Lajmet e Mbremjes

LAJMET E MBREMJES

Era qe fryn ngre lart kokerrizat e reres, te cilat me perplasen ne fytyre, me hyjne ne sy dhe une e kam te pamundur te lexoj gazeten. Ne fakt ndodhem ne mes te shkretetires, ulur ne karrigen time portative, duke u perpjekur qe te lexoj lajmet e mbremjes. Nxjerr nga xhepi syzet e diellit per te shmangur bezdine e reres dhe eres se nxehte te shkretetires, mbeshtetes shpinen ne karrigen portative dhe filloj te shfletoje gazeten e mbremjes.
Nuk mund ti shpetoj metafores. Nuk mund te mendoj pervec se me ane te imazheve. Nese gazeta do te me kishte kerkuar nje reklame, do ti kisha sygjeruar pikerisht kete. Nje burre I thinjur ne mes te shkretetires qe shfleton “gazeten e mbremjes”. Nuk besoj qe ka nevoje per ndonje tekst, por duket sikur kushdo mund ta sigloje imazhin sipas qefit. Ne ju servirim informacione edhe ne mes te askundit. Ne fakt tingellon si : “Ju nuk mund te shpetoni nga ne”. Ne ju gjejme kudo qe te fshiheni.
Tani po e teproj. Nese fokusohem me gjate ne nje imazh, ai degjeneron, kalon cakon e idese fillestare, dhe perpiqet qe te fitoje pavarsine e tij. Burri I thinjur ne mes te shkretetires, rrokulliset poshte nje dune, dhe sakaq imazhi nga nje spot publicitar per gazeten kthehet ne nje klip muzikor te Phil Collins. Cdo te mendonte drejtori I redaksise, nese do te dinte se Phil Collins informohej me artikujt e gazetes se tij.
Ne fakt eshte humbje kohe. Askush nuk me ka kerkuar nje reklame. Une jam duke menduar ne renie te lire, ndersa pres qe te me sjellin gazeten. Ne sfond degjohet nje kenge e Phil Collins. E kam te pamundur, qe ti shpetoje stuhise, se imazheve.Nje sulm I pavullnetshem virtual, me godet here pas here ndersa perpiqem te mendoj dicka. Nje futune e cmendur imazhesh, si kokerriza rere godet sistemin tim cerebral, dhe e kam te pamundur per te cuar deri ne fund nje mendim. Syzet e diellit nuk mund te me ndhmojne. Neuropsikiatri im mendon se kjo eshte nje forