Ky dokumentar mund t'ju bëjë të mos hani më mish

Para disa ditësh pashë në Netflix dokumentarin “What the Health” i cili flet mbi bashkëpunimin midis shoqatave të njohura kundër sëmundjeve si diabeti apo ato të zemrës dhe lobeve të mishit, pulave, bulmetit etj. Dokumentari është i prodhuar nga ai qerratai i talentuar Joaquin Phoenix, i cili, unë s’mbaj mend në është i shkarë apo gjeni, dhe ekspozon sesi Shoqata si American Cancer Society, American Diabetics Association dhe të tjera si këto, sponsorizohen me miliona dollarë çdo vit nga prodhuesit e produkteve ushqimore të provuara si shkaktarë apo mundësues të sëmundeve të cilat këto shoqata ekzistojnë të luftojnë.

Filmi shihet kollaj dhe përmban shumë informacion mbi dëmet e mishit të procesuar, dihet se është karcinogjen tashmë, por edhe produkte të tjerë si mishi i freskët (hormone, diokside, antibiotikë), veza (kolesterol), peshku (mërkur), qumështi (estrogjen lope, diokside) janë duke shkaktuar sëmundshmëri shumë të lartë. Ti duke e parë mendon vetëm, “Po mirë mo po çfarë do hamë?!” Në fund, filmi qartazi i propozon shikuesit një dietë të bazuar tek bimët, si më e mira për shëndetin dhe planetin.

Jam kurioz të dëgjoj për zgjedhjet tuaja në të ngrënë. Unë vdes për djathë dhe e dashuroj mishin, por jam i ndërgjegjshëm se një dietë me shumë mish dhe yndyrë shtazore mund të mos jetë më e mira. Dietat e bazuara në proteinë shtazore, të dobësojnë nga jashtë, thonë mjekët në këtë dokumentar, por brenda arteriereve mund të ketë probleme.

2 Likes

Nuk po e shoh fare. Eshte qartesisht i njeanshem nga njerez qe duan t’i imponojne botes bindjen e vet, ne kete rast vegjetarianizmin. Mund te kene te drejte, por gjasat jane qe mund ta kene bere qimen tra. Rrezik, po t’i hysh bimeve, edhe atyre u gjen gjera te demshme. Fundja, kjo eshte jeta. Po pive uje, pi dhe baktere. Po more rreze dielli, merr dhe ultravjollce. Por njerezit sikur e teprojne me keto trembjet kohet e fundit, edhe nga qumeshti e veza qe na kane mbajtur gjalle njerezimin. Kane nisur njerezit te shpikin nga nje frike e nga nje semundje per cdo gje.

1 Like

Kur thoshte ai i madhi “edhe bar do hame” dinte c’thoshte.

2 Likes

Kete here jam plotesisht dakord me Shkaben.Jetegjatesia vazhdon te shtohet dhe plakja e popullsise eshte kthyer ne problem.Meqe gjeta rastin,dua te pyes dicka qe po gerryen perbrenda e nuk po me le te qete qe kur lexova librin (e fundit besoj) e Dan Brown-it,Inferno. Aty thuhet ajo qe dihet pak a shume:brenda nje shekulli popullsia e botes eshte rritur nga 1 ne 7 miliarde.A ka ndonje matematikan Peshku te beje llogarine sa do te jete popullsia,nese ecen me keto ritme,le te mos themi pas nje shekulli,por qofte edhe pas gjysme .

Keto semundje shkaktohen nga shtimi i sheqerit edhe overcooking ne vaj qe behet ne SH.B.A .Nje kanace Coca-cola permban ter dozen e sheqerit qe nje i rritur duhet te marr per 24 ore por sheqeri jep kenaqsi edhe ti kerkon me shum edhe ne amerik perfundojn duke pir 1 liter, ha edhe ca hamburgera me qofte e patate te skuqura ne vaj te djegur per na 10 min edhe e ka fajin mish e djathi pastaj.Sasi e sheqerit qe merr nje i rritur ne ditet tona esht shum shum her me e madhe se nje i rritur para 100 vjetesh. Kta libtardet edhe veganet me kto dokumentare jan me keq se ata qe votojn per Trumpin se jan arsyeja pse njerezit votuan per Trumpin. Dola pak nga tema ne fund por besoj se Blendi do e kuptoj. Hera e par qe komentoj btw.

Pjeri eshte i zene tani po shiko ketu:
www.worldometers.info/world-population/
Popullsia e botes po shtohet me 1.11% ne vit.

Per kete ceshtje kjo video eshte interesante dhe i jep pergjigje pyetjes tende.

Ok,po e bej me progresion aritmetik,derisa te zgjohet Pjeri per gjeometrikun dhe i bie qe brenda gjysme shekulli te dyfishohet.

Rrofsh,nuk e shoh dot sot,neser kismet.Mire se erdhe.Mos u grind me Stalkerin,qe eshte i majte liberal.

Ne jemi cfare hame dhe ndonese eshte shume e vertete qe nje here do vdesim e rendesishme eshte qe deri ate dite te jetojme te Shendetshem.

Me pak kujdes mund te hame me shendetshem e te hajme peshk te eger e jo rezervati, te hame zarzavatet e frutat e stines dhe jo cfare na pelqen nga syri, ta blejme kaposhin e detit tek fshatari e jo tek Conadi…mishrat e procesuara te mos i blejme fare se jane teper te shijshme dhe mishi i vicit mund ta zevendesoje qoften apo hamburgerin, te skuqurat te behen me vajin e duhur e jo me te lirin, embelsirat ti konsumojme vetem per sebep.
Per fat kemi ende kontroll per fatin dhe menune tone deri diten qe do na e japin ushqimin me pilula.:jack_o_lantern:

1 Like

Blendo mos e vra mendjen. qe thua ti, ish presidenti i landit te Bavarise i ndjeri Strauss vizitoi Shqiperine aty nga vitet 86-87. kur erdhen nga jugu, ne Llogara, i shtruan nje dreke tradicionale, me karakter , sipas traditave te zones; qengji i pjekur ne hell etj… tavolina plot me antipasta e sallatra, por Strausi qe ishte edhe si trupmadh, ju fut pa meshire qengjit te pjekur…
nejse, dikush nga sherbimi i thote me lezet Strausit ; zoteri provoni edhe keto , duke i treguar me dore nga sallatrat, se i kemi pergatitur ashtu e keshtu… -faleminderit, tha Straus, por keto sallatrat e barishtet i ka ngrene ky me pare, duke treguar qengjin, keshtuqe une ha qengjin dhe indirekt ha edhe barishtet.:smiley: keshtu e ka zgjidh natyra kete pune.:stuck_out_tongue:

1 Like

Jo per replike i dashur Belul por ka dicka.
Me 1 tetor '88, ndonje vit pasi kishte ngrene qingjin tone dhe me mendjen time, edhe ca te tjere pas tij, Shtrausi u plandos pa ndjenja gjate nje ekskursioni gjuetie. Shtrausi nuk u permend me kurre, vdiq dy dite me vone ne spital. Shkaku i vdekjes: atak kardiak, dështim koronar. Ishte vetem 73 vjec.

http://www.nytimes.com/1988/10/04/obituaries/franz-josef-strauss-is-dead-at-73-conservative-led-bavarian-state.html

3 Likes

Nga qengji i Llogarase i ra damllaja thua?

1 Like

Ma merr mendja se zakonin e kishte te mesuar me viça gjermane. :joy:

shiko shiko, paska qene edhe djale kasapi Strausi.:smiley: prandaj ja dinte vleren mishit ai.:stuck_out_tongue:
-Blendo, Strausi ne Llogara ka ngrene qengj Dukati , qe jane me fame ne gjithe zonen e gjithe Laberine. po thuaj ky i varfri ka pesuar atakun ne zemer nga ndonje shkak tjeter. stresi apo kushedi.
-ja shiko Helmut Kohlin ti, edhe ky gjigand, hames i madh ishte , vdiq para 1 jave gati 100 vjec.

Hidhini gropes o njerez pse duhet Te rroni nga 100 vjet Te plakur te fishkur te vyshkur te harruar qe te tallin bythen rinia me ju .live fast die young ka thene kauri ,ne koke e ne grope Te paret tane .ikni beni vend per brezin tjater ,vecse nese i prishet ndonje pune dynjase nga ikja juej atehere po ,hang around .por 99.99% e njerezve ne kete dynja rrojne kot .vitet e kotesise sime e pershkruante jeten e tij Solomoni nje nga njerezit me te mencem te kesaj dunjaje

1 Like

Jo se s’ka vertetesi ne faktin qe ushqimey e procesuara te bejne dem, por ky ekstremiteti i te ngrenit te lakrave dhe jeshilleqeve vetem, sikur s’ka bithe te rrije. Nuk ka asnje prove shkencore qe tregon se vegjetarianet jane me te shendetshem se mishngrenesit. Personalisht nuk perdor shume mish te kuq, por per prodhime deti s’te fal. E di qe karkalecat dhe kallamari kane kolesterol po s’kam c’bej. Edhe peshqit jo te gjithe kane nivele te larta merkuri, toni dhe stavridhi mbahen si me shume merkur. Per bimet thone qe specat dhe kerpudhat te mos konsumohen shume se krijojne acarime ne sistemin e tretjes. Para ca kohesh po lexoja nje artikull ku thoshte qe salmoni i Alaskes mund te jete infektuar nga Japonia. Keshtu qe s’di c’te beje robi i shkrete, hidhi barkut pa c’iqt.

Peshku sa me i madh aq me shume merkur permban, sepse merr edhe merkurin e peshqve me te vegjel me te cilet ushqehet. Ndaj te vegjlit, disi me te mire. Te rezervatit nuk kane merkur por kane shume antibiotike qe marrin me ushqimin.

Lexoja qe dieta e atyre ne Okinaua, Japoni - te cilet kane perqindjen me te larte te njerezve mbi 100 vjecare - perbehej kryesisht nga bimet dhe pak peshk, e shume pak mish.

Eshte mire te mesojme nga te diturit…jeshilliqet jane te pasura e te domosdoshme POR TAVOLINA JONE DUHET TI NGJAJE NJE PIKTURE TE PIKASOS, PLOT NGJYRa… se cdo ngjyre sjell vitamina e antioksidante ne organizmin tone.

Konsumimi i tejskajshem i mishit tregon nje trashegimeri kulinare te tejkaluar the shume te thjeshte ne kufijte e Primitivizmit e Barbarise. Mongolet qe konsumojne shume mish kane jetegjatesine me te ulet ne bote tek 30 e kusur vitet.

Une sbehem dot vegjetarian dhe konsumoj shume mish ne krahasim me lokalet ku jetoj por larmine e ngjyrave ne tavoline e kam te domosdoshme…Me kan thon femrat qe vegjetarianet jane palluesit me te mire per to…mund te jete opinion i politizuar…se shumica e femrave jane vegjetariane vete ose kan ca faza vegjetarianizimi… por i mbajne shume te mire ne krevat. Keshtu qe bohuni pak vegjetariane Cuna. Quazi…Taaa Taaa

o Blend, pa maru mire muhabetin mos perdorni makine, ja nise ksaj tjetres mos hani mish, plus tema mos votoni abstenoni, e kshu me tutje.

Kur do na bish temen mos palloni?

1 Like