Jak Zekaj - "Tash"

-Vjeshtë e parë 1967-
Sot mue më dridhet zemra në krahnuer, nën kërcënimin e dekës, pse m’a ngulë në true, se gjindem përpara nji grumbulli gjyqtarësh mizorë i rrethuem prej munduesve të panumërt, të cilët të gatshëm presin shenjën e këtyne me i sjellë me duar të palodhuna, thuprat me tanë kthuça, mbi pulpat e trupit tim, para se me më nisë në vendin e të fshimëve të qytetit. I mnderuem ngulshoj e gadi më merrte fryma e as unk jam i zoti të çfajësohem, vetëm i rrotulloj sytë për rreth tue kërkue ndihmë e mbroje por megjithëse këto i kam hapë, nuk dalloj kund gja, pse friga i ka këputë njohuritë e shqisave tëmija e ma ka çapërdinë lamshin e truve.
Gjyqtarët para të cillve unë qëndroj i mnderuem prej të cillve pre çdo vendimësi për dekë, e zbatuesat e këtij vendimi të cillët gjenden përherë gati të kënaqun me i krye urdhnat e tyne kundra mehet, janë për mue pjestarët e shoqënisë njerzore.
E çka asht pra kjo shoqni njezore që unë krenar e ndoshta eçentrik ngel arbitër i saj e pickoj e tue sjellë grushta mbas grushtash, përgatitë ndër farka shqitpare, e baskaroj kesh me i ba autopsinë per me i njoftë sëmundjet e saje.
Unë këtë shoqni të njerzve të arsyeshëm, e mbaj kore shtazore, e kjo prej anës së vet e përplasë mbi mue mallkimin tye më dhanë dënimin e padiktuem.
Kujtova se kam këndue, por vjershat e radhituna prej meje janë gjamë e disprimit, vikamë e padame namesh, ulërimë mallkimi e jehonë e pakëputme kushtrimit, mbas të cillit nuk ka me ra kush. Kot brita, kot thirra, kot qita kushtrimin e ma kot kjava, pse dy kombsat e arsyeshëm, veçmas o grumbullue në shoqni të ndryshme, kan me i përgjigjë zanit timme tallje e qeshje sarkastike un’, i asgjësuem prej vendimit të gjyqtarëve të tyne kam me pushue i dispruem në vetmi e në harresë.
Kritikët e pa kriter janë zgjatë, para syve të hapun mbi mikroskope, përmbi këto vjersha, e shterngue në duar pincat e prehuna farka Ballkano – Anadollake, kanë me hulutmue ndër to bakteret e celulat e infektueme, e tue rrahë me shplakë të mëdhaja koshtë e veta tulake, kan me lëshue me një za të shqyem thirrjen: Ruajuni prej këtyne shprehjeve imorale e antishoqnore, pse kte mund të mutrojsin zemrat e pastra të popullit të tij! E të kënaqun për këtë vendim kan me pritë me buzëqeshje e levdata të hjedhuna prej xasave të diplomuem nëpër rrugina të drejtorinave të arsimit.
Opologjisti fetar, automoralisti i frymëzuem prej kensit, të cilin e ka sendergjue aj vetë në kundërshtim me të vërtetat ungjillore, tue ngërthye vetullat e trasha, e gjen helmin e pakenun në prëshkrimet e jetës së njëmendët, e i mësuem si asht me numru pika e presa nder shkrime të shenjta, i zgjatë gishtat me thoj të papreme e vizatë me to fjalë e thanje, tui shqiptu ngultas me autoritet që nuk ka gjashtërrokëshin gjygjsuer, e i kënaqun për ket vendim ka me çue sytë e përlotun kah qiella tue mendue, se kjo prej sërralli do të shesë bekimi të paqtueme. Femna e mbajtme me mendemadhësi kryeneçe, virgjin e infektueme me virusin e sfilizit ndër të rrokme të padame seksuale skutave, ka me shterngue ndër gishtat e zverdhtë stilografin e bukur e me ta ka me firmosë gjykimin për këto vjersha: Tepër pesimiste, shkaktojnë çrregullime në jetën e sotme shoqnore dhejanë kundra moralit popullor. E po atë stilograf “Made in Peking, China” ka me i dergue kaçurrelit Lysien një biljetë të perfumueme me kokainë per një rende – ous notet në skutën pranë Gripit në Parkun e Madh.
Për rreth tryezave ovale të zbukurueme me mbuloje plasmasi për mes saksijave të vogla laracike lulesh të zbeta serrash ballkanike shtri profesorat e pa të njëmendtë kulltukë të butë nder anda shumëcopash t’Universiteteve e t’Instituteve të larta, kna me i sjellë nëpër duer tanë lesh, këto shkrime e si Rabinët e Synedrit t’Israelit kna me lshue denimin mbi to tue përsëritë me shoshojnë vikamën “e kajfasit: Ouditis blasphemin! e: ç’nevojë kemi per dëshmitarë të tjerëe, e unë i harruem prej të gjithëve, miqve e shokëve, mbas sa mundit e djerset, do t’i shtrohem vendimit të tyne, pse rrogat e majme u hapën ktyne tager dhe të drejtën mbi gjithçka, e sherbimet e bame të mdhajve janë tituj akademika të mjaftueshëm me i vue mbi tjerët. Fjala e tyne është hyjnore, vendimi i tyne asht i padiktim, e këta ba zeusa bumbulluesa qëndrojnë fatlum tui da gjygje tui pre vendime nder shkulme të reve të prarueme prej rrezeve të Apollit mbi kreshta t’Olimpit shqiptar, e ofshe për të mjerët, po ba me ju mbush mendja me i flakrue rrfenat e veta ditunore mbi krenat e atyne, që nuk u bindën urdhnave e vendimeve politiko – shkencore.


