Ju të persekutuar, ju… puthadorë të persekutorëve?!

73 postime 3270 shikime 2 mars 2017 në 10:36 e paradites
alidemsi

Anri Bala

Çadra e lirisë apo çadra e “poshtërsisë”… sa më shumë e shoh, aq më shumë më krijon një ndjesi të frikshme thellë në ndërgjegjien time, sidomos kur mu shfaqën para syve një tufë pleqsh të thinjur e të rrudhosur, të lodhur e të mërzitur, me portrete në duar… të Musines e Vilsonit, të Avziut e Patër Antonit, pa asnjë motiv në atë vend.

Askund nuk pashë portretin e Lirakut, e të dhjetra të tjerëve, të persekutuar në këto vite të demokracisë së rrejshme, si provë revolte përballë persekutorëve të rinj. Jam shumë i ri, për ta njohur atë botë nga vijnë këta njerëz, por jam shumë i plakur për t’i këshilluar: “Mos i vrisni shokët, miqtë, vëllezërit, e bashkëvuajtësit, për së dyti, e për së treti…” o njerëz” të shpërfytyruar!

Nesër duhet të shkoni tek varret e atyre që i poshtëruat, që turpërisht bëtë sikur i nderuat në atë çadër si “toga e pushkatimit”. Nesër duhet të kërkoni falje tek varri i Lirakut dhe i Vilsonit. Të kërkoni ndjesë, duke u treguar të sinqertë, se çfarë donit ju në “çadrën për demokraci”, ku Vilsonin e përballët me djalin e xhelatit të tij, tashmë ish-deputet dhe djalin e ekzekutorit të tij?!

Si morët guximin të takonit dhe ti puthnit dorën e faqet deri në “kafshim”, ekzekutorit me djegie të Lirakut?! Përse? Çfarë ju ka bërë?! Ju dëmshpërbleu, ju rriti dinjitetin, ju shkolloi apo ju strehoi juve dhe brezat tuaj?! Asgjë! Vetëm se ju fyu dhe ju poshtëroi, ju shfrytëzoi deri në dhembje si tutor i paskrupullt që është.

Sa mirë do bënit, meqë jeni aq të përvuajtur dhe të bindur, të ngjiteshit nja tre kate më sipër dhe të kafshonit e puthnit Kryeministrin e “urryer”… nga çadra, që ju dha 7 këste dëmshpërblim nga lekët tona, të taksapaguesve shqiptarë, që nuk kanë bërë asnjë krim, por si ju, kanë provuar në kurriz të njëjtin sistem… diktaturën.

Por ju, nuk e falenderuat, sepse ju e urreni bamirësin dhe nderoni varrmihësin, jo se doni, por jeni të frikësuar deri në palcë nga burgu ku i’u kanë futur demokomunistët.

Ju nuk e bëtë, sepse kishit qoka për të bërë tek persekutori, për të përkujtuar sëbashku me të 27 shkurtin, rënien e sistemit diktatorial, që i’u dhuroi një diktator të ri prej vitesh, e ku më shumë u nderua persekutori, se sa të persekutuarit.

Bile më keq: Në demokracinë e tij të rrejshme, nuk i’u gjykoi, por ju dënoi, me djegie si inkuzicioni, ju, Lirakun e dhjetëra “lirak”, që presin vdekjen në kasolle e baraka, ndërsa familja e tij gëzon gjithë të mirat e kësaj bote.

Duhet të kërkoni falje publikisht, para shqiptarëve, që po i’u dëmëshpërblejnë për vujatjet dhe tmerrin që keni kaluar.

Më ngjallët neveri, kur i’u pashë se si “coptuat” për të puthur dhe përqafuar ekzekutorin tuaj të këtyre 25 viteve. Aq shumë e donit poshtërimin, sa desh e kafshuat nga dashuria, persekutorin?!

Mu dukët si të marrosur pas tij, sa që nuk besova se ishit vërtetë ju, të persekutuarit e vendit tim, që nuk i’u bëri të “përvuajtur shërbëtor” as regjimi më kriminal i komunizmit.

Kaq mall keni për persekutorët, që takoni krypersekutorin me aq dashuri, në protestën për… “drejtësi”?! A e dini përse janë ata njerëz aty?! Ju e dini por keni frikë ta thoni?!

Sepse duan që ushtarët e kryepersekutorit, që i’u burgosën, pushkatuan dhe varrosën, sa as kockat nuk i’u gjenden, të vazhdojnë të bëjnë “drejtësi”. Të gjithë persekutorët dhe ekzekutorët, janë sot gjykatës, duke bërë atë që dikur bënë me ju, të bekuar nga ai njeri që ka qenë, është dhe do të jetë varrmihësi i drejtësisë, deri kur ju, do dilni aty si klloun, për të mbrojtur ata, që duhet t’i varnit, e që kanë një jetë që bëjnë padrejtësi.

Ata gëzojnë, dënojnë, e fitojnë dhe as nuk e dinë se ju ekzistoni dhe keni ekzistuar. Ato me bekimin e faqeziut, që ju me vizitën tuaj, donit t’i zbardhnit faqen, tallen e i’u përqeshin prapa krahëve, sepse tani u dukeni si palaço cirku.

Ata janë zotër të këtij vendi dhe shesin e blejnë jetë njerëzish çdo ditë. Si nuk u vjen turp që një pjesë e juaj është bërë kaq e përvuajtur dhe e përulur, sa që nuk i’u pashë një herë të vetme të pështyni në surrat një nga vrasësit e të ardhmes tuaj?!

Ju, nuk besoj se jeni të persekutuar, ju jeni hibrid të shartuar kushedi se me çfarë, si puna e kryepersekutorit që eshtë komunisto-demokrat, e që ju do… duke i’u vrarë.

Falmë o Zot! Po thellë në shpirt, kur i’u shikoj ashtu, nuk ndjejë mëshirë për ju. Po i’u a them, se nësë demokracia ju ka katandisur kështu, sa të mos ju dhimben vuajtjet tuaja, më mirë të mos kishit dal nga qelitë e burgjeve komuniste dhe mos ta kishit arritur demotradhëtin. Vdekja kapak floriri, për atë që mbron nderin dhe krenarinë!

E nëse të persekutuarit janë ky model shërbëtorësh, atëherë publikisht deklaroj, se kush do që puthë dorën e persekutorit është i pa burrë. Ndaj duhet të ishte dënuar më shumë, sepse e ka merituar.

Falje dhe respekt, për ata të persekutuar, që kurrë nuk e ulën kurrizin për t’u bërë trampolinë për “kuplaran politike” edhe në ditët më të vështira dhe shkuan deri në vetëflijim, duke mos heshtur, për të mos i lejuar vetes, damkosjen që se meritojnë!

aleko

trecereku i te “burgosurve politike” jane denuar per vjedhje, perdhunime apo vrasje. Dhe sot maskohen me ate te te persekutuarit politik. Por sigurisht instikti i hajdutit dhe kriminelit i bashkon me saliun. Jane tre nje gjaku!

ACDC

Enverizmi eshte ulur kembekeyq ne Albanistan dhe ne PPU

bradland

Paska gjet vend dhe ne peshk ky Sorristi i pacipe.

kapo

…jo or kelysh i kuq jo…por ti nuk ke si ta dish qe 10 dite me parë ishte përvjetori i varjes se poetit martir dhe fatkeqësisht nuk pashe e dëgjova për ndonjë aktivitet kombëtar apo lokal ne nderim te tij dhe sakrificës se tij sublime përderisa kryeministër i vendit është i biri i një prej firmetareve te varjes se poetit martir , Nela me veprën , jetën dhe sakrificën sublime e tij i tregon botes atë mizori qe ka hequr ky komb e popull ne skllavërinë komuniste . Ai është shenja e Zotit për te mos mbuluar e fshehur dot atë batërdi që komunistët kanë bërë në Shqipëri ,megjithëse përpjekjet për ta fshehur ende vazhdojnë.

