Kaloi 17 vite në burg, më pas i gjetën sozinë

“Të gjithë e kanë një sozi. Për fat të mirë, ne e gjetëm sozinë e tij” – shprehet gjykatësi i një personi që u burgos për 17 vite për një krim të cilin ai gjithmonë këmbëngulte se nuk e kishte kryer.

Richard Jones u lirua nga një gjykatës i Kansas pasi avokatët prezantuan prova se një person tjetër, i cili kishte ngjashmëri të çuditshme me Richard, kishte kryer grabitjen në vitin 1999. As dëshmitarët nuk mund t’i dallonin ata të dy. Nuk kishte asnjë provë fizike që lidhte Jones me grabitjen për të cilën u fut në burg. Edhe e dashura dhe familjarët e Jones e mbështetën historinë e tij, por ai u dënua pasi dëshmitarët thanë se ai e kishte kryer.

Jones thotë se njerëzit në burg i thonin se një i burgosur tjetër dukej tamam si ai, por kishte edhe emrin njësoj. Ai u lirua pasi personi që ishte pre e grabitjes në vitin 1999, dëshmoi javën e kaluar se nuk ishte më e sigurt nëse Richard Jones mund të ketë qenë grabitësi. Kansasi nuk ka një ligj për dëmshpërblimin e ‘viktimave’ që janë dënuar gabimisht, por për Jones, i cili teksa ishte në burg u bë gjysh, është ngritur një faqe në rrjetet sociale që ta ndihmojnë të integrohet me shoqërinë.

(Richard Jones është personi në të djathtë.)

(Richard Jones është personi në të djathtë.)

Kte lajm e paten dhe mediat anej (te bbc e pashe une qe dje). :grinning:

Ahhhuu.
Ne kemi sozine, spo gjejme kryeministrin :frowning: