Kosova, aleat apo armik për Rilindjen?

Kur Edi Rama u pyet në Opinion mbi deklaratën e Haradinajt që i kishte bërë presion të anulonte taksën 100% mbi mallrat e importuara nga Serbia, ai deklaroi se ishte një keqkuptim i këtij të fundit e jo presion. E çuditshme, duke patur parasysh se të dyja palët flasin shqip. Ndërkohë, sipas revistës Monitor, vendi ynë ka taksa po aq të larta zhdoganimi me Kosovën sa vetë Serbia:

Citim
Një biznesi nga Shqipëria që eksporton në Kosovë i duhet të harxhojë vetëm për një procedurë 276 euro. Sipas një studimi që është bërë nga Qendra Shqiptare e Eksporteve, në këtë shumë 30 euro shkojnë për agjencinë doganore, 40 euro janë pagesë terminali, 68 euro kushton certifikata fitosanitare (ku 28 euro është pagesa standarde për 20 tonë plus 2 euro të tjera për çdo tonë). Ndërsa 138 euro të tjera janë pagesa për tarifat e hyrjes në rastin e një kamioni. Terminimi në Kosove që i kushton një kamioni nga Shqipëria 40 milionë euro.

Ky shkrim i monitorit i datës 22 maj thotë që bisedimet për uljet e taksave po dështojnë dhe që Kosova kërcënon të marri po atë masa që mori për Serbinë, rritje në 100% të taksës për importet shqiptare.

Për të shtuar dyshimet, në lajmet e Top Channel të dy ditëve më parë, një kronikë e vagullt hidhte aludime pa argumente ose fakte që produktet bujqësore të importuara nga Shqipëria në Kosovë nuk i plotësojnë kushtet e përdorimit të pesticideve. Kronika i drejtohej qytetarëve të Kosovës dhe ishte bërë nga një gazetare terreni, por nuk përmbante asnjë dokument zyrtar ose investigim në lidhje me këto aludime.

Çfarë qëllimi ka Rama? Pse duket sikur po mbështet Serbinë dhe po tenton të minojë marrëdhëniet me Kosovën?

Nga menyra si e parashtron ti i bie aleat se Presidenti Thaci tek open i thurrte levdata te panumerta Edvinit e demaskonte si argat te milloshevicit Salih Ram Berishen! Personalisht mendoj se aleatet e Kosoves jane USA e Gjermania kurse armiqte Kina e Russia. Evdin Kristaqi ska gjo ne dore, as Thaci e as Vucici.

Si gjithmonë as mish as peshk

Kosova është vëllai i vogël me të cilin nuk flasim

Te duket ty xhan, te duket ty. Maredheniet Shqiperi-Kosove influencohen kryesisht nga oligarket importues lokale. Serbine nuk po e ndihmon Shqiperia, por kosovaret qe importojne kontrabande mallrat serbe. Rras dyqanet me mallra serbe.

1 Like

Kosova kërcënon Shqipërinë me taksën 100% nëse pengohet tregëtia e miellit, birrës dhe patates

Shqipëria dhe Kosova mbyllen dje një takim për lehtësimin e tregtisë, por duket se në vend të lehtësimit një luftë e re tregtare dhe më e ashpër është shfaqur në sfond.

Angazhimi sipërfaqësor i qeverisë shqiptare për të lehtësuar tregtinë nuk ka funksionuar teksa Kosovës i ka humbur durimi. Nëse Shqipëria nuk heq barrierat penguese për miellin, birrën dhe pataten në dy muajt në vijim qeveria e Kosovës do të aplikojë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtarë me Shqipërinë, duke lajmëruar një taksë 100 për qind për prodhimet shqiptare, pohoi Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Tiranës.

Jaka tha se qeveria e Kosovës ka marrë angazhim që të heqë të gjitha pengesat për eksportet shqiptare në Kosovë, por qeveria shqiptare nuk po i plotëson angazhimet e veta në lidhje me disa kërkesa emergjente të konsideruara nga bizneset e Kosovës
image

po të ndjekësh politikën e vilajeteve,kombin kosovar me baba serb,e mama turke,të luftosh nacionalizmin e shqipërisë se madhe, këto rezultate do kesh!
me boro-ramizëra dhe ronaldinjo nuk bëhesh dot evropian. duan të heqin doganat me estoninë dhe i mbajnë me njëri-tjetrin. shikoni si funksionon greqia me qipron ose serbia me republika serbskan dhe kopjojini ,ose përndryshe kemi rripin e gazës me bregun perendimor!

1 Like

Nuk mund të pritet sjellje tjetër nga tregtarët, shteti i ndalon ose jo dhe gjithsesi, një nivel i caktuar kontrabande do ndodhë do s’do. Unë po flas për një trend që po ecën në një drejtim, të paktën nga këto fakte të fundit.

Per marrveshjet dy paleshe, ka material tek vq, mund ta lexoni.