OK, Raqi, e pranoj ndjesën!
E kuptoj se puna e fëmijëve ishte shprehje e gjuhës së përditshme dhe jo provokim.
Me që jemi në kapitullin e ndjesës, po të kerkoj edhe unë ndjesë që thashë se janë disa ditë në vend të thoja 3 të plota.
E kuptoj me këtë rast edhe ethen e pritshmërisë për të parë shkrimin e botuar, sikundër kuptoj edhe shkallën e zhgënjimit… apo edhe atë farë mërie ndaj arbitraritetit kaq të pardrejtë i ndonjë admini.
Gjë e cila shtyu të përmenden fëmijët… pa pikë humori!
E kuptoj drejt dhe ndaj me ty dëshpêrimin apo përçmimin.
Puna e simpatisë apo e keqardhjes që përmend, mund të futet qoftë në kategorinë e humorit, qoftë në atë të ngutjes për të kthyer një përgjigje, qoftë edhe në atë të inatit momental.
Sidoqoftë, e ke gabim nëse arrin të mendosh se është një mënyrë për t’u hakmarrë ndaj teje, lidhur me cilësitë që shkrimi bart në vetvehte - krahasimisht me ndonjë deficit që njeriu i njeh vetvehtes, apo lidhur me abuzimin e atributeve të akorduara nga padronët e PPU për shkak të natyrës perso despotike, apo edhe më keq - ngaqë dëshiroj të fundos dikë që më bën hije!
Asgjë nga këto - bile për provë, mund të kqyrësh frekuencën e ndërhyrjeve të mia në këtë mejdan apo atë të botimit të shkrimeve të mia - i fundit i botuar ka qenë thuaj një vit më parë!
Thjesht, mënyra e shkrimit shqeto porno nuk më pëlqen apo më përshtatet - ndërkohë që jam autori i përpilimit i asaj që quhet “Politika editoriale e PPU”.
Do të thoja, çështje stili - Nuk e dinë se më merr vesh!
P.S: provoje ta sjellësh edhe një herë tjetër. Po qe një admin e pranon, do të botohet - unë vetë nuk do të merrem më me të, as ta skartoj, as ta pranoj.