Johannes Hahn u shkruan shqiptarëve

Komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerimin, Johannes Hahn u ka drejtuar një letër publike qytetarëve të Shqipërisë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Të dashur qytetarë të Shqipërisë, miq të dashur

Po ju drejtohem sot me një shqetësim të madh.

Në javët e shkuara janë bërë disa përpjekje për të promovuar dialogun mes partive politike në Shqipëri, nga ana e përfaqësuesve të BE, përfshirë dhe mua dhe nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Kemi dëgjuar me kujdes shqetësimet dhe pritshmëritë e të gjitha palëve duke u munduar të lehtësojmë gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në vazhdim.

Janë ofruar një numër opsionesh me shpresën se partitë dhe udhëheqësit e tyre do të tregonin përgjegjshmëri në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët.

Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Sot gjendemi në një situatë ku procesi zgjedhor është vënë në lëvizje për të realizuar zgjedhjet në 18 Qershor. Ky process do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e partive më të mëdha opozitare. Kjo është një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Më duhet ta respektoj por në të njëjtën kohë ta shoh me keqardhje një vendim të tillë nga pikëpamja demokratike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që ofrojnë një zgjedhje të gjerë elektorale dhe sigurojnë standarte zgjedhore. Gjithsesi procesi demokratik duhet të vazhdojë dhe pse disa zgjedhin të mbeten pas.

Demokracia dhe standartet demokratike, nuk do të ndalohen nga bojkotimi i institucioneve dhe zgjedhjeve demokratike. Zgjedhjet do të vlerësohen në bazë të meritave të tyre, sipas standarteve ndërkombëtare.

Institucioni evropian më kompetent, ODIHR, ka lëshuar së fundmi vëzhgimet e veta për veprimtarinë zgjedhore në Shqipqri.

Ne jo vetëm e mbeshtësim ODIHR, presim gjithashtu që të gjitha institucionet me rëndësi të Shqipërisë do t’i ofrojnë bashkëpunimin dhe transparencën e tyre të plotë gjatë misionit, si gjatë fushatës ashtu dhe në ditën e zgjedhjeve. Është në interesin e Shqipërisë dhe të autoriteteve të saj që OSBE-ODIHR dhe të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë të jenë në gjendje të zhvillojnë në mëyrën më të mirë rolin e tyre kyç për vlerësimin e zgjedhjeve.

Prandaj më lejoni të jem i qartë dhe për një gjë tjetër: Dënoj fuqishëm çdo lajmërim apo thirrje për ‘veprim’ që do të kërcënonte të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe liritë e tyre themelore. Këto ‘veprime’ nuk mund të justifikohen dhe nuk janë pjesë e standarteve të BE.

Në të kundërt, është një vlerë themeltare evropiane që idetë dhe propozimet politike – pavarësisht nëse u pëlqejnë apo jo – të diskutohen brenda institucioneve, veçanërisht Parlamentin Shqiptar.

Kjo është theksuar në të gjitha takimet me udhëheqësit politikë të vendit tuaj, të çdo pale qofshin!

Sa i përket kësaj, më lejoni t’ju them dhe një gjë. Anullimi i zgjedhjeve në Kavajë nuk është fitore për askënd! Është një humbje për demokracinë.

Të dashur qytetarë

Kam besim të plotë se shqiptarët do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre të tregojnë vetëpërmbajtjen dhe pjekurinë demokratike që pritet nga një vend që aspiron të jetë pjesë e BE.

Le të jemi të qartë: udhëheqësit do të jenë përgjegjës nëse mundohen të nxjerrin nga shinat aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë.

BE do të ndjekë dhe monitorojë nga afër procesin zgjedhor. Dhe çka është më thelbësore, do të vazhojë t’ju mbështesë në shtegun drejt anëtarësimit në BE.

