Kur ndryshon epoka

Vendi ku ishte ndërtuar xhamia ishte si një verandë natyrale e qendrës së qytetit. Prej oborrit të saj mund të shihej qartë se kush lëvizë poshtë e përpjetë ose kush me kë takohet dhe nga kjo pikëpamje ishte vendi më i mirë në qytet për thashethemxhinjt, që sikur ta kishin nuk do ta linin asnjëherë vetëm, siq ky vend rri të shumtën e kohës. Këtu vetëm të premteve shihen pak më shumë njerëz, dhe siq shihet prej atje kush lëviz në qendër, edhe prej qendrës shihet kush hyn e del në xhami, e pikërisht kjo e bezdiste Hamitin.

Ai ishte komunist, punonte në administratën komunale, ndërsa vëllai i tij vizitonte rregullisht xhaminë e këtë e shihnin të gjithë. Ai, vëllai i një intelektuali të respektuar shkonte falej në xhami e dëgjonte përrallat e hoxhës i cili më shumë se me zotin merret me t’pafetë, e bënë lista për ferr e parajsë thuajse është engjëll i zotit.

-Edhe hoxha e di që s’ka zot, prandaj keqpërdorë detyrën, thoshte Hamiti që s’kishte asnjë interes për fenë, e as që do t’ishte marrë me këtë punë sikur vëllai i tij i madh të mos ishte xhemat i hoxhës. Atij i vinte rëndë edhe nga shokët e këtë ia thoshte edhe Shabanit, por Shabani nuk lëkundej.

-Unë jam rahat me zotin, thoshte, teksa dëgjonte me durim fjalimet që Hamiti kishte përgaditur në përpjekje për ta larguar nga kjo rrugë pa krye. Ai argumentonte gjerë e gjatë, që shkenca tashmë e kishte vërtetuar katërcipërisht që nuk ka zot. Pastaj përmendte të këqijat që popullit tonë i kishin ardhur nga feja, që kudoherë ishte arma më e fortë e pushtuesve.

-Feja dhe pushtuesi ishin si ai polici i mirë e i keq që luajnë rolet para dikujt, por që kanë të njëjtin qëllim, thoshte Hamiti, se janë bashkë. Pastaj, pse duhej të na e sillte zotin perandori e sulltani, me shpatë. A s’mund të vinte zoti ndryshe?. Se ky mund të bëjë çka t’dojë, siq po thotë hoxha.

-Ne fenë e kemi marrë vetë, se na ka pëlqye, kurrkush s’na e ka dhanë me dhunë, ia kthente Shabani, i ulur këmbëkryq e duke thithur cigaren.

-E pse e ndrrum ne fenë. Ne e ishim një fe?

-E ndrrum se na pëlqeu.

-Jo bac jo, e ndrrum prej zorit, se fe për fe do ta kishim mbajtë atë që e kishim.

-E mirë de, ti merre atë që e kishim.

-Unë s’e marrë asnjanën. E qebesa nëse kisha me zgjedh, ma mirë e kisha marrë fenë e t’parve, se me këtë fe kurrgja s’na lidh. Edhe a din çka kam mendue bac, tha Hamiti dhe u ndal pak për t’u siguruar që Shabani e dëgjonte -Na duhet me e mbrojtë këtë fe , e për me e mbrojt duhet me e braktis. Se nëse kjo fe kthehet tek vendet arabe, edhe bahet fe vetëm e tyre, siq edhe duhet t’jetë, at’herë mund t’reformohet, edhe t’bahet e mirë, edhe për ta. T’mos harrojmë që kjo fe ka qenë ma e mirë kur ka qenë vetëm fe e tyre.

-Eh, po larg i paske çue mendtë, po kurgja s’ke thanë, i përgjigjej Shabani. Se zoti s’mund t’jetë i joni e i atyre. Zoti asht nja.

-Po, po, por kush e zbuloi zotin… dhe biseda e tyre vazhdonte gjatë, por asnjëri s’binte dakort me tjetrin.
Në fund Hamiti e sillte bisedën aty ku i dhembte më shumë. Nuk donte që Shabani të shkonte e të falej në xhami. Ai mund ta bënte këtë edhe në shtëpi.


