Jemi ne me mos kokçarjen tone qe krijojme tragjedi?

Ne Romanat te Durresit mbreme ndodhi nje ngjarje tejet e rende, qe pakkush deshiron te lexoje, te ndjeje ose perjetoje. Tre foshnje te vogla e te pafajshme, te kyçura vetem ne shtepine e tyre nga e jema. duke lujatur me shkrepse i kane vene zjarrin pa dsashje ndertese dhe jane djegur brenda. Pak kushe qe ti ndihmoje, pak kush qe te degjoje britmat e tyre e ti shpetoje. Nena e foshnjeve, qe sot vuan tragjedine me te madhe i kish kyçur e kish shkuar me te bijen tek e ema.

Ne Itali nje foshnje shqiptare vdiq para disa ditesh nga traumat e pesuara nga kafshimi i qeneve qe mbanin ne oborrin e shtepise. I jati, shqiptar (ishte sipas mediave i vetmi qe mbante nen fre ato kafshe) kish emigruar ne Gjermani mbasi kish humbur punen ne Itali. E ema italiane ishte ne pune, ndersa gjyshi ishte brenda shtepise teksa foshnja i kish ikur nga vemendja per te dale ne oborr e perkedhelur kafshet qe i moren jeten. Gjyshi teksa degjoi te qarat e femijes shkoi
ta mbroje foshnjen me trupin e tij. Kur policia erdhi ishte teper vone, kafshet ishin aq te terbuara sa u detyruan ti qellonin e ti vrisnin…

E diteve te para te shtatorit eshte edhe tragjedia e radhes ne Vlore e nje nene qe shkoi ne spital per te sjellur femijen ne jete, e qe dha jeten per lindjen e femijes.

Ndersa po ne shtator nje djale ka vrare nenen e babain dhe shkak ishte se kishte probleme mendore, e te gjithe e dinin…

Shume lajme makaber vijne nga Shqiperia e dnjekin shqiptare…
Ne disa raste eshte vertet tragjedi.
Ne disa te tjera me lind dyshimi se eshte menyra jone e tejetuarit te jetes, menyra se si peshojme gjerat ne mendjen tone.

Nuk dua te bej krahasim me perendimin se krime e tragjedira ndodhin kudo, veçse tek ne jane shume me te shpeshta.
Nuk dua te bej rolin e gjykuesit , ama kjo menyre mendjelehte e te zgjidhurit te problemeve…

Na qellon shpesh si popull qe te bejme veprime ose te mos bejme veprime duke mos pyetur fare per pasojat…fare… per ne pasojat e aksioneve tona jane asgje…deri sa pasojat ndodhin… Menyra jone e te mos menuarit per pasojat e aksioneve tone ashte tragjike.

Kete lehtesine ose mos kokçarjen tone per veprimet tona me le ne disa raste te shokuar…nje shembull?
ja foto:

E pyetja qe me vret ndergjgjen eshte: a jane tragjedi apo jemi ne me mos kokçarjen tone qe krijojme tragjedi?

Po cfare flet ore zoteri?
Shqiptaret jane nga popujt qe solidarizohen me shume me viktimat.
Keto qe pershkuan ti jane aksidente fatkeqe dhe nuk jane krime.
Mjere kujt i ndodh!
Por shqiptaret jane solidarizuar fort me viktimat dhe te afermit e tyre.

E keqja eshte se mediat shqiptare jane totalisht antikombetare.
Keto qe thua ti ndodhin cdo dite me dhjetra ne SHBA por gazetat kombetare nuk i japin ne faqe te pare prandaj nuk i merr vesh ti atje ku je.
Ketu gazetat (anti) kombetare edhe nje zenke banale ne Rinas e nxjerrin ne faqe te pare.
Po ta lexosh shtypin shqiptar te duket se jemi ne lufte civile kur gjendja ne terren eshte shume e qete.
Dava katundaresh anti kombetare!

