Kinemaja që ndërtoi Lars-i (“The house that Jack built” – film danez me regji të Lars Von Trier)


#1

#2

pa fjale
:star: :star:

vete kam patur nje grup arsyesh te perziera te gjitha negative lidhur me LTV. 3 tituj te pare, zgjedhur rendom nga punet e tij, definitivisht nuk i kam kuptuar ne sensin e mases se madhe te dhunes, cinizmit dhe humbetires ne to.

Review e papare. Faleminderit qe e perktheve kete autor (per mua, te pakten). Kjo review do sherbeje qe te mund ti kthehem LTV (shpresoj, me pak kohe te lire, sa me shpejt).
titujt e pare nga ai: Melancholia, Antichrist, Manderley.


#3

Faleminderit per fjalet e mira.

Kritika me banale qe i eshte bere LVT ka qene mizogjinia (e supozuar) e tij. Kjo per faktin se me demek, meqe pothuaj te gjithe filmat e tij (me perjashtim te 3 te pareve) kane ne qender te tyre nje femer (qe vuan), automatikisht LVT eshte mizogjin. Ne fakt eshte pothuaj e kunderta : fakti i lartpermendur nuk i ben ata mizogjine (se po te jete ashtu, po trajtove temen, psh, te racizmit , je racist).
Eshte pune tjeter pastaj qe heroinat e tij vuajne si dreqi, po fundja «keshtu ndodh dhe ne jete » !

E kuptoj po ashtu entuziazmin tend per kete review sepse, me teper se per vete filmin, kam folur per krijimtarine totale te LVT.

Ja lejova kete vetes jo vetem sepse i kam pare te gjithe filmat e tij, por edhe sepse LVT eshte bashkekohes yni pra, e kemi me kollaj ta veme ne nje kontekst kohe (psh, ne mund ta adhurojme nga mengjesi ne darke Tarkovskin por kurre s’kemi per të kuptuar tamam tamam friken e tij e pashoqe ndaj nje fundi atomik te botes, sepse nuk i kemi jetuar vitet 70 !).

Me te njejten menyre si per filmat e LVT do kisha mundur te flisja edhe per filmat e Bruno Dumont, Apitchatpongut, Michael Haneke, Arnaud Desplechin, Jim Jarmusch, Émir Kusturica, Tsai Ming Liang, Pedro Costa, Nuri Bilge Ceylan. Per mire apo per keq pak rendesi ka, por do mund te flisja lirshem sepse jo vetem i kam pare krejt filmat e tyre por sepse ata jane bashkekohes me ne (shumicen dermuese i kam pare ne momentin e daljes se tyre ne cinéma, per shembull, dhe kjo nuk eshte pak, po te kemi parasysh éfektin qe ka, gjithsesi, salla e kinemase).

Me filmin ne fjale, LVT le pershtypjen e mbylljes se nje cikli te stermadh te krijimtarise se tij : jo vetem sepse u kthehet personazheve meshkuj, jo vetem sepse filmi i tij eshte si nje far jehone e ‘incidentit’ te tij ne Kanë ne 2013, por edhe prej faktit se filmi mund te shihet edhe si metafore e krijimtarise se tij (prej nga titulli im : « Shtepia qe ndertoi Larsi » si jehone (pasqyre ?? si perthyerje ?? si metafore?? ) e «Shtepise qe ndertoi Jack-u ».
Biles nese eshte keshtu, Jack ne fund shkon ne ferr, pra vdes, ndaj kete gje mund ta shohim edhe si sinjal i LVT : ky eshte filmi im i fundit (por une personalisht nuk besoj keshtu, edhe pse kete gje askush nuk mund ta dije, ndofta dhe ai vete nuk e di : per shembull, ai nuk mund te parashikoje mbarevajtjen e depresionit te tij - meqe ra fjala, une nuk arrij te kuptoj se si ka mundur ta xhiroje ai ate, duke patur parasysh gjendjen e tij shendetesore
:flushed:

vijon


#4

Ndjese per nderhyrjen: pse e quan banale kritiken per misogjini?
Ka perhere kritike ne lidhje me homoseksualitetin, racizmin ose racen (etj etj) ne letersi, ne film dhe art, dhe ndonese nuk mund te quhen kritika te izoluara letrare, kinematografike ose artistike (etj etj), jane te vlefshme per ate qe vlejne. Apo…?


