Komunitetet fetare në Shqipëri nxisin kombin drejt Europës

kleriket-shqiptare-696x461

Të gjitha komunitetet fetare në vendin tonë janë bashkuar në një deklaratë të vetme që përshëndet vendimin e Komisionit Europian për ta rekomanduar pozitivisht hapjen e bisedimeve drejt anëtarësimit me Shqipërinë. Myslimanët, katolikët, ortodoksët, bektashinjtë dhe ungjillorët kanë inkuarajuar institucionet dhe shoqërinë të përpiqet fort për integrimin e vendit në BE, si destinacion natyral i Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Ne, Komunitetet fetare të pranishme në Shqipëri: Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike, Komuniteti Bektashi dhe Vëllazëria Ungjillore, shprehim përgëzimet më të përzemërta për popullin tonë shqiptar, me rastin e marrjes së rekomandimit pozitiv nga ana e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me BE.

Rrugëtimi ynë drejt Evropës, aty ku ne përkasim natyrshëm, është tashmë një fakt dhe një dëshirë e popullit tonë. Etërit themelues të shtetit shqiptar, ndër të cilët ishin edhe klerikë të besimeve tona fetare, ishin të bindur për këtë përkatësi. Po ashtu, në kohët më të vona udhëheqësit fetarë të Shqipërisë, nuk kanë dyshuar kurrë për vokacionin evropian të shqiptarëve, vokacionin për një shoqëri të lirë, ku të gjithë të ushtrojnë të drejtat e tyre, përfshi edhe të drejtën themelore të besimit. Ne besojmë se liria e fjalës dhe e besimit, familja, paqja, solidariteti, janë vlera mbi të cilat mbështetet edhe shoqëria jonë, që aspiron të jetë pjesë e familjes evropiane.

Ne Komunitetet fetare në Shqipëri ofrojmë një model të harmonisë dhe të vëllazërimit, si një shërbim ndaj njeriut, shoqërisë dhe ndaj aspiratave të ligjshme të popullit tonë, ndër të cilat është edhe hyrja në familjen evropiane. Kjo harmoni dhe ky model është një pasuri që ne sjellim dhe mbartim me vete në rrugëtimin tonë drejt Evropës dhe është një e mirë për vetë shtetet që sot përbëjnë këtë organizim politik e shoqëror. Shumë herë është theksuar që kjo është një vlerë e çmuar e jona. Për këtë ne jemi të gëzuar dhe entuziastë dhe jemi gjithashtu të angazhuar ta promovojmë në çdo rast dhe kudo, duke punuar që ajo të mos cenohet, as nga faktorë të brendshëm e as nga nxitje keqdashëse të jashtme.

Me këtë rast ne i bëjmë një thirrje me ngulm dhe vendosmëri ndërgjegjes së të gjithëve, politikës në përgjithësi e qeverisjes në veçanti, që të vazhdohet puna me përkushtim nga ana e të gjithëve për përmbushjen e standardeve që duhen për të qenë pjesë e Evropës. Në mënyrë të veçantë duam të theksojmë përpjekjet për reformën në drejtësi, për të cilën kemi pasur rast të flasim edhe në deklarata tona të mëparshme. Po ashtu lufta ndaj korrupsionit dhe ndaj varfërisë së shqiptarëve. Nuk duhen mbyllur sytë ndaj shtresave në nevojë, ndaj punësimit të të rinjve dhe subvencionit të familjeve në vështirësi, nëpërmjet skemave të drejta të asistencës sociale. Prosperiteti ndërtohet me punë dhe duhet të intensifikojmë përpjekjet që kreativiteti dhe energjia e rinise shqiptare, si edhe kontributi i sipërmarrësve tanë, të vlerësohen e inkurajohen. Në këtë mënyrë do të ndalet hemorragjia e shumë të rinjve dhe familjeve drejt vendeve të tjera, por edhe dëshpërimi që kaplon shpesh të rinj e të reja të vendit tonë. Duhet të nxisim e të japim shpresë për të ardhmen në vendin tonë. Duhet të bëjmë detyrat mirë që më pas kryelartë të kërkojmë mbështetje nga të gjitha vendet e Evropës.

Një thirrje e fundit, por shumë e rëndësishme nga të gjithë ne religjionet bashkë, i shkon Kancelarive perëndimore. Nëpërmjet ambasadave të tyre, të akredituara në Tiranë, ne u kërkojmë shteteve anëtare të BE që të mbështesin akoma më fuqishëm këtë proces. Është në të mirën e Evropës që edhe shqiptarët, e pse jo i gjithë Ballkani perëndimor, të jenë pjesë e saj. Ne shqiptarët jemi pjesë e Evropës dhe sigurisht pa njëri-tjetrin jemi mangut: ne pa Evropën dhe Evropa pa ne. Na bashkon një histori më e gjatë se sa e këtyre dekadave të fundit. Është një histori mijëravjeçare dhe janë rrënjët e përbashkëta kulturore e shoqërore që ne kemi e që na lidhin. Ne ju bëjmë thirrje përzemërsisht, por me vendosmëri, që të mbështesni hapjen e negociatave dhe sa më shpejt edhe anëtarësimin në BE të vendit tonë.

