Po vija rrotull një dyqani veshjesh këtu në Tiranë, kur vura re disa kravata mëndafshi me motive nga mozaikët e Butrintit, dritaret e Beratit dhe të tjera tema të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, por jo vetëm. Kishte edhekravata me motive nga kohët tona, si njëra që bazohej tek i famshim “Pallati me shigjeta”, fotoja e fundit, kravata majtas. Shumë prej tyre mu dukën vërtet të bukura, dhe kishin paketimin që shpjegon nga vjen motivi i dizenjos dhe pak histori.
Zbulova se prodhuesi është kompania Triqita, për të cilën nuk kisha dëgjuar më parë, por tek triqita.com gjeta se kanë edhe të tjera produkte, gjithnjë me këtë mëndafshin me motivet e trashëgimisë.