Nën hijen e skelave të nalta, mbulue prej pluhnave të çimentos e të tullave, punëtorët e zheluem, të pikalosun ndër flakë e vetulla me sterpika gelqere, ndigjojnë me vëmendje spjeguesat e vjershave të pandijme ndonjë herë… e u bajnë me ditë se detyra e tyre asht me bajtë gurë e llaç: per ne daçin me i ngulë dhambët në ndonjë koje buket për vete e fëmijët e tyne.


Këta grumbuj të rrasun njerzish, intelektualë e malokë, janë gjygjtarët e veprave të mija,… të nxjerrun prej shkollave o të diplomuem prej profesorave pa diplomë, janë zbatuesat e vendimeve, që gjygjtarët kanë lëshue, e atëherë unë do t’i qëndroj i patronditun e guximtar me i dalë zot vedite


Por kush jam unë, që tui shkelë mbi botëkuptimin e krejt shoqnisë së tashme e të kalueme shqiptare guxoj me dalëkirurg, e kapë shoqninë per krahut e shqyej per dhuni nën thika të mprehta në tyrsen kirurgjike me i ba operacion, pe me i hjekë mullajt e qelbit e që nuk e lanë me marrë frymëe
Jam lajmëtar i pandigjuem i të vërtetave hyjnore jam thirrësi me za të shkyem i drejtësisë, jam gjamtari i therorve të kushtuem prej fuqisë së të mdhejve e për më tepër e kam shpallë vedin mjek kirurg të sëmundjeve morale, të cillat e kanë infektue, ma tepër se kurr, këtë shoqni njerzore, e pa u topitë e pa neveritje mundohem me hjekë llomin e qelbsinen që kan mbulue dhen.
Por tui shtrydhë këto mullaj qelbsinet a me njollosi qelbi tyne muee Tue iba shoqnisë njerzore operacione të flliqta, nder pjesë të infektueme, a u infektova unëe Tui i vue balsamin sherues a mu zhyen muee
Jo. E vërteta nuk asht dhunë! lakuriqësia nuk asht imorale! njimendesia nuk asht poshtenim!, por njerzit e pa kulturë të njëmendet janë imoralë të mbuluem me dhuni e të poshtër, ku nder këto shofin vetëm kënaqen shtazarakë e shfrimin e nepseve të veta.
Mjeku specialist i sëmundjeve venerjane, para se të vërtetohet në se varra asht e shkaktueme nga spiroketa palida o nga gonokoket domemos, do ti hapë sytë e do ti shtijë gishtat në plagë, e për këtë kërkuej nuk i shkon mendja me e quejt mjekun imoral e të dhanun mbas veprave shtazarake me i vikatë botës t ëruhet prej tij.
E pse atëherë mue vargu qesharak i pedantëve e i pseudoletrarëve do të më thërrasin pershkruesi i shtyem i imoralitetit, mbasi unë me përshkrimet e mija zbulova sëmundjet imorale të shoqnisë njerzore e ja qita në dritë e në diell varrët e shpirtrave të këtij kensit, që mbahet shpirt e asht shtasë, mbahet i bukur dhe asht i përçudun, mbahet i shëndoshë dhe asht i mbuluem me mullaj dhe dregcae
