Kosova pret Kroacinë në Shkodër, Shqipëria viziton Lihtenshtejnin

Atmosferë e bukur në Shkodër për ndeshjen e Kosovës, thotë Zëri nga ku e morrëm dhe foton më sipër. (Në Lihtenshtejn, qetësi e madhe, ma do mendja.)

1 Like

A e jep TVSH ate neshjen tone ? Se kete te Kosoves do e japi Fox plusi. Sa per dijeni, kta kroatet jane ndyresira. Jane ne prag lufte me serbt pranej na lepihen neve. Po kur ndodhi droni i Beogradit, ishin shumica derrmuse me rracen e sllavit.

uroj qe Kosova te dal faqebardhe sot. -kombetarja e Kroacise, per momentin, eshte nje nga 4, 5 perfaqesueset me te talentuara dhe me te forta te Evropes, keshtuqe do jet e veshtire…

po moti si duket sot ne Shkoder ? apo si gjithmone qytet: i erret…i lagesht..:smiley:

ndersa Kombetarja jone duhet te fitoj patjeter ne Lihtenshteijn dhe shpresojme me diference 4 gola e siper, se do na duhet golaverazhi ne fund.

1 Like

Ja edhe videoja… i filmuar vertikalisht… me një patate.

beIN sports e jep. psh ktu e shef online
nvm, tani qe e pashe, duket se duhet me u regjistru po deri ne oren e ndeshjes, jam i sigurt se do dalin nja 5-6 links per ta pa. Me siguri tvsh ka per ta dhon

Nuk luajne sonte (per shkak lendimi) Modriq, Rakitiq, Lovren, Pjaca, lojtare kyq te ekipit kroat.
Te shohim :slight_smile:

1 Like

Ndjese qe po komentoj jashte teme, por kam problem pershtatshmerie te box-it android dhe TV-se (Panasonic) nderkohe qe ne nje TV tjeter te vjeter punon persembari. Tek TV-ja qe dua ta ve ne pune nuk konfigurohet aspak kur e lidhi dhe e ndex box-in. Me sa di, Panasonic-u ka sistem OS firefox dhe mbase kjo krijon mosperputhshmerine. Ndonje ide, keshille?

kjo eshte gje e mire, sidomos mungesa e Modriç dhe Rakitiç. -çte them, uroj te marri pike Kosova sot dhe neser ka per te fol gjithe Evropi per Kosoven.:slight_smile:

Ne kete kuptimin e afirmimit te shtetesise se saj ne bote, Kosova cdo ndeshje te kesaj kategorie e ka te fituar. :slight_smile:

shiko, qe te kuptohemi: une jam per Nje Komb Nje Kombetare !!.:smiley:
-mirepo jam i vetdijshem qe sic eshte situata tani, eshte mire qe Kosova u pranua ne FIFA-UEFA , pikerisht sepse ndeshjet nderkombetare i bejne mire afirmimit te Kosoves ne Bote… (kujto ne Qershor kur Majlinda Kelmendi u shpall kampione e Evropes ne Rusi, dhe u detyruan ruset te ngrene flamurin e Kosoves atje) …dhe futbolli me popullaritetin qe gezon eshte mjeti me i mire per te reklamuar Kosoven.

3 Likes

Paksa me hile kjo qe “nje komb nje kombetare” i permendet “si faj” Kosoves sa here qe ka loje :).
100 vite ekipi “kombetar” luajti per vete e nuk “pjerdhi” per pjesen tjeter te kombit (btw 100 vite nivel Luxemburgu etj),
Ja ta provojme edhe ne njehere se s’u be nami :slight_smile:

Shqiponja simboli yne kombetar ka dy koka keshtu qe eshte only fitting and proper qe edhe kombi yne te kete dy kombetare .

nuk eshte keshtu si thua ti ! -kane qene kohera te tjera qe i dime te gjithe, si ne Shqiperi per 50 vjet,edhe ne Kosove (ish-Jogosllavi)… pasi kaluan peripecite edhe u hapen vendet etj etj, u hap edhe Kombetarja per te gjithe kombasit shqiptare kudo jane… perberja e Kombetares shqiptare sot e defton mese miri kete.

ok,minuta e 10 , 1-0 per Shqiperine… duhet te fitojme 4, 5 me zero sot…:slight_smile:

A mund te na jepni nji link ku te shofim ndeshjet.

http://www.sportcategory.com/c-1.html

3-0 per kroatet.te kemi njeri tjater in.

sa gabim po loz Kosova, sa gabim… keta nga entuziazmi i tepert, u hapen ne gjithe fushen , sikur donin te dominonin lojen. po kroatet kane kane ekip klasi, ste falin !
cte besh, ka lojtare te rinj Kosova… mungese e theskuar eksperience.

1 Like

Ky Portieri Ujkani ka vu bast qe sdo ndaloj asnje top ne porte. Te kishin more Strakoshen tone se ky Ujkani eshte edhe antipatik.

Thank god per portierin e lihtenshteinit :grimacing: