Kush mund te ma spjegoje çeshtjen e Astirit?

69 postime 3171 shikime 16 nëntor 2018 në 07:28 e paradites
Leo

Kush e njeh mire çeshtjen e Astirit? Cilet jane kendveshtrimet e paleve?
kush sipas jush ka te drjete: qeveria apo qytetaret?

InkuizitoriMoth

Çeshtjen e Astirit nuk e njoh, eshte hera e pare qe e degjoj si emer. Por njof pak a shume gjendjen ne pergjithsi se si eshte halli midis qeverive dhe qytetarve.

Varet nga çfare kendveshtrimi e sheh problemin: nga pikpamja e qeverise ka te drejte qeveria, nga pikpamja e qytetareve kane te drejte qytetaret. Kjo eshte demokracia, nuk eshte se ka brire.

Ose mund te thuhet edhe ndryshe, me perkundrazi: demokracia ka dy brire: nje te cjapit, e nje te dhise, perkatesisht: nje te qeverise, e nje te qytetarve.

Arban

Qeveria do te zgjeroje rrugen nga Dogana (Shqiponja) te Zogu i Zi, qe eshte shume e ngarkuar, “qytetaret” qe kane ndertuar pa leje nuk duan. Beje vete hesapin tani kush ka te drejte.

Arban

Megjithate, para se te vijne te barastundurat, kjo nuk do te thote se qeveria nuk do ta lyej pak rroten e vet dhe te “oligarkeve” aty.

InkuizitoriMoth

Po te jete keshtu, atehere mund te thuhet se demokracia ka nje bri dhe nje brimë, ka bririn e cjapit, dhe brimën e dhisë. Rezultati: shoqeria civile.

Astrit_Tazo

rruga qe tani quhet unaza e re (ose astir, per shkak se aty ndodhej dikur nje fabrike bojerash me ate emer,)
ka shume trafik pasi aty grumbullohen makiinat e shume rrugeve, qe nga makinat qe vijne nga elbasani, korca, pogradeci e qe duan te shkojne ne durres e ne aeroport, e deri te makinat e lagjeve te reja qe jane krijuar ne mase, qe nga komuna e parisit, yzberishti, astiri, kodra e diellit, kombinati, etj.

Plani eshte qe te behet si autostrade, me nga 3-4 korsi ne secilin krah, dhe me rruge dytesore anash, plus mbikalime e nenkalime. Kjo e zgjidh trafikun ne ate zone ne menyre shume domethenese. Eshte e domosdoshme nga pikepamja e trafikut.

ne krah te majte, kur shkon nga pallati me shigjeta e deri te shqiponja, ka vetem pallate, nje lagje e tere e TIranes qe me popullsi eshte sa qytetet e medha te shqiperise. Pallatet e kane ditur projektin per zgjerimin e rruges dhe e kane ruajtur distancen. nuk preken fare.

ne krahun tjeter, ne te djathte, nuk eshte ruajtur distanca por eshte zaptuar nga Kuksiane e jo vetem. Ne fillim vune nga nje barake per te shitur, kryesisht gjera makinash meqe aty kishte trafik, si dyqan per vajra makinash, lavazhe, gomisteri, pjese kembimi, etj. Duke u shtuar bizneset, nisen te shtohen dhe restorante “Tradita Kuksiane”, etj. Te fotoja qe kam vene une eshte fillimi i rruges ne fjale.

Kur u bene pallatet nisen te hapin dyqane me materiale ndertimi. Aty bene biznes te papare, edhe pse ne vend te paligjshem. Nga dyqane makinash jane bere te gjitha dyqane bojerash per te lyer shtepi, materiale ndertimi, mobilieri, vegla pune, allci per tavane, te gjitha llojet e zanateve qe nevojiten per te ndertuar nje apartament, e kane nga nje dyqan me qira tek keta. Dhe zaptuesit vetem vjelin qira pa paguar taksa.

Projekti per te bere rruge aty ka qene qe ne vitet 1990, por per kete autostraden me korsi anash u miratua ne vitin 2006, nga qeveria Berisha.

