Ja si ndahet pasuria në Shqipëri

Pjesa më e madhe e shqiptarëve, 73.3% e tyre, janë relativisht të varfër dhe kanë një pasuri nën 10 mijë dollarë. 26% e tyre kanë një pasuri që luhatet nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria rezulton se ka përqindjen më të ulët të milionerëve së bashku me Serbinë, që e ka këtë peshë 0.5%. Në Maqedoni, përqindja e milionerëve është 0.8%, në Bosnjë 1%, në Bullgari 1.5%, në Kroaci 2.6%, në Mal të Zi arrin në 2%

Në raportin për pasurinë globale për vitin 2016, të publikuar dje nga Credit Swisse, totali i pasurisë së shqiptarëve është 21 miliardë dollarë. Pasuria për çdo shqiptar ne moshe të rritur është rreth 9200 dollarë. Pasuria e të rriturve shqiptarë është shumë më e ulët se mesatarja botërore prej rreth 52.8 mijë dollarë dhe ndër më të ulëtat në rajon, duke lënë pas vetëm Serbinë.

Të dhënat tregojnë se viti kur të rriturit shqiptarë janë vlerësuar se kanë pasur pasurinë më të lartë është fundi i 2007-s, me 14,865 dollarë. Më pas, fillimi i krizës globale duket se ka varfëruar dhe shqiptarët, që panë një rënie të pasurisë së tyre, për të arritur në 9200 dollarë në fund të 2010. Tejkalimi i krizës bëri që pasuria të përmirësohej, duke u ngjitur në 10,195 dollarë në fund të vitit 2013. Më pas kemi sërish rënie, për të zbritur në 8,713 dollarë në 2015-n, niveli më i ulët ky që nga viti 2003. Ndonëse në 2016-n u raportua rritje, për të arritur në rreth 9200 dollarë, pasuria e shqiptarëve në 2015-2016 vlerësohet, sipas raportit, që të jetë më e ulëta e dekadës së fundit.

Monitor.al

1 Like

1% ka mbi 1 milion e siper.
Kapitalizem i dhjere ky i yni

njof njerin une qe ka shok dike qe paguhet 1,500 euro.

A e di ndonjeri se si e ka metodologjine e vleresimit ky studimi? Cilat jane parametrat studimore dhe statistikat qe merr per satudim?
Me pas flasim dhe diskutojme… se keshtu flasim qesim…

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

pordhe me rigon i thone kesaj. Ose bullshit i themi ne anglezet.

Kapitalizma I ka keto .1% zoteron 80% te pasurise.

rrofte neoliberalizma!

Ka dicka qe nuk shkon ketu. Sado qe ka kaq e kaq vite qe nga shqiperia ikin vetem leckamanet, dembelet etj etj duke rritur indirekt numrin e te pasureve qe mbeten ne shqp prape dobet jemi. Po te shtosh ketu dhe ata qe thua mesiper qe marrin nga 1500€/muaj, ata qe shesin faqe facebook- u nga 5000€ sikur nuk na dalin hesapet. Kam pershtypjen qe ky artikulli (dhe njekohesisht dhe bsalaj si tinzar qe eshte) eshte nxjerre per te mashtruar popllin sylesh dhe veshderr por fale vigjilences dhe kudondodhjes se bythes se turtullit ketu ne bllog, poplli nuk ka per ta ngrene ate sapun.

1 Like

po dihet ajo mo shoku, njerezit me te hajrit qe kane vendos te rrine atje e t’i sherbejne kauzes se vendit jane shkaba dhe ndonje komshi jevg i shkabes; te tjeret qelluan gure te lehte e ja mbathen te lajne pjata

2 Likes

Çudi mo çudi vertet; u bere kaq dhe akoma nuk ke mesuar thelbin e statistikes: qe shuma perpjestohet ne raport me numrin total per te nxjerre mesataren. Qe ndryshe perkthehet se per cdo prej atyre qe njeh ti qe kane makine 5 apo 10 mije dollareshe, ekzistojne 10 ose 20 te tjere qe s’kane breke ne bythe. Po keta nuk ekzistojne se nuk bejne pjese ne rrethin tend familjar dhe te komshinjve jevgj qe bejne pushimet ne Antalya apo Mallorca

@Vlonjat ju te GAT cfare ndihme do te jepni per ndarjen e pasurise ne Shqiperi? I mungon ketij blogu te ri Makroekonomisti me vizionet e tij.

Po ca te japim ne moj gjembi. Ne ca te perfitojme nga Shqiperia, na shkoi jeta ne emigrim duke lare pjata.

1 Like

Rrofshin pjatat!

1 Like

Po aman o burre se me.ato mbajme veten dhe familjen. Jane buka dhe gjella per ne.

1 Like

shume shpejt do behemi dhe ne si KP dhe s’do kete me pjata per te lare. Do hame ne pjata kartoni ose direkt nga tenxheret

2 Likes

@Br3dharaku Sikur te kishe dhe ti ose Vlonjati 200000 euro nuk do te ishit sot ketu duke diskutuar.

Pse vetem ne…po dhe ata ne shqiperi po ti kishin nuk do ishin ketu me ne. Megjithse ata po i bejne leket 5000€ e nga 5000€ duke shit faqe facebook-u.

@vlonjat Eshte e qarte se xhelozia te ka errur syte.Te rekomandoj te vizitosh faqen e Anabel te Premteve kur shkaba organizon “red code” kur shkabat shpalosin historite e tyre seksuale te ndrydhura.

E njeh Elonen ti @Vlonjat?

Elona qe njoh un esht thjesht ylll
Ajo eshr goca e xhaxhait time …dhe ka super lek
Eshte martuar me nje djale te pasur
Elona ka 2 vajza dhe se fundi nje djale super bukurosh
Elona jeton ne greqi por vjen sa her ti teket e na takon
Te gjith i ndihmon, por arsye pse e e du me shume esht se i ka hapur nje llogari bankare nipit tim te vetem per te cilin do te derdh para deri ne ditlindjen e 18 :heart_eyes::heart_eyes::heart_eyes:
Esht aq e thjesht dhe e bukurr sa te gjirh e kan zili
Kjo esht elona me e mire qe njohh

ose:

Anabel anonim te lutem…Elona qe njoh un esht nje grua e martur me femije qe i conte burrit tim mesazhe ne fb gjith diten…Ajo nuk e mendonte qe isha un ajo qe flisja me te. shoku i saj dmth burri im e kishte aq bezdi ti shkruante dhe me thoshte mua bej cte duash me te. Ajo donte te fliste gjith diten nuk e di qellimin qe kishte. Edhe numrin e tel ja dhash se nuk e dija qe do behej aq e bezdisur. Deri sa erdhi dita qe burri i tha mos me telefono me se skam terezi te flas me ty . Ajo u merzit dhe e fshiu nga shoket. Shyqyr na kane rene veshet rehat.

Jo gjembo nuk e njoh dhe nuk kam interes :grinning:. Na mjafton skuthi i vogel me puçra ne fytyre qe nuk le teme pa hyre dhe na ben gjithologun.

1 Like