Të bindur se fjalët tona nuk do të bien në vesh të shurdhër, ne ripërtërijmë angazhimin tonë që nëpërmjet lutjes drejtuar të madhit Zot dhe fjalës tonë nëpër komunitetet tona, të jemi gjithmonë mbështetës dhe promovues të vendosur të së mirës, të paqes dhe të shpresës për të ardhmen.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe ne të gjithëve.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha Katolike

Kryegjyshata botërore e bektashinjëve

Vëllazëria Ungjillore

Cfare eshte kjo Vellazeria Ungjillore? Perfaqesimi i protestanteve te Shqiperise? Luterane apo te reformuar?

jane protestante luteriane te reformuar mbas Reformes luteriane kunder Papatit qe nuk donte vllazeri ungjillore gjithsekush per hesap te vet, por Inkuizicion mesjetar.

Feja sidomos ajo kaure sikur duhet Te merret me mbreterine e perendise e jo me hyrjen ne BE .

Nuk e marr vesh si e ke thene kete, me ironi apo jo, por sidoqofte ngambrapakristianizmi e ka dy felet, kete qe thu ti, por edhe kete qe thote ky trimi freng qe ja ka vene bolet ne bige Stalker, e qe pretendon qe ne kete menyre i ka bashkuar te dy felet fe-politike.

Charles Maurras, themeluesi i Action française, nga ku kane mesuar tere hitleret, musolinet, pinoçetet e botes, e mbante veten “catholic athée” si peshqit ngambrapakristiane qe dun Evropen. Ka thon:

Je suis athée, mais catholique.

Pra ketij trimit nuk i interesonte mesazhi evangjelik, por deshironte nje Kishe si institucion qe garantonte rregullin social.

Po njesoj edhe Hitleri qe admironte strukturen organizative te Kishes Katolike, dhe shkoi me tej, duke kerkuar te imitonte strukturen e Kishes Katolike ne organizimin e shtetit nazist.

në titull thuhet ‘‘nxisin kombin’’,ndërkohë që në brendësi nuk përmendet fjala komb por shtet. kjo e para. e dyta gjuha gazetaro-integrimse me ‘‘religjion’’,’‘komunitet’’,’‘prosperitet’’,’‘kreativitet’’ etj. dhe e treta,harmonia fetare ekziston për sa kohë populli do identifikohet si shqiptar. por kjo,afatgjatisht,është në dyshim përderisa kombëtarizmi që ushqen të qenit shqiptar është dënuar me vdekje! dhe e fundit,
nuk të qas njeri në shtëpi duke bërë vazhdimisht lypsarin!

Jemi prape te konflikti fe-shtet. Po nejse…hyrja ne BE ka arsye financiare per te gjithe. Te marrim dhe ne nje copez nga torta.

ne temen e nordhjes se Krishterimit po thoje qe te gjithe dynden ne Evrope per vlera shpirterore.

ne fakt ktu e ke pas hallim edhe ti qe ke shku ne vendet skandinave te krishtera, ke e hongermja aty e paske pas hallin dhe ti. Tek e hongermja aty me mesazhe evangjelike ungjillore.

Pse vetem ajo kaure. Apo per mutikulturalistet feja madhore eshte lule mos me prek.

Ate hall ke patur dhe ti. Te hash buken e sekularisteve ne Itali e te llomotisesh per madherine e Islamit ketu ne peshk.

ti je e lire te imagjinosh çdo gje lidhur me mua, po vetem mund te imagjinosh perderisa une nuk jam shprehur pse ndodhem ne Itali, biles nuk jam shprehur pse shkohet drejt Evropes, e pse shkojne shqiptaret drejt Evropes.

Ti je shprehur se shkohet per ideale, e sot po thu qe shkohet per te honger nje cope torte.

Dmth ti vete shkon per idealin e te hongermes aty, e ja projekton kete te tjereve, kujtdoqofte.

Per cfare idealesh emigrohet jashte? Kush ishin idealet e tuaja: leku, karriera profesionale, ndihme financiare per familjen…keto nuk jane ideale. Nuk e dija se emigrohet per ideale. Ka dhe nga ata qe jane bere pishman nga emigrimi (si puna ime). Kjo teme nuk ka kufinj diskutimi persa kohe qe ne njerezit nuk i njohim personalisht e nuk i lexojme dot koken.

Inge edhe po te kthehesh pishman do behesh se kur ike besoj ke ikur pa pishman vecse nostalgjia ndoshta ta ka rritur pishmanllekun aty ku je. Njeriu s’gjen karar.

te thash qe un nuk kam tregu idealet e mia ne Peshk, e as interesat e mija e te hengermes. Nje nga arsyet eshte se handikapateve, mbasi te demaskojne me imagjinate qe niset nga realiteti i vete personal (siç ndodhi me Islamin si fe madheshtore qe ka thon terroristi Kardini), nuk ju mjafton kjo e fillojne e te demaskojne me çfar ke bere ne real.

arsye tjeter eshte se edhe me ti thene idealet dhe interesat e mija, nuk ke per te kuptu gje, sepse ti nuk po kupto ca gjera elementare, e nuk po kupto veten ne radhe te pare, qe e mba veten per kristiane, dhe e ha aty ku te intereson.

Tere Europa eshte e krishtere, dhe e krijuar nga vullneti i perendise

Nuk eshte nevoja per moralizime ad hominem. Dhe komentet e mia jane mese te qarta, nuk ka aty ndonje gje te veshtire per te mos u kuptu. Une e kisha fjalen per komunitetet fetare (keto kane nevoje per para se nuk i mban ne kembe vetem Zoti :grin:) dhe jo per individe qe emigrojne per halle.

Duhet ta planifikosh mire kthimin. Nuk eshte aq kollaj.

formalisht une kam keqkuptuar komentin tend te pare, por shkaku i keqkuptimit tim jane komentet e tua me pare ne histori te Peshkut, qe jane te ngjashem me komentet idjote qe ke bere me pas komentit te pare.
Pra un nuk gjykoj ne baze te komentit, qe pak a shume e kuptoj ose keqkuptoj, por ne baze te tipit, dhe un te njof mire se çfare tipi je, e çfar do thush ne çdo teme e di me mire se mami jot.

Mos kujto se je origjinal, as ne Peshk nuk je origjinal ku jane ca kokrra si ty. Edhe ne tipat me origjinale, pako gje origjinale ka. Origjinaliteti eshte me teper iluzion demokratik, dhe komplet iluzion anarkist. Pak gjera ka njeriu, psh ne temen qe diskutojme ka dy fele fe-politike, e çfardo te thuhet, rrotull tyre flitet ne kete teme e tema te ngjashme kur diskutohet per fe ose politike.

Kjo teme eshte tregues qe gjithe teorite dhe muhabetet politike, edhe ato per Evropen, redukutohen si dyfelore fe-politike. Mirpo mohoje njeren fele, e hop te del tek fela tjeter, sikur me qene sume prej llastiku.

Gjithashtu eshte tregues se pak sume dyfelore jane ne bote, rrotull te cilave krijohet universi, ne dukje infinit, i ideve dhe diskutimeve njerzore.

Ne peshk thjesht jepet mendimi. Nuk i jepet rendesi nese ai eshte origjinal apo jo. Bota e internetit eshte e thjeshte, keshtu funksionon, sepse tjetrin mbas ekranit ti nuk e njeh.
Po ja…pak me pare me fute ne mendime…per kete emigracionin per ideale. Komentatori me emrin Stalker mua kete pershtypje me ka dhene me komentet e tij, qe mund te kete emigruar per idealet marksiste ne France. Dhe Franca eshte vendi perfekt per kete gje. Po mu thafshin gishtat nese nuk eshte e vertete se nuk e njoh…

ka dy lloje njohje (dy fela), njera eshte e jashtme kur ti di fakte reale per tjetrin, dmth i ke dosjen ne dore, dhe tjetra eshte e brendeshme, virtuale, qe ti nuk di asgje per tjetrin, por e njef prej atyre qe thote ose shkruan. Kjo vlen edhe ne rastin e gjykimit te nje autori letrar qe nuk i njifet biografia, ose demokratisht injorohet biografia “ç’na duhet ne kush eshte autori, pse shefa kuadri si ne vaktit jemi ne?” (shprehja ne mode “ad hominem” qe sapo e perdore edhe ti). Çfardo qe te besh le shenja kush je, ndryshe nuk do te ekzistonte as ideja e policise dhe kriminalistit.

Por keto felet, si çdo fele, kane lidhje me njera tjetren, pra nga ato qe thua ose shkruan ne virtualitet, mund te nxirren konkluza se kush je ne realitet, edhe pa dite nga bie.

Ka pas njerez ne histori qe kan emigruar per ideal (nemos profetas in patria), edhe ne fillimet e demokracise, kishte persona qe vune koken ne sater per ideale per tu arratis. Ne fakt kjo nuk ka qene idealja per tu bere ne ate situate, por e sigurte qe keta nuk kane emigruar per ta honger aty. Pavarsisht se me pas e kan honger aty si gjithe te tjeret. Kan harruar.