Unë jetoj kryesisht në të kaluarën dhe në të ardhmen. E tashmja, siç e kuptoni mirë, ka pak atraksione për mua. Unë i shoh ngjarjet që ndodhin me qetësinë e dëshpërimit dhe indiferencën e përbuzjes - Joseph Conrad, letër Charles Kenneth Scott Moncrieff (1885).
Ekziston vetëm e tashmja, e kaluara dhe e ardhmja janë trillime romantike për të pafuqishmit. Në të kaluarën jetojnë pleqtë e kalbur, ndërsa në të ardhmen jetojnë fëmijët e përkëdhelur; një person që jeton në të shkuar-ardhmen është një plak mendje kalama, boomer që thith biberonin me protezë kauçuku. Jetohet në të shkuarën ose në të ardhmen vetëm për t’i shpëtuar të tashmes, e vetmja ekzistuese. Megjithse herë herë e frikëshme, e tashmja ka vlerë të jashtëzakonshme, prandaj meriton të jetohet.