2 Likes

Te rric ne qader a te mos rric, this is the question,
A mos valle me e lehte eshte te durosh majlinda bregun qe ka te drejte kur thote se i dhame fund shqupit me duart tona, e fund ti japsh…
Luli me sa duket e kish mbivlersuar shqupin…
Se harrova, kjo eshte pasuria e akumulu vetem ne nje vit nga drejtuesit e revolucionit blu te cadres, vetem e deklarumja, se e padeklarumja…
http://www.m.lapsi.al/lajme/2017/05/12/makira-prona-dhe-vila-kjo-sht-pasuria-e-deputet-ve-t-partis-demokratike#.WRV4dzKxXqA

Nazi Berishes i ka ardhur fundi; i beri keq llogarite (të cilat sigurisht, sigurisht mund ti dilnin edhe mirë por ja qe ncuk… )

Në burg !

Rrota e historise… erdhen perseri kohet e diversanteve. Vota e lire e popullit do ti ndjeke agjentet e parashutuar te UDB-se, ne cdo vrime te shpelles se Shqupit, dhe do ti asgjesoje.

1 Like

Ndoka i përgjigjet Hahn: Duro edhe pak ditë dhe ke për të na përgëzuar

I dashur Hahn të mirëkuptojmë, duke qenë të vetëdijshëm që ti nuk mundesh të kuptosh realitetin shqiptar, as intrigat e Rames, as të Metes, as të europarlamentarëve shqiptare!

NE i kemi dalë për Zot kauzës, që krizën politike ta kthejmë në liri për të gjithë.
Durim edhe pak ditë Zoti Hahn, do të shohësh, se kriza do të zgjidhet me përgjegjësi kombetare dhe me axhende, qe Ju do ta përgëzoni vetëm per pak javë!

Lirinë e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë vetë, kjo është sfida midis partive të zhytura në korrupsion dhe afera e nen efektin e dehjes nga kanabisi nga njera anë dhe ‘Republikës së Re’ që po tenton lirinë dhe respektin për të ardhmen tonë kombëtare Euroatllantike!

Më mirë 4-5 muaj në krizë, se sa 8 vite nën një pushtet “alla Erdogan apo Putin”!

Me shumë respekt per Ju, i dashur Hahn, i sigurtë që kumti Juaj do të na ndihmojë për të shtuar dozën e qetesisë ndaj kundërshtarëve tanë politik, te cilët janë kthyer në një pengesë serioze per lirinë e të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë!

PD me te gjitha gjasat do jete jashte parlamentit mandaturen qe vjen. Po tani,si parti gjithmone ne tkurrje dhe e pa financuar nga shteti si do shkoje puna e nderteses te ashtuquajtur shqup-i ? Do te mundet ta mbaje ?

1 Like

Pasojat e votimeve pa opozitë

Nga Artan Fuga 

Votimet pa opozitën e kthejnë Shqipërinë në një muze të madh.

Pse?

Sepse brezat e rinj do të njohin nga afër si ka qenë monizmi i dikurshëm. Njësoj sikur të vizitojnë ndonjë nga sallat e dedikuara të Muzeut historik Kombëtar.

Votimet pa opozitën janë edhe një lloj agjencie turistike.

Pse?

Sepse na çojnë në Kinë dhe na tregojnë nga afër sesi ndërtohet kapitalizmi nëpërmjet një monizmi me parti të vetme udhëheqëse dhe me ca rrotaxhile rreth e qark.

Votimet pa opozitën janë edhe një formë e shtrirjes së një eksperiment në përmasa reale.

Pse?

Sepse në fakt, në kulturë, arsim, shkencë, media, etj., ne në monizëm jemi.

Pra nisur nga 18 qershori, ne qytetarët do të jemi gjithë kohën në një muze të së kaluarës, tërë kohën për turizëm në Kinë, dhe të gjithë do të shohim filma të realizimit socialist por në kohë dhe hapësirë reale, në rrugë, vende pune, administratë, etj.

Kush nuk kupton këtë ose është budalla, ose është shumë, shumë i zgjuar, pra shejtan budalla.

Votimet pa opozitën nuk i interesojnë në fakt, në radhë të parë, partisë socialiste, pastaj edhe LSI, dhe në fund edhe partisë demokratike.

mire mo shoku artan, mire por me kinen c’pate ? apo ke frike se me nji parti po bohna dhe ne superfuqi e po shtypkna masat punonjese ane e mbare botes
ps: radhs tjetr shif noj venezuel a kube me krahsue

He he he

https://www.vizionplus.tv/mbyllet-cadra-neser-basha-neser-permbyllim-12-jave-qendrese-dhe-nis-dita-e-pare-e-republikes-se-re/

Go ahead,Edvin Kristaqi !!!

Merrja vence Kapo:
Enveri shkoi prape ne moske
Ia perplasi ne fitire
Cuditi gjithe nje bote.
Moj parti balle bajrak
Xhevapin ua dhe shuplake
Site tu pellcasin flake
Nga keto konfrontime u demtuan teper rende Kina e Rusia e aspak shqiperia😄

Paradoksi i cadres:

Vjen zevendes kancelari gjerman per ti keshilluar del Ristani gjysem i pire dhe e quan peder…t socialsit. I flet me argumenta Ismail Kadare i nxjerrin Kastriot Myftarain. I flet Johannes Hahn i nxjerrin Nard Ndoken qe i thote se Europa nuk kupton. Mban fjalim Basha per republiken e re dhe u tregon fakireve te ardhmen e tyre Eduart Ndocaj… :sob: Per te qeshur apo per te qare…

Te nderuar qytetare qe besoni ne lirite tuaja,
Neser me 13 maj, ne ora 12.00 te mblidhemi ne Tirane per te protestuar per VOTEN E LIRE dhe ZGJEDHJE TE LIRA E TE NDERSHME.
Vetem vota e lire na siguron shtetin e te drejtes ku garantohet e e drejta e fjales se lire, drejta e prones, e drejta per punesim, arsim e shendetesi dinjitoze dhe çdo e drejte tjeter qe na ben qytetare me dinjitet!
Vetem vota e lire na garanton nje Drejtesi te drejte ku gjyqtari i korruptuar NUK mbron ministrin apo politikanin e korruptuar!
Keto vlera europiane jane themeli i Europes qe i duhet shqiptareve. Mbi keto themele mund te ndertojme Europen tone. Pa keto, integrimi eshte nje cati pa mure e themele. Pa keto, Europa eshte burokraci letre ne format A4.
Te gjithe neser per voten e lire per ta ndertuar Europen ketu, pa rendur askund! :v:

E forta do jete qe PS te marri nja 20% te votave, LSI nja 10% , e partite e tjera aty tek 5-10-12-15% te votave, dhe LSI te mos pranoj koalicion me PS. LSI formon koalicion me partite e tjera dhe del mbi 20-25% dhe formon qeverine. PS del ne hije, Palloshi iken, me sakte e zbythin, dhe del nje kryetar i ri qe iu ofron me shume demokraci e kompromis oponences.

1 Like

O pier shkencetari nese PS-ja merr 20 % dhe LSI-ja 10 % atehere i bie qe partite e tjera dhe qe jane 13 cope ta marrin 70% te gjitha bashke. Me kete rast, nuk kane se per cfare e duan jo vetem PS-ne por edhe LSI-ne. - lol. Nejse do kesh pire shume vere per sot, biles ne orar te punes.

Po jo ore se tani do filloj te pij e te ndjek lajmet :blush: 70% nuk bohen kurre, se 40-50% nuk kane per te votuar, se jane ose emigrante ose nuk duan. Gjithmone pjesmarrja ka qene aty tek 60%, ku 25% i ka marre PS, 25% PD e 10% partite e tjera.

Ene Ajo Kurvica Merkel thone qe do e e perjashtoji Lulthim Xhelal Bashen e Shqupin pre PPE-je. Cosht mo gjithe ky degjenerim qe na ka rrethnue nga te tana anet.

Me sa mbaj mend una kete e akuzuan se ne ndertimin e rruges se kombit coi per lesh nja 200 meleone euro qe gelltiti 1 miliarde euro per 60 km Te cilat duan edhe 170 meleone euro Te tjera per ta mbaruar .prokuroria ekorruptuar ia mbylli dosjen per shkak Te skadimit Te afatit Te hetimit .po Te ishte prokurori e ndercme lulu do ishte duke thurr tantella ne hapsane .be careful what you wish for lulu😄

1 Like

http://www.360grade.al/kronike/item/71625-video-rrefimi-rrenqethes-i-10-vjecarit-nuk-shkoj-ne-shkolle-se-nuk-kam-buke-te-ha

Po kjo eshte ne Kosove, Kapo, une kujtova se ishte ne Shqiperi.