Korsia e biçikletës

Jam i sigurt të pohoj se mijëra e mijëra ngarës biçiklete nga kryeqyteti më mbështesin kur them se korsinë e biçikletave përpara Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës nuk e kam hasur asnjëherë të lirë pasi në korsinë e biçikletave luhet “tokë e xanun” duke parkuar kurdoherë, makina të ndryshme. Janë makina shumë të bukura që sillen si bisha.

Në atë grykë shisheje që është ngushtimi i trafikut të që vjen prej Bulevardit dhe sheshit Skënderbej për tu futur midis Bashkisë dhe Ministrisë, është tepër e rrezikshme të kalosh me biçikletë, por bëhet 10 herë më e rrezikshme dhe totalisht fyese kur korsia zihet vazhdimisht, pikërisht para institucionit përgjegjës për transport e infrastrukturë. Ironia e gjërave në Shqipëri. Mungesa e respektit për ligjin dhe jetën e tjetrit. Sepse janë gjëra në dukje të vogla, por janë edhe diferenca më e prekshme mes civilizimit dhe barbarisë.

1 Like

rilindja urbane ka per borxh te vizatoje rruget, jo te edukoje ministrat

2 Likes

Janë makina shumë të bukura

I takon se jane perpara Ministrise se Transportit! Thuaj shyqyr qe s’i ka thene njeri per kete Erjonit se ju kishte bere gjemen ketyre X-ave.

Prandaj duhet hequr qafe LSI. Ka te njejten sjellje me PD per sa u perket ketyre gjerave.

300 ne muaj thuhet ketu :frowning:

kjo duhet te ishte ne ballinen e peshkut ketu. keto jane probleme qe kerkojne me shume sensibilizim, ngritje zeri, aksion, politizim e ctë të thomi, krahasuar me nje shkelje te rregullave te parkimit.

Mire kjo po halli eshte se nuk kane bere asnje kosi biciklete qe te kalonte peranash ne sheshin e ri, do behet lemsh midish kembesoreve dhe bicikletave.

Po per Ministrine e Rendit qe ka zene hyrjen e pedonales duke e kthyer ne parkim dhe qe ka qene gjithmone e PS, cfare mund te thuash?

Makinat e ministrise dhe te tjera qe skane fare te bejne me ministrine disa here zene deri ne 4 rreshta duke detyruar te gjithe bicikletat te futen ne trafik.

A e keni pare cfare ndodh para Prokurorise se Pergjitheshme ku prokuroret dhe hetuesit parkojne ne mes te rruges?