Pjer

" …Sa mirë do bënit, meqë jeni aq të përvuajtur dhe të bindur, të ngjiteshit nja tre kate më sipër dhe të kafshonit e puthnit Kryeministrin e “urryer”… nga çadra, që ju dha 7 këste dëmshpërblim nga lekët tona, të taksapaguesve shqiptarë, që nuk kanë bërë asnjë krim, por si ju, kanë provuar në kurriz të njëjtin sistem… diktaturën…"

Mir shkrimi ishte mbushur me emocione negative dhe aspak llogjike, po ç’te shtyn te genjesh o Balosh. Ja une psh, vetem dy keste kam marre nga demshperblimi i plakut. Dhe ka njerez qe akoma nuk kane marre kestin e dyte. Shkrim i çoroditur.

arb

Ketyre ish te persekutuarve u jep rendesi media kur nuk ka me cfare te merret apo PDja e PSja kur u duhet! E verteta eshte se nuk i plas njeriu per ta e per historite e tyre,u ben te merzitshem e mashtrojne e genjejne duke e ditur shume mire se po e bejne.Fakt eshte se keta me historite e tyre krijojne fare pak interes ne publik e aq me pak vota sjellin ne kampin ku fryhen kot. Njerzit jane akoma gjalle e nuk kane nevoje per Fevziun e historiane te tjere kapitaliste qe tu tregojne cfare kane jetuar!

46and2

Hajt se i qep Trumpi keto komunistat, kushedi ku do i degdisi rendi i ri shoqeror. ketu i hoqen qafe, i nxorren ne rruge.

Fikret

Ik mer pirdhu,

korriku

fiks fare !

anon63896856

ikmerpirdhu

Kthupi

Qenka cik si I barazlarguar ky miku. Edhe demokrat edhe republikan, si puna e shampove 2 ne 1.

Vlonjat

Keta para '90 ishin viktima dhe te dhunuar , pas '90 e kane vete fajin per gjendjen. U perdorwn rendshem nga “demokratet 24karatsh gjakblu”.

korriku

kjo eshte arsyeja qe kjo kategori mbeshtetjen nga pd e gezon si grup.
Ne nje kohe qe eshte mire ajo te shqyrtohet on a case by case basis.

Patrioti

Bravo Enri, tani ulu e shkruj nji artikull tjeter per veteranet me kapele qe i vine verdalle mitingjeve te PS e LSI.

maksmeto

Nje pyetje kisha une: keta te persekutuarit kane marre 7 keste secili apo te gjithe se bashku gjate ketyre 4 vjeteve ?

maksmeto

Sa i semure apo sa i pafytyre duhet te jesh, qe te quash persekutore ata, qe i liruan keta njerez nga burgu dhe te quash shpetimtare bijte e atyre, qe i futen ne ferr. Artikulli fund e krye nje mllef, i nderthurur me genjeshtra, si puna e ketyre 7 kesteve, qe na paskan marre dhe mbi te gjitha pameshirshem i godet perseri, per zgjedhjen e tyre ne krah te PD-se, qe edhe sikur te jete e gabuar me e pakta qe mund te besh, nese vertete te dhimbsen at ashtu sic pozohet, eshte ta respektosh dhe te heshtesh. Duket sikur e ka shkruar nje kalama qe e ka pasur te jatin spiun.

del-ta

70-80% e te dënuarve( politikë),nuk janë për arsye ideologjike. shumica e tyre janë ish komunistë.,por edhe ordinerë,ndaj edhe pozicionimi i tyre me çetën e burrit të sllobodankës është normal. . ky djali i sorrosit nga franca, që maskohet me luftën ndaj korrupsionit,ndan të njëjtat pikpamje me çetën e salës për çështjen kombëtare dhe të ardhen e shqiptarëve në përgjithësi. por tani që përralla me integrim ka filluar të mos pijë ujë,palët ndodhen përballë një problemi real! çfarë ilaçesh ti japin popullit? çeta ,deri dje ithtare e flaktë e globalizmit,po kthen kokën nga trampi,megjithëse kombëtarizmi që pretendon trampi është i paqenë tek çeta e salës. kjo i bën automatikisht karagjozë,përveç hajdutërisë që nuk ka nevojë për fakte. nga ana tjetër rama si produkt sorrosi edhe ky,e ka kuptuar ,me sa duket ,më herët ,që përralla e integrimit mori fund. për këtë ka filluar ngadalë ngadalë ti shkelë njërin sy objektivave dhe qëndrimeve kombëtarë. ka filluar të ngrejë zërin ndaj grekëve ,serbëve e maqedodonëve. kjo i ka dhënë njëfarë rezultati,sepse pjesa e shëndoshë dhe jo inferiore e shqiptarëve e mirëpret këtë qëndrim,sido që jo me pikpamje socialiste. pra kemi një parti të quajtur të majtë që tenton një farë kombëtarizmi, pa u shkëputur plotësisht nga përbotizmi i sorrosit,dhe një çetë hajdutësh ,pa asnjë ideologji ,që vetquhet e djathtë,po shet fare lirë interesat kombëtare. duke qenë se nuk kanë asgjë për tu afruar shqiptarëve,vazhdojnë me retorikën boshe te komunizmit,te përndjekurve, dhe gjithë problematikës se 91-t. nuk dinë ku të kapen.

Pjetermustakuqi

Ideali i lirise per te cilen pretendojne se sakrifikun jeten e tyre,nuk egzistone me tek kjo shtrese te perndjekurish.Nuk perbejne inspirim ma per kerkand.Ne kete “Sistemin e Zhvatjes” qe u ngrit pergjate ketyne viteve,ata s’bane gja tjeter, vecse tunden vujtjen e tyne per t’zan i ven sa ma te ransishem si ingranazh ne mekanizmin e tij te zhvatjes. Partite politike lodhen kot per t’i perdor si detonator me shperthy e ndez situata te caktume. Fitili tashma,asht i lagun.

maksmeto

Ti, hiqesh sikur kritikon te dyja palet, por ne fakt rrotullohesh bosh, duke llomotitur vetem kunder njeres. Jep ndonje fakt, nga ato qe “s’kane nevoje”. Nuk i dihet ndonjehere, keta “plumbat” e hedhur ne ajer, mund te zene ne ndonje mish.

korriku

ashtu thua ti po pa pyeti njehere shqipot blu. Ka mit te enverit po ka dhe mit te Te Persekutuarit.

maksmeto

Kjo s’eshte e vertete. Ju i perdoret deri ne cberje, kete shtrese ca vite me pare, ose te pakten ata spiunat e deshperuar, qe ju i tundnit dosjet duke i cuar deri ne vete-djegje.

korriku

mire mitin e enverit e cmitizove o maksi blusaksi po tani pas enverit dhe me birishen cfare do thuash

maksmeto

Hajde flasim per Berishen. Le ti marrim qe nga fillimi “krimet” e tij dhe te diskutojme, ndoshta ju kuptoni dicka qe une se kuptoj, por une nuk mund ta urrej Berishen thjesht se eshte verior, pa folur qe nuk mund ta urrej qe tronditi komunizmin nga themelet.

del-ta

duke mos qenë militant i asnjërës palë,por edhe ideologjikisht, në linjën kombëtare,jam lexues më objektiv i realitetit. nuk luaj dot të barazlarguarin demode. përceptimi i realitetit tek njerëzit që kanë aftësinë të mendojnë me mendjen e tyre është ai që të shkrova më lart. pra nëse do që të themi se dy palët kanë qenë hajdutë,megjithëse në nivele të ndryshme,çeta e salës ka qenë edhe kriminelë edhe antishqiptarë.

maksmeto

Po flet shume ne pergjithesi or mik. Eshte akuze shume e rende, te akuzosh nje parti te tere, postkomuniste, me mbeshtetje te madhe, si antishqiptare dhe antikombetare. Ti jo vetem qe akuzon drejtuesit e saj si te tille, por aludon qe dhe masa e mbeshtetesve eshte te pakten syleshe. Perse? Na e shpjego.