Unë krenin e njeriut e mallkova dhe mallkimi im asht i vetmi barë që e shëron ma sëmiri. Posë mizorisë së tij, bërtita në kupë të qiellit që të merreshim vesht njerzit e drejtë e të ruheshin e kjo britmë asht karantinë e domosdoshme me ruejtë pjestë e shëndoshta të shoqnisë. Zbulova nepsin e qita në shesh ndyesinën shpirtnore, të këndueme prej kangtarëve shtazarakë, si dahuni natyret, e me tallje sarkastike lëvdata therëse i vueme gazin, e këto tallje dhe ky gaz janë i vetmi mjet, që mund ti frenojë prrjet e njeriut shtasë.


Vallë tash kanga e qokthit, vaji i qyqes, vallet e bylbylave, gungatjet e pëllumbave e krrokjet e korbave bashkë me gurgullimën e gurrave e fishkullimet e erës janë monotone.
Kanë thanë të vjetrit se vetëm gomari nuk i shijon vallet e natyrës, vetëm veshët e tij, megjithse të gjatë, nuk i ndijnë tingujt e kangëve të shpendëve as jehonet e rrjedhave të përrenjve.
E po atëherë çka mund të bajnë njerzit, që edhe ky të hijnënë varg me të tjerëte. A mund t’ja ndërrojnë vallë natyrën e me ba që edhe ky ti ngreho veshët sa herë të jehojnë ndonjë tingull sado i largët; e gomari të përkundë kokën në shenjë pëlqimi me veshë të ngrehun tui, shiju kangët e vallete.


Heu poshtërsi njerzoree i verbti bërtet se të gjithë kan verbue e se shofin dritën e diellit; shkjepani tue përdredhë ma tepër shan shokë që ecin drejt; i fëlliqtë mbyll hundët e bërtet se e qelbën të tjerët e nuk e shef veden ba shtrekt tanë trupi; kangtari me një za kakofonik gervallet tue përbuzë zanat e tjerve, pa kujtue se me zanin e vet, në mos tash sado vonë bahet gazi i shoqnisë, pse e vërteta, e mira e bukura megjithëse të salvueme e të nëpërkambuna e çilin vetë udhën e dikur do të vehen në krye të vendit.
Por unë pse i ve këto shënime? Ç’më duhet mue shoqnija e sotme shqitpare e shitme të huejve, shtrue nën thuper të fuqishmit…?
Jo e per njimend jo. E çpalla vedin gjygjtar të paanshëmn për shoqninë njerzore që kje, asht e ka për të kenë.
E kjo botë shqitpare gjysmake e qesharake nuk ka me pas tjetër përgjigje prej mejet vetëm këto gjashtë fjalë: Honi soit qui mal y pense dhe betohem se nuk kam me shkrue ma, veç kam me u strukë në një qoshe i vetmuem tue u tallë e u zgerdhi për vepra të saja.

1 Like