Ksamili e gjen veten me shkelmin në fyt

Javën e kaluar qëndruam disa ditë në Ksamil, në një dhomë të thjeshtë por të pastër, me shtretër të mirë edhe për meraklinjtë, kondicioner, ballkon, tv, frigorifer dhe wi-fi. Shtëpi me oborr me limona, dukej e lyer rishtaz, vetëm 3, 4 minuta nga plazhet me çmimin 30 euro nata. E pranueshme pra, dhe fort ekonomike për turistët e huaj. Dhoma nxë tre vetë që u bie vetëm nga 10 euro nata.

Në rrugën kryesore të Ksamilit gjen në çdo orë gra apo burra me nga një karton ku kanë shkruar DHOMA - ROOMS. Praktikisht të marrin nga dora drejt e tek dhoma nëse je në kërkim, standardi është i njëjtë gjithandej. Ksamili ofron çmime që janë më pak se gjysma e asaj që do paguaje në Dhërmi dhe më të lira se ato të Sarandës. Vendi është i thatë këtu, fare pak pemë, dhe qyteza shëmtohet nga numri i madh i skelet-godinave që u nisën por s’u bitisën kurrë. Ka shumë nga këto, dhe nga ato shufrat e hekurit të soletave në tarraca, që paralajmërojnë shpresat për shtesa katesh.

Do duhen vite që Ksamili të marrë formë, por ishte plot me polakë, çekë, ukrainas, italianë, sllovakë e bullgarë. Në plazh dëgjoje më shumë këtë miks gjuhësh sesa shqip. Do thoja rreth 60% e pushuesve në Ksamil ishin të huaj. Prandaj dhe wi-fi në çdo shtëpi. Në Ksamil po përpiqeshin të ngrenë diçka të vogël, dhe janë Korriku dhe Gushti kur si milingonat njerëzit mbledhin ushqimin e dimrit që në Ksamil duhet të jetë i shkretë. Ndoshta ndonjë autobuz me vizitorë të Butrintit ndalon për ndonjë kafe apo drekën e rrallë.

Gjiri i Hartës ka një plazh të këndshëm dhe një restorant që e gatuan shumë mirë peshkun dhe ushqimin e detit (i cili në disa vende në Ksamil gatuhet si në Tepelenë). Pak më tutje plazhi i Pulëbardhës dhe ca më tej ai i Pasqyrave, vende vërtet të bukura sido që për të mbërritur atje duhet të bësh një rrugë të ngushtë e të pashtruar që në disa raste mund të kthehet e rezikshme. Tabelat për në këto plazhe janë 80% reklama pllakash banjoje dhe vetëm 20% informuese, mesa duket PPP, ndaj hapni sytë fort.

Shqiptarët me para nuk vijne në Ksamil pasi nuk ka asnje resort të famshëm në Instagram. Ky është një vend për shtresën e mesme, shqiptarët nga Kosova, sllovakët aventurierë dhe italianë që mund të shquhen nga vendasit vetëm kur flasin. Deti është i mrekullueshëm, midhjet të lira dhe natën fryn.

Dhe pastaj bëhet hataja. Ne ishim larguar e nuk e përjetuam vërshimin e ujrave të zeza drejt plazhit plot me familje e fëmijë. Si në ato përmbytjet nga shiu, ishte e pabesueshme të shihje atë skandal të neveritshëm. Çfarë gjëme për ata njerëz që prisnin gushtin, për milingonat që përmenda më lart. Kush do pranojë të lahet në ato gjire pas gjithë kakës që rrodhi në ujë? “Ishte ujësjellës-kanalizim i Bashkimit Eurpian, jo yni,” - po perifrazoj Bashkinë Sarandë që ia la “topin” Europës, edhe pse investimi europian kishte si përfituese direkte dhe menaxhuese të veprës Bashkinë e Sarandës dhe ndërmarrjen e UK, e cila është pjesë e Bashkisë Sarandë. Lemeri dmth. Pjesa e shtetit është skandaloze, në timon nuk është askush. Kostoja që ju shkaktua bizneseve të milingonave në Ksamil nuk do llogaritet kurrë sepse askush s’mban përgjegjësi për asgjë. Është pak si në tallava kur të djegin sytë nga tymi. Kush e ka fajin? Edhe në Velipojë ku shpërtheu gazi, shteti, që vë rregullat dhe kontrollon zbatimin e tyre, do ketë qënë në tallava duke fërkuar sytë.

Fiks ndodhi per sezon turizmi ndotja. Vjet po per sezon turizmi u hodh nafte ne det.
Dhe te quajne paranojak te dyshosh te greket apo te tjere plehra.

1 Like

Më shume se djegie sysh nga tymi, duket si shpim hundesh nga… tumi
:mask:

si vend me risk te larte qofte si zhvillim ekonomiko- juridik, qofte si mendesi shoqerore, nuk do me mbushej mendja nje sekonde te planifikoja ndonjehere ndonje ndermarrje ne shqiperi qofte kjo edhe ndermarrje pushimesh pasive personale.Eshte ironike qe njerezit mesem e te zakonshem e bejne kete gje, dhe kur aventura del huq, fajin e ka shteti social i cili dalkerka qe s’egzistoka

1 Like

Fillimi i shkrimit me pelqeu, pikerisht nga shpjegimi i çmimeve :grin:
Sa per ate qe kush e ka fajin, kujt i ngelet topi ne porte, kjo eshte mese e qarte, pushtetit lokal atje ne Ksamil.

paska plas m…

Si paska faj pushteti lokal nese perdoruesit e kanalizimeve hedhin dysheqe brenda dhe kanali bllokohet ose behen “inxhinjere” dhe bejne lidhje vete duke shkaktuar nga keto lloj zullumesh? Ajo qe s’me pelqeu nga reagimi I bashkise ishte mesazhi shfajesues. Nuk ka rendesi kush e financoi projektin apo kush e ndertoi. Ne keto lloj situatash dy lloj mesazhesh priten: mesazhe inkurajuese qe difekti eshte rregulluar dhe pushuesit mund te shkojne pas, si dhe mesazhe per gjetjen e fajtoreve dhe penalizimin e tyre.

2 Likes

Persa kohe pushteti lokal nuk kontrrollon kanalet, tubat, kolektorin, terrenin, ka faj.

Mos kembengul si mushka kur e di qe e ke gabim. Kanalet nuk jane te hapur, jane nen toke dhe nuk mund ta dish nese eshte i bllokuar duke e pare me sy. Cfare duhet te beje bashkia? Te fute punetoret e komunales neper tubacione perdite?

P.S: Nuk e di si qendron ceshtja, ky eshte supozimi im, por parimisht nese punimet jane bere jashte standardit, apo me materiale difektoze, atehere ka pergjegjesi bashkia/ndertuesi. Gjithashtu nese bashkia nuk permbush detyrimet e saj, prape e ka fajin bashkia. Nese perdoruesi prish kanalin ose e bllokon, e ka fajin perdoruesi. Ky huqi I te kerkuarit te fajit apo dhe te zgjidhjes gjithmone te qeveria eshte cik si se prapthi. Individi s’paska anje faj.

2 Likes

Konspiracion ruso-serbo -grek ndaj shqiperise .

Edhe sot Ksamilit pamvaresisht se kanali u mbyll era Rilindje i vjen , Deti diku nga dreka ne vendin qe Rilindja pushtoi bregun e detit krijohet nje cipe e peshtire siper ujit qe te ben te vjellesh .
Rilindje.

ti je prove e gjalle e rezultatit te komplotit grek.
Detyrimi i emigranteve shqiptare per te nderruar emrin dhe fene eshte fakt, jo komplot.
Fshehja e masakrave greke ndaj shqiptareve eshte fakt, jo komplot.
Mohimi i origjines shqiptare te arvanitasve, nga vete arvanitasit ne Greqi, per shkak te presionit shumevjecar shteteror, eshte fakt, jo komplot.
Genjeshtra greke per origjinen shqiptare te camerise eshte fakt, jo komplot.
Dy ndertesa pa leje u prishen ne Himare, qe ishin prone e minoritareve greke, nderkohe qe shqiptareve u jane prishur me qindra, dhe fakti, jo komploti, eshte qe jo pak, po vete ministria e jashtme greke, shpifi dhe e quajti akt kunder grekeve duke helmuar mediat greke e duke e bere ngjarjen si sulm ndaj greqise.
Heroizimi i rreme i nje avdalli grek qe u perplas me motor me avdalle te tjere, eshte fakt, jo komplot. Po vijne cdo vit greket ne tufa e po i bejne nderime sikur te ishte clirimtar.
Pak te duken?

kudo qe shkoni ju te flaktet e PD, e qelbni vendin mer si shpjegohet. ju ndjek ndyresia nga pas.

1 Like

Ka vila me qera buze detit ne jug larg tallavase dhe zhurmes? Nese keni nje ide si mund te kerkoj ne internet, do me ndihmonit shume. Kam kerkuar ne Airbnb dhe booking.com po asnje gje ne buze te detit, shumica jane vetem apartamente me pamjet detin.

Nuk e di shkabe , pasi qelbi Tiranen me nje shesh me pllaka banjoje Rilindja ju versul Ksamilit , rrace e keqe ju ka qujt Lubonja , por dhe ere te keqe mbakeni qamet .

Po flet sikur ne Shqiperi ujrat e zeza plasin vetem aty!

1 Like

Ndotje masive e detit fiks ne muajin korrik, per dy vjet rresht, nuk mund te jete rastesi.

Agjenturat e huaja i jane qepur nga prapa Rilindjes , kane fillu me i ca kanalin e ujrave te zeza :joy:

1 Like

Gjynah alamet plazhi.

Kthupi, une nuk them qe dhe indiviti nuk ka faj, ama pushteti lokal eshte pergjegjes per çfar ndodh aty. Une nuk kam qene asnjehere ne Ksamil, vetem ç’kam pare ketu fotot.