Bashkia tani duhet t’i prishe ndertimet e ketyre ne krah te djathte, pa te realizohet projekti. Ata qe kane pronat e veta, do te shpronesohen si kushdo tjeter. NJeri qe njoh une qe e ka token aty, te ligjshme, ka qene i informuar qe ne vitet '90 per rrugen. Keshtu qe shtepine e ka ndertuar pas vijes. Rruga do t’i marre vetem toke dhe nuk do t’i prishe asgje. Per token do te demshperblehet normalisht.

NDersa per zaptuesit, ata qe kane banesa, bashkia ka vendosur t’u paguaje qirane per tre vite diku tjeter. NDersa PD vjen e thote qe qeveria duhet t’i demshperbleje keta qe kane zaptuar pronat e te tjereve njesoj si ata qe e kane pronen e tyre. Ngaqe nuk ka asnje gjykate ne bote qe t’u jape te drejte per token e zaptuar, strategjia eshte dhuna, bllokimi i rrugeve dhe faktori social “po le njerezit pa shtepi”.

Zaptuesit nuk kane cfare humbin, keshtu qe eshte e sigurt qe do te dalin. PD perfiton qe bllokon punimet qe i japin PS-s pike ne fushate. Sic bllokuan edhe nje cope kendi lojerash, fundja fare. Jo me kete qe ben gjithe trafikunn e asaj zone te marre fryme lirisht.

Ne krah te majte keni pallatet, ne te djathte zaptuesit.

pak a shume keshtu vazhdon deri te shqiponja

Alba2265

kjo eshte nje ceshtje cut and dry .

A)a iu ka dhene qeveriu kohe te mjaftueshme personave qe preken nga shpronesimi?

B)a eshte cmimi I shpronesimit I arsyeshem dhe I mjaftueshem qe personat e prekur te rindertojne jeten diku tjeter ?

C)nese ndertesat jane te paligjshme tough luck .parimi : kerkoje se s’ta jep merre se s’thote gje nuku eshte argument juridik teper I forte ne gjyq .

Yeriho

Cfare bishash keta kuksianet…

!

Astrit_Tazo

Po pra. Tamam shtaze…

Yeriho

Duhet bere nje database per kuksianet, tip sic e propozoi Trumpi per myslimanet. Keshtu dhe monitorohen.

Alba2265

Belt line eshte me e pershtatshme .

Astrit_Tazo

lol, exiti bashes qe nje ne 3 postime e ka kunder veliajt.

i vetmi ligj i shkelur ne ate mes eshte nga ai qe ka ndertuar
e kane ditur shume mire qe ka qene e perkohshme.
e kane ditur te gjithe qe tek tulla e pare.
Edhe im ate ka pasur jo nje po dy dyqane, jo pa leje si keta, por me leje te perkohshme nga qeverja e atehershme e sales, mu te dera e nje institucioni shteteror. Erdhen socialistet ne 2001 dhe thane qe ka ardhur koha te prishen e te behet trotuar. Asnje au-iu. Cmontoi materialet dhe i shiti

Shiko cfare shkruanin ata te exit ne 2016

Yeriho

Pa dashur te te mos besoja per " exitin e bashes", u hodha ne nje kerkim timin per ta verifikuar:

Albano-id

ne fakt aty do behet autostrade, jo unaze. Po te shohesh dhe nga foto eshte me normale situata nga ana e rruges ku jane zaptuesit se sa nga ana ku jane pallatet ku trafiku dhe dendesia e popullsise eshte e frikshme.
Autostrada, vazhdim i asaj qe eshte bere te pjesa e selites do sjelli vetem zhurme e ndotje per gjithe zonen, ashtu sic ka bere per banoret qe e kane pallatin bri zones se selites, ku zhurma arrin nivele te frikshme, mdotja nga gazrat po ashtu, dhe ku projektuesit nuk kane menduar per izolim akustik te karrexhates dhe mireqenien e banoreve. Rendesi ka vetem qe ndertuesit te nxjerrin fitimet e tyre, dhe shpesh keta jane te vetmit kliente te te politikaneve te sotem, e jo banoret.

