Kristi, djaloshi që na përfaqësoi në OKB

Çfarëdo që mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda. Kjo është shprehja që më erdhi ndër mend gjatë takimit interesant që pata me një djalë 19 vjeçar i cili është duke ndjekur ëndrrën e tij të sapo nisur në mënyrën më dinjitoze. Ai quhet Kristi Selmani, një i ri plot pasion dhe dashuri për të mësuar në fushën e ekonomisë dhe për të njohur kulturat dhe politikat e vendeve të ndryshme. Për të ekonomia është status në mendje: “Duhet të lindësh me ekonominë në mendje, sepse është një degë që mund ta zgjedhësh vetëm po të pëlqeu me të vërtetë. Më pëlqen shumë edhe matematika e politika kështu që një miks me politikë, matematikë dhe ekonomi për mua është perfekt” – thotë Kristi i qeshur.

Kristi ka lindur në Shijak por në moshën dy vjeçare është larguar me familjen drej Bolonjës, në Itali. Vend në të cilin u rrit dhe po vazhdon studimet me rezultate të shkëlqyera në shkollën Polo Tecnico Professionale në Lugo, një komunë në veri të Italisë. Gjithashtu pasdite studion per ekonomi ndërkombëtare në gjuhën angleze në Wall Street English në Imola të Italisë. Kristi së bashku me një shoqe të shkollës Wen Zhang, me origjinë kineze por e rritur në Itali u ftuan në muajin mars si ambasadorë për të folur në selinë e OKB-së në konferencën CWMUN 2017 New York.

Kristi ishte pjesë e grupit World Health Organization, kurse projekti që ai prezantoi në Okb është World Health Collaboration: working together for a better future. Ky projekt u vlerësua fillimisht nga pedagogët e tij të cilët më pas i sugjeruan të aplikonte online në Associazione Diplomatici në Itali, të cilët pasi e intervistuan më pas e lidhën me zyrën e OKB-së.

Por ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. Kristi zhvillon një intervistë 20 minutëshe me Skype me përfaqësuesit e OKB-së të cilët e pyetën për vendlindjen, çfarë kishtë studiuar dhe pse kishte interes për politikat ndërkombëtare dhe gjithashtu pse i interesonte ekonomia në veçanti. Pas intervistës ai u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në New York në datën 15 mars 2017. Takimi u bë nga data 17 deri në 22 mars. Në këtë konferencë morën pjesë 1800 vetë nga e gjithë bota: Kina, Argjentina, Afrika e jugut, Islanda etj.

Projekti i të riut nga Shqipëria në bashkëpunim me studentin Nicolas Mancini, i cili delegonte shtetin e Zimbabve e Italian, ka të bëjë me emigracionin dhe sëmundjet që ai sjell. Idea e tij është që shtetet e pasura të ndihmojnë ato të varfra nëpërmjet krijimit të fondeve që duhet të shkojnë për vaksina dhe arsimim. “Kur dikush përshembull nga Kongo do të largohet nga shteti i tij drej Amerikës, ai duhet të jetë i përgatitur që të mos ketë probleme kur të shkojë në shtetin e ri dhe të ketë edukimin e duhur për të nisur një jetë të re në një kulturë dhe ambjent tjetër.

Shumë njerëz në vendet e varfra nuk kanë informacionin e duhur për sëmundjet seksuale që mund të kenë dhe duhet të informohen, kurohen, arsimohen dhe pastaj të jenë gati për të ikur në Amerikë” – tregon Kristi. Ky projekt u shpall si projekti më i mirë dhe më i realizueshëm, ndaj në nëntor të këtij viti Kristi është ftuar në Dubai për të prezantuar aty projektin e tij. “Duhet të prezantoj të njëjtin projekt të New York-ut dhe do të flas me Shtetet Arabe për një bashkëpunim për ta realizuar atë.

Ata zgjedhin njerëz të rinj, me ide dhe kapacitet dhe më pas i bëjnë lidera të projekteve dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për mua” – thotë Kristi, i cili më tregoi se vitin që vjen do të vazhdojë të studiojë për ekonomi në Universitetin e Buenos Aires-it, në Argjentinë dhe kur të mbarojë studimet do që të kthehet në Shqipëri, sepse vërtet jeton dhe po formohet jashtë vendit të tij por është krenar që është shqiptar: “Pasi të përfundoj studimet jam gati të kthehem në shtetin tim, sepse unë kam mësuar dhe do të mësoj ende shumë gjëra dhe Shqipëria ka nevojë për projekte të reja, ka nevojë për njerëz të rinj me energji të reja dhe kështu do të mund të ndryshojmë realitetin e vendit tonë. Kam shumë dëshirë të realizoj projektet e mia për të mirën e vendit tim”.

Intervistoi për Peshkupaujë.com: Jerida Sakaj

2 Likes

duket djalë me këmbë në tokë!. ma prish pak pamjen emri prej zezaku,produkt i periudhës së ‘‘integrimit’’! le të shpresojmë që ky brez nuk do të ketë inferioritetin e prindërve të tyre

Djali ka lindur ne Shijak dhe aty e ka marre emrin Kristi. Po te kishte patur trysnine e integrimit do quheshe Masimo apo Uberto Selmani.

1 Like

Me mbiemrin selmani, nuk duhet te quhej kristi, por mahmut, muhamet ose beqir

s’ke faj, jo! keshtu eshte kur s’e ke shkaben verdalle te ta tregonte qejfin. U dashka te shkoje ky ta rregulloje Shqiprine a thua se nuk ka shkaba me plot kusherinj atje qe e kane rregulluar ate vend si mos me mire

Po Shkaba nga bohet, e di qe me ka marre malli, i jepte ton debatit.

dukej cun inteligjent, Pjer. Shpesh me krijonte pershtypjen qe lexonte VQ

Haha Lool.