Kam parë gjithçka

bjork

Kam parë gjithçka, kam parë pemët,
Kam parë gjethet e shelgut tek vallëzojnë me flladin,
Kam parë njeriun, vrarë nga miku më i mirë,
Dhe jetë të shuara ende pa zënë fill.
Kam parë gjithçka, s’më mbetet tjetër gjë!

Nuk ke parë elefantë, mbretër apo Perunë!
Them me gëzim, kisha gjëra më të mira për të bërë
Po Kinën? E ke parë murin e madh?
Të gjithë muret janë madhështorë, nëse nuk u bie çatia!
Po burrin më të cilin do të martohesh?
Shtëpinë që do ndash me të?
Me qenë e sinqertë, s’kam kuriozitet…

S’ke qenë ndonjëherë në ujëvarën e Niagarës?
Kam parë ujë, uji kudo njësoj është …
Kullën Eifel, Empire State?
Aq lart e kisha pulsin në takimin tim e parë të dashurisë!

Dorën e nipit me flokët e tua kur lodron?
Me thënë të drejtën, asnjë kureshtje s’më zgjon…
I kam parë të gjitha, kam parë errësirën
Kam parë shndritjen, brenda një shkëndijëze
Kam parë çfarë kam dashur dhe kam parë çfarë më duhej
Dhe aq mjafton, babëzi po të doje më shumë.
Kam parë çfarë isha dhe e di çfarë do jem
Kam parë gjithçka, s’më mbetet tjetër gjë!

Ke parë gjithçka dhe gjithë ç’ke parë
Mund ta rishikosh saherë në ekranin tënd të vogël
Dritën dhe errësirën, të madhen dhe të imtën
Veçse mbaj mend, për më shumë s’ke nevojë
Ke parë se çfarë ishe dhe e di se ç’do jesh
Ke parë gjithçka, s’të mbetet tjetër gjë!


Me tekst nga Christopher Von Deylen dhe muzikë e performancë nga Bjork, kjo pjesë është shkëputur nga filmi muzikor “Dancer in the Dark” i regjisorit Lars von Trier (2000).

5 Likes

e këndshme
rrofsh për prurjen squarepusher

1 Like

:laughing: e ngjalle edhe nje teme tjeter nga varrezat e harresës?

gezohem Mirejam, rrofsh per tb

hugs and kisses

e para s’ka fund

hip këtu të shohësh Stambollin!

1 Like

pa e hapur akoma vidjon, parashikoj të jetë ajo me vaksinën e koronasumës

i modh, i modh vallaj

1 Like

ahahaha :rofl:

shum i modh vallaj, shum :joy:

!!!

square moj vajze, po ti qenke si kumbull moj nga fotoja,
ç’poezi kur une ngela si i gozhduar nga fotoja jote,

o Pjer, po ti karroqe vjen ketu per te bere komente alkolike?

eshte e marre nga interneti Pjer.
Björk: The Complete Guide | Features | Clash Magazine (clashmusic.com)