Katalunja thërret referendumin për pavarësi

Referendumi i shumë pritur por edhe kundërshtues i Katalunjës për pavarësi nga Spanja do mbahet më në fund në 1 tetor, deklaroi qeveria lokale të premten, duke shkaktuar kështu një tjetër konfrontim me Madridin.

Presidenti i Katalunjës, Carles Puigdemont, tha se votuesit në referendumin e njëanshëm do i shtrohet pyetja: “A doni që Katalunja të jetë një shtet i pavarur në formën e republikës?”

Administrata pro-sovranitetit e Puigdemontit këmbëngul se rajoni i pasur verilindor ka të drejtë politike, ekonomike dhe kulturore për vetë vendosje.

Por, qeveria spanjolle është kundër shkëputjes, duke argumentuar se ky është dhunim i kushtetutës dhe është zotuar të përdorë të gjitha mjetet e mundshme të ndalojë referendumin. Më shumë se 80% e pjesëmarrësve në një sondazh simbolik për pavarësi të mbajtur 3 vite më parë votuan pro pavarësisë, edhe pse morën pjesë vetëm 2.3 milionë banorë, nga 5.4 milionë votues të ligjshëm. Të dielën, edhe ish trajneri i Barcelonës, klubit të Katalunjës, Pep Guardiola do dalë në një manisfestim në favor të referendumit në një tubim në qytet.

O çu kenaqem…
Ne p… te s’emes te shkoj ethpanja, vend shkerdhat. Nuk donin me e njoh Kosoven te pavarur…le t’ia ferkojne kurrizin e breshkes katalonjes, ndoshta e kuptojne me mire kur nje popull do te jete i lire.

4 Likes

Populli I Katalunjes duhet te kete te drejte te shprehe vullnetin e tij per vetvendosje.
Menyra se si Madriti po sillet me Katalunjen,po con uje ne mullirin e indipendences.
Nese do te silleshin si Britannia me Skocine,gjasat do te ishin qe shumica e katalunjasve do te votonte kunder pavaresise.

Populli i Catalonia-s …not katalunjes

Megjithese me pelqejne percapjet e Kapos ne kulturen gjuhesore, ne shqipe i thone Katalonja, nen ndikimin e italishtes sigurisht.

Diferenca eshte qe katalonja eshte me e pasur nga spanja vete. Ndersa skocia nuk eshte me e pasur nga anglia.

Oburra edhe basket pas katalonjes e behet Spanja corap…

Në shqip i thone katallanë, për atë pune

Ne shqip i thone Barcelona per ate pune ate pune

hajde edhe spanja si jugosllavia e bojo-ramizit tonë! ka ngelur akoma ndonjë shtet shumkombësh në këmbë?
tani,me gjith respektin për internacionalistët e djathtë shqiptarë,u vërtetua se vetëm kombëtarizmi i mban në këmbë shtetet edhe në momente të vështira! sipas kësaj llogjike edhe shteti i përkohshëm shqiptar i dardanisë,duhet ti bashkangjitet shqipërisë! shtetet kombëtare bashkohen,ato shumkombëshe ndahen! kështu puna! internacionalizmi nuk është më trendy! prandaj lërini anglizmat,jurgenat dhe trileçet!

jo katalizatore ?