Kjo Neda eshte gallate fare!

3 Likes

Para dy netesh tek Stadiumi Dinamo ca 22 vjecare theren dhe vrane nje 22 vjecar, djale i vetem… per nje karikues telefoni, dhe per BURRNI, natyrisht. Plehrat e plehrave.

Nada e ka qare po problemi eshte se shumica e atyre qe ju drejtohet nuk merren me lexime shkrimesh kur hapin gazetat (online, a leter) dhe pra mesazhi deshton te mberrije targetin e mbetet retorike.

Ho me, e nxoret’e! Ma kishit heq ate graden me i kalu pa pyt njeri. Une e propozova ne mjes,tash e ka hum interesin, se eshte lexu gjithanej. :slight_smile:

edhe mu me kane bere downgrade stemash o pjeter, s’na ka me sy te mire administrata, po e kuptueshme fundja.
Une s’e kisha lexuar dot, keshtuqe flm.

1 Like

E pashe dhe une ate lajm .gjynah cuni si drita .

Bukur, shkrimi me pelqeu, dhe do te deshiroja qe gjith shtypi e media ta jepte.
Vetem titulli, sikur nuk i shkonte seriozitetit te shkrimit.

1 Like

Cfare lidhje ka titulli me shkrimin? Ku eshte gallata e vrasjes se njerezve?

Eshte injorance e madhe. Te rinj te papune qe vertiten rrugeve pa nje qellim konkret ne jete, pa ambicje. Thjesht duan paret tu bien lart nga qielli e te bejne te fortin.mentalitet shpellaresh dmth. Veshtire do ta kene shoket atje.

2 Likes

Ja sa te vije Shkaba dhe do t’ju baje fertele,se keto sene nodhin perdite anej nga ju. Sherri agravon ne forme cirkuiti. Sebep bahet nje karikus,pastaj kalohet ne sharje,nga sharja ne grushte, e grushtit i pergjigjen me thike apo patllake.
Per titullin,Neda eshte gallate,jo shkrimi.

Varja,spo e nxier dot linkun sic kam qef. Sidrit Bejleri kishte ba nje status interesant.

Pasqyra e ati zullumi ekonomik dhe social qe kemi kaluar 25 vjet. Mjere kush iken dhe familjet e tyre.
Duhet te kercase druri nja ca vjet dhe njekohesisht te promovohen te mbaret. Te rinjte kane nevoje per shembuj dhe shembulli i suksesit ka qene per kohe te gjate i forti me benc dhe femija e politikanit.

1 Like

Kete mungese vleresimi per jeten nuk do arrij ta kuptoj ndonjehere. Si ne rastin e atyre qe vrasin per nje fjale, apo te atyre qe marrin jeten e tyre prape per nje fjale qe shkembyen me prindin a me dashnorin. Duhet te behet ndonje fushate sensibilizimi se loqizimi s’ka brire, ja tek ca gjera te tilla duket.

Deshtimi i reformes ne arsim
Adoleshentwt vrasin dhe vrihen per nje i phone, njesoj sikurse bliheshin ushtaret e lagjeve te varfra te gomorrah e savianos.
Gangot e vegjel sot frymezohen nga modele mediatike si noizy e stressi.
Neda si produkt i kesaj bote mediatike qe frymezon keto modele komerciale, jo me kot perdor terma te tille per te terheq vemenndjen

Ja per Pjetrin meqe e respektoj

1 Like

ishin 10 kunder 1… e qelluan 8 here me thike, dhe tani thone ; “po jo, ne nuk donim ta vrisnim, aksident ,padashje.”

njerez pa seder, pa karakter, pa asnje pike ndergjegjeje (burrni jo e jo), nuk ka arsye te jetojne ! -duhet te kthehet denimi me vdekje !

1 Like

mbreme isha me cel dhe “copy paste” i linkut nuk e hapte preambulen e shkrimit. defekt i faqes se peshkut,se here te tjera ka qene hap,ja kshu sic te ka dal ty.
faleminderit per respektin :slight_smile:

1 Like

Paska qene dhe djale i vetem i ziu.

Per cilat nena e ka fjalen Neda? Per ate qe vodhi neper dogana dhe nuk ka ndermare asnje nisme pro femijeve dhe grave? Per ato gjykateset e pedagoget qe per te siguruar luksin e femijeve te tyre marrin ne qafe femijet e te tjereve? Per ato si puna e deputetes qe I biri vrau kater …po prape eshte biri im? Ec me poshte drejtoresha pafund , mesuese qe rrjepin kalamajte e botes per te llastuar kalamajte e tyre. Kush moj shoqe nga keto doli protestoi kur pa qe nenat anembane Shqiperise ngarkohen, punojne token rropaten per te nxjerre kafshaten e leket qe.mundesojne luksin e tyre? Pse femija te degjoje familjen dhe jo shoqerine, kur eshte familja.ajo qe duhet te ndertoje nje shoqeri me te mire per femijen dhe qe te jete koherente me parimet e familjes? Llafe boshe sepse familja ketu ka kohe qe eshte çoroditur dhe ska asnje reforme asnje nisme qe.te merret me kete problem.

4 Likes

I jati i vrasesit po kerkonte falje. I biri me thike ne dore,mbylli llogarine e jetes nje dali te ri,pa fillu jeten hala,por tashma,ka hap nje llogari qe s’do te jete e lehte per jeten e vet. Ndjesa mund te kete njefare mirkuptimi,kur ne radhe te pare,i jati te denoje ashper veprimin e djalit te tij dhe te kerkoje ndeshkim shembullore per te. E thashe, ju ka plas ne dore, se keshtu eshte sherri,po gjithekushe do te duhet te vuaje konseguencat. Nje djale i ri humbi jeten dhe dikush duhet te paguaje per kte. Pjesa tjeter eshte patetizem,qe plas ne kshu rastesh.

2 Likes