Kinematografi dhe TV - 2018

vallaj eshte e padurueshme te lexosh qe ky film qe eshte nje makth i tere, perveç se nje maskarallik pafund, qeka edhe realist. Eshte per te plas fare, as shok Enver nuk ben fajde me.

edhe une besoj se, per ta kompletuar shpjegimin nevojitet ilustrim i anes tjeter te medaljes, nga filmat jo-realiste, ne kuptimin pa-vertetesi, sesi shkelet nga ana e regjisorit ne plan sekuencat e tij, vertetesia e kinemase (jo e realitetit pra).

a ma rekomandon ta lexoj kete liber, qe te kuptoj me mire pikenisjet e tua?

nuk ta rekomandoj si liber, eshte shum i vjeter (un e kam lexu shum heret si liber i kohes Musolinit), ka rendesi historike me teper, sot eshte acqua passata. Pastaj premisat e tij nuk jane te mijat. Aksiomat e mia jane me baze Zotin, jo te djathta degjenerative etj.

Per filmin ne fjale nuk duhet ndonje aksiome, premise, lexime ttj, mjafton vetem buon sensi. Nje njeri normal del nga sinemaja i çakerdis nga ky film, ndoshta nje i çkardiser para del nga sinemaja ngambrapa si normal.

tani duhet me ik. ta them qe mos te duket se po ta lej thate pergjigjen per momentin, nese ke gje tjeter per te thene.

na jep nje rekomandim tjeter pra, mundesisht ndonje lexim te shkurter, kur te kesh kohe se nuk ka ndonje nxitim.

Mua te Mulholland Dr. me jane ngritur qimet e dores perpjete si maces kur ata dy njerezit e vegjel hyne qe poshte deres. E njejta gje me ka ndodhur kur bie telefoni ne dhomen e Zones tek “Stalker”. Ndersa me Stalkerin ketu po themi pak a shume te njejten gje ne menyra te ndryshme. Nje film eshte realist kur ti e ndjen brenda vehtes si realitet ose mundesi. Meqe ra fjala kam pare 6 filmat e pare te “Dekalogut” te Kieslowskit dhe me kane pelqyer pa mase. Nuk di nese i ka pare dikush tjeter. Muzika e filmit pastaj eshte tjeter muhabet…

Mungon tek lënda me te cilen jane bere filmat e tyre, tek materja, ose per ta thjeshtuar edhe me shume, tek montazhi i tyre. Por jo ne te gjithe filmat e tyre (psh, mua me ka pelqyer jo pak “Pacific Rim”) dhe Gondry ka edhe tentativa te mira (ose pjeserisht te mira, pra ne te njejtin film ka pjese interesante dhe pjese-gadget).

E vetmja pyetje me mënd qe mund te shtrohet eshte (dhe më kujtohet shume mire qe, dikur tek peshku i vjeter ma ka pas bere Lulian Kodra: po mire, ku eshte e keqja e filmave-video-clip ? E ça pastaj qe jane video-cliipeskë?

Asokohe nuk u zgjata dhe nuk u pergjigja; po ulem pak me vone te jap argumentin tim pse jam kudner

A i bie qe ke pare te 18 episodet e sezonit 3 te “Twin peaks” ?

ne fakt e kam te veshtire te rekomandoj vetem nje liber dhe per me teper te shkurter, per dy arsye:

1-mund te rekomandohet çfar ndiqet vete, ndryshe s’ka kuptim rekomandimi. E per vete nuk ndjek asnje mendimtar, shkrimtar artist ne parim, qofte edhe gjenial, sepse nuk ka kuptim te ndiqet psh Kadareja, e te thuhet psh “jam kadarejan”. Ne realitet gjen te tille loqe, por nese ke dy pare mend mund te thuhet qe jam dakord me kete pikpamje te Kadarese ne filan liber, eshte i modh Kadareja, shum i modh ne kete paragraf ose faqe te ketij libri. Kjo presupozon qe Kadareja mund te jete i vogel, shum i vogel ne aksh faqe te aksh libri te tij.

E kemi shembullin gratis qe ti solle: Max Nordau, çifut me intuiten gjeniale qe njerzimi ka arritur nje pike ku modelet e tij jane artistet moderne qe me perkufizim jane skizofrene perverse, shprehja tironse “degjenerata!” (argumentuar nga kolegu i tij çifut Frojdi). Sintomen e koleres moderne e ka kap sakte, ilaçin jo, sepse sipas tij shpetimi eshte ne kthim ne moralin tradicional dhe ruajtjen e mendesise Iluministe (qe ne fakt eshte shkaktare e modernes), racionalitetit iluminist francez, logjikes se te Drejtave te Njeriut, ne kuptimin qe te gjithe lindin njerez, dmth te barabarte, nuk ka çifut brekmut dhe race ariane te pastert. Ketu eshte halli, se vete isht çifut i integruar (ka qene figura numer dy e levizjes sioniste, ideolog dhe udheheqes politik) qe u dizintegru nga çeshta Drejfus qe nxori sheshit se Franca iluministe kishte edhe felen tjeter obskurantiste. Ketij njefelori iluminist racionalist i dukej skandaloze ekzistenca e feles tjeter iracionale, te cilen e tregonte kolegu i tij çifut Frojdi si gjene me te natyrshme te shpirtit njerzor te strukturuar ne forme ajsbergu: 9/10 nen uje te nenvetdijes.

