Jarmusch forever!

“Paterson” - film amerikan me regji te Jim Jarmusch

Heren e fundit qe jemi pjekur me Jim Jarmusch, simbolin e kinemase indipendente amerikane te viteve ‘80-90, ka qene në 2014-n per “No lovers left alive“, ndofta zhgenjimi me i paparashikueshem kinematografik i ketyre viteve te fundit (sepse filmi ishte jo vetem chic dhe snob, por akoma me keq, steril). Per mua qe e konsideroj “Stranger than paradise” nje nga 10 filmat qe kam më per zemer, ever, pritshmeria per filmin e ri te Jarmusch ishte, pas nje zhgenjimi te madh, detyrimisht edhe me e madhe.

“Paterson” (qe ishte vjet ne konkurim ne festivalin e filmit ne Kanë te Frances) rrefen veçse nje jave nga jeta e Patersonit. Patersoni eshte shofer autobusi ne qytetin Paterson (ne shtetin amerikan te Nju Xhersit) si dhe Laurës, te dashures se tij. Por edhe te Marvinit, bulldogut te tyre.
Qyteti Paterson, qytet poetesh (vendlindja e William Carlos Williams dhe Allen Ginsberg, kaq do mjaftonte!) sot eshte nje qytet i lene në harrese. Jeta e shoferit ne fjale eshte e rregulluar si me sahat nderkohe qe Laura ka endrra dhe projekte artistike. Patersoni shkruan poezi ne nje bllok shenimesh te cilin e mban me vete kudo e nuk i ndahet.

Kaq eshte historia e filmit i cili, per asnje sekonde te vetme nuk dramatizon (ne sensin, siç dramatizon jeten zakonisht kinematografia, per ta bere ate “te gjallë”, siç thuhet rendom). Ditet e Patersonit perseriten ‘banalisht’ njera pas tjetres, por as realizmi (ah i famshmi realizem!) megjithate nuk duket gjekundi. Shkurt: as dramatizem, as realizem. Po çfare??

I frymezuar teresisht nga poemat e William Carlos Williams, Jarmusch nenshkruan nje nga adaptimet e rralla kinematografike nje te vepre letrare te rendesishme poetike. Biles me thene te drejten, tani qe po mendohem, une nuk njoh ndonje tjeter film qe transpozon (adopton) me aq intestitet poezinë ne imazh. Ndofta kjo vjen sepse modestia e mjeteve qe perdor regjizori (poezite shfaqen ne ekran, te mbivendosura mbi imazhet qe shohim, gjithe duke qene te recituara nga aktori) eshte ne funksion te preokupimeve te poetit: asnje opinion paraprak nuk mund te kushtezoje aktin krijues te tij (akt qe nuk eshte vetem krijues por edhe menyre jetese per te krijuar). ”Paterson” eshte i vetmi film qe te kem pare deri tani ku poezia nuk shfaqet si konsekuence apo shkak i nje refuzimi apo revolte: raportet llogjike nuk ekzistojne më, jeta eshte shume here më komplekse e misterioze se kaq, shume më komplekse dhe misterioze se thjesht nje skenar (nje intrigë). Poetikja nuk shpjegohet. Poetikja eshte.

Figura stilistike e filmit eshte pleonazma. Patersoni jeton ne qytetin Paterson; aktori Adam Driver interpreton rolin e nje ‘bus driver‘-i; ngjarjet e filmit zhvillohen nga e hena në të henen tjeter. Që ne fillim te filmit, poezite perseriten, formohen ngadale e ngadale, pergjate pushimit te punes se Patersonit, duke i rifilluar nga e para por edhe duke i lene te pambaruara. Permes pleonazmes si figure stilistike, Jarmusch arrin te krijoje idene e qendreses: qendrese e nje qenieje njerezore qe “jeton jeten e tij” (”Vivre sa vie“, reference e nje tjeter filmi te shkelqyer pleonazmik). Pa revolte apo refuzim. Thjesht qendresë.

Gjithe rreziku mund te ishte qe filmi te kthehej ne nje ‘carpe diem’. Fare! Ditet ngjasojne si dy pika uji me njera-tjetren. Dashuria, ndjenja sentimentale, eshte e pacenueshme (biles filmi mund te shihet edhe si nje celebration i ndjenjes se dashurise: vargu i fundit i njeres prej poemave eshte “nëse ti zemra(e dashura) ime më braktis/ une do shkul zemren time dhe kurre më nuk do e rivë në vendin e saj"). Biles skena e parafundit (duhet parë filmi) krijon pershtypjen e rreme se pikerisht kemi te bejme me nje ‘carpe diem’. Jo! Skena e fundit fare e anulon atë. Aty mbaron dhe filmi.
Cut! (regjizoret e mire jane ata qe dine ku presin nje skenë; e akoma më teper, fundin!).

