Jetë të rëndomta në VK. Kapitulli i tretë- Festë në bordellon e qiellit

https://llafe.wordpress.com/2018/01/10/jete-te-rendomta-ne-vk-kapitulli-i-trete-feste-ne-bordellon-e-qiellit/

"Epo, tha shoku Qani, le t’a lëmë rininë të zbavitet, dhe u nis i pari drejt sallës së purove, i ndjekur nga lukunia drejtorëve që do t’i bënin fresk kur bashkë me shokun Sotir do të broçkullitnin mbi politikën e jashtme dhe mbi strategjinë që duhej të kishte përdorur shteti i Grenadës, për të thyer agresionin e USA. "

.:joy:

Mbarova dhe kapitullin e katert, porten e pasme te sketerres. Materiali eshte interesant, sidomos per ne qe nuk e kemi jetuar ate kohe, por do trajtuar me gjate, më me durim. Personazhet duhet ta zbulojne veten me teper nepermjet dialogut. Ndihet ndikimi i Markezit, Kadarese, Tarantinos ose te pakten keshtu mu duk. Evidenton plaget e kohes dhe eshte argetues.Nje film nuk do dilte aspak keq me kete skenar.

o Belul, po çeshte kjo mo “salle e purove”? ç’ne ne Vlore Fidel Kastro?

-po ça salla e purove mo Tiku, jopo salla e ballos.:smiley: -shiko se e ka sqaruar autori dora vete, Raqi, qe te pjesa e pare me duket. kur po thoshim ; jopo eshte Vlora, jopo s’eshte Vlora… nderhyri Raqi , qe thua ti, e shpendau mjegullnajen. ‘‘eshte Vlora , ngjarjet dhe personazhet jane trillim ,tha, por fenomenet jane marre nga realiteti i kohes’’.
ndersa une do shtoja qe autori ben parodi , goxha te kendshme, me fenomenet e qelbura te asaj kohe te ndyre.

Raqi i ke dhene gaz imagjinates sidomos me keto skenat e seksit aq sa te jep pershtypjen qe nje dore e ke te zene me lapsin, tjetren me nje cinore “mari” dhe tjetren …:rofl::rofl::rofl:. Gjithesesi te lumte pena apo gishtat se na ke bere vertet per te qeshur. Vazhdo vella…

Ndonse jashte realitetit te asaj kohe, tregimi me pelqeu, kish fantazi, dhe seç kish nje stil si te shkrimtarve rus.

ajo kohe s’ka gjen gjo hiç para kohes se Skenderbeut. Apapapapa sa kohe e nyte qe ka qene ajo, obskurantizem mesjetar, fanatizem, injorance, pa shkolla fare, pa shtet, pa polici, pa TV, pa lavatriçe, pa frigorifer, pa spitale, murtaja vuuu, kolera, lebra vuuuu, vetem sallone purosh kishte. Ne Kuvendin e Lezhes pishin i cinare dahon pe te Rremes lloj lloj kreshnikesh qe nuk njihnin sapunin. Qelbeshin ere te gjithe, edhe Konti Vrana. Vetem tradhetari Ballaban Pasha nuk mate ere, se zakoni per tu la erdhi nga Orienti. Oksidenti nuk u late fare as diten e shtune. As Mbreti i Frances nuk lahej, çdo mengjez i jipnin nje peshqir te lagur me te cilin fshinte fytyren. Kaq ishte e lamja, vaska dhe dushi nuk njihej.

Kapitulli permban me shume personazhe nga sa ka emra nje liber telefoni.

1 Like

Do sugjeroja qe t’i ndaje kapitujt ne pjese, te mos i sillje kaq te gjate ketu. Personalisht vetem te parin kam lexuar, me te tjeret eshte bere shume rremuje dhe e kam te veshtire te perqendrohem. Ka shume informacion ne pak hapesire. Duket sikur ngjarjet kane marre vrapin, si film me xhirim te shpejte, ku pasi je lodhur duke e pare/lexuar ne fund mendon: s’mora vesh cfare ndodhi.