2-ne vazhdimsi te pikes 1 legjitimisht behet pyetja: atehere cili mund te ndiqet? Mund te ndiqet vetem nje vizionar qe hap udhe te reja njerzimit, jo lloqe te reja kavaje intelektuale, si psh: Moisiu qe bente katruve dhe qypa balte, Muhameti qe ishte trasportues me gamilje, Jezui qe ishte marangoz, Buda qe ishte thjesht nje adoleshent qyrranjos qe braktis familjen etj. Lista mund te vazhdoje edhe ne ditet tona.

Tjeter pyetje legjitime: pse pikerisht keta te ndiqen?

Sapo e diskutojme nje arsye pse: çeshtja e reales dhe te vertetes, ç’eshte reale dhe e vertete sipas Stalker dhe Katror i rrumullaket? Eshte lesbike qe pallohen? Teknika te reja filmi? Futja pordhes eshte si çdo intelektual tjeter qe flet sipas librit te fundit qe ka lexuar.

Kurse vizionaret deshmojne se reale dhe e vertete jane ca gjera esenciale, te perhershme, te panegociushme, te dekalogueshme, arketipi qe nuk kupton dot Pjeri (por fatkeqsisht jo vetem Pjeri).

i kam filluar pjeset e para, por duhet thene qe eshte mjaft intrigues, ndihet universi lynchian qe ne fillim dhe kryesisht fokusohet rreth linjes se Laura Palmer, nese ke pare fire walk with me dhe serite e para te sezonit te pare e ke mjaft kollaj ta ndjekesh. Keto aktoret ende nuk jane shfaqur te gjithe por i kam pare qe dalin me vone nga disa klipe youtubse

squer, ky muhabeti i Max Nordau, çifuti-fashist krijues i shtetit te Izraelit, qe u lebetit kur pa se Franca iluministe tregoi felen tjeter obskurantiste ne çeshtjen Drejfus, me kujtoi nje incident ndodhur shum vite me pare ne nje vizite ne nje shtepi ku nje çun i vogel 3-4 vjeç çdo mbremje qante sepse ikte dita dhe vinte nata.:grinning:

disa autore te mire te disponueshem tani ne amazon:

  • Fear and Desire, S. Kubrick
  • That uncertain feeling, E. Lubitsch
  • Superbad, G. Mottola
  • Mia Madre, N. Moretti
  • Ten, A. Kiarostami
  • Behind the Candelabra, S. Soderbergh
  • Patterson, J. Jarmusch
  • Manhattan, W. Allen
  • Blue Velvet, D. Lynch
  • Wiener Dog, Todd Solodz
  • Good Time, Safdie brothers
  • Total Recall, P. Verhoeven
  • Arrival, D. Villeneuve
  • Some like it hot, B. Wilder

do rekomandoja nga vetja:

  • 20th Century Women, Mike Mills (i shoqi i Miranda July,)
  • Girl most likely, me Kristen Wiig

Per sa kohe perdorur amazon hera e pare te rastiset nje numer i tille autoresh njeheresh, zakonisht mezi ka nje a dy. Maximumi me pak se gishtat e nje dore.

Nuk kam pare nga keto:

  • asnjehere filmin e pare fare te Kubrickut (1953!). Nuk di a dallohen tashme gjurmet kubrikiane (që me filmin e parë).
    Kubrick ka qene regjizor, per mendimin tim (dhe jo vetem), for better or for worse: “2001: A Space Odyssey” eshte nje perle e vertete, nderkohe qe “Dr. Strangelove” eshte film qe nuk permban as 1% kinematografi brenda! (dhe thua me vete: s’ka mundesi ta kete bere Kubrick !!).

  • As “Iluzionet e humbura” te Lubitsch nuk e kam pare; por duhet te jete i mire

  • as “20th century” - ky i shoqi i Mirandes ka qene realizuesi i videoclipeve te grupit “AIR”. Nuk e paragjykoj, por kam frike se eshte kinematografi gjys-hippy gjys bourgeois-bohemian (problemi eshte tek gjys-gjys, ok?)

ps: ti me duket se ke pare “LADY BIRD” te Greta Gerwig? Ka dale ketu, por kam hezitu te shkoj ta shoh se kam frike mos dal nga kinemaja ne krye te çerek oreje (kritika qe ja kam besen s’ka thene fjale fort te mira, edhe pse deshira per ta mbrojtur filmin ka qene e madhe “per hater” te Gretes. Por…; ncuk…

Nuk i ka ende siti im nominimet e Oscars, por Greta Gerwig do ta shihja me paramendimin e nje filmi limonade gjithnje, sic jane filmat sundance. Tamam sic ke percaktuar edhe ‘20th Century women’. Kelly Reichardt eshte me e mire se ajo, po ta krahasosh me nje amerikane te kategorise.(i bie te jete me e mire edhe se Mike Mills).
Por me mire se nje hollywoodian nga ata qe rreshtohen per Oscar, besoj duhet te jete. Nuk di c’duhet bere me Sundance films, faktikisht. Une vete tek rekomandova kam parasysh faktorin enertainment qe me ndikon ende mjaft sepse arrin me manipulon. Dhe ndoshta ke te drejte, eshte nje rekomandim gjysmak, ne kuptimin qe nese do bere dicka beje tamam.
Greta Gerwig, eshte si ata nxenesit qe ecin me opinion, perndryshe nuk me pelqen qe perfshihet ne celebrime mainstream te cilesise se dobet dhe deformues si Oscars.

Nga Kubrick ke pas vleresuar edhe Barry London, A Clockwork Orange, disi edhe Eyes wide shut, Nuk e dija kaq keq Dr. Strangelove.

1 Like

Dr. Strangelove eshte skeç, nuk eshte kinematografi

1 Like