Kopshtet gjermane pa lodra për fëmijët

Një projekt interesant zhvillohet në Gjermani prej disa vjetësh, i cili largon të gjitha lodrat nga ambientet e kopshteve për fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç. Në kopësht mbeten vetëm mobiljet dhe orenditë bazë. Në Gjermani kopshtet quhen kita. Elisabeth Seifert drejtoresha e organizatës Aktion Jugendschutz që e mbështet këtë project tregon se qëllimi është që t’i aftësojë fëmijët për të përballuar sfidat e jetës dhe të shmangin varësitë nga drogat apo alkooli në të ardhmen. Fëmijëve dhe prindërve u bëhet vetëm një njoftim fillestar mbi largimin e lodrave, e mandej edukatoret nuk i orientojnë fëmijët se ç’duhet të bëjnë pa lodra. Ajo që ndodh është e parashikueshme, fëmijët nisin të luajnë me njëri tjetrin, lojra që nuk kanë nevojë për lodra apo sende.

Idea e kopshteve pa lodra u zhvillua në Gjermani në vitet ’80 nga një studim i varësisë që u krye në Bavari, i cili zbuloi se shumë nga sjelljet që çojnë në vese formohen në fëmijëri. Fëmijët që nuk përballojnë dot njëri tjetrin, gjejnë ngushëllim dhe izolim tek lodrat, gjë që në të ardhmen, mund të zëvendësohet me ngushëllimin tek substancat dhe veset e tjera. Koncepti është që fëmijët të forcojnë aftësitë për të përballuar telashet e jetës, pa patur nevojë pët një “patericë” psikologjike.

2 Likes

Ide e bukur.

Shume interesante. Veç ne Gjermani, kopshtet quhen; Kinder-Gardner, dhe jo; Kita.

@ Pjer
"Kita" eshte shkurtimi i fjales “Kindertagesstätte”.Ky term perdoret per institucione qe kujdesen dhe per femijet (para)shkollor, me ushqim , detyra shtepie etj.

Termi “Kindergarten” (kopesht kalamajsh) perdoret zyrtarisht per institucione qe kujdesen der ne oren 13:00 dhe jan pa ushqim dreke.

ama te jesh i sigurt se dhe gazetaret gjerman jo rralle se din ndryshimin midis ktyre, i falet Blendit :wink:

mendoj se lodrat jan vetem simptomatike per mungesen e rolit te familjes.
ne klasen e femijes tim, nga 26 femije, 2 (!) femije jan ne familje te pa-divorcume. te tjeret jetojn vetem me mamin qe i ndron kollovaret me shpesh se breket.

Jam shume kurioze te di si eshte ky brez sot krahasuar me bashkemoshataret e tjere.Ne fakt ka dhe studime qe tregojne se ekspozimi i femijeve me shume lodra dhe shpesh ben qe ata te humbin shpejt interesin dhe perqendrimin.

i budalleps sklleverit e ardhshem. sinapset e trurit nuk gjejn lidhje me njera tjetren. kjo gjenerat esht " Koka bosh e barku plot". e kan te pamundur te mbijetojn nese skan tabela ose iphone :grin:

shpresoj te kene sociologe/psikologe ne kopesht, meqe aktiviteti femijes gjithe diten eshte (te mesuarit) marredhenie sociale

Femijet imitojne cdo veprim te te rriturve,nje prej te cileve eshte dhe perdorimi ne mase i tableteve.Problemi qendron te te rriturit ne kete rast.

kjo do ishte optimale dhe llogjike.do ishte…
fatkeqsisht, ne vend te kesaj kto soziopatet sjellin iniciativa te tipit: “Baballare me Qera”.

p.s
Meshkuj te cfaredo lloj Moshe marrin perkohesisht rolin e Babit per nje Femije parashkollor.Pa qen Nevoja te ken lidhje fisnore,njohuri mbi Rrethet soziale te Njeri-Tjetrit apo verifikim te “Babait” ne prizmin e Kodit Penal.

Qirjane mamit eshte pjese e detyres apo jo?

1 Like

Neoliberalet europiane ne ambicien e tyre per avangarde shoqerore harrojne te mbulojne krahet, si te thuash, dhe vjen dita eksperimentet sociale kthehen ne bumerang, sic po shohim me multikultin, emigracionin, dhe vete fatin e BE ne pergjithesi

1 Like

natürisht :grin:
ne rastin me te mire , "babai " ska prirje seksuale anormale…i shton shoqerise dhe nje femije tjeter nga mami i rradhes,ka vet nja 2-3 femije me 4 gra te ndryshme, gjithashtu te “emancipume”.
Kjo esht jeta familjare me sukses qe reklamohet dhe suportohet ne Gjermani.

2 Likes

Super! Kam nja dy çerra në pallat që i nxjerr herë pas here të lozin te parku i lagjes. Kur i kanë me vete kovat, lopatat, topat, balonat, shkumsat, veç e veç lozin secili. Kur i harroj unë, ankohen nja 10 minuta pastaj gjejnë muhabet me të tjerët.

1 Like

Nese ju hiqni femijeve lodrat hiqjuni dhe te rriturve lodrat e seksit nese jeni te drejte. Te rriturit do ciftezohen me shum me shoshoqin.