Kopsë e rënë përdhe

Arme%20Leute

KOPSË E RËNË PËRDHE

Po afron korriku …

1 Like

hone shan, e hone Bagdat!

Then Jesus told His disciples, “If anyone would come after Me, he must deny himself and take up his cross and follow Me. For whoever wants to save his life will lose it, but whoever loses his life for My sake will find it. What will it profit a man if he gains the whole world, yet forfeits his soul? Or what can a man give in exchange for his soul?…

http://biblehub.com/matthew/16-25.htm

16:24 Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: “Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë. 16:25 Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë. 16:26 Ç`përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?

1 Like

Faleminderit. E pata cituar nga kujtesa. E korrigjova.

Kjo eshte e vertete, por duhet vene tamam ne kontest “sheshi”. Ne fakt çifti Kadare ecte ne skaj te trotuarit duke mbajtur nje distance nga xhiro e vertete qe kryhej breda rruges se bulevardit. Kjo distance nenkuptonte: “ne nuk marrim pjese ne xhiro-demostrate, por jemi vetem kalimtare”. Tjeter, ritmi i ecjes tyre ishte i shpejte, shume me i shpejte si ritmi i zvarguar standard i xhiros. Pra nje tjeter distancim domethenes nga demostrata dhe demostruesit. Duhet thene se kjo beme nuk eshte se nuk kerkonte guxim per kohen, Kadare ishte nje figure zyrtare, pra rrezikonte me teper; xhesti i tij thoshte me teper se i nje alabaku pjesmarres ne “demostraten e heshtur” duke bere xhiro tamam ne kalldrem te bulevardit sipas ritmit standard.

Pra Kadare ishte rrethi i dyte i guximit, rrethi i trete ishin ata qe me kalamaj kalaqaf (permendur ne shkrim) bridhnin neper rruginat mbas shkurreve te Parkut Rinia perballe Dajtit. Kurse rrethi i katert i guximtareve xhironte me kuriozitet dhe frike neper asfaltin e rrugeve rreth bulevardit. E keshtu varg vale vale me rrathe koncentrike perhapej guximi ne qytet, derisa tretej si solucion i holluar tek disidentet e rrasur ne kolltuk ose ne shtratin e ngrohte te sinjora Bertinit.

Gabohesh, pasi ti kujton se bëhet fjalë për xhiron, ndërkohë që demonstrata duhej të bëhej para Pallatit të Kulturës, tek ish-shatërvani.

Për atë “shesh” bëhet fjalë në shkrim.

Gabimi ne kete rast eshte shume subjektiv perderisa nuk pati demostrate reale, por vetem nje thashetheme e dyshimte per demostrate para se te behej xhiro, e cila se jashtmi u zhvillua normal si perhere. Pra demostrata ishte e brendeshme, çdonjeri e beri siç e ndjeu, edhe ata te kolltukut dhe te sinjora Bertinit bene demostrate sipas rradakes se tyre.
Pra edhe ti ke bere demostrate aty ku ke ndjere se behej, sepse ne shesh te para Pallatit te Kultures nuk pati asgje te veçante nga çdo dite tjeter, krahasuar edhe me pjese te tjera te xhiros. Njerzit ecnin permes sheshit, dhe ne fund benin prapaktheu per te rinisur xhiron pergjate bulevardit qe arrinte deri afer Universitetit, dhe kthim perseri.
Çifti Kadare eshte futur ne xhiro tek Ura e Lanes, eci me ngut pergjate tretuarit te bulevardit te Hotel Dajtit (fare ne skaj te tretuarit), dhe duke mbajtur te njejtin drejtim dhe ritem, nga tretuari ne tretuar hyri ne Broduej, dhe me pas drejt e ne shtepi te tyre.

Keto gjera i di mire si fuks qe perpiloi raportin lidhur me demostraten e heshtur per Ministrin e Brendeshem.

