Nga Oerd Bylykbashi
Këshilli i Europës i barazon krimet e Komunizmit me krimet e Nazizmit.
Për to nuk ka afat parashkrimi të ndjekjes penale, pra hetimi e gjykimi mund të fillojë në çdo kohë. Edhe sot!
Do të vijë një ditë që Nurenbergu shqiptar do nisë jo me hapje dosjesh bashkëpuntorësh, as me lustrim nga postet publike, por me gjyqe për krime kundër njerëzimit për ata që ishin maja dhe tehu i thikës së Diktaturës. Me oficerët e sigurimit, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët e këdo tjetër që u përfshi në gjyqet politike të Komunizmit.
Ky do të ishte vetting-u moral i shoqërisë shqiptare që do na shkëpuste përfundimisht nga një e keqe që na ndjek ende. Do të ishte ndarje para bankës së Drejtësisë dhe jo me ulërima turmash apo artikuj gazetash.
Ajo do të ishte gjeneza e një Drejtësie të vërtetë.
Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të ndahemi nga kjo e keqe në shpirtin dhe moralin e rrënuar të kësaj shoqërie.
Deri atëherë nuk mund të flitet për drejtësi dhe Reforma në Drejtësi me gjithë vitingun e vet do të duket një karikaturë e asaj që shqiptarët kërkuan në Dhjetorin e 1990!
Ne Poloni këto ditë është lëshuar urdhër-arresti për një shtetas amerikan 98-vjeccar i cili akuzohet se ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë Nazizmit dhe me pas është arratisur në SHBA dhe është fshehur atje. Në këtë moshë ai rrezikon burgim të përjetshëm për krimet e kryera nëse provohet dhe dënohet para gjykatës.
Kjo është drejtësi!
Që kjo të ndodhë, vetting-un nuk mund ta bëjnë ata që kryen krimet e komunizmit apo bijtë e tyre!
Nuk do te kete gjyqe, per krime ndaj njerezimit, sepse eshte nje investim shume i madh, ku duhet te bjere dakort gjithe shoqeria. Nderkohe ne e dime te gjithe qe diktatura vuri gjysmen e shoqerise kunder gjysmes tjeter. Gjysma, qe ne rastin me te mire ishin spiuna, shantazhohet edhe sot prej ish Partise se Punes dhe perben bazen e elektoratit te saj, duke rickluar ne politike, trashegimetaret biologjike te ish eksponenteve politike. Me kete trashegimi, kurre nuk do te behet e mundur, denimi qofte dhe moralisht i se shkuares.
Kapo, pra ky Byku po thote qe vetingu nuk quhet? Pra nuk quhet votimi per pro vetingut qe beri edhe PD-ja ne parlament vitin e kaluar? Kapo, keta kane shkalluar. Sic duket ngaqe e blejne lire hashashin kane filluar ti risin dozat. Se ne kohe te tyre e blinin me shtrejnte nga trafikantet e saliut. hahahahaha
Kur nji spiun rrugesh ne kohen e dulles, behej anetar in ppsh, atij i mbyllej dosja e spiunit. Presupozohej qe cdo cdo veprim armiqesor spiuni do ia tregonte organizates se partise. A nuk te duket e udhes ty Oerto qe mbas '91 ppsh te dilte jashte ligjit, ose militanteve te ppsh ti refuzohej cdo detyre shteterore? Ose kriminelet e spikatur me krime te provuara te denoheshin? Ose te pakten te hapeshin dosjet per te mare vesh se kush ishin me verte kriminel, pa nevoje per denim.
As njera e as tjetra nuk u be. Klyshet e ramizit dolen me tezen "Të gjithë jemi bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë"
Tani po te them edhe nja dy fjale per viktimat e krimineleve. Njoni qe e njof nga afer vajti te shqupi tanishem per te marre letrat me vlere. Te zyrat aty nga ana tjeter e tavolines rrinte ul hetuesi qe e kishte dhi ne dru gjate hetuesise. Ky njoni si edhe ca te tjere ne fisin tem morren rruget pa e kthy koken dhe eshte gjeja me e mire qe ato bene. Jane me shpija, kalamoj, niper e mbesa dhe jo si tezet e mija qe vdiqen tu digju rrenat e zotit Kripa per leket qe do i merrshin sot, neser, pasneser…
Kshu ti lum miku. Kur te ngrefesh e te lush karten e antikomunistit kthe koken mbrapa e shiko ca eshte bo deri tani e pse. Apo spo duket njeri nga cadra dhe filluet prap me te persekutumit.
Keto justifikimet tuaja Jane Te tipit:kur isha nuse kisha vjehrren e keqe nashi qe jam vjehrre kam nusen e keqe.sistemi gjiqesor ka qene ne duar te PD gjithe keto vite .
Ky njoni qe njef Te vret po e shrember apo po qe se pula jote hyn ne avlline e tij apo nese stergjyshi yt I ka dhene ndonje shpulle stergjyshit te vet dikur por jo nese ke qene hetues dhe e shembur ne dru dikur …
Keto nuk jane justifikime, por fakte. Partia Socialiste, eshte nje force destruktive, e padenje per te konkuruar demokratikisht, ne nje sistem ku rotacioni i pushteteve duhet te vije pa destabilizim total te vendit. Deri me tani, keni perdorur si alibi Gogolin Berisha dhe vazhdoni ta perdorni. Sigurisht, do demonizoni liderin e radhes, ne te ardhmen kur Berisha te jete larguar fare nga politika.
Duket si klishe po eshte e vertete. Nga '93 te shqupi tanishem ishin zyrat qe jepnin letra me vlere per te persekutumit. Gallata vazhdo akoma po po pertosha me shkrujt. Dy motrat e ketij u kthyen ne AL mbas ca vitesh emigrim dhe vajten me u interesu se mos mershin nonji lek per vitet e internimit. S’figuroni te internume i thoshin, sikur ne Dushk iken prej qejfit ato.