Koment

Në kushte normale e në një vend më të madh se Shqipëria – le të themi më mirë Tirana – është po aq normale që, së pari, të njihesh me veprën e dikujt e pastaj, nëse interesohesh, të njohësh më mirë autorin e së fundmi, po t’u dha rasti – që duhet të jetë pothuajse fat – të njohësh edhe njeriun pas veprës dhe rolit publik. Ndërsa në mëmëdhe nuk është çudi ta bësh këtë udhë së prapthi, me një fjalë, të njohësh njeriun së pari, pastaj të marrësh vesh që është edhe autor e së fundmi, në pastë fat vepra e tij, të ulesh e ta lexosh edhe këtë të fundit.

http://revistasaras.al/2016/10/01/koment/

3 Likes

pa