Ku janë barbarët?

Gjuha është e kufizuar, nuk mund ta thotë kurrë të tërën, dhe është mirë që kështu, sepse tjetri duhet të plotësojë atë që ti mund ta thuash vetëm në paplotësi. Si nuk i bini në të që gjuha është e kufizuar dhe si e tillë nëse e hedh topin dhe nëse nuk ka njeri që e kap, kthehet vetëm jehona e fjalës së thënë? Hej, kush kalon atje? Kush po flet? Parmenidi? Hegeli? Hajdegeri? Lloqe kavaje!

Tirani është realizimi par excellence i individit si mishërimi i lirisë absolute sepse kulmi i lirisë është të jesh i lirë për të vrarë kë të teket pa pasur pasoja.

…Kojshi me mua- del qe jane barbaret !, ( a po doni shembuj konkret ) Idiotesia e mentalitetit albaner dhe ne kete forme manifestohet . Kojshia jam ,ish kryetar i metropolit ne rrjetet virale ma paska bo bllok , e gruja e vet qe i bjen shoqe e jemja me paska hjek prej listes friends virtual vetem pse disa here ne deklaratat e tij publike me situaten covid e kundeshtova duke ja perkujtuar qe qellimisht duke e keqperdorur mundesin e postit qe gezon saboton vendimet e qeverise duke krijuar konfuzitet ne mase …
Tash , jam tu bajt dert ,weekendin qe vjen si te dal prej deres i shof ne oborr a duhet me ju fol ,a mu kane idhnu pernima …? Taksirat, po ju fola mos po e marrin qe po nxis provokim - po sju fola , na vjen deka e mbesim te huaj , se kurrnjoni mu largu prej prones private , jo ?

Gjatë diskutimit është e pamundur të shprehet plotësisht një koncept ose ide edhe për arsyen se gjuha nuk mund të thotë të gjitha dhe nuk shpreh dot të gjithën. Dhe është mirë që është kështu, gjuha është e kufizuar dhe një e thënë është e paplotë si kuptim, sepse pret bashkëbiseduesin ta plotësojë kuptimin në mirbesim. Pra ose mirëkuptohet në mirëbesim dhe diskutimi mbyllet në paqë me dy tre batuta, ose keqkuptohet në keqbesim dhe diskutimi mund të vazhdojë në pafundësi si grindje që nuk i dihet shkaku përse është nisur. Dhe me shumë mundësi shkaku zanafillor është i kotë, njësoj si larja e gjaqeve ledukagjinase që nuk e di njeri shkakun e krimit zanafillor, e megjithatë batërdia e vrasjeve vazhdon në infinit.

Shkaku zanafillor i çdo grindje është i kotë - që nga grindjet banale kush je ti e kush jam unë e deri grindjet midis superfuqive -, nuk e gjen dot shkakun edhe sikur të jenë dokumentuar me imtësi të gjitha faktet, sepse i plotë është vetëm krimi primordial, alias Renia e njeriut, i cili prodhon në seri serial killer të kotë.

ky eshte taban qe une marr per baze si formesim intelektual , ne ate rrafsh shtri gjithmone biseden ,bisede rreth problemit , asgje personale , as ne jeten individuale ne raport me tjertin nuk e shof si cenim personal por si shkak i rrethanes , se lere ne konterst te se mires publike , Une obligim moral e ndjeva per rastin ne fjale te terhjeki nje vrejtje si pjestar i keti vendi karshi nje fenomeni verbar qe pa kriter eshte duke u shtrire ne fushat shqiptare ta shprehi si parandalim qe prit , qellimisht je duke e manipuluar postin e mendon qe e gjithe masa eshte injorante. , me befasoj kur e kuptova qe ata e shtrine ne aspekt privat. ?
Asgje nuk ndrroj , dielli sot prap lindi , prap fqiu im mbet , por une kuptova jo gjithe mund ti idealizosh qe jane te formesuar …

Intelektuali i shquar kërkon të zgjidhë me men dhe kalem ca gjëra që s’dun as men e as kalem me u zgjidh.

Njeriu i letrave është ai që jeton veç vetëm mes librave, të shtypur me teknikën e lashtë të gërmave të lëvizëshme, dhe nuk sheh veçse libra, nuk di të jetojë veç për dhe me libra, arsyeton me libra, ndjen me libra, dashuron me libra, fle e ha gjithmone me libra - Cesare Pavese

Autoglorifikim i skribit.

Poetët ngatërrojnë rënien pikiatë në humnerë me fluturimin.

Miqësitë e mëdha humben sepse ke qenë dëshmitar ngjarjesh të pakëndëshme për mikun, ose më keq, dëshmitar i vetërrëfimeve ngjarrjesh të pskëndëshme në intimitet të mundur vetëm në miqësi të mëdha.

Të jesh kundër dikujt, kushdo qoftë dhe sado i poshtër qoftë, do të thotë të biesh më poshtë se ai.

une mendoj ndryshe ,
miqesite e medha shkputen ( nuk humbin ,perderisa ende jetojne ne memorien tone , sepse kane vulen e te ndervepruarit ne jete bashkarishte ne nje periudhe ) sepse konsumohen , miqt behen te parashiruar ne te thene ,ne te menduar, ne te vepruar dhe prellogarija me saktesi qe ti ke para se ata te veprojne nis e sjell perseritje deri ne neveri .
cdo gje ka nje skadence , njejte si nje muzike e mire ,si nje liber i mire , si nje film i mire , riperseritja zbeh dhe efektin magjik te perjetimit te pare megjithate e dime qe ishte e bukur dikur ne fillim…

dafne, a je e martuar ose (sipas modes moderne) a bashkejeton me ndonjerin?

kuku ! mos bre, o une veq shkruaj mire …hahaha

a nuk tu duk qe po shkruaj prej pervojes-a ?

1 Like

ndrroje Dafne, ndrroje me nje te ri kur e shef qe po perseritet para se te veproje :joy:

Mendimtari i lirë mendon se libero arbitrio nuk ekziston.

Mendimtari i lirë mendon se libero arbitrio nuk ekziston nëse mendon: “mendoj, pra ekzistoj”.
Menja pordhë filozofia.

Gjeniu gëzon kur krijon, nuk krijohet pa gëzuar, vetëm gëzimi krijon. Por ka dy mënyra për të gëzuar: gëzim prej sintezës dhe lezet i modh prej konfliktit duke e shndërruar dhimbjen e konfliktit në gazmendje sado-mazo. Me pak fjale gjeniu modern është figurë infernale, e më keq se infernale sepse mburret që është i tillë; pra është një copë maskarai, dhe duke qenë edhe koqe nga trutë, është një copë koqe-maskarai.
Ju takon juve të zgjidhni - çfardo njeri është një gjeni krijues në çfardosinë e tij -, sepse kompania bella e intelektualit të shquar tashmë ka zgjedhur, e nëse jeni fans, kanë zgjedhur edhe për ju.

Që e keqja mbizotëron të mirën dëshmon konkretisht fakti se dizajni i armëve mbetet superior si estetike - as që bëhet fjalë për komoditet përdorimi -, ndaj dizajnit të produkteve paqsore çfardo.

Intimiteti në miqësi ka karakter erotik sepse zhvillohet “çvishu të çvishem edhe unë” duke shkëmbyer rrëfime të pabërash intime.