Kujtoni Arben Ahmetajn

ju kujtohet Ministri qe shpenzonte rreth 200 000 euro ne vit dhe kishte fituar gjysem milioni ne vitin 2013? Tani per ta pagezuar po e hetojne per 8000 euro, ne menyre qe ta certifikojne te paster. Kujtoni gjyqin qe iu be Alfred Pezes, qe sherbeu per ti pastruar pasurine, milionin e pare.

Ahmetaj, i cili do të jetë pjesë e qeverisë së re, si ministër i një superdikasteri ku përfshihen financat, ekonomia dhe puna, në datën 31.05.2013, në numrin e llogarisë 000112879, ka kaluar 875.000 lekë ose rreth 8 mijë USD, për fushatën e Partisë Socialiste. Por, një shumë e tillë nuk figuron në deklaratën e pasurisë së tij, për vitin 2013, dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Financimi i fushatës nga ministri del në pah vetëm në raportin e audituesve të pavarur, të kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të kontrolluar shpenzimet dhe burimin e financimit të fushatës së Partisë Socialiste. Ligji nr. 9049, datë 10.4.2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, neni katër pika 1, neni ‘h’, parashikon që subjektet e përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji detyrohen të deklarojnë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave brenda datës 31 mars të çdo viti, gjendjen deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës të interesave private, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, burimet e krijimit të tyre, si dhe të detyrimeve financiare si më poshtë: çdo shpenzim i deklarueshëm, me vlerë mbi 300 000 (treqind mijë) lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit. Ligji është i qartë, duke detyruar çdo zyrtar që të deklarojë çdo shpenzim mbi 300 mijë lekë si dhe justifikimin e burimit të shumës së deklaruar me dokumentacion ligjor.

http://arkivi.peshkupauje.com/2015/11/pyetje/si-te-behemi-te-pasur-si-arben-ahmetaj

2 Likes

Keta jane per litar, po keshtu eshte kur i jep tepsine kriminelit

Perse ankoheni?
Vete sapo e votuat.

Ku e di ti qe bulkthi e votoi?

1 Like

Po per 8 mij dollare mo flitet, po i jap une 80 milion dollare Arbenit dhe PS , vetem te punojne per Shqiperine. Eh, ç’gomere paska Shqipria ime.

nga momenti që s’ke asnjë kacidhe nê xhep ore Pjer - pse bre të dridhet dora dhe i jep vetëm “tedhjet meleona dollarê”?
jepi ore njëqind meleona atij Arben qafirit - që në halé të gomerëve shkoftë!

2 Likes

Ka 8 mije faqe vq?

Si tha majko? Me akuzoi padrejtesisht berisha ne tv per vjedhje miliona eurosh dhe te nesermen kur shkova te selia e ps filluan te me urojne te gjithe. Me thonin qe te dinim qullac ty por paske qene i shkathet.

Ndersa nje mikun tim socialist nga keta te betuarit e regjistrova ne tavoline ne dy raste. Njeri kur hapa si debat vjedhjen e thesarit nga zogu dbe tjetrin rast vjedhjen e tij nga meta. I bashkova bashke dhe ja nisa ne cel si dhurate per.ditelindje bashke me nje urim, te na rrosh sa partia.

Kjo qe lexojme ktu mendohet te ndodhe ne Shqiperi nja 25 vjet me vone ne te mardhmen.
Tashi jemi akoma ne perjudhen kur kryetar i kuvendit popullor eshte shoku Gramoz.:slight_smile:

2 Likes