Mirseerdhët tek tema e kinematografisë dhe televizionit. Këtu mund të diskutoni apo të ndani me të tjerët përshtypjet tuaja mbi filmat, dokumentaret apo serialet/ngjarjet televizive sipas dëshirës tuaj.
Star treku i ri eshte njesh. Edhe orville nuk eshte keq
Lanthimos, pak me human, por prape ‘sadist’. Lufta per mbijetese e pushtet dhe natyra njerezore, mbeshtjelle ne nje komedi te zeze.
lanthimos pak e njoh por besoj ai ben si sadist apostafat qe te te torturoje.
keto dite pash Two lovers, James Gray, 2009, pothuajse perfekt - ne fund sikur e humbi pusullen.
The Party, i papare
The Lobster?
Venom shume i lezetshem. Sidomos muzika e eminem ne fund …chef d’oeuvre!
Nje review nga The Guardian:
filma24 paska dy pune te Jake Kasdan, bad teacher & sex tape
Mos promovo platforma pirate, pasi nuk eshte morale/legale, po te vihet policia dixhitale e ed rames nga pas
m’u kane c’akorduar butonat e tastieres, meqe dukesh kompetent, si t’i rregulloj se problem sa s’behet
Sa transgresiv (pra kurajoz) eshte Bad teacher, aq i qullet (zhgenjyes) eshte Sex tape (dmth: kohe e humbur…)
Palé sa me virtuozitet luajne Olivia Colman, Rachel Weisz apo Emma Stone (zaten te treja jane kandidate per Oscar)
drama, drama, drama, oh mama
review-ja per ate te fundit nuk eshte ne blog, dhe kur googlloja per autorin per tu habitur sa tituj te tjere koti kishte nga Kasdan.
Blej tastiere tjeter, po nuk e zgjodhi problemin, blej kopiuter te ri. Jam i sigurte qe nje nga dy opcionet do funksionoje
Thua ta kem komentuar? Më duket se po! (por nese eshte keshtu, eshte nga te paktit qe ka humbur. Flas per review-në
sa i keq behesh. komedi e zeze me shume se drame. film argetues.
Coleman me gjase e fiton. une i kam qejf aktoret qe vijne nga karriera modeste. kam pas ndjekur nje serial britanik ku ajo luante rol polici dhe te hyn ne zemer krejt natyrshem. pak a shume me kujton Frances Mcdormand.
si kompetent qe je jo keq e zgjodhe problemin tregon potencial per me shume, variteneqen