Ku kanë humbur Lamja me Shkrelin?

E keni parë Artan Lamen? Ka kohë që nuk flet dhe nuk del në Tv. Nuk e kam fjalën për dalje paradë ku shpërndahen çertifikata legalizimi për ata që kanë qenë më të mirët në zaptimin e trojeve apo më të aftë për të shkelur ligjin. Dhe që tani legalizohen me bujë dhe live në Tv. Jo, e di që shfaqje të tilla nuk mungojnë edhe pse e vë re që aty nuk ndihet edhe aq komod. Kur pyes a e keni parë apo dëgjuar Artan Lamen, kam parasysh të folurën e Lames për shumë probleme të trashëgimisë kulturore, për ato që ai s’i ka shmangur kurrë.

http://opinion.al/ku-kane-humbur-lamja-me-shkrelin/

1 Like

Po ne nje vend qe nuk te degjojne pse duhet te shkosh e te dukesh ?

Aty njerzit e mencur nuk mund te merren vesh vetem *Fejziu mjafton si kasete e prishur per 26 vjet qe kendon e reciton me shkop ne duar te njeten melodi qe tashme njerzit e dine qe ai eshte nje monster mediatik qe eshte aty vetem te infektoj mendjet e publikut me pallavra dhe thashe e theme !Pse patjeter duhet te jete aty Artan Lamce ? Fejziu eshte I semure psiqik

Nuk kane humb por nuk dalin se i rreh kryetari .

1 Like

Janë ‘all set’ :slight_smile:

ndoshta ka ul koken e punon, nuk ka kohe te merret me llogje shqupi :wink:
gjithe ilegalet i legalizoi perfshi dhe shqupin, vetem ne qe ishim legale gjithe kohes te ndershem s’fitum gjo.

Legalet e ndershem fitun gishtin e rivlersimit. I duhen pare atij kurves me qilar 2000 shishesh. As ne USA nuk taksohesh per shtepine e pare ku jeto nese diferenca midis cmimit te shitjes dhe te blerjes eshte nen $500,000.

1 Like

Te dy, si Lamja edhe Shkreli jane duke kryer sherbimin ushtarak. E deri sa te mbaroje ushtarlleku nuk ju lejohet te flasin apo levizin pa urdher. Nderkohe, vendin e tyre ne diskursin publik, por kesaj radhe pro qeverise e ka zevendesuar bindshem Naimi ose sic i thone ndryshe Henri Cili. Lamja duhet te ndihet krenar qe e ka zevendesuar nje figure si Henri.

1 Like

Une do ta rregulloja pakez shprehjen e Bradit, keshtu; Nuk dalin ne publik te flasin per trashegimine kulturore dhe per ate projektin ne fjale, se e dine qe Palloshi eshte pak inatçi, dhe si dihet pastaj :slight_smile:

Nga prandvera i aktivizon Lideri Suprem,

1 Like