Kaq të paaftë të jenë Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ dhe strukturat e tjera të vendit tonë?

Sipas Policisë, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv, do të angazhohen rreth 2.000 forca policore dhe konkretisht, Reparti Special RENEA, F.N.SH-të, Garda e Republikes, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, Forca e Posaçme Operacionale si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe

Ky është plani i detajuar i Policisë së Shtetit dhe marrja e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, në kuadër të zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Izraelit. Asgjë e keqe deri këtu dhe as që do e merrja mundimin ta postoja tek Tema e Pyetjeve, po mos të dëgjonim që ekipi mik shoqërohet nga rreth 15 agjentë specialë të shërbimeve sekrete dhe konkretisht ‘‘Instituti për Veprime të Posaçme’’ ose i njohur ndryshe si MOSAD.

Sërish në rregul, Shteti i Izraelit që në ngjarjet e Mynihut të vitit 1972 e ka praktikë shoqërimin e ekipeve të tyre në vendet e huaja për arsye sigurie. Ajo që mua më duket e parregullt, mosbesuese dhe madje injoruese e fyese është ndërhyrja, futja e hundëve në Komandën Operacionale të Agjensive tona të Rendit, praktikisht komandën e të gjithë operacionit e kanë marrë në dorë izraelitët ashtu si dikur në operacione të ngjashme jugosllavet, sovjetikët, kinezët…Në fund fare; A do jemi ndonjëherë Shtet? Do ta arrjmë ndonjë ditë që Agjensitë tona Shtetërore mjaft profesionale të ndihen krenarë për punën e tyre e të kenë përkrahjen dhe seriozitetin e atij që quhet Shtet i pamvarur nga askush e partner i barabartë me këdo?

Ç’hyn Saliu o Edvini këtu? Nuk e mar vesh që përse nuk diskuton njëherë pa pathos politik mo njeri? Unë mendoj se këtu ka të bëjë para së gjithave edhe krenaria kombëtare, institucioneve duhet tu vijë era shtet… Unë për vete me gjithë atë polici, devijime rrugësh e të tjera, më ka ardhur në majë të hundës, ndihem i fyer deri në palcë :frowning:

t/kaq-te-paafte-te-jene-policia-e-shtetit-sherbimi-informativ-dhe-strukturat-e-tjera-te-vendit-tone
Po.

Unë ç’kam arritur e kam vënë me djersën dhe mundin tim, edhe pse nga bindjet jam demokrat të siguroj që asnjëherë nuk kam punuar në administratë, kam paguar taksat dhe detyrimet ndaj shtetit si në kohën e Nanos, Berishës dhe tani Ramës. Njerez si ti pa asnjë bosht ku të kapen gjëkundi e kanë arritur duke spiunuar shokun, duke u bërë urë tek dreqi dhe i biri dhe duke paguar zarfa të majmë tek ata që erdhen në pushtet në një beteje ku patën si kauzë korrupsionin por që e perfeksionuan dhe e çuan në shkallen më siperiore atë duke u bërë gazi i botës e hambari i drogës. Njerez si ti, punëtore nga guroret e Ures Vajgurore ose drenazhimesh kanalesh të Moraves u bënë pashallare duke rrjepur fukarane…Apio mos je ndonjë bir ushtari i mbetur nga regjimenti i 1875? Eh mer shkabe…

nuk jane të paaftë ,po janë servilë,inferiorë. këtë frymë instaluan partitë e integrimit,pd-ps-lsi. shqiptarët janë të vetmit qe mburren me kufizimin e sovranitetit dhe dinjitetit kombëtar. shqiptarët i marrin kthesat me vonesë . do vdesë edhe një brez akoma me saliun dhe ps-në. ka 25 vjet që vaksinohet mileti nga rreziku kombëtarist! shqipëria ka 25 vjet që qeveriset nga njerëz që maksimumi i detyrës duhet të shkonte te kryetari i komunës!

http://www.gazetatema.net/web/2016/11/11/ish-komandoja-do-ndertonte-bombat-per-terrorin-ne-stadiumin-e-shkodres/

Nuk thua shyqyr qe mobilizohen dhe e marrin seriozisht tentativen per terorizem. Apo do qe te na hedhin ne ere teroristat? Ndoshta je per kete te dyten ti.

Unë jam katolik o shoku, ti (ndoshta) a ndonjë tjetër shihni pozicionin tuaj…Ça thu mer?

Pasiguria, cdogje mund te ndodh ne nje vend si Shqiperia, ku hyn dosa dhe derri bashke, prandaj ! Ose Izralei ka paguar per “gadishmerine” e policise shqiptare !

Ca ore eshte ndeshja dhe ku ta shohim ne qe jemi jashte ne emigrim? Lol

E hengri dhe Gani efenia .

Atmosfera e TERRORIZMIT ISLAMIK…ndikoi negavisht dhe psikologjikisht ne mbarvajtjen e ndeshjes Shqiperi 0 - Izrael 3…

po ti me ke ishe???

E paprecedentë ajo që ka ndodhur dje paradite në stadiumin “Elbasan Arena”. Forcat Speciale të Izraelit, të cilat shoqëronin Kombëtaren e shtetit hebre në këtë ndeshje, kanë bërë një kontroll të befasishëm në ambientet e stadiumit. Burime të “Panorama Sport” treguan se janë nxjerrë jashtë të gjithë punonjësit e stadiumit, madje edhe stjuartët shqiptarë që ishin në atë moment në impiant.

Natyrisht, “terrorit” të Forcat Speciale të Izraelit nuk i shpëtuan as kuzhinierët dhe e gjithë administrata e “Elbasan Arena”. Mësohet se izraelitët kanë kontrolluar imtësisht çdo gjë, ndërkohë që edhe kur punonjësit e stadiumit janë rikthyer në vendet e tyre, gjithashtu Forcat Speciale të Izraelit i kanë kontrolluar me detaje të gjithë shtetasit shqiptarë.

Pasi kanë mbaruar misionin, izraelitët kanë vendosur roje speciale te dera e dhomave të zhveshjes ku do të qëndronte Kombëtarja e tyre. “Askush nuk mund të hynte në dhomat e zhveshjes së Izraelit, madje as punonjëset sanitare”, thotë një burim në administratën e stadiumit për gazetën. Ndërkohë, gjatë kontrollit në stadium, izraelitët kanë pasur me vete edhe një qen antieksploziv, duke mos i besuar atij që u kanë ofruar autoritetet shqiptare. /Panorama/

Jo po do ua linin koken ne dore te policve te Sajmes.

Ekipi izraelit nuk ka qenë “delegacioni” më i larte i ardhur ndonjëherë në vendin ton, sa i përket policëve të qorrit ato janë po ata që kanë qenë më parë…