#5

Me ke keqkuptuar, por eshte faji im : kam dashur të them : kritika me e rendomte, më e shpeshte (aq e shpeshte sa «eshte bere boze », eshte bere dicka banale)
Dhe KURRSESI nuk dua te them se te kritikosh mizogjinine eshte dicka banale!! Ne asnje menyre


#6

kam pas te njejten pershtypje me ty kur kam pare filmin. Pra, i dyzuar pasi po me shijonte duke qene se kish skena mjaft te arrira po dhe pak me ndjesine se po shifja nje film tw pare prej tij me ilustrimet e zakonshme dhe dilema morale fetare (for dummies) kur thua ti.
, filmi eshte edhe nje konglomerat i krijimtarise se tij te meparshme. Kam ripare dogville dhe manderlay, po veshtire se do rishihja shume here kete film te tij te fundit.
po mendoja gjithashtu se nese filmi do ish bere me aktore amatore apo te panjohur si te idioterne, pra jo keta te famshmit matt dillon uma thurman nuk do kish te njejtin impakt. Mendoj eshte nje zgjedhje mjaft e miremenduar ne kontekstin e vendit ku zhvillohen ngjarjet dhe prototipit te serial killerit.
Merita e von trier eshte qe shtron pyetje, por njekohsisht jomerita qe u jep perseri pergjigje shteruese.
Do vecoja skenen e vrasjes se bjondes ne apartamentin e saj kur e fton te bertase ne dritare pallati pasi asnje nuk do ta degjonte sidoqofte. Aty per aty me kujtoi ulerimen e bjondes ne fund te blow out te de Palmes. Ne kete shoqeri indiferente cdo ulerime individuale perfundon ne vesh te shurdher. Per te gjitha keto mendoj se filmat e von trier mbeten Filma autor qe te ygjojne reflektim…
Very Nice review indeed.


#7

eh… nuk jane fjale te mira ato… jane percjellja e cfare ndjeva ne lexim te blogu (ne ia arrita ta realizoj edhe ate). Review-ja ka nje totalitet dhe nje kompletesi (mbi kete autor) qe ca te them… . Kuptoj vetem sa shume e vlereson, e kupton, dhe je’, me kete regjisor ne shtjellimin e tij permes filmave.

do shtoj dhe kete (mos m’a merrni per kundershti ose fryrje puplash meqe mund te dal kundra): Me ato pak pune qe kam pare (si me lart), nuk ishte fare ndonje misogjinizem qe me kaloi neper mendje mbi LVT. Por me teper nje ‘self-destruction’ - nje vetëshkaterrim i qëllimshëm nga ana e LVT. Ky self-destrucion, i cili tregon se ka gjera qe shkojne keq, dhe nuk eshte e mundur qe te vihet rregull.

Nuk do arrij ta shoh kete film. Sitet e mia s’funksionojne me, bej hesap as filmi i Damien Chazelle-it s’gjehet dot.


#8

trajleri interesant
sidoqofte s’besoj ta shihja dot pa ndihme kete tematike. Texas chain saw massacre e kisha lene pergjysem.


#9

Nuk di a e vure ré por ne film, andej nga fundi, ka literalisht imazhe nga filmat e tij te meparshem. Nje arsye me teper per te thene se filmi te jep pershtypjen e fundit te nje krijiimtarie…

E megjithate (me gjithe prezencen e aktoreve star), te pakten ketu ku une jam, filmi ka dale me pikatore pra, distribucioni i tij nuk ka mundur te hyje ne rrjetin e gjere te kinemave. Kjo eshte hera e pare per nje film te LVT.
Nje mendje me thote se arsyeja eshte ajo qe quhet rendom dhuna ne skenat e filmit. Ka shume mundesi te jete keshtu.

Sa per karakterin nje cike «metafizikë per dudumët » te filmit, po e zgjeroj cik me vone, ne nje post tjeter, por po ta thonim me nje fjali, mund ta reduktonim në «me thuaj se c’lexon, te te them kush je » (por e theksoj, eshte cik e reduktuar, por amà në esence, kjo eshte).


#10

E ke mire per punen e trailerit: eshte vertet permbledhes (perfaqesues, …) i filmit (mos harrojme qe filmat e mire kane enkas trailer komercial, por qe shpesh nuk eshte pothuaj fare fare permbledhes, perfaqesues i filmit perkundrazi, eshte ‘i rremë’). E anasjellta nuk eshte detyrimisht e vertete, traileri i ketij filmi eshte prova e kesaj qe them.