Kthupi

Cfare provash do ti per kete Maksi, se te pakten per kriminalitetin te jap une sa te duash, nga eksperienca personale, pa anesi partiake fare. Sala mund te thote sa te doje qe 97 ishte skenar komunist, por ato qe me thane mua oficeret e marines dhe pilotet qe hodhen bomba ne zonen e Delvines, si dhe ata femije qe i kishin cuar ne mes te nates me kamiona ushtrie dhe i kishin sjelle se “po na sulmon Jugu” nuk m’u duken si skenar komunist, por urdhra te marra nga komandanti i pergjithshem i forcave te armatosura.

maksmeto

Po pse keto konspiracite i merrni vesh vetem ju?

Kthupi

Ummm, se me kane ndodhur mua personalisht? Nuk po flas per teori konspiracioni te lexuara aty-ketu, po flas per ato cfare me kane ndodhur mua ose ku kam qene prezent vete. Une s’merrem me llafe pazari merr andej e shpjer ketej, ka ustallare te tjere per ate pune.

maksmeto

Po ti te vret veshin fjala: " Po na sulmon Jugu" , a thua Jugu nuk sulmoi vertete?

Kthupi

Eshte histori me e gjate. Jugu nuk sulmoi askend ne ate kohe, ishin 2-3 ditet e para kur sapo ishin hapur depot e armeve. Ke sulmoi jugu sipas teje?

maksmeto

Degjo or mik. Ti dhe shume mund ta mohoni gjithe diten, por te gjithe e dime, qe u rrembyen armet, ne nje rebelim te padegjuar me pare dhe ishte bere gati plani per sulm kunder Tiranes. Pengesa e pare ishte ne qafen e Koshovices, qe u ngadalesua gjithe operacioni.

maksmeto

Pastaj te gjithe e dime qe nuk mund te shkonte deri ne fund plani sepse nuk mund te besh lufte me alabake qe skane asnje ideal.

Kthupi

Ketu ne SHBA kam lexuar librin e nje shkrimtari shqiptaro-amerikan, Piter Lukas, te titulluar “Rrumpalla”. Piteri vinte shpesh ne Shqiperi ne vitet 90, dhe shkruante artikuj per Shqiperine e sapo dale nga komunizmi. Ne nje fragment te librit, pershkruan nje bisede qe kishte bere me Salen ne vitin 96 (ne mos gaboj) ne lidhje me revoltat qe po rriteshin. Kur e pyeti Saliun se cfare do te ndodhte nese populli shperthente ne revolta dhe behej vendi katrahure, pergjigja ishte “Apres moi, le deluge”, e shqiperuar “Pas meje le te vije qameti” ose dicka e tille. Kjo per mua tregon me shume per mentalitetin e tij sesa cdo gje tjeter.

maksmeto

Po cfare qameti o kthup, qameti ndodhi, skishte ku te vente me keq dhe nese e mbaj mire mend, Sala i lutej Majkos, aman, aman cfare doni do tjau plotesoj. Kjo qe solle nuk perkon fare me ato qe realisht ndodhen.

korriku

te persekutuarit ne kohe te berishes or shoq ishin miti i ri qe u prodhua ne funksion te cmitizimit te komunizmit. Njeri u luftua permes tjetrit.
Berisha ndertoi antikomunizmin kryesisht me ndihmen e mitit te te persekutuareve.

Mit, sepse narrativa e tyre pergjitheson, s’ka authenticitet, dhe ka mungesa te medha informacioni (per arsye te ndryshme keto, perfitimi politiko ekonomik social, te perdoruesit te mitit - berishes e te tjereve shndrruar ne blu per ket motiv primar).

Vete te persekutuarit politike plot nuk i rezistuan tundimit te perfitimit, realitet i cili indirekt ve ne pikepyetje integritetin dhe thellesine e kauzes se tyre pse jo edhe qysh ne origjine te saj.
Per berishen pastaj une them jane thene te gjitha s’ka mbet gje me. Ah pervecse qe po rri ne politike per te mbrojtur interesat financiare e ligjore te familjes se vet. Asgje tjeter me.

Kthupi

Ku e bazon ti gjithe kete? E ke pare planin? Apo llogje Kavaje?

Po, armet u rrembyen. Po e di ti qe magazinat dhe depot e ushtrise ishin te hapura, pa roje pa asgje, me urdher nga lart? Ne cilin shtet ke pare ti ushtria t’i hape vete depot dhe t’ju thote njerezve hajde merrni arme?

Kthupi

Kjo qe thua ti eshte shume me vone asaj c’po them une. Nuk po kuptohemi. Lere me mire, mendjen e ke te mbushur s’ka c’them me teper une. Po shkoj ne ndonje teme tjeter.

machitewa

Berisha kishte organizuar 97 per te rrëzuar pushtetin e Berishes?!

Cecua

Dashnise nuk ke ca i bo.

maksmeto

Pse duhet te shikoje planin ne leter, qe te kuptoje qe rebelimi ishte i organizuar, i paramenduar dhe u zbatua praktikisht para syve tane. Armet fillimisht u rrembyen.

Kthupi

Sipas mendjes tende, po.

machitewa

Jo sipas tendes. Ti thua “depot e armeve ishin hapur me urdher te berishes”, per te armatosur rebelet kunder berishes(?)

Cecua

Eshte e kot te harxhosh kohen me Berishistet. Shpresojme qe te paguaj per krimet qe ka kryer kundra popullit te tij perpara se te ktheje patkonjte nga qielli gerdalla.

Cecua

Mo bej budallin. Berisha e kreu me se miri detyren e shkaterrimit te shtetit meme atehere kur ky duhej me i forte se kurre.

Kthupi

Nuk thashe une kunder Berishes. Revoltat fillimisht nuk ishin kunder Berishes, ishin kunder firmave piramidale. Ajo ndodhi me pas, e shfrytezuan situaten ata qe dinin si ta shfrytezonin.

gjembi

S’e kam inteligjencen e duhur te deshifroj fjali komplekse. Ti po thua qe s’ka patur te persekutuar politike dhe eshte thjesht nje mit? Per cfare autheniciteti (anglisht a shqip eshte kjo?) po flisni? Per cfare mungese te madhe informacioni e ke fjalen? Mungon informacioni qe jane persekutuar njerez? Qe jane ekzekutuar, torturuar, burgosur dhe internuar njerez per arsye politike?

korriku

prandaj po rri ne politike qe te mos ngordhe ne burg

del-ta

akuza është për sali berishën me disa njërëz të tij. të tjerët nuk kanë gjë në dorë . këtu ndikon edhe niveli i ulët i identitetit kombëtar të mbështetësve të tij. kur identiteti partiak dhe krahinor është më i fuqishëm ,normalisht nuk i shikojnë shitjet e interesave kombëtare. pastaj të krijohet përshtyja që pd-istet(jo ata të 91-t),i vijnë pas vetëm për ‘‘plaçkë’’. mentalitet otoman i trashëguar nga koha e kaçakëve që fatkeqësisht ekziston akoma. nuk kamë parë asnjë reagim për çështje kombëtare,si nga baza e pd-se ,ashtu edhe nga deputetët e saj. ndërsa për saliun ,që i lë të vjedhin,djegin shqipërinë.

machitewa

Me le pa mend!!!
Si i shpjegon figurat e ps-se e se majtes ne krye te revoltes e bashke me bandat?!
Ose,
Si e shpjegon qe ju u gezuat aq shume qe berisha donte djegien e atdheut, dhe ju e ekzekutuat djegien me brohorima.
100% e atyre komiteteve te shpetimit, dmth bandave greqishtfolese e tregishterinjeve sllave, drejtoheshin nga figura te ps ose te majtes?!

Vlonjat

Ja ke fut kot ! I kam jetuar vete ato situata qe nga fillimi i dhjetorit '96 deri ne zgjedhjet e qershorit '97. Askujt (te pakten ne Vlore) nuk i shkonte mendja te merrte rrugen per Tirane me arme . Keto jane fabula me sulme me diversante nga ato qe shoku sekretar i perdor sa here ka nevoje te sygjestionoj apo te mobilizoj bazen e PD-se dhe keqinformoj publikun. Perkundrazi njerzit ne Vlore i druheshin nje raprezalje nga shteti.

machitewa

Futi postimit nje “i kam perjetuar vet” pastaj s’ka rendesi cka shkruan, te besuar e ke.