Astrit_Tazo

ne fillim kur hapen te gjihta bejne si te paanshme qe te terheqin njerez, pastaj kur vijne zgjedhjet apo nevojat e tjera fillojne e angazhohen. ti ke gjetur tre artikuj ne vitin 2015 dhe asnje artikull ne vitet e tjera sepse jane totalisht ne favor te bashes.

ja ku e ke me poshte, kam shkuar te faqja 10, gjithe lajmet e fundit per bashen, cdo faqe ka 10 artikull 10 artikujt e fundit, te 100-te pozitive per Bashen.
100 artikujt e fundit per veliajn, te 100-te negative.

njeanshmeri ne nivel te turpshem komunizmi

Yeriho

Shpjegimi yt le per te … shpjeguar. Me sa njoh une Exit-in eshte portal i ri, apo jo? Eshte normale qe media te fokusohet tek politika aktuale nen qeverine Rama dhe jo tek e opozites.

Astrit_Tazo

s’ke cfare shpjegon. 100 lajmet e fundit te bashes 100% pro bashes
100 lajmet e fundit per veliaj 100% kunder veliaj.
kaq

nuk eshte 90%, as 80%, as 50%. Eshte 100%. Aty i ke. Hapi nje me nje. S’ka vend fare per shpjegim. flet vete

Yeriho

Dhe me c’rreptesi e thua: 100%

Provova te hap faqet dhe nuk me rezultoi kund ndonje pro-izem rreth Bashes. Per te mbeshtetur cfare thashe me siper, ja sa shpesh shkruan “Exit” per Bashen:

13-11-2018, 25-10-2018 , 15-10-2018 , 10-10-2018, 20-09-2018, etc.

Duket qe “Exit” me shume se pro-bashist, eshte komplet i painteresuar me Bashen dhe ne te kunderten, per qeverine, nuk ka nevoje per ilustrim sa shpesh shkruan ne lidhje me te.

Yeriho

Tashi pasi lexova disa lajme me shume rreth ceshtjes, kuptoj dhe linjen 'kuksiane, shpellare, pa rrenje ne kete qytet" te te dashurit z. Tazo.

Copy-paste lol

Astrit_Tazo

ore me gjej nje lajm ne 100 lajmet e fundit per Bashen qe nuk eshte perseritje e fjaleve te Bashes, pa nderhyrje gazetareske… dmth altoparlant i bashes. Sic dalin nga zyra e PD, ashtu postohen aty, fije e per pe, pa asnje koment gazetaresk.

Ndersa 100 lajmet e fundit per veliajn nuk jane cfare thote veliaj, por opinion gazateresk kunder veliajt.

Jo 100% por edhe me shume 100%. njesoj si ne kohe te enverit. nuk ka ku shkon me e njeanshme.

I ke linket aty, 10 faqe me nga 10 artikuj secila. Me jep nje prej atyre 100 te fundit qe te jete koment gazetaresk mbi punen e bashes. Jane te gjitha deklarata partie, te 100-ta kane dale drejt e nga PD.

Yeriho

Pikerisht ate po them dhe une. Raportimi mbi Bashen eshte i painteresuar, i shkurte, me se shumti te ve ne gjume. Veliaj eshte ne krye te bashkise me te madhe dhe me problematike te vendit dhe nuk habitem qe eshte ne fokus te kritikes se portalit i cili ngjashem me BIRN ne me te shumten raporton per problemet qe i perkasin shoqerise civile.

Ne te thene keto, nuk ka rendesi nese eshte i Bashes apo i dikujt tjeter, ajo qe ka rendesi per mua (dhe kujtdo qe mendon ne menyre te lire) eshte venia ne kontekst me te gjere te ngarjeve politike ne vend; gje qe gazetaret aty e bejne me mire se te Lapsi, Tema, Shqiptarja a Anabeli. :stuck_out_tongue:

Alba2265

Po keto llafet e liga se do shpenzojne 40 milione euro per 2.2 km rruge ?

