Jetë të rëndomta në VK. Kapitulli i parë-Lëmsh para portave të qiellit

31 postime 1895 shikime 8 janar 2018 në 05:14 e paradites
bradland

Tradheti . seks , aventure , spiunllek me shumice , dhimbje , hidherim , e denje per nje super film .
Rrofsh qe e ndave me ne.

varik

Vk = vlora komunist city?

Vlonjat

:grinning: jo jo varik ose varianti kohor :grin:

BeluliXVI

autori i tregimit duhet te jete nga Vlora dhe pershkruan Vloren ketu. ! -kjo kuptohet lehte nga disa ngjashmeri specifike si p,sh ‘‘lagja e evgjiterve ne lindje te qytetit’’, apo ‘‘shtepia e oficerave’’ qe gjendej ne krahun e djathte te oborrit te hotelturizmit (Adriatiku) . ose aranxhimi i dy emrave te shkollave te mesme te qytetit ; Halim Xhelo dhe Ali Demi, ne Xhelo Demi…
por edhe copezat e historive ‘‘imorale’’ te nomeklatures se kohes; me sekretar te pare dhe djalin e tij, apo kryetar i deges se brendshme qe me pas ja futen, drejtor shkollash, shiteset e dala deficit a suficit te ngatrruara me hetues te deges etj etj, jane copeza historish te verteta ! natyrisht pershkruar me stil te drejteperdrjte ala Bukovski apo sarkazme edhe ekzagjerimin e duhur, qe e lejon e drejta e autorit.

Vlonjat

Edhe fidanishtja “e famshme” ( ku vitet e fundit te rregjimit mbillej kërp) ne veri te qytetit qe sherbente per "shetitje " piktoreske e te dashuruarve :grin:.

InkuizitoriMoth

e ku ka pas ndonje qytet qe nuk kan ndodh keto gjera? Eshte njesoj si te thuash: “mbi qytet kishte re shtellungore qe her pas here i merrte era ne drejtim te paditur”. Atehere eshte Vlora! :slightly_smiling_face:

shifeni mire shkrimin, po te gjeni shprehjen"t’qifja udhet!", atehere eshte Vlora, Vlora, me te lumte dora!

BeluliXVI

-opo qe eshte Vlora e vertetuam kollaj, nuk ka nevoje per ‘’ a te qifja udhet’'… pastaj kush ta thote kete ; heroi kryesor Albani, qe nuk eshte vlonjat ? -jo , nuk shkon, nuk eshte e natyrshme ta thote nje tirans kete.
po thuaj , mos e ke shkruar ti kete tregim Tiku, se ngjan cik me stilin tend ?.:smiley: -do thuash ti , ‘‘po une nuk jam nga Vlora…’’ -nuk eshte e domosdoshme ne fakt… mund te kesh jetuar atje disa vite per arsye te ndryshme, aq sa per ta njohur disa karakteristika e ngjarje te ndryshme te qytetit.

p,s Albani i vertete dhe i ati i tij sekretar i pare i rrethit dmth shoku Qani, ishte shkodran

InkuizitoriMoth

Belul, me ngjan vertet stili, apo ma thu per te me ngacmu?

BeluliXVI

po,te ngjan stili. une ve re dy gjera te ngjashme. - njohja e mire, ne imtesi e jetes , e (nder)shoqerise me mekanizmat e saj aso kohe, si dhe menyra e te shkruarit apo shprehurit. buron me info pambarim.

InkuizitoriMoth

po mir po e lexoj atehere, sepse tani un kam arrit ne nje pike qe nuk lexoj dot as ato qe kam shkruar vete.

raqi

Ne fakt behet fjale per Vloren. Ngjarjet dhe personazhet jane trillim, i sajuar me lende te pare te marre nga realiteti. Ne roman jam perpjekur te hedh shijen e shpifur qe me ka lene periudha e komunizmit, te cilen e kam jetuar vetem 14 vite.
Per shkak te disa njohjeve qe kam patur me njerez qe notonin ne ato ambiente, historive qe kam degjuar nga personat dhe reflektimit per to ne nje kohe tjeter, jam perpjekur te jap nje vizatim ne vija te trasha te perjetimit te koheve te fundit te komunizmit prej te privilegjuarve te cilet, pikerisht se ishin te privilegjuar, kishin fatin t’a shihnin pamjen nga lart dhe t’a kuptonin ate ne nje drite shume te veshtire per njerezit e thjeshte.

Faleminderit qe ma keni begenisur. Ne vazhdim do te publikoj kapitujt e tjere.

kapo

**

Shyqyr o Zot, mendoi kur u paraqit për herë të parë në ndërtesën e shëmtuar ngjyrë mente në hyrjen veriore të qytetit. Nuk do të kem të bëj me fuksa bq që spiunojnë kushuririn për të përfituar një vend pune pa kazmë dhe lopatë.

**

kapitull i shkruar mjeshterisht dhe shume i bukur,edhe romani do jete pa dyshim i mire.Thnx per prurjen dhe suksese .

Vlonjat

Raqi, me pelqeu paraqitja me humor e nje periudhe shume te grizhde te jetes sone (tyre). Shume rokamboleske si nderthurje ngjarjesh por fundi fundit ashtu ka qene ajo kohe. Absurde.

InkuizitoriMoth

ndermarrje e deshtuar qe ne nisje, nuk mund te shkruash si duhet per nje gje qe e perbuz!

(e jo vetem te shkruash, por ne pergjithsi te trajtosh nje gje)

InkuizitoriMoth

pse si te duket kjo kohe vlonjat? kjo kohe eshte akoma me keq ne kete drejtim, sepse eshte ngambrapabsurde pa shkuar 1 cantim pertej absurdit.

Vlonjat

Ke te drejte Tiku. Nqs ne ate kohe thoje te verteta absurdi te fuste nen dhé, tani thua absurditete dhe lartesohesh si mesí . Ku jemi hiçgjekundi. Riciklojme veten ne kohe te ndryshme qashtu si Ouroboros-i.

raqi

Inkuzitor! Mund te shkruash qe c’ke me te. Une perpiqem te jem objektiv, por mund te shkruash edhe pa qene i tille.
Fatkeqesisht po pate nje aftesi mesatare te te shijuarit, shija e shpifur nuk te ndahet ne asnje moment te dy koheve qe jetuam dhe jetojme.

Arban

Kurre nuk me harrohet ajo qe ka thene ai frankmasoni shqiptar, qe ka nje perbetim/komplot/konspiracion ndaj Shqiperise dhe politikanet shqiptare kane qene e jane pjese e ketij perbetimi/komploti/konspiracioni. Kete e them une, qe nuk jam frankmason, po i jap plotesisht avokat Ngjeles kur thote qe Amerika eshte me shqiptaret, ndersa politikanet shqiptare jane kunder Shqiperise. Vec te shikosh si ia kane qire nenen Shqiperise e si duan t’ia qine akoma, per te kuptuar se nuk jane aspak fjale ne ere. Ajo fjala e urte duhet bere: “Duaje atdhene si Amerika Shqiperine”.

zeqo

Po çne Raqi nga Vlora o Belul, Raqi eshte tēpkē pe Korçe.

Pjetermustakuqi

Tema: sex and the sity.

Idea: pidhi can bllokaden.

Vlonjat

Raqi= pellazg :arrow_right:️ ra ( bie, shkon) + qi ( me qi) :arrow_right:️ shkoi me qi ! Tani nuk jane vetem korçaret qe dine nga keto pune! Te lutem shume.

varik

Osa fjala raki, e perdhunuar ne jugorce

raqi

o vëlla!!!
E qakërkëshe pellazgjishten…

InkuizitoriMoth

raqi, nuk jam shpjeguar mire. Nuk behet fjale per te shkruar dhe per te pas sukses mesatar si autor, bile edhe sukses t’modh si psh Kadareja, behet fjale per te shkruar Romanin e Modh si Fresk i Atebote, nje kerkese kjo shum e perfolur dhe e deshiruar dhe shum legjitime keto 30 vjet. (perfolur kushedi sa here edhe ne Peshk, kryesisht nga o çimo!)

Nuk kam koha tani ta trajtoj me gjate idene, por shkurt:

Akti i te shkruarit eshte nje akt dashurie! (jo pallimi sado-mazo!)

varik

Edhe pallimi sado-mazo, eshte akt dashurie

raqi

ne fakt, per personazhet, sipas menyres time kam shprehur dashuri, e cila ndoshta nuk duket ne kapitullin e pare.
Nejse… debat koti. Teksti nuk eshte kurre ai qe mendon autori se eshte… Ndoshta ti ke te drejte,
.
Tung!

BeluliXVI

Zeqo, te ishte pe Korçe ky , do ja thoshin Raqkë, o tu mbyllte… ose Tirka.:smiley: -po ky e ka Raqi me theks te fort te i-ja , mu si ajo, personazhi Eftiqija.:smiley:
-Raqi me i famshem vlonjat, ishte doktori i ekipit te futbollit Flamurtari dhe njeherazi edhe doktor i klubit Flamurtari.

Vlonjat

Kemi nje specialist autodidakt i pellazgjishtes por dhe me gjere qe na nderon here pas here ketu te peshku. Nga ay i kam keto çpjegimet.

Dranja

Ky mund të përbënte një skelet interesant për një roman nëse autori do të kishte pak më shumë dashuri për personazhet. Nuk them ti justifikojë, por më shumë dashuri dhe më pak pornografi do të ishin interesante. Them pornografi në kuptimin e zbulimit të detajeve të panevojshme dhe të zmadhuara me qëllimin e tërheqjes së vëmendjes mbi to pa ndonjë efekt të caktuar mbi tërësinë e historisë. Më bëri psh përshtypje vrazhdësia dhe ftohtësia me të cilën e trajton historinë e dy grave të internuara që gjenden të vdekura.

InkuizitoriMoth

raqi,
nuk jam nis prej menyres se si ke trajtuar ti personazhet ne kapitullin e pare, e s’kam se si, sepse akoma nuk e kam lexuar shkrimin (per asye qe s’kan lidhje fare me shkrimin tend). Un jam nis vetem nga shprehja jote qe kam cituar lidhur me shpifjen qe te shkakton koha e komunizmit.
Eshte kjo arsyeja kryesore qe letersia postkom eshte e tera nje faliment, sado letersi niveli te jete, fryma demaskuese e ul ne nivelin e publiçistikes, gje qe nuk e ben me me pak vlere, por letersi nuk eshte. Kjo eshte arsyeja qe Kadare i Dyte eshte nje faliment ne raport me Kadarene e Pare (qe mund te jete nje faliment edhe ky i fundit nese futur ne me te thella ne te njejten ide).

Gjendja eshte kaq e rende, sa eshte legjitime pyetja retorike:

A mund te shkruhet letersi mbas vitit 89-te?

kjo pyetje eshte me e hidhur dhe me veshtire, biles me e shpifur :stuck_out_tongue:, se e sternjohura: “A mund te behet art mbas lagerit?”, sepse e permbys motivin e pyetjes per mbas lagerit.

Me fjale te tjera: si mund te besosh qe shkrimi eshte nje akt dashurie, dhe njekohesisht te shkruash se sa i shpifur eshte fuksi 5-leksh?

Ta do mendja qe rezultati do jete me siguri faliment si letersi, dhe ndoshta sukses i madh si publiçistike.