Revolta kerkoi dhe arriti lirimin e fatos nanos nga burgu.
Vlora 97 ishte mosuli i bandave ala isis. Qysh e tek, e di vete.

maksmeto

Futi postimit nje “i kam perjetuar vet” pastaj s’ka rendesi cka shkruan, te besuar e ke.
Revolta kerkoi dhe arriti lirimin e fatos nanos nga burgu.
Vlora 97 ishte mosuli i bandave ala isis. Qysh e tek, e di vete.

Ka njefare te vertete ne ato qe thote, sepse mund te kene perjetuar vertete fobira sikur do i sulmonte shteti, qe ose i krijonin vete, per te justifikuar gjithe ate dhune qe ushtruan me rebelimin e tyre, ose (mos)ndergjegja e tyre i krijon ne menyre te pavetedijshme.

maksmeto

Uau, 'niveli i ulet i identitetit kombetar i mbeshtetesve te Saliut"- thote komunisti, qe per identitet njeh internacionalizmin proletar.

Kthupi

Po cfare te besojme? Ty qe i ke me te lexuar apo me te thene?

Revolta nuk kishte qellim nxjerrjen e Fatos Nanos nga burgu, ajo ishte pasoje e ardhur me pas. Revolta nisi sepse njerezit po kerkonin parate e firmave piramidale. U sulen te gjithe e shiten shtepi e katandi qe te kishin parate te Sudja dhe Gjallica. Sidomos pasi qeveria tha qe jane te sigurta. Kur piramidat falimentuan njerezit kerkonin parate pas. Pastaj u pershkallezua dhe u perdor politikisht.

Maks, fobite nuk ishin te pabazuara. Shko fol me 2 pilotet qe kishin marre urdher te bombardonin ne Delvine dhe e mbajten vrapin ne Itali me gjithe avionet. I hodhen bombat ne nje koder afer Kalases. Cili president u jep urdher ushtrise se vet te bombardoje popullin e tij? Vetem tipa si Asadi.

maksmeto

Po pse o Kthup, une jam vlonjat dhe kam qene atje. Perse tju besoj fjaleve te tua, kur mund tu besoj syve, vesheve dhe mendjes sime. Por mbi te gjitha, fjalet nuk ndryshojne asgje, 97-a ishte nje rebelim bolshevik, qe pati shume aktore, ca te pakenaqur qe humben parate, ca qe shfrytezuan kete pakenaqesi per te rimare pushtetin dhe kthimin e privilegjeve te kaluara, ca te huaj qe bashke me shkaterrimin e nje shteti musliman, mund te merrnin dhe ca territore me shume brenda shteteve te tyre.

Kthupi

Ti ke eksperiencen tende, une timen. Une s’te thashe me beso mua, te thashe shko fol me ata 2 pilotet dhe pastaj hajde flasim prape. Ose fol me ish komandantin e marines ne Sarande se c’urdhra kishte marre dhe pse ishin dyert e magazinave pa dryn e pa roje?

maksmeto

Nuk e kane dy pilote celesin e ndryshimit te se vertetes qe ben muuuuu.

del-ta

ju të bëni tju shash me zor o loqe! komunisti-thotë! 20 vjeçar në 91-n ,pjesmarrës në rrëzimin e bustit të enverit,dhe del një tip fahri balliu,,e të flet për internacionalizëm! vk,prandaj nuk bëheni njerëz ju loqet e salës! të vetmit që ju përkrahin janë këta ‘‘patriotet’’ e boro-ramizit dhe ‘‘komit:joy:’’ serbo-kosovar… rastësisht thua?

varik

burishen duhet ta urresh se eshte kriminel, me toka te babes ne durres e sarande

maksmeto

ju të bëni tju shash me zor o loqe! komunisti-thotë! 20 vjeçar në 91-n ,pjesmarrës në rrëzimin e bustit të enverit,dhe del një tip fahri balliu,e të flet për internacionalizëm! vk,prandaj nuk bëheni njerëz ju loqet e salës! të vetmit që ju përkrahin janë këta ‘‘patriotet’’ e boro-ramizit dhe ‘‘komit:joy:’’ serbo-kosovar… rastësisht thua?

