Kur dhuna reale sistemike nuk njeh as gjiní

Dhe nuk ka nevoje për as më të voglin koment:

Per sqarim, firma Euroteam qe duhet te trajtoje mbetjet spitalore sipas kerkesave dyshohet se i hedh keto mbetje biologjike shume te rrezikshme ne lumin Erzen prane Tiranes. Ky eshte konfrontimi midis gazetarit te “Stop” dhe administratores se firmes Mirela Topulli.

Pervecse e paskrupullt, qenka edhe jo shume e zgjuar qe sulmon fizikisht nje gazetar.

“Pazgjuarsia” e saj eshte konsekuence e bindjes qe ekziston tek te pushtetshmit (les possédants) në pandeshkueshmerine e tyre.

2 Likes

Po pse e solle ti kete teme pastaj ?! -e mire, beji vet komentet.:joy:

Eh,c’burre!

dhuna sistemore neoliberale; privatizimi i cdo procesi sado delikat si ai i eliminimit te mbetjeve spitalore qe perkthehet ne ndotje ambjentale, , e pershfaqur ne dhune fizike.

E ça ka ketu per tu çuditur? Beni si te habitur!

Se harrova :joy::joy::joy: mire beri qe e rrahu, kush do e ndalonte ?
Ah mor brad ç’na ke bere me kete shprehjen :wink:.

1 Like

Ne fakt, ajo “do e haje” qe çke me te (ne mos per mbetjet, per dhunen ndaj gazetarit: media ku ai punon detyrimisht do ngreje padi), por ç’eshte interesant eshte refleksi i saj per te reaguar dhunshem. Gjithe duke u filmuar

Detyrimisht? Me media do te thuash Klan? Klani i Sandrit? Klani qe eshte byth e breke me pushtetit, qe me ane te STOP ka adaptuar modelin e gjobvenies si te TOP-i, Rakipi etj? I Sandrit qe thuhet se do ti dale sheshit se ja kurdisi ate oren atij gjyqtarit te shkrete? Detyrimisht?

edhe sikur puna e padise te mos funksionoje - kush tha se neoliberalizmi garanton DREJTESI - gazetari eshte fantastik per punen me te verteten, dhe guximin personal gjithe duke mbetur nje qytetar.
Kjo ngjarje sado simbolike te rikujton rrugetimin e drejtave njerezore permes nje historie sakrificash perballe dhunes se pushtetit.

Feminizmi nuk ka levizur ndonjehere paralele me zhvillimet ne kontradiktat klasore, por ka pare interesin e vet

Kur s’e hapi krahun gazetari t’ia sheshonte turinjte!

TV ne fjale eshte Vizion Plus (dhe jo Klani)

http://tvklan.al/stop/ ?

falje, nuk di pse me ish fiksu “vizion plus”.
Por nuk besoj se ka rendesi per cilin tv behet fjale, qe nga momenti qe eshte bere publike nje video e tille

Stalker, çfare te ben te besosh qe kjo do ta haje? Precedenti? Apo shpresa?
Deri tani as njera as tjetra nuk na ngrohin.

Vlonjat, po te shohesh ndonje emision tjeter te Stop (apo te emisioneve te tjere te kesaj natyre) konstaton se ata ngrene X apo Y problem. OK deri ketu. Vazhdimi pastaj, sigurisht qe varet nga denoncimi, prokuroria, ryshfetet… etj etj.

Ky rast, ne ndryshim nga te tjetret, ka nje “kleçke” : dhunen ndaj gazetarit. Te dokumentuar

Mire ben qe je optimist por me kembe ne toke. Keta kapen me ze e figure like bllokun 7% dhe na dolli qe fbi nuk eshte eksperte ne analizen e imazheve dhe zerit. Tani bazuar te ky precedent une mund te spekulloj se gjykata shqiptare prape do te dali ne perfundimin qe video eshte e manipuluar.

instikti i saj i dhunes, percmimi i saj ne pergjithesi, ne dac ne pergjigjet passive-agressive ne dac permes dhunes, eshte cfare shihet perdite ne femra edhe ne usa, vend i cili jo pak mbetet pergjegjes si frymezues i sjelljes ne fjale neper bote