FUND
*

Brilant ”Paterson”!
Poetik si vete poezia e William Carlos Williams.
Brilant si vete poetika kinematografike e Jim Jarmusch.
(Ndersa une, edhe pse gjithmone do vazhdoj ta konsideroj “Stranger than paradise” si nje nga 10 filmat e mi më te dashur te te gjitha kohrave, nuk mund ta mohoj se “Paterson” eshte ndofta filmi më i madh i regjizorit).
Than you Mr. Jarmusch!

10!

trailer:

https://www.youtube.com/watch?v=m8pGJBgiiDU

4 Likes

perfundimisht keshtu diferencohen filmat.


filmi eshte nga ata qe te bejne te flasesh shume, kete efekt dha Kaili Blues psh. (nderkohe qe Thesari i rumunit Porumboiu me la pa fjale). Jarmusch eshte i vetmi (si te thuash) per filma atmosfere, me shaka them qe duhet te behet trademark atmosfera kinematografike tip “Jarmusch”.
Kur ti thua se ditet perseriten, une them Jarmusch ka aftesine ta ndaloje kohen ne vend. Ai e ngrin kohen. Jarmusch eshte modern gjithe duke qene retro. Patersoni shofer nuk mban celular, ai i shkruan ne bllok poezite ne vend qe t’i hedhe ne komputer, gruaja e tij eshte housewife dhe nuk punon, ashtu sic ne vitet 50 psh. gje qe ne klasen ku ben pjese nuk para e shohim zakonisht sot nese nuk kane femije per t’u kujdesur. Momente retro gjejme ne soundtrack, ai ka shmangur automatizimin e kohes dhe teknologjine, si nuk pashe nje skyscraper, momenti me modern (ne kuptimin bashkekohor) qe i gjej eshte aktori Adam Driver ( ai eshte aktivizuar me mjaft autore se fundmi: Naumbach, Scorsese etj). Fragmente nga historia dhe trashegimia klasike i gjen gjithmone ne filmat e tij, Po ashtu edhe pak Europe sa per erez. Jarmusch ka aftesine te beje kinema te shkelqyer me sh. pak, edhe me varferine ai ben poezi. Ke shume te drejte kur flet per intensitetin e imazheve qe transpozojne poezine por do pare perseri ne rastin tim. Gjithe c’thua per poezine ne ket film te Jim Jarmusch le pa fjale ekuivalent si dhe vete filmi.
Skenarin e ka shkruar vete direktori, idealist i pashoq. S’ka shume rashe ne Coffee and Cigarettes te tij dhe c’koincidence qe e takoj perseri. Perseritja e nje motivi, i cilesdo natyre, eshte tjeter vecori dhe ai e perdor shume mire kete. Mendoj se i shfrytezon asaj efektin akumulues qe krijohet ne fund te serise a vargut (te eventeve, njelloj si te numrave), ate ku sasia shndrrohet ne cilesi. Filmi ishte i shkelqyer, planet e tij jane hipnotizuses dhe ka mjaft variacion nentemash . Ndoshta eshte heret te flas, por akoma nuk e ve dot Patersonin me lart se “Stranger than Paradise”… Amazon do e cliroje filmin ne fillim te muajit Prilli, e cila shof qe paska bashkepunuar ne nje faze te prodhimit.

stalker je njish plako. vecse kam frike me pa ket film se kam hall mos zhgenjehem dhe pastaj po u zhgenjeva nga jarmusch hapu dhe te futem

plotesisht e vertete. Eshte e njeta gje (eshte pak a shume si paradoksi Moore": “it’s raining outside but I don’t belive that it is”). Ketu qendron dhe gjenialiteti i Jarmusch. Por fundja, eshte kinematografi e mire ajo qe arrin ta ndaloje kohen (gjithe duke e bere te levizshme permes shiritit te filmit, sigurisht).

Ky mund te ish edhe vete perkufizimi i poezise :slight_smile:

Nejse, ka shume gjera per te thene per Patersonin. Psh, eshte edhe tema e vetmise. Patersoni dhe partenerja e tij duhen shume, sigurisht, e megjithate, po ta shikosh me kujdes, Paterson eshte goxha vetmitar (ne klub ne mbremje ai shkon vetem, however). Pra ne nje far menyre, “à la fin, on est toujours seul” (ne fund te fundit, jemi gjithmone vetem).
c’est la vie…

1 Like

po po, me varferine ben poezi, dhe me poezine ben pasuri! (tjeter pune se hiqet sikur nuk eshte tu bo hipokrizi)

Stalker i tune paret e biletes te sinemase? Sa perqind fut ne xhep autori qe ben poezi me varferi?

