Jetojme

Jetojne
Mbi kangjella endrrash
Mbuluar ngrohtesisht me velenca dhimbjesh
Heshturazi puthim padashje ato buze
Qe mbreme ishin vegime.
Eja zemer , eja.
Bashke do korrim gjithe te verdhst qe u shpiken per grurin.
Pastaj , lodrojme si femije ne orizoret me pulebardhat mbi shpine.
Te te puthe ne mengjes eshte detyre kushtetuese.
Te me duash eshte amanet nga Nena.
Ta nurisim mengjesin e njome me syte e pagjumur , mbetet urdher pa asnje adrese.
Ama , te t ’ kem ne te njejtin shtrat
Dhe mos t’i perkedhel pakez floket e bute , te zinje , me andralla kujtimesh nga matura e ateherehme ,
Mos qofsha zgjuar , ose qofsha muhaxhir qe I perkas nje kintinenti tjeter.
Ne mengjes me ze te ngjirur
Do e ndjesh pse te dua
Kaq shume
Zemer.

1 Like

Me besoni o dashamir , se kjo Poezi , eshte sjelle live per ju , nga une , dhe pa asnje piknisje ose pikmberritje. Thjesht , nisa instiktivisht Titullin Jetojme , pastaj gjithe vargjet erdhen sic ndodh ngahere me Poetet , nga Fryma e Shenjte. Lutem nga Zemra , t’ ma Beni hallall. Ju dua kaq shume.

xha tano, ta themi midis nesh, mu duk si pa lidhje, ose bo vaki nuk kuptova gjo :grin:

Pjer, po kte a e kupto?

Një gozhdë

Një gozhdë e ngulur thik në mur, një gozhdë

e ngulur thik në mur, një gozhdë e ngulur.

Një gozhdë e futur thellë në mur, një gozhdë.

e futur thellë në mur, një gozhdë e futur.

Një gozhdë e mbetur thatë në mur, një gozhdë

e mbetur thatë në mur, një gozhdë e mbetur

e ngulur thik …

e futur thellë…

e mbetur thatë …

Zef Zorba

keto me siper jane vargje marlondjathtas-nderò, te cilave u perkojne keto vargje marlonmajtas-nderò:

Një vrimë

More trima

Hoqët gozhdën

Doli vrima

D. Agolli

1 Like

E di vlla. Ka ca caste qe as vet nuk e kuptoj se cdu te them. Bile forcoj bindjen se ekzistoka me te vertet ajo qe I thon " Zakone Mashkullore " turp te kem qe Kam kto mendime. Them te bej autokritike sa me shpejt. . .

Është edhe një gjë tjetër e cila lindi si një sekret midis meje edhe atij. Është poezia Një gozhdë. Unë po tregoj thjesht se si ka lindur kjo poezi. Kam qenë e re, rreth 16 vjeç. Kisha dhimbje të fortë të një dhëmbi. Bashkë me babën shkuam në ambulancë. Në momentin që hymë atje, ishin të varur në mur anëtarë të byrosë politike dhe sapo e kishin hequr Beqir Ballukun dhe kishte mbetur një gozhdë pa foto. Unë e vërej dhe i tregoj gozhdën pa portret. Ai e pa dhe qeshi. Kur e ka shkruar poezinë vite më vonë, më ka thënë se këtë ma ke inspiruar ti: një gozhdë e varur në mur, e mbetur thatë, e mbetur tek.

Elena Zorba, vajza e vogël e poetit Zef Zorba

Mire qe po e gozhdojne ne kryq, por s’ka bere as tetanozin - i Modhi :smiley:

Një qytetar nga Gostivari i kishte blerë gjevrek vajzës së tij 2 vjeç përderisa ishte nisur për në udhëtim, Zvicër, por brenda ka gjetur diçka të pazakontë: nje gozhdë. U paraqit tek organet kompetente per te denoncuar rastin, te cileve ju deklaroi:

-Kam gjet ne gjevrek gozhden e Nastradinit!

Nuk e di , por Kam nje deshire te parrefyer per te vizituar vllaznit tane ne Kovove. Kushedi kur do jete ajo dite e Arte…

ajo dite e arte ka kaluar tashme qe kur ke takuar machitewa-n ne blog.

Tre gozhdët

Tre ishin gozhdët, me të cilat thuhet se ushtari romak mbërtheu Jezu Krishitin në Kryq, mbi bregoren atje larg në Golgota. Triklavianizëm quhet besimi i Albixhensëve dhe Valdesianëve, sipas të cilëve tre ishin gozhdët, katër ishin plagët, pasi Krishti u mbërthye në kryq me tre gozhdë, e u shpua në anën e majtë të gjoksit nga heshta e një ushtari romak.