Shih: demonstrata ishte lënë për te sheshi para Pallatit të Kulturës. Aty ishte lënë të takoheshin njerëzit. Ata që gjendeshin aty ishin edhe më të rrezikuarit, parë që sheshi vëzhgohej atë mbrëmje posaçërisht. Ka patur edhe trupa speciale pas Pallatit të Kulturës, që prisnin të ndërhynin, nëse ndodhte gjë. Kishte gjithashtu aty më shumë policë se zakonisht.

Me një fjalë, në shkrimin tim bëhet fjalë për atë shesh, e jo për xhiron, ku qarkullonin ata që kishin më shumë frikë apo ruheshin ca më shumë e me radhë.

Porse dihej që vendtakimi ishte te shatërvani.

Tani si zakonisht diskutimi degradoi se kush eshte me trim, gje qe nuk eshte ne qellimin tim te tregoj. U futa ne muhabet per te treguar llojin e trimnise se Kadarese, dhe ketu me rri nese do muhabet.

Mu me rezulton se çifti Kadare ka kaluar tangent me sheshet dhe bulevardet, duke ecur me ritem te shpejte neper tretuare. Ti ke ndonje deshmi ndryshe, qe ka qene ne xhiro me plot kuptimin e fjales, ose ka qene ulur tek shatrivani para Pallatit te Kultures? Ose qe eshte ndeshur me forcat e rendit duke gerthit: “Poshte komunizmi!”?

Demostrata ku do mbante Syci fjalim, hahaha
Ia ke fut pordhes me ate qe " ai ishte nga te vetmit me shkolle te larte aty, ne mos i vetmi ". Mu nuk me lejoi shoku Enver me bo shkolle te larte ne Shqiperi, por perreth kisha shume qe vazhdonin ose kishin mbaru shkollen e larte … vetem po e pate fjalen qe asnji nuk kishte mbaru shkollen e qenve ke Rrapi Trishit, aty po ke te drejte…

1234567890

bukur me pelqeu :grinning:

Kot je lodh me m’u pergjigj mu mer daj.Une e kisha me te zotin e shkrimit. Ai e ka shkrujt ate fjaline qe une e kam vone ne thojza.

U lodha edhe i çik dhe e korigjova komentin duke i heq fjaline e pare me 5 fjale gjithsej. Tani nuk eshte me pergjigje per ty, por informacion per nivelin intelektual te disidenteve te bulevardit.

Ne xhiro ate dite mungonin fytyrat e njohura intelektuale qe i shifshe perdite te parakalonin. Ishte si nje alucinacion, per vete nuk takova asnje te njohur, per be asnje. Mire une qe kisha vite qe pothuajse nuk dilja me ne xhiro (frekuentuar rregullisht vetem ne adoleshence), por isha nje shoqeri te nje shoke te ngushte maniak i staxhionuar xhiroje, qe takoi ne sheshin para Pallatit te Kultures vetem nje koleg disident me nenen ruse, i cili ankohej gjithashtu se nuk po shifte asnjerin verdalle. Ishin te gjithe persone te panjohur qe shetisnin si fantazma, dhe kam pershtypjen, nga fizionomite, se ishin persone te lagjeve periferike te Tiranes. Plus kishte shume te rinj qe dukeshin te ardhur nga provincat (nga lloji i pardesys, stofi dhe ngjyra, sfumatyra te ndryshme te kafes), me shume mundesi ishin fuksa te infiltruar midis turmes.

Pjer çfar te pelqeu? Ishte nje pelqim vertikal, apo horizontal?

Pastaj ti qe e mban veten per disident, nuk na the ku ishe ate dite? Ku disidentoje, ne ç’rreth koncentrik disidentoje? Apo edhe ti si intelektual i modh ke qene ne qender te trimnise bulevardeske?

Rin që rrin, pse nuk e pyet Pjerin se çfar’ ngjyre e ka pas pardesynë asokohe ?

1 Like

:laughing: ha ha ha ç’me ke bo me qesh! sa kom qesh, sa kom qesh!