Sa te jemi ne kapistalizem, dhe ju komunistet ja rrujtet kapistalizmes dhe po vazhdoni t’ja rruani si berbere per te nxjerre ndonje lek, percaktimin se çfare eshte veper arti dhe çfar nuk eshte, e ben tregu i lire, i garantuar nga pallimi i lire, ky i fundit garantuar nga kapitalisti soros. A propo, kishte filmi ndonje pjese me t’pallume?

subjekti eshte pothuaj i ngjashem me groundhog day, dita qe perseritet ne infinit ne nje qytet te humbur me njerez mese te zakonshem, por trajtimi kinematografik i ndryshem
Per mua eshte film qe merret me jeten e perditshmen, filmon teksturen, dimensionet e saj, gjeresi gjatesi thellesi kohe.
por do shoh dhe dhe gjysmen tjeter se kam pas kohe qe e kam pas ne liste per ta pare dhe rrofsh per shkrimin qe na bere mbare ta shohim.
Ps. lexova qe toni erdmann po po planifikohet version holliwodian me jack nicholson. ka pas sukses filmi nga kritika amerikane

1 Like

po eshte e njejta gje, ne ate kuptim kam dashur ta them.
Ndersa per poezine, nuk arrij dot deri aty ku flet ti.
Po ka sh. gjera per te thene per Paterson.
Vetmia e tij - sot Paterson po sillte ne mend Vincentin qe nuk ka luspa, ndoshta pse te dy ishin vetmitare, te dy heronj dhe ku dashuria mbetet e pacenuar, ndoshta dhe sepse njefare situate gjys realitet gjys jorealitet sic thua kur flet ne review per raportet llogjike te jetes - Flm per ket review!

“filmon teksturen”

sh. e sakte kjo dhe Jarmush e ben sa here kete. Filmat e tij kane kaq teksture. Ndoshta prandaj e ndal dimensionin e kohes ai (permes perseritjes), po nejse…

çudi qe nuk arrin dot “deri aty” me poezine, sepse per nga komoditeti, ti je nje hap para meje (filmi eshte ne gjuhen qe ti perdor perdite, ndersa mua me duhej ti mbaja syte sa tek titrat e perkthimit, aq edhe tek poezite e shkruajtura ne ekran: ato jo me kot shfaqen te shkruara ne ekran (gjithe duke qene te lexuara), pra jane imazh qe duhen parë (mu kujtu Hitchcocku qe thosh se njeriu duhet te shofe vetem filma ne gjuhen e tij dhe nuk duhet te ule syte per te lexu titrat se humb nje pjese te secilit imazh te filmit - per filma te dublum as qe behet fjale :grinning: )

kisha parasysh kete :slight_smile:

Imazhet mbi te cilat vendosen poezite jane madheshtore.
(Edhe une doja t’i lexoja te shkruara fjalet e poezive, instiktivisht, dhe e kupton besoj jo per shkak te gjuhes, megjithe sikletin si thote Hitchcock me te drejte)

Qe te jemi te sakte por edhe te sinqerte: Jarmusch eshte vertet kineast kinofil (vete e ka pranuar qe, ne rinine e tij, ka qene fort i influencuar nga filma si ata te Straub, Wenders, Godard, Rivette etj etj, e per me teper qe e jema ishte kritike filmash ne nje gazete lokale te Ohio-s), por filmat e tij, po ti shikosh me kujdes, nuk jane te ushqyer nga kinofilia (normalisht, filmat e mire jane ata ushqehen nga kjo e fundit). Paradoksalisht, filmat e Jarmusch ushqehen kryesisht nga artet e tjera, sidomos nga muzika. Ndaj dhe duhet thene qe, nga ana filmike, ne fakt, ato nuk kane ndonje gje ‘te veçante’ (siç mund te kene psh, filma te bashkemoshatareve te tij si psh filmat e Nanni Morettit, Bruno Dumont, Chantal Akerman, Kitano-s, Béla Tarr, Kusturices, Kar-wai Wang etj, per te permendur veçse disa te gjenerates se tij).

Pra i bie qe Jarmusch eshte thellesisht amerikan si kineast (sikur qofte dhe per faktin e thjeshte qe, po te veme ré me kujdes emrat e melartem, asnjeri prej tyre nuk vjen nga USA).
Nga ana tjeter, regjizore amerikane te mire te gjenerates se tij do mund te permendnim vellezerit Coen, Solonz, Abel Ferrara-n, TimBurtonin ose Gus Van Saint-in. Por dhe me ta, Jarmusch nuk eshte se ka ndonje gje te madhe te perbashket (formalisht, ndofta po, por JO per nga ndjeshmeria, tematikat etj etj).