Pas disa vitesh, komunizmi e kishte humbur shkëlqimin e vetë. Ajo ngrehinë e madhe, e ndërtuar nga njerëz të ditur filloi të lëkundej, derisa u shembë. Tek ne, si një popull i pushtuar që s’ka kohë të merret me asnjë ideologji, nuk u morë vesh asgjë, përveqse shqiptarët u larguan nga puna. Edhe Hamitit i ishte caktuar i njëjti fat, që në lindje. Pushteti më s’e donte, e populli aq më pak.

Ai s’e kishte menduar kurrë më parë se mund t’ia kishte nevojën këtij populli, madje edhe këtyre njerëzve të padijshëm që shkonin në xhami.

-Gjasat që një njeri i paditur të bëhet i mirë përmes fesë janë shumë të vogla, ndoshta zero, thoshte me përbuzje kur i shihte disa të hynin në xhami, aty ku do t’duhej të merrnin mirësi e dituri, por që nga aty dilnin më të paditur e më të ligj.

Megjithatë tani e shihte ndryshe. Edhe këta njerëz i dukeshin jo vetëm më të mirë por edhe më të ditur.

-Feja të bënë jo vetëm njeri të mirë, por edhe të ditur, thoshte tani Hamiti kur i jepej rasti.

Atij iu bë shumë e nevojshme të ikte nga komunizmi që në mendjet e njerëzve ishte bërë shumë i keq, edhepse tani s’mund të bënte asnjë të keqe. Donte të ishte i pranueshëm në këtë mjedis të ri, dhe e pikasi që rruga më e sigurt për këtë kalonte pikërisht përmes derës së xhamisë.

Prandaj, Hamiti disa ditë me radhë i ra përskaj xhamisë me mendimin që të hynte brenda, por i mungonte guximi për t’i drejtuar hapat andej. Ishte si një djalë i ri që nuk guxon t’i afrohet vajzës që e do, megjithëse ajo në heshtje i lutet që të vijë. Ai e shikonte xhaminë. Ajo e priste. I duhej vetëm ta fikte mendjen e të ecte para, dhe një ditë kështu bëri.

Hyri në xhami, ngadalë e duke u kujdesur që t’i lexohej pendesa në fytyrë, dhe u ulë andej kah fundi që të mund t’i vëzhgonte të tjerët, e të mund të bënte siq bënin ata. Ata u ulën, u ul edhe Hamiti. Kur ata ngriheshin, ngrihej edhe Hamiti. Ata ktheheshin anash e pëshpërisnin diçka, edhe Hamiti lëvizte buzët njësoj… Pastaj dëgjoi ligjëratën e hoxhës dhe doli pothuaj i fundit. Të premten tjetër u kthye përsëri. Tani të premtën e kishte ditë të shënuar dhe mezi priste që të vinte. Atje takonte edhe shokë të dikurshëm e shumë të tjerë që s’i kish njohur më parë, por që tani i ishin bërë si vëllezër, me të cilët bisedonte gjerë e gjatë për fenë, për këtë botë e për atë tjetrën, të cilën ata e njihnin mirë, madje me raste më mirë se qytetin e tyre. Hamiti i dëgjonte me vëmendje, por edhe vetë kishte shumçka për të thënë. Ai kishte lexuar shumë rreth fesë, kur përpiqej ta bindte Shabanin që të rrinte larg xhamisë dhe tani njohuritë i kishte të gatshme, vetëm duhej t’i mbështillte me ndjenja të tjera dhe t’i shfrytëzonte.


Një të premte, Hamiti shkoi në xhami por askund nuk e pa Shabanin. Ishte mësuar gjithmonë ta shihte aty, e të bisedonte pak me të. Ata tashmë jetonin në shtëpi të ndara, e larg njëra -tjetrës dhe të shumtën e herave takoheshin në xhami. Shabani nuk kishte munguar asnjëherë në xhami, as përpara, as tash kur shkonte edhe Hamiti, të cilin e kishte mirëpritur por kurrë s’i kishte thënë gjë në lidhje me këtë. Ai ishte njeri i respektuar, e në xhami ishte si në shtëpi të vetë. Jo vetëm Hamiti, por mungesën e tij e vërejtën të gjithë. Disa e pyetën përse s’kishte ardhur, mos ishte i sëmurë?, por Hamiti nuk dinte gjë. Mendoi se mos i ka ndodhur diçka e papritur, prandaj pas faljes së namazit u nis për në shtëpinë e Shabanit. Mbërriti atje jo pak i shqetësuar, por kur hyri në oborr e takoi Shabanin, shëndosh e mirë.

-Bac, pse s’erdhe në xhami ?, e pyeti me një ton qortues tek po hynin brenda.

-Po isha pak pa qejf bre Hamit, ia ktheu Shabani, edhe pak i lodhun…

-Jo jo bac, asht dasht me ardhë n’ xhami, se ti me ec po mundesh…

-Po, po Hamit qashtu asht, po ti qysh je ?, e pyeti Shabani për të ndërruar bisedë dhe ndezi një cigare.

-Se e kemi për obligim, vazhdoi Hamiti aty ku e kish lënë. Ti ndoshta je falë edhe n’shpi, por me ardhë n’xhami asht ma sevap, e qebesa edhe me mungue kshtu pa asnji arsye nuk asht mirë. Unë thashë mos t’ka ndodh gja, e ti po endesh nëpër oborr e s’ke ardhë me e krye obligimin, ashtu siq ka thanë pejgameri…, edhe zoti, shtoi pastaj.

Shabani vetëm e shikonte dhe thithte cigaren

-Se kjo botë bac, asht kaluse, asht veq nji koridor për me hy n’botën tjetër. E atje, kena me dalë para zotit, edhe zoti ka me t’pyt kshtu si une, se na n’xhami nuk shkojmë për qejf, por e kemi për detyrë, prej pejgamerit…

-Aman bre Hamit, po n’zor jam prej teje, foli Shabani që përpiqej ta përmbante veten… Njiherë m’pate lodhë tuj m’thanë, mos shko n’xhami, e tash po m’thu pse s’erdhe…

-Unë e kam për t’mirën tande bac…

-E mira e secilit asht me i kqyr pun’t e veta o Hamit. Nuk i thuhet kurkujt as shko as mos shko. Njerzit e dinë vetë…

-Ani bac ani, tha Hamiti dhe u ngrit në këmbë, pasi e pa që Shabani nisi të bëhej nervoz. Duke dalë i tha që të premten tjetër e priste në xhami. Pastaj u kujtua t’i thotë që do të vinte ai këtu e të shkonin bashkë. Pastaj e përshëndeti dhe doli.

Kurrë s’e kishte kuptuar Shabanin. Njeri më të pagdhendur se Shabani, s’ka në fytyrë të tokës, thoshte. Unë përpiqem t’i ndihmoj, e ai bëhet nervoz në vend që të jetë mirënjohës. Po ku di të jetë mirënjohës një njeri i padijshëm, vazhdonte fillin e mendimit. Por feja…feja është dashur ta mësoj të jetë mirënjohës. Feja mëson shumë gjëra të mira…Por…por, pse k’tij s’i ka mësuar asgjë?, pyeti veten i habitur, dhe kjo pyetje i qartësoi gjithçka.

Shabani nuk e besonte fare këtë fe. Ai shtirej, veqse Hamiti, ende s’e dinte pse, por që shtirej, kjo tashmë ishte e padyshimt.

*Bazuar në një ngjarje të vërtetë

Ireshtansi

Po cilen kembe lante te paren para se te hynte ne xhami bre? Po bythen me cilen dore e lante?
*Pytje bazuar ne hadite e suna te verteta.

2 Trilion o Ceco! A nigjo? 2 TRILION!!!

Ceco, hidhi nje sy faqes (foto e sfondit) fb te Olsi Jazexhiu :grinning:
Dmth Yazeji se e ka nderruar nga Jazexhi, ose me mire rikthyer ne mbiemrin e koloneve turq qe solli sulltani ne tokat arnaute.

Në Shkup pati sjellë turq nga Anadolli. Më tej është Shkodra ku u vendosën kolonë turq. Vjen më pas Durrësi, të cilën kur më 1501 e dorëzoi Venediku, turqit e gjetën bosh, tek-tuk ndonjë qen a mace dukej rrugicave, por këmbë njeriu xhan-xhin (siç thonë turqit). U mbush kështu me turqni edhe Shqipnia e mesme. E tillë, e turqizuar ka qenë edhe Tirana, por falë zotit filloi të ndryshoj struktura kur u bë kryeqytet, sepse erdhën shqiptarë nga vise të tjera.