puxha

Ka nje problem me keta “zaptuesit” qe i quan ti, sepse si keta pa patur shume, dhe nje vit me pare qeveria vendosi t’i legalizoje, me nje projekt kombetar te ekzekutuar nga INUK dhe, me sa mbaj mend, sipas nje plani te percaktuar me nje rradhe. Pra, INUK supozohej qe ta dinte se ku ishin keto ndertime/zaptime pa leje dhe beri nje plan dhe rradhiti se cilet do legalizonte me pare. Pra sipas kesaj llogjike del se INUK ishte iniciatori. Ky detaj eshte shume i rendesishem, se po te ishte me baze aplikimi nga qytetaret, lind mundesia qe nje qytetar nuk aplikon dhe mbetet ilegal/zaptues. Nese INUK eshte iniciatori atehere qeveria ka me shume pergjegjesi. Gjithsesi keta “zaptues” si gjithe “zaptuesit” e tjere duhet te legalizoheshin ne nje moment. Me korrigjo nese kam dicka gabim ketu

Astrit_Tazo

Asnjehere. Mos genjeni kot. I vetmi legalizim qe u premtua dhe qe u krye ishte per ata qe kane ndertuar ne toke te vet. Te gjithe ata qe e kane pasur token e vet dhe nuk kane pritur per leje nga shteti por kane ndertuar sipas qejfit, atyre u ka premtuar legalizime Berisha. Rama ua premtoi falas. Kaq. Jo zaptimet. Nuk ka shtet e gjykate ne bote qe te legalizoje vjedhjen. As Sala nuk ua beri dot malokeve, as perendia nuk e ben dot. Sepse nuk ekziston asgje ne planetin toke qe te quhet “ligj” dhe te legalizoje ate qe quhet “vjedhje”. Per sa kohe qe letrat e tokes i ka dikush tjeter, ai dikushi tjeter vendos se cfare do behet me ate toke, ai dikushi demshperblehet per ate toke. jo ti qe e ke zaptuar. Ty mund te te thote Sala sot qe e legalizova, ai dikushi tjeter qe ka letra shkon ne gjykata nderkombetare dhe te fut shqelmin. Prona eshte e drejte baze e njeriut, jo e malokeve. Eshte logjike e thjeshte. Nese ai ua legalizon atyre qe kane zapotuar trotuarin, nje dite pas legalizimit do shkoj une dhe do zaptoj trotuarin qe ka mbetur. Po erdhi policia do t’u kerkoj demshperblim njesoj si te ma kete lene baba. Keshtu qe nuk behet. Perpjete te hidhen ata.

korriku

pyetje: cfare jane legalizimet bere nga qeveria Rama deri tani, legalizime ndertimesh ne toka me pronesi te qarte private?
pershtypja ime deritani ka qene se legalizimet kane perfshire ndertime te paligjshme ne toke shteterore.

Astrit_Tazo

jooo
vetem ata qe kane ndertuar ne token e vet
di qe jane futur ne proces legalizimi te gjitha, por legalizimin e kane marre vetem keta.

korriku

eshte cik problem komunikimi kapilar i transparences se proceseve qeveritare te tilla, deri ne ‘qeliza’/individe, mendoj ka goxha dezinformim rruges

Astrit_Tazo

gjithsesi, edhe sikur t’i legalizojne ata qe kane ndertuar jashte tirane jo ne token e vet, nuk i prish pune njeriu. po jo per biznes ne mes te tiranes, dhe jo aty ku bbehet rruga qe cliron trafikun e gjithe qytetit.
keta qe protestojne jane te gjithe me biznese. futu ne google street view dhe me thuaj po pe ndonje shtepi. jane te gjitha dyqane. shtepite nuk ua kap. ka qe kane bere shtepi siper dyqaneve por s’e kane te vetmen banese. dhe ka qe kane hyre ne trotuar keq fare, as vend per te ecur robt nuk kane lene.

puxha

Lere se e di gabim. U legalizuan edhe banesat e ndertuara ne toke te vjedhur. U pagua 500leke (te reja) a dicka simbolike e tille per meter katror per token e “zaptuar” ndersa banesa, pra shtepia, ishte falas (sipas Rames) pra. Une nuk po i hyj debatit te “shenjterise se prones” apo prones ne pergjithesi. Po them qe ky proces pati keto tipare dhe nuk po genjej.