Nuk e kisha pare kete trailer, e kisha vene automatikisht ne blog, meqe ishte traileri zyrtar dhe kaq. Ne France ka qarkulluar nje tjeter, me skena VETEM nga «incidenti i pare » (5 krimet ne film quhet ironikisht incidente).
Ky :


#11

Mosshperndarja e madhe mendoj se ka ardhur kryesisht per shkak te skenes se vrasjes eksplicite te femijeve. Me sa kam pare une ajo eshte skena e pare aq realiste e vrasjes se nje femije me pushke ne kinematografi. Ne salle degjoheshi ah e uh gjate asaj skene mjaft te ndjeshme per publikun. Dhe eshte naivitet per mendimin tim se kinemate jane perplot me filma te dhunshem dhe njekohsisht te demshem per intelektin.


#12

nuk kane si te hapen keto filma, nuk eshte faji i sitit jane teper te rinj, sapo jane hedh neper kinema, prit ndonje muaj. Filmi i damien chazelle, First Man kete jave doli dhe ketej neper kinema, dy jave kish qe kish dale ne Usa. Ky i fundit per mua nuk ka per te qene fare sukses komercial sic mund te pritet nga subjekti.


#13

Eshte sic thua ti. Biles une njoh personalisht disa njerez qe kane dale nga kinemaja ne ate moment.

Jam dakort me ty: po te kemi parasysh se c’dhune shfaqet ne ekranet e kinemave dhe tv sot, i bie qe filmi i LVT nuk ka dhune. Ose atehere, duhet revisionuar koncepti i dhunes ne imazh. O njera o tjetra.

Ne fakt, ajo qe i shqeteson disa eshte fakti se imazhet (filmin) e LVT nuk e fshijne dot nga memorja, sic fshijne me shpejtesi rrufeje 99% (100% ne fakt, kot bej modestin) e filmave qe shohin. Por per kete nuk eshte fajtor LVT. Sic nuk eshte, ne nje regjister KREJT tjeter, dhuna psh tek «Serial Mom »


#14

Nese ke deshire, mos hezito per «First man ». Ok, do te te bezdisin çik momentet kur Chazelle bën si Kubrick-u (2001, a Space odyssey) ose si Malick (më sakte, «Tree of life » for dummies :grinning:) por s’ka gje: jane shume minoritare ato momente

Me thuaj nese shkon e sheh «Delegacionin ». Ose me troç: shko shife per hatrin tone :grinning:, dhe na thuj dicka

:wink:


#15

E pashe first man, eshte sic thua ti, ne fakt bente mjaft si malick, me pak si kubrick.


#16

Aaaaa, e paske pare !
Ai ben si Malick kur e tregon Armstrongun ne familje, me gocen e vogel (ose me kalamojt ne pergjithesi).
Dhe si Kubrick kur e filmon skenen në forme subjektive, pra nga brenda kaskes se pilotit (heshtja, frymemarrja e pilotit etj ). Por nejse, ka talent (skena e mberritjes ne Hene eshte vertet e arrire)


#17

nuk te besohet qe gjithe ai film te kete brenda skena me tiger e qengja, apo vizatimore. Perpiqem te kuptoj nga i ka ardhur nje ide e tille, si mish i huaj i instaluar ne te teren duhet te jete…
Ben Godard eksperimente me kolazhe por nuk jane aq kollaj sic paraqitej ne trailerin e LVTse…


#18

Jane grimca. Zene shume shume pak vend. Keshtu ka bere edhe tek Nymphomaniac


#19

filmat amerikane ne pergjithesi nuk kane patur te bejne me kohen e daljes ne USA dhe i gjeja menjehere te ngarkuar (uploaded) ne sitet qe vizitoj, krahasimisht me filmat e vendeve te tjere qe merrnin muaj te tere. Jane pikerisht keto site qe nuk jane funksionale më, me ç’po shoh. flm nese ke nje link per mua.


#20

Ne rregull, faleminderit per pergjigjen. Per sa i perket asaj qe thua qe eshte bere boze kritika per misogjonine, ndoshta me shume se banalitet eshte fatkeqesi qe nje pjese e madhe njerezish, me sakte grash, jane te ballafaquara me misogjini te rendomte, edhe pse ne forme arti. Gruaja e portretizuar vazhdimisht si viktime dhe si objekt torture sadiste mund te verehet si tendence misogjiniste e regjisorit. Fundja te gjithe regjisoret kane tendenca.