1 Like

Peshku i ri i qeka kthy tradites me te mire te hedhjes se shurres me kallam duke u tall me fene e dikujt, e duke bo lojen e pushtusve qe gjithmone kane dash me lidh fene me perkatesine kombetare. Vecse s’del hesapi, se kto myslimont (qe na dilkan te ardh prej Turqie) kane qene shumice, e do ta kishin bo Turqni, po perkundrazi nxorren Smajl Bejra me shoke. Nejse s’eshte mire me nderpre ate qe shurro, kshu qi vazhdoni zbrazni fshikzen.

1 Like

Se si kemi shpetuar me kaq territor nje zot e di. Mos te kishte nisur ngaterresa mes serbeve, bullgareve dhe grekeve ne 1913 dhe mos te kishte qene per Austri etj, sot Shqiperia do te fillonte aty nga Fushe Kruja e do te mbaronte nga Elbasani.

Me pelqeu tregimi. Aty ku calon “histotia e vertete” ama eshte pjesa ku Shabani shkonte ne xhami akoma pa rene komunizmi. Xhamite ishin mbyllur deri n momentet e fundit t regjimit dhe s’kishte shans qe Shabani te shkonte aq serbes tek xhamia e qendres n ate kohe.

Ngjarja ndodh ne Kosove dhe aty xhamite nuk ishin mbyllur,. Kjo besoj mund te vërehet ne fjaline ’ Tek ne si popull i pushtuar’ … e Shqipëria megjithate nuk mund te kosiderohet e pushtuar, keshtu qe s’behet fjale per të. pershendetje

Interesante, per cudi nuk me kish shkuar mendja qe kjo ngjarje bazohej diku tjeter e jo ne Tirane. Ndoshta ai pershkrimi i verandes se xhamise nga ku mund te shihej kollaj qendra e qytetit me beri te besoj pa medyshje se flitej per xhamine e Et’hem Beut. Gjithashtu, nuk me shkoi mendja menjehere se edhe ne Kosove ka ekzistuar presioni ndaj fese gjate regjimit komunist, si ne Shqiperi. Por tani qe e mendoj me shtruar, sigurisht qe ai presion antifetar ka ekzistuar ne Kosove, ashtu si ne cdo vend komunist.
Por pse mendon Hamiti se rruga e “rehabilitimit” te nje ish-komunisti kalon nga xhamia? Mesa di une, elitat politike sot ne Kosove jane ose te njejtet ish-komuniste antifetare, ose ndjekes te te njejtes ideologji. Nuk shoh ndonje zell te madh per keto lloj “rehabilitimi” xhamior.

Para viteve 90 feja shihej si dicka primitive dhe megjithese njerezit nuk jane penguar, ka pas shume pak ndjekes. Feja hyri ne mode pas ardhjes se sistemit shumepartiak. Ndersa me komunizmin ne kishim raport te dyfisht. Ne i donim komunistet e Shqiperise, ndersa komunistet e ketushem shqiptar qe punonin per shtetin nuk shiheshin me sy te mire. Tani, pas vitetv 90, shume komuniste te ketushem mbeten pa pune e te pa mirepritur nga populli, e ne kete kohe feja pati nje rilindje dhe te ishe fetar do te thoshte te ishe i mire, madje edhe patriot, keshtu qe shume komuniste e shfrytezuan kete mendesi te re per t’u rikthyer ne popull, se vend tjeter s’kishin. Keshtu mendoj u krijua nje situate pas viteve 90, e kete e kam degjuar edhe prej njerezve me te vjeter se une. Pershendetje

1 Like

Shokeni, perse e keni sinjalizuar komentin tim? A e eshte e sanksionuar larja e bythes vetem me nje dore apo jo? Mos tju vije turp nga feja juaj.
A i shte i nevojshem ai koment? Mendoj se po. Ky postim qe na sillet si qyltyre e nolte, dhe letersi, nuk eshte asgje me shume se propagande fetare.