Hej mik, nuk dua te bej konkurence me ty me fyerje, sepse nga i njejti fshat jemi dhe mund te dale me i forte, por nese u fyeve qe te thashe komunist, mos u fyej se komunismi eshte dicka sublime. Po ti je palaco, qe i cileson kosovaret si serbe. Kosovaret i bejne nder kombit shqiptar, ata sakrifikuan mireqenien dhe deri jetet e tyre, per identitetin shqiptar.

maksmeto

burishen duhet ta urresh se eshte kriminel, me toka te babes ne durres e sarande

Nuk e dime ate varik, nuk mund te ndertojme gjithe mendimin tone per te, vetem prej thashethemeve, aq me teper qe ai eshte njeri shume i sulmuar ne menyre te paprincipte. Jo me pak thuhet dhe per Edi Ramen, por ne nuk e gjykojme ate per ato qe thuhen, por per (mos)rezultatet e qeverisjes se tij.

del-ta

jo dhe aq nga fjala komunist,po nga lehtësia me të cilën kur nuk keni argumente,i drejtoheni tjetrit-komunist. mbasa nuk duhet kaluar kufiri,po është bërë komunisti sot,si ballisti njëherë e një kohë. por gjithsesi mendoj se militanti partiak është qënia njerëzore me më pak dinjitet.

maksmeto

jo dhe aq nga fjala komunist,po nga lehtësia me të cilën kur nuk keni argumente,i drejtoheni tjetrit-komunist. mbasa nuk duhet kaluar kufiri,po është bërë komunisti sot,si ballisti njëherë e një kohë. por gjithsesi mendoj se militanti partiak është qënia njerëzore me më pak dinjitet.

Po pse argument ishte ai yti, qe na cileson ne “mbeshtetesit e Sales” pa identitet kombetar dhe vazhdon te fyesh duke na cilesuar pa dinjitet?

anon63896856

Ideali i tyre, i gjykuar me parametra dyfeloresh politike (do thoshte tori), nuk ka ekzistuar qekur filloi pluralizmi. Po te nderronin çadra te perndjekurit, me siguri edhe idealin do ta ruanin, edhe inspirim do te ngjallnin. PS do te mblidhte nen vete mbeshtetes nga dy kampet, komuniste dhe te perndjekur bashke. Eshte gati cute kur e mendon.

Jo aq cute ky shkrimi i turpshem, apo shfrytezimi politik qe i behet te perndjekurve. Ne fund te listes te gjerave cute eshte fakti qe kjo kategori eshte trajtuar si kafshe, dhe jo te llojit cute.

varik

e dime, e dime, shume nga ne kane njohur njerez qe i kane dhene leke te birit per te bere buzines, a blere toka ne bregdet

per te miren e pd e shqiperise, burisha duhet var per koqesh ne litar

maksmeto

Po, ju keni njohur ca, qe i kane dhere para atij…per te bere biznes. Shume krime te renda na paskeni qene deshmimtare nepermjet…ca te tjereve…per ate.Varini dhe prijini, ashtu sic bete me kundershtaret pas lufte.

korriku

qe do trajtuar vendece berisha s’ka medyshje njeri sot per sot (pervec ty kapos e lul bashes). Problemi jane niperit e mbesat qe te borgjezuar me pasurite qe vodhi gjyshi bajraktar, neser pasneser do thone u persekutua nje liberal :slight_smile:

varik

Po ta kemi ne dore e bejme, e si dhimben askujt, por eshte koha e derrave

maksmeto

Beje, por nuk do qetesohet shpirti jot, sepse lufta eshte brenda teje.

varik

Per te miren e brezave qe vij, do pranoja ferrin. Te vrasesh nje derr ste vret ndergjegja, biles gjen paqen