Astrit_Tazo

i kane futur ne proces legalizimi. Ndoshta dhe mund te kene legalizuar jashte tirane ne zona qe nuk i prish pune njeriu e qe kane qene ndertesa shteterore, ku shteti nuk ka me interes. po jo aty ku ka projekt rruge qe ne vitin 2006

korriku

po po, i pashe. E di pak debatin per zaptuesit profesioniste me 2 a meshume biznese, mbi truall zene sipas te njejtes skeme. Dhe qe behet fjale per zone urbane ne brendesi te qytetit, jo rrethina/suburbs.

puxha

Ketu problemi qe duhet sqaruar (qe nuk u be tamam atehere kur filloi) eshte procesi i legalizimit. Nuk eshte puna i prish apo nuk i prish pune njeriu, se psh ne 2 raste shtepie banimi nuk ka rendesi nese e kishe ne mes te tiranes apo aty ku “nuk i prish pune njeriu”, se eshte shume veshtire te besh diferencim individual perpara ligjit. Po mund te kesh te drejte te puna e bizneseve sepse une mbaj mend qe “amnistia” u be vetem per shtepi banimi.

puxha

Dhe po, behet fjale vetem per toke te zaptuar te shtetit, pasi shteti nuk mund te te fali token e dikujt tjeter… megjithese edhe aty ka probleme, se ke shume toka sot qe jane me pronar shtetin pasi pronaret e vjeter (kohes se komunizmit) nuk e kane pretenduar apo nuk e kane fituar dot pronesine, po ky eshte problem tjeter.

Astrit_Tazo

sido qe te jete, nje shtepi e legalizuar ne paskuqan qe rrethohet nga shtepi te legalizuara e ku s’do te ndertohet gje por eshte llogaritur te mbetet zone banimi, askush nuk ankohet po u legalizua. po jo te vije tani ky ne mes te tiranes te rreshtoje dyqanet. hajt se s’po thote njeri, u tregua i shkathet, e shfrytezoi per sa kohe qe nuk i prish pune njeriu. Por jo te vije tani e te me thote se une nuk do behem me rruge se ky tani do qe te shpronesohet njesoj si ai qe e ka token te veten me letra. Dhe shkon e me pret gishta policesh pale. derrat.

korriku

patjeter eshte legalizuar ‘jashte tirane’, pasur parasysh qe kufiri ndares ‘jashte tiranes’ eshte shtyre gjithe e me shume per jashte.
Procesi i legalizimit si iniciative rregulluese territoriale e pronesore pervecse gje e re doli edhe mjaft komplex, mendoj, e si i tille e pritshme qe situata te reja si kjo e Unazes se re, shfaqen ne proces e siper, sepse s’u parashikuan fillimisht.

korriku

pak a shume si pun’e kioskave te parkut Rinia a anes Lanes qe u hoqen nga Rama bashkiak

Astrit_Tazo

Ne fakt, unaza e madhe nje dite do kaloje edhe ne paskuqan nje dite. edhe aty do shohim te njejtat skena. atje ndoshta me keq. shiko si jane tani

Astrit_Tazo

Ky e shpjegon situaten, i zoti i punes

korriku

perfshihet ne projekt edhe kjo zone, sipas gugllit
I bie qe derisa te filloje konkretizimi projektit, bizneset ta shfrytezojne sa munden hapsiren e ‘xanun’, pastaj skadon trualli ‘free’.
Shteti te pakten te filloje t’i pretendoje keto toka qysh tani,e t’i dale situates para duke u kerkuar qera trualli bizneseve aty.

rrofsh per videon e Lames

Astrit_Tazo

megjithate, te kjo zone ndoshta pret puna, sepse nuk ka qarkullim
kjo unaza e re te astiri ka jashtezakonisht shume qarkullim, eshte rruga me me shume qarkullim.
lidh gjithe zonat industriale me punonjesit. kur shkon ora qe dalin njerezit nga puna ajo rruga dyndet si mos me keq. cdo kompani andej i ka kapanonet e fabrikat. edhe kompani zyrash si vodafone, top channel, digitalb e DHL andej i kane zyrat.
Vec kesaj, gjithe korca, elbasani, pogradeci, erseka, ne te cilat keto kompani bejne biznes, lidhe me qendrat nepermjet kesaj rruge.
Ndersa andej nga paskuqani nuk shkon njeri. une kam bredhur shume ne TR dhe andej nuk me ka rene rruga ndonjehere. nuk ka asgje qe te te lidhe andej. eshte si geto.

korriku

sa kohe keta te qeverise dine ta prioritarizojne, so far so good, nuk hapim argument per kete.

Ndersa per zonen e Astirit , e kam parasysh

Astrit_Tazo

po shoh lamen, thote qe ligji i vitit 2006 te Sali Berirshes thote qe objektet qe preken nga projektet nuk legalizohen, por shemben. dmth vete berisha e ka bere kete. as 3 vjet qira nuk perfshinte.

korriku

Ndjese per shkeputjen po ka mundesi, duhej ta lija komputerin

korriku

Nderkohe perfitova e pashe videon e Lames.
c’e pyet per nderhyrjet e Dumes & co, qellimi nuk eshte pyetja ne vetvete, por inimidimi i te pyeturit & mundesisht krijim konfuzionit per problemin para publikut.

Lame, shume edhe aq.
Ka pas qene ne vitet '90 dikush (quhej Fadil me duket) qe shpjegonte rregullisht ne radio e pastaj tv, pyetjet individuale te procedurave te daljes ne pension. Komunikimi i atij personi ne mendimin tim, qe shembull si te behet transparenca ne publik e procedurave burokratike administrative, psh keto te legalizimit, me kompetence, pa ngarkese emocionale e politike, e ne sundim te ligjit.
Por sidoqofte Lame e vulosi ne fund, yll fare.

Astrit_Tazo

gjembesira, exit.al, faqja e Neritan Sejaminit, keshilltar i afert i kabinetit berisha, nuk ka c’te thote tjeter.

gjembi

shkeraba, ti cfare thua? Nuk e njoh Neritanin apo ate qe ka bere Neritanin.

Astrit_Tazo

po c’te te them une ty, ti me sjell artikujt e Rilindjes Demokratike mua. Ti je i paafte te mendosh vete. Ta ka trurin ne dore cdo idiot me nje portal.

gjembi

http://www.arkivalajmeve.com/Rama-Legalizim-edhe-kur-ka-plan-urbanistik.1047571180/

Rama: Lironi rrugën, nuk ka legalizim në pronën e përbashkët

Nderkohe po Rama: http://www.albeu.com/shqiperi/rama-ndan-100-tapi-ne-fier-ky-eshte-legalizim-falas/151371/
“ndërsa kur toka është e shtetit apo e pronarit, do të ketë një procedurë të re dhe shumë mbështetëse për familjet. http://www.albeu.com/shqiperi/rama-ndan-100-tapi-ne-fier-ky-eshte-legalizim-falas/151371/

Nderkohe po Rama: https://www.ballkan.com/blog/2018/03/28/kryeministri-rama-pronesiatokat-shteterore-do-legalizohen-njelloj-si-banesat/

Yeriho

Si kontemporan i Anabelit, fort kam dyshim se njeh RD (apo Koha Jone, Zeri i Popullit, Shekulli etj. ). Jane gazeta pleqsh lol.

P.S. mos t’i biejme shume ne qafe Tazos sepse ai paguhet per mendimet e vyera, nuk eshte dele e papaguar. Ai rocks n’fund te fundit me energji rinore dhe pionere.

Astrit_Tazo

arkivalajme, ballkan, albeu… po mire ore gjithe keto portalet e kalamajve ty te gjejne?

Pjetermustakuqi

I ka kapitalizmi kto, tha. Gjenerata ne rritme ne detin e qete te komunizmit, msu me plusku me ni kamardare qe i hidhte shteti, duhet me msu me ba not ne detin me dallge te kapitalizmes, pa pranine e shtetit kerkun. Nga brekgris gdhihesh milioner dhe anasjelltas. Asni plan, asni strategji per te orientu energjine e njerzve drejt nje zhvillimi te qendrushem, vec derdhe ke te munesh e sa te munesh. Aq inegzistent ka qan shteti, sa ktu ndodhi kasaphana financiare e piramidave. Shtetaret tane me dritshkurtsine e tyne e cune venin ne kufijte e egzistences, si ne 1913 - en. Keshtu investune edhe “paret e gjakut” ne prona qe nuk ishin te tynet. Mund te mos jete e kerkujt, po s’asht e jotja i here. Tash njerzve ju duket e cuditshme se si shteti do me u’a shkatrru investimin, mallkojne shtetin. Ku shteti? Shteti edhe investimet publike i ka kthy prish e nriq, si pelhura e penelopes. Kta qe drejtune shtetin ne kushtet e lirise, te vetmin vizion qe paten, ishte si krijojne kushtet me shqy thesin e lekve te popullit. Aq i vizionar kane qane ne ket drejtim, sa nje kryeminister perflitet se ka organizu geabitjen e arit te shtetit!!! Ata fukarejt qe po i kap dallga e kapitalizmes, sot ankohen perse ska kamardare. Futjani notit, kush t’jete i zoti, ka me dal ne breg.

Alba2265

Shkaterruan ate fushe bukur me ato shemtira betoni .gjithe duhej bere per ta shamangur ishte zonimi planifikimi ndertimi i infrastruktures e pastaj levte ndertonin njerezia .pune qeverie me nje llaf po shqipot ate ane Te trurit e kane plloce fare .
image

gjembi
Patrioti

A e kupton qe jane ceshtje te ndryshme?
Qeveriu thote qe kam legalizuar dhe do vazhdoj te legalizoj ne baze te ligjit. Problemi me disa banore te asaj zone eshte qe ndetimet e ndertuara pergjate gjurmes se projektit nuk legalizohen dhe nuk do demshperblehen, Qeveriu thote i ka duart e lidhura pikerisht nga ligji i nxjere nga saliu ne 2003 (me duket).

Estrade! PD’ja (e djathte) nxjerr ligjin dhe nuk i legalizon per 7+ vitet qe pasuan ne pushtet. Ben disa “legalizime” ne korik te 2013, nje muaj pasi kishin humbur zgjedhjet dhe tani ngrihet e i thote qeverise aktuale, ti demshperblesh koker me koker!!!. E njejta PD qe (me te drejte) i dha te drejten ishpronareve te kthehen ne banesat e okupuara nga banoret qe jetonin atje qe para '90’s. I nxorri ne rruge pa asnje jastek social dhe PS (e majte) rrinte bote sehir. PS (e majte) qe pak me vone u lidh me pranga pas kangjellave per te shpetu pallatin e Dash Pezes.

Alba2265

Po edhe populli qe vete hedh kursimet e jetes ne ndertime te paqarta nga ana ligjore eshte histori me vete .me kujtohen katunaria ne kohe te piramidave kur shisnin gjithshka qe kishin e turreshin me vrap kush tua jepte me pare paret e fituara me gjak e djerse perfaqesuesve te firmes Xhaferri .

gjembi

Patriot, une nuk jam pro legalizimeve qe u bene. Dhe nuk jam tani kundra qe qeveria te ndertoje infrastrukture te re per qarkullim duke shtetezuar vendet ku planifikohet te kaloje rruga e re - sigurisht pasi jane bere planet mire nga inxhinjeret e pavarur.

Patrioti

Supozojme se KM (politikan hesapi) te la celesat e zyres dhe te boni ty KM per nje jave/muaj/vit. Ca to beje?

Lemshi do filluar e zgjidhur nga diku apo?

Legalizimet sic jane bere, ne rastet dermuese, jane po ashtu vjedhje. Qeveriu i vu para faktit te kryer. Historia nis me legalizimet e qeverive te meparshme. Bathore, Paskuqan, kenetes ne Dures, vilave te gjermonve, gjanices ne Fier, Bunes ne Shkoder…
Keto vjedhje nuk zhbehen dot (pervesse te vi edhe nje here ai). Ndaj dhe veprimet e tanishme me duken me e mira e mundshme. Legalizo dhe krijo me ne fund nje inventar perfundimtar te asaj krahature gjigande. Poshtersia qendron, qe politika keto situata i shfrytezon per kapital politk dhe per hir te karriges eshte gati te ve flaken edhe asj pak memedhembje qe ka mbetur.

@ Alba2265 Populli qe hedh kursime te gjallica e vefa do e mesoje ne “hard way” te beje detyrat dhe se shteti (sidomos ne AL) nuk eshte gjithmone aleati yt.

