Kamatvonesa dhe penalitete; bankat cënojnë minimum jetik të kreditorëve në vështirësi

Të nxjerrësh dhjamë nga pleshti është një ide e mirë në Shqipëri. Ky investigim i kryer nga BIRN tregon sesi transferimi i kredive konsumatore nga bankat te kompanitë e mbledhjes së borxhit shpesh shoqërohet me kosto shtesë dhe të paligjshme për konsumatorët, të cilët për shkak të kulturës së dobët financiare bëhen pre e lehtë e abuzimeve, në një treg pa mbikëqyrje dhe në vakum ligjor.

Infografik që ilustron si u dyfishua kredia e Agron Sulës për shkak të kamatvonesave të bankës Raiffeisen dhe shoqërisë Tranzit nga urdhëri i ezekutimit në 2011 deri në ekzekutimin nga përmbaruesi në 2014. | Grafikë nga : Jurgena Tahiri

penalitete! gjuhësore?

Ndosht kane perdorur gjuhen e gjahtareve. Ne lingon financiare keshtu shprehen. Se varfanjaket e hane kur u thua “ka penalitete”. Ndersa po tu thone, “te kemi vene gjobe” mund t’i duket sikur po e rrjepin.

Banka eshte nje ndermjetes financiar. Nga njera ane pranon qe ta ruaj per nje afat te caktuar dhe ta shtoje depoziten time dhe nga ana tjeter depoziten time ja jep borxh per nje kohe te caktruar kundrejt nje primi/fitimi/ineteresi nje kerkuesi qofte ky individ , biznes apo institucion. Nese kerkuesi nuk e kthen ne kohe dhe nga ana tjeter une e kerkoj te rimar nga banka depoziten time, banka vihet ne veshtiresi dhe do te duhet te ma paguaj mua nga xhepi i saj. Prandaj borxhliu duhet te mendohet njeqinhere perpara se te kerkoj borxh tek banka dhe jo te kujtoj se banka eshte si qeverite qe falin cfare tju doje trapi vetem per hir te marrjes apo mbajtjes se pushtetit.

“dhe jo te kujtoj se banka eshte si qeverite qe falin cfare tju doje trapi vetem per hir te marrjes apo mbajtjes se pushtetit”

:star:
sidoqofte bankat jane pushteti real jo qeverite

" …“Vitet e fundit bankat po përdorin kompani “kolektore” të cilat kontaktojnë në rrugë jo ligjore personat debitorë, madje ka edhe raste të faktuara që këto kompani arrijnë të bëjnë edhe “telefonata apo sjellje përmbarimore,” i tha BIRN-it përmbarues Isufaj…"

" …E pyetur nëse duhet t’i besohet më shumë këtyre kompanive sesa përmbaruesve gjyqësorë, Banka Qendore tha se rolet e tyre në tregun e mbledhjes së kredive janë të ndryshme.
“Nuk ka lidhje ndërmjet kompanive të mbledhjes së borxheve dhe përmbaruesve,” tha banka…"

" … Ata thanë se “ndjeheshin të fyer, të vjedhur dhe të nëpërkëmbur sepse pyeteshin si të pandehur në një zyrë ku incizoheshin dhe njerëz të kësaj kompanie i bënin presion të merrnin një kredi tjeter për të shlyer një detyrim që nuk e kishin fare te shoqëria MCA, por te Banka Procredit.” Një tjetër qytetar XH.A shumë i irrituar tha se: “brenda ka një sistem ku njerëzit detyrohen të firmosin çfarë do pronari i godinës"…"

" …BIRN u përpoq të kontaktonte me kompaniën STAR për të diskutuar ankesat e ngrituara nga debitorët në adresë të tyre. Këta përmbarues punojnë te qëndra e biznesit STAR, ku gjendet edhe kompania MCA, shumë pranë Ministrisë së Drejtesisë në Bulevardin Zogu I në Tiranë.

Personi që mori përsipër të flasë në emër të kompanisë MCA dhe të shoqërisë përmbarimore STAR, ishtë Aldenis Çullhaj,me profesion avokat. Z. Çullhaj la takim në një zyrë brenda ambienteve të qendrës që mban të njëjtin emër, ku binte në sy fakti se në mure ishin vendosur njoftime se në këtë sallë çdo bisedë jo vetëm që ishte nën mbikqyrjen e kamerave, por edhe regjistrohej. Çullhaj nuk i pranoi ankesat e paraqitura, madje përkundrazi- ai u përpoq të shpjegonte se filozofia e punës së kompanisë është t’i ofrojë mundësi klietëve të saj të ristrukturojnë kreditë e tyre duke i lehtësuar nga pagesat mujore,ndonëse ky proces shoqërohet në finale me rritje të kostove të tyre…"

Nga keto histori qe iu ndodhin kreditorve me bankat, mesojme se konsumatori ne Shqiperi e ha tullum, nese do te shpreheshim me fjalet e te Modhit (Heretikut). Abuzimi qe iu ndodh njerzeve aty nga bankat dhe shoqerite e reja qe marrin persiper kredite e keqija, ndodh edhe per shkak se shteti e qeveria aty s’ka pike respekti per qytetarin, dhe nuk merr mundimin me te vogel ta mbroj kreditorin dhe konsumatorin. Shyqyr qe eshte Avokati i Popullit dhe organizata te tjera te mbrojtjes se te drejtave te qytetarit.
Kjo pune rregullohet me uljen e % se interesit vjetor qe kreditori duhet ti ktheje bankes, dhe me krijimin e shoqerive te sakta financiare qe marrin persiper kredite e keqia apo me probleme, shoqeri qe nuk mirren me personin, por me kredine e tij, ku i administrojne pjesen bruto te tij dhe jo rrogen neto.

Mes njërës (penalitet) dhe tjetrës (gjobë) egzistojnë plot shprehje të tjera, mes të cilave ndoshta më të goditurat - dhe më shqipet, janë "dënim " dhe “ndëshkim”.

Por në një pikë ke shumë të drejtë, me atë konceptin e “gjobës” që ka zëvendësuar në ndërgjegjen e shqiptarit të sotëm atë të pagesës.
Aq sa edhe klientët e mij shqipo që vijnë në kabinetin tim për shërbime juridike, më pyesin në fund “sa është gjoba?”

kto deri vone as ne rregullore nuk e paskan pas te lajmerojne klientin kur ndryshojne termat, psh interesin ne mes te kredise, xhungel bankare

Ky “pune” eshte mirefilli nje aktivitet mafioz, dmth nje zhvarje e paster. Pasi Banka Private ka dhene para me fajde, sepse keto interesa qe shkojne deri ne 24 % ne vit jane mirefilli fajde te dhena nga Mafia “Bankare”, ka punesuar disa “te forte”, dmth grupin e ushtarve qe del dhe rreh njerezit me shkop bejsbolli dhe u thyen kembet per te mbeldhur haracin e tyre.

Bankat Private dhe Kompanite qe mbledhin keto borxhe realisht jane nje MAFIE gjysem legale e lejuar nga Shteti.