Katër janë gozhdët që piktorët e Mesjetës tregojnë në pikturat e tyre, derisa në shekullin e trembëdhjetë disa piktorë evropianë nisën të pikturojnë këmbët e Krishtit të vënë njëra mbi tjetrën, duke përdorur kështu vetëm një gozhdë për këmbët, pra tre gozhdë.
Për ‘Enciklopedinë Katolike’ numri i gozhdëve është i debatueshëm.
(…)
Tre gozhdë i mungonin tabelës prej druri në Qafën e Berdelecit, më tha Barbara, mikja zviceriane. Tre gozhdë! Tabela varej vetëm në një gozhdë, gati për të rënë edhe ajo. Po askush nga banorët nuk shkonte të mbërthente tre gozhdët e tjera, që tabela të shkonte në vënd. Atëherë, tha Barbara, u ktheva në shtëpinë ku isha bujtare, mora një çekan dhe tre gozhdë e u ktheva te vëndi ku era tundte tabelën, që mbahej vetëm në një gozhdë. Çak, çak, çak dhe tabela zuri vënd.
Tre gozhdë!
Eleni Laperi

M’u kujtu nje plak ne fshat, per menyren si zinte be (ka vdek kur une isha 6 vjec) “per gjozhdat qe kan ther Krishtin!”

Numri tre eshte magjik thone.jezusi qau tre here ,kokoshi kendoi tri here .ne publik speaking rekomandojne qe frazat te jene treshe:gjak,lote dhe djerse.,

nga teksti me siper rezulton se eshte magjik edhe numri kater, prandaj perveç treshes magjike gjak, lote dhe djerse, eshte edhe nje long tjeter magjik, qe ne epoken ngambrapa te Marlonit po derdhet vuuu! :smiley:

E dini?!
Unë kam në këpucë një gozhdë
Më të tmerrshme se fantazia e Gëtes vetë.

Majakovskij, Re ne pantallona

Ndonëse një vrimë e zezë
Ka hapur gojën
Aty poshtë …

Rita Petro, Vrima

Vrimat e zeza nuk janë aq të zeza sa duken. Nuk janë burgje të përjetshme, siç na dukej dikur.
Gjërat mund të dalin nga vrimat e zeza, ndoshta madje edhe nëpër to kalohen në ndonjë gjithësi tjetër. Kështu pra, nëse e keni ndjenjën se gjendeni në vrimë të zezë, mos hiqni dorë. Gjithmonë ekziston rruga për dalje.
Stephen Hawking, Futeqit

Unē jam një vrimë në një flautë

nëpër të cilen kalon fryma e Krishtit,

dëgjojeni kētë muzikë

Hafizi

Origjinalisht ishte : mund ,gjak ,djerse dhe lot.(toil,blood ,sweat and tears).njerezia mbajne mend vetem tre .

Një vrimë e zezë gjigante është kapur duke tërhequr dhe copëtuar një yll për herë të parë. Ylli, i cili ishte me të njëjtën madhësi sa dielli ynë, u pa nga 375 milion vite dritë larg duke u shtrënguar dhe duke spiralizuar në tërheqjen gravitacionale të një vrime të zezë supermasive, thanë studiuesit në Journal Astrophysical.

Teleskopi i kërkimit të NASA-s, arriti të dallonte në mënyrë të detajuar nga fillimi në fund për herë të parë, të gjithë fenomenin. Astronomët përdorën një rrjet teleskopësh në të gjithë botën për të zbuluar fenomenin përpara se të bëhej e dukshme për TESS, (teleskopin e NASA-s)

Forcat mbresëlënëse gravitacionale të vrimës së zezë copëtojnë yllin, duke hedhur një pjesë të materialit të tij në hapësirë ​​dhe pjesën tjetër në vrimën e zezë, duke formuar një disk me gaz të nxehtë dhe të ndritshëm ndërsa gëlltitet.

seks kozmik

Tre gozhdet e Krishtit jane tre rabinet magjike ngambrapa:

1-Marks (gjithçka eshte para)
2-Frojd (gjithçka eshte seks)
3-Ajshtajn (gjithçka eshte relative)

Ndersa rabini magjik i katert, heshta e legjionarit romak ne brinje te Krishtit, eshte:

4-Kafka (gjithçka eshte absurde)