hallin .E varfra c’è paska gjetur .ka taksirate te medha kjo dynja :joy:
Ne bashkine e qytetit nje me do te dua dhe ate certifikaten e marteses perketheje e noterizoje nese te duhet ne shqiperi .

Dmth kinezja paska qene kocke e forte eeee?
Ti futi kembet ne nje kepuce por ti si burre me namuz qe je thua qe me ne fund vendose te martohesh :grin:.

Qe te marre letrat.

@Arban Celebrimi nuk behet ne ambasade. Dhe ciles ambasade i referohesh? Certifikate e marteses merret ne county ku do martoheni.

C’ti besh, si duket i kishe zene ti te gjithe zezaket, afganet e ata, sidomos ata, keshtu qe vetem une kisha mbetur.

Kam pas nje kineze vlonjato, po prape mbeten me te buta se perendimoret, nuk jane aq kocka te forta, se nuk u ka hyre mire feminizmi : ) Nuk jam ai qe mendon ti jo : )

1 Like

Po nese une nuk dua ta bej celebrimin ne vendin ku jam, po ne Shqiperi, por pa shkuar aty, besoj se mund te behet ne ambasade.

Po te shkosh me ndonje pako llokume me vete ta bejne celebrimin pa problem😁.
Seriozisht tani, me sa kam dijeni duhet te shkosh ne shqp per te bere celebrimin sipas ligjit.

Ti e di vete, por nuk shoh asnje arsye qe te besh celebrim ne Shqiperi. I hap pune vetes.

https://www.alllaw.com/articles/nolo/us-immigration/get-married-abroad-bring-your-foreign-fiance-to-u.s.html

Po sepse une jam ne levizje tere kohes, nga nje vend ne tjetrin, po dua qe pas nja dy a tre vjetesh te kthehem perfundimisht ne Shqiperi. Aty dua ta regjistroj martesen dhe aty dua t’i lind femijen e femijet, nese e kemi kismet. Ka ndikuar thelle propaganda e Shkabes te une. Per me teper qe 200 mije dollare i kam bere. Rrofsh per pergjigjen sidoqofte.

Nuk mendon se eshte me kollaj qe celebrimi Amerikan te njihet ne shqiperi sesa e anasjellta?

Po une nuk kam fare lidhje me Ameriken. As nuk kam qene ndonjehere.

1 Like

Kontakto ambasaden shqiptare ne vendin ku je dhe te drejtojne ata se cfare duhet bere. Keta te ambasades shqiptare ne SHBA kane qene pergjithesisht te gatshem per te ndihmuar dhe profesionale. Ne ketu jemi eksperte interneti, gjej link e sill ose “nje shoku im e beri keshtu”.

Nje i afermi im thoshte per martesen “pishman kush e ben, pishman kush nuk e ben”. Pune muti me nje fjale, po perpiqu ta shijosh :slight_smile:

Po une ate dua, ndonje pervoje si behet ne keto raste. Po ashtu do bej, do pyes ne ambasade. Flm.

Pergjithesisht procedura qe ndiqet eshte kjo: Merret dokumenti origjinal, pra certifikata e marteses nga bashkia ne vendin ku jeton, dhe pastaj njohja e ketij dokumenti nga autoritetet shqiptare, duke legalizuar dokumentin ne ministrine e jashtme te vendit ku banon si dhe ne konsullaten apo ambasaden shqiptare ne ate vend. Specifikat pastaj variojne ne varesi te vendit ku je.

Nëse femra që ke për krah, ste duket pula me e mire ne bote ( pavarësisht kombësisë) mos u marto, se nuk është njeriu I duhur.

Domethene nuk ka nevoje per dy regjistrime, ose nuk behet nje regjistrim i vetem, por nje regjistrim dhe nje legalizim? Tani te ta them hapur se cfare me shqeteson. Njerez jemi, dhe si po shkojne punet, gjysma e cifteve ndahen. Une dua te di per shembull, nese e regjistroj martesen ketu, dhe nese femijen e lind ketu, a ndikon kjo ne ate se kujt mund t’i shkoje femija ne rast ndarjeje. Po ashtu, edhe nese e regjistroj ne Shqiperi. E di qe eshte shume negative e pesimiste kjo qe them, po jete eshte dhe s’dua qe ne te njejten kohe te humb edhe gruan, edhe femijen.

Po se prita pulen me te mire une, ngela kercu deri ne kete moshe. Ato dy qe me jane dukur pulat me te mira ne bote mua, ishin pulat e te tjereve.

1 Like