Keshtu qe mund te aventurohemi e te themi se, Jarmusch eshte thellesisht autor amerikan, pa ndonje aferi nga ana e formes me autoret moderne euro-aziatike te viteve 80-90, por as i afert me regjizoret USA.
Shkurt, nje rast më vete !

ps: bonus (poezite e filmit) :

Love Poem (Ron Padgett)

We have plenty of matches in our house
We keep them on hand always
Currently our favourite brand
Is Ohio Blue Tip
Though we used to prefer Diamond Brand
That was before we discovered
Ohio Blue Tip matches
They are excellently packaged
Sturdy little boxes
With dark and light blue and white labels
With words lettered
In the shape of a megaphone
As if to say even louder to the world
Here is the most beautiful match in the world
It’s one-and-a-half-inch soft pine stem
Capped by a grainy dark purple head
So sober and furious and stubbornly ready
To burst into flame
Lighting, perhaps the cigarette of the woman you love
For the first time
And it was never really the same after that

All this will we give you
That is what you gave me
I become the cigarette and you the match
Or I the match and you the cigarette
Blazing with kisses that smoulder towards heaven

Another One (Ron Padgett)

When you’re a child you learn there are three dimensions
Height, width and depth
Like a shoebox
Then later you hear there’s a fourth dimension
Time
Hmm
Then some say there can be five, six, seven…

I knock off work
Have a beer at the bar
I look down at the glass and feel glad

The Run (Ron Padgett)
I go through
trillions of molecules
that move aside
to make way for me
while on both sides
trillions more
stay where they are.
The windshield wiper blade
starts to squeak.
The rain has stopped.
I stop.
On the corner
a boy
in a yellow raincoat
holding his mother’s hand.

Poem (Ron Padgett)

I’m in the house
It’s nice out
Warm
Sun on cold snow
First day of spring
Or last day of winter

My legs run up the stairs
And out the door
My top half here writing

This Is Just To Say (William Carlos Williams, 1934)

I have eaten
the plums
that were in
the icebox

and which
you were probably
saving
for breakfast

Forgive me
they were delicious
so sweet
and so cold

1 Like

-perfect :heart_eyes:
-kjo ishte pse-ja e leximit
-gjithashtu…

Kjo eshte e vertete qe nuk ka te ngjashem
Ndersa po shifja filmin po mendoja qe nuk po arrija te vecoja ndonje sekuence apo plan ne vecanti( hiq ato te zgjimit ne shtrat ndoshta) sic mund te besh me euroaziatiket qe provon se formalisht nuk eshte mjaft ambicioz, por perseri duket se funksionon poetikisht.
Ps. Ne film ka dhe dy tre soundtraxk mjaft te lehte e interesanr, ftoj squarepusher ta shohe prifesionalisht

Ekzakt! Formalisht, Jarmusch eshte me të vertete jo shume ambicioz. Po ta krahasosh psh (meqe e paskam harruar) me tajvanezin Tsai Ming-Liang (janë fiks e njejta gjenerate dhe e kanë arritur kulmin e suksesit të tyre në të njejten periudhe), s’kane te krahasuar! Amà ja qe janë po aq poetikë sa njeri dhe tjetri (eshte tjeter pune pastaj qe sekush mund të kete nje préférence te vogel për njerin apo tjetrin - në rastin konkret, për mua eshte tajvanezi).

Eshte vertet “rast më vete” Jarmusch !

Wow !!! Poetet e qytezes Paterson në PPU !!

1 Like

“… formalisht nuk eshte mjaft ambicioz, por perseri duket se funksionon poetikisht”

A nuk eshte i ngjajshem ky fakt me rastin e Quentin Tarantino, psh.

Tarantino eshte disi ndryshe, mjaft kinefil nuk ngurron ta shfaqi ne filmat e tij duke marre mjaft referenca kinematofrafike. Sigurisht ka brenda poetiken te mbrujtur te dhuna dhe aksioni sublimja.
Te jarmusch perditshmeria eshte poetike, gjestet e vogla sendet, banalja.

E perbashketa mund te shihet tek dialogu, fjalet e shumta dhe llafazanerise apo jo…
Si tek Jarmusch edhe te Tarantino (pavaresisht violences ke ky i fundit)
Sigurisht qe i kane te shumta vecanesite.

qe edhe ktu xixe ke nje tryeze çaji adsurde aliçe in wanderland. Po deshe ulu ketu edhe ti, e pi nje gote çaj, e bo i dor muhabet me koleget intelektuale.

Nuk i ka dhe aq te shumta llafet jarmusch, kam parasysh stranger than paradise dhe dead man. Paterson ndoshta ben pak perjashtim meqe poezia ish dhe subjekt.