Alba2265

gjithe keto banesa te ndertuara pa u bere me pare kanalizimet e kane mbushur fushen tirane durres plot me gropa septike .heret a vone ujerat e zeza do perzihen me ujerat nentokesore e do helmojne gjithe gjene e gjalle .jane ndertuar pa u bere me pare rrjeti kullues .kur te permbyten shteti dmth taksapaguesit e tjere do paguajne se nuk gjen ndonje sigurues me mend ne koke ti siguroje keto banesa .marrja e lejes se ndertimit presupozon se projektet jane shiquar nga inxhinieret sejane ne perputhje me kodet e termetit , zjarrit etj e shteti te jep leje se ti nuk rrezikon veten e te tjeret.eshte bere nje lemsh qe kam frike se si jep dotme dum njeri .

arb

Ne fakt nuk ka dy pale , ka vetem nje…eshte pala kapitaliste ! I gjithe ky muhabet eshte ceshtje pazari , e me nje pazar do mbyllet…kapitalizem hesapi !

korriku

Erdha sot është që të inspektoj pak punimet e kompanisë së Lulit. Ky është loti që preket nga kompania e Lulit dhe dua ta falenderoj edhe Lulin se ka qenë bashkëpunues, ka vendosur kantierin e vet, ka vendosur ndarjet në rrugë. Uroj që Luli të dalë me shumë fitim nga kjo punë dhe për të gjithë ata që vijnë me autobus nga Paskuqani dhe Kamza, dua t’u them që t’ia marrin lekët Lulit, të marrin dietat e tyre për ardhjen si protestues shëtitës në Tiranë. Në fund të fundit, janë lekët e popullit, kështu që plus që do u duhen edhe për fushatën në Kamëz e Paskuqan, se nuk duket që gjërat janë mirë dhe them që meqë Luli i ka rregulluar punët e veta, duhet që të gjithë qytetarët të rregullojnë punët e tyre ”, tha Veliaj.

:joy: :joy: :joy:

http://www.gazetadita.al/foto-lajm-veliaj-te-astiri-inspekton-lotin-ku-po-punon-kompania-e-preferuar-e-bashes/

Astrit_Tazo

ja pra se ankoheshin nga komunistet qe u moren tokat.
komunistet s’kishin gjykate qe t’i ndalonte, s’kishin strasburg e me the te thashe
dhe prape emrat e pronareve te vertete nuk i zhduken. u moren pronat ne perdorim.
me dokumentet e komunisteve tokat mund t’u ktheheshin te zoteve
ndersa me salen vidheshin 100%

korriku

5 :star: te lumte ajo tastiere qe e shkruajti

korriku

ironia eshte se barazlarguarit ia kerkojne Rames ta zhbeje katrahuren e prones, se pari me metoda jo-komuniste, a thua se nuk ishte komunizmi ai qe u kujdes per pronen (dhe hajdutin e saj, ashtiu sic dinte ai!), me mire nga cdo sistem qe kane ngritur ndonjehere ne shwiperi.
Dhe se dyti meqe nuk durojne dot e duan ne cast.

reforma e prones eshte reforma e 2te e madhe ne vend , pas asaj te drejtesise, qe inicioi e udheheq Rama

Pjetermustakuqi

Basha ka marr leke per shtese kati, po e akuzojne kundershtaret. Nje leje ne kundershtim me cdo norme urbanistike, me c’pashe nje foto. Ai pallati i stermadh qe i kishte prere udhen lugomares pastaj, qe kishte ngrene edhe dëtin, dhe ai me leje, dhe ne qe po ja paguajme kokerr me kokerr per shembjen. Tani ata te mafias italiane, paten thene, qe nuk do shkelnin me ligjin, por do benin ligjin sipas interesave te tyre.
Keto dy fakte te thjeshta, ne nje vend tjater, do t’i rendonin ne biografine e tij, sa te mos i jepej besim per menaxhimin e shtetit.
Mirpo keta qe jane, e kane kapur shtetin per bythesh dhe po e shkerdhejne sa dhe si munden, keshtuqe Basha te duket engjelli mbi toke.