2 Likes

ndodhin aq shpesh saqe nuk ka kohe t’i kujtosh, se i zene vendin nj-tj.

shto ketu lajme te vetevrasjes, persona qe ikin me deshire e pa u ndjere.

e lexove mire mo ACDC ? nuk ka shume lidhje shkrimi me solidarizimin dhe viktimat.

jo, aksident eshte kur ndodh dicka e papritur dhe paparshikuar… bie llafi nese je ne rruge dhe te godet vetetima e vdes, eshte aksident qe ske ci ben.
mirepo nese mbyll femijet e vegjel vetem ne shtepi , gjithcka mund te ndodh . se jane femije ata, kureshtare qe luajne me gjithcka e nuk i kuptojne rreziqet, qe do thote mund tu ndodhe edhe dicka fatale… e pra, kjo nuk quhet me aksident , por papergjegjshmeri kriminale nga prindi…
-per kete flet shkrimi, papergjegjshmerine !

1 Like

Nganjehere nuk duhen pare gjerat shabllon, ky femije do kete te ardhme ne kete profesion.

Po ja fut kot o Belul se shqiptaret jane ndoshta me te pergjegjshem se sa duhet ndaj famijeve.
Ajo me qenin eshte komplet aksident ndersa kjo e trinjakeve ka mundesi te jete pakujdesi.
Poooor nuk duhet ti pergjithesoje sic po i pergjitheson ky “pafillua” qe ka bere shkrimin.

Le ta shohe atje ku jeton se sa vrasje femijesh ka nga ana e prinderve dhe kur them vrasje them vrasje me dashje dhe le ta krahasoje me shifrat e Shqiperise.

Po ta them qe jemi nga popujt me me virtute per rritjen e femijeve dhe keta palaço qe mundohen te na ulin vend e pa vend jane shoke ideali te Muç Nanos.

O belul, ata mund te kene qene jevgj, sorry per racizmin, por ti dhe une nuk do e lije femijen 3 vjeç pa mbikqyrje, nuk mund tja hedhesh fajin asnjerit ne kete rast perveç vetes tende/ tyre.

Ti i dashur nuk ke jetuar kurre ne Perendim prandaj nuk di se cfare flet bashke me gazetaret e analistet histerike qe nuk shohin dot pertej provincializmit te tyre.
Nga nje ane nuk ke faj sepse jeton ne nje fshat te vogel me emrin shqiperi ku njerezit jetojne si ne nje bigbrother show pa punuar por duke u morr me thashatheme.

Do nje lajm vertet te keq? Aty ku jeton Fiqo dhe une vdekshmeria nga drogat nga 36 vete per 100 000 banore keto vitet e fundit eshte ngritur ne 50 per 100 000 banore …shifer e frikshme. Gjynof per trinjaket por vetem ne nje week-end kena pas 8 te vrare ne nje shtepi, nje femije 7 vjecar te vrare nga shoku i klases me arme dhe nja dy kufoma te rinjsh qe ishin zhdukur por tani u gjenden…raste pakujdesie…pastaj pa kufij…prinder qe harrojne femijne ne makine ne pisk te vapes qe vdes nga asfiksia …per te pire ne birrarri…prinder qe lene femijet te vdesin nga uria kur jane ne efektet e droges …sie edhe prinder qe fusin kalamojte ne mikrowave…amon mer do me tu prish dita shif kronaka nera po ju ne shqiperi jeni vetem kronaka nera se lajmet e mira jane jo sexy.

Ku qendron diferenca? Diferenca qendron se ne fshatin tone te dashur Shqiperi po zbulohet me ne fund edhe vdekja e parakohshme qe ne smund ta kontrollojme dhe kjo i skandalizon dhe tmerron Shqiptaret e shkrete me ne krye kukuvajkat e mediave qe kan aspirate te zhbejne VDEKJEN dhe tragjedine qe e shoqeron ate.

po i ngaterron prape gjerat… tjeter psikopatet qe vrasin, edhe femije, kudo ne bote… tjeter qe jemi popull virtual dhe qe i rrit femijet me dashuri e njeqind sakrifica, po. por ama tjeter qe prinderit shpesh jane edhe te papergjegjshem.
-une te jap nje shembull shume te thjeshte qe te kutposh papergjegjshmerine e prinderve shqiptare. shiko, udheto, ne rruget e nacionale apo lokale ne Shqiepri. do shikosh shume shpesh femije te vegjel qe jane neper rruge, dmth jane te ekspozuar ndaj rezikikut dhe aksidenteve nga makinat… dhe nuk e kam fjalen vetem per femijet qe shesin xhingla mingla, po e po, por femije qe kalojne nga njera ane e rruges nacionale ne tjetren. e ndonjehere jane edhe prinderit me ta.
lere me pastaj te shohesh si i mbajne shqiptaret femijet brenda ne makine, shpesh pa rrip sigurimi. ata me te vegjlit qe duhet te rrine ulur ne ndenjese te vecanta e pastaj te lidhur me rripin e sigurimit, zakonisht i mbajne prinderit ne preher…
nuk eshte se dua ta pergjithsoj, por keto jane te zakonshme ne Shqiperi. dhe kjo eshte papergjegjshmeri nga ana prinderve shqiptare.

keto gjera ndodhin kudo ne bote.ka njerez qe nuk meritojne te jene prinder dhe pjellin nje tufe me kalamaqer.ka njerez qe I kane te gjitha cilesite per te qene prinder te shkelqyer e nuk munden te bejne femije .Nuk e di se pse AI qe eshte NJE atje LART , I ben keto pune se prapthi.
Nejse pa dashur te dale nga tema por po e permend meqe s’po gjej nje teme te pershtashme paska vdekur Farudin Hoxha , nje nga shqiptaret e paket te mencem qe na kishte mbetur …

Kush ishte Farudini?

Projektuesi I hidrocentraleve mbi lumen Drin nga te cilet shqipot kane 25vjet qe furnizohen me alitrik badiava.

Papergjegjshmeria eshte relative me jeten qe bejme. Shqiptari nuk eshte adaptuar akoma me modernitetin dhe rreziqet e tij.

Na paste lene uraten😌 po si ndodhi!?

Pleqeri Zeqo.Time spares no man.

Vjen dhe nga papergjegjesia e injiranca e madhe. Ske cu ben, si ndihmon dot. Nuk iken e jema, mamaja nga shtepia as te pallati perballe e te leri vetem femijet e mitur. Kaq gje te gjithe duhet ta dine! Une paguaj pare extra per mbas shkolle per cunin qe 5 min e ka me kembe shtepine, po se lej te eci vetem sikur cte behet. Me eshte fiksu do ma vjedhin apo nuk eshte dhe alamet kingu, pu pu pu. Nejse lol.

shkallon nga truri te imagjinosh tre shpirterat e vegjel 3-vjecare ne britmat llahtarisese per sa kohe kane pasur fryme sa pa u asfiksuar nga tymi, gjendur rrethuar nga flaket perpirese dhe te nxehtit, ne perpelitje per t’iu larguar atyre. S’ka nevoje me qene nena te te cahet kraharori nga dhembja.

1 Like

@ACDC , ne Shijak…

Me fal per korrekturen: Injoranca con ne papergjegjesi. E para eshte shkaku dhe tjetra pasoja. Edhe une mendoj qe ne 90% te rasteve eshte papergjegjesia qe fatkeqesisht djeg edhe te njomin. Papergjegjesia e tjetrit eshte po ashtu e rrezikshme per veten tende e jo vetem per ate qe e ben. Aksidente ka kudo dhe fatit te keq nuk i shpeton dot. Ne asnje vend te botes. Megjithate per ambjentin ku une personalisht jetoj, prinderit kane me teper frike per femijet e tyre nga ndonje leucemi apo virus gripi sesa nga ndonje aksident rrugor apo shtepiak.

1 Like