Ky libër i mrekullueshëm për zogjtë e Shqipërisë, ekziston

Per librin kemi punuar rreth 3 vjet para se te shihte driten e botimit. Eshte udhezuesi i pare i plote i shpendeve te Shqiperise me 353 lloje zogjsh, - thote Mirjan Topi, njeri nder autoret e ketij libri qe mbaj ne dore, brenda te cilit mund te shohesh e lexosh disa informacione baze mbi zogjte qe popullojne vendin qe popullojme ne. Eshte nje liber dore, i ngjitur fort ne menyre qe ta marresh me vete kur ben ndonje xhiro ne natyre diku. Por edhe po e mbajte ne shtepi per ta shfletuar per qejf, eshte gjithsesi i kendshem.

Mirjan Topi na tregon se me heret eshte botuar nje udhezues i shpendeve dhe gjitareve te Shqiperise por tek ai udhezues ishin pershkruar vetem 219 lloje zogjsh dhe ilustrimi ishte me fotografi dhe jo me vizatime (standarti per hartimin e udhezuesve jane vizatimet). Vizatimet qe ilustrojne pamjen e shpendeve jane realizuar ekskluzivisht per kete udhezues. Kundruesit e zogjve e kane pritur gjate nje liber te tille. Kundrimi i shpendeve eshte aktiviteti i pare ekoturistik ne nivel global dhe gjeneron miliarda dollare te ardhura cdo vit.

Ky udhezues u shperben te gjithe shqiptarve kudo qe ndodhen, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vendet perreth. Ne Shqiperi ka shume pak kundrues shpendesh, por numri i tyre do vije gjithmone ne rritje, duke marre parasysh dobite shendetsore qe siguron ky aktivitet, ecje dhe qendrime ne ajer te paster. Libri mund te gjendet tek zyrat e PPNEA-se (Rr. Vangjush Furrxhi, Tirane ose: contact@ppnea.org)

1 Like

Brravo, brravo, brravo!!!
Ndonje librari? Apo vetem te PPNEA? Konsideroni 3 kopje te shitura.
Po ndonje udhezues per thonjte a ka? :smile:

Kaq pak specie? Kisha idene qe ne shqiperi kishte me mijra specie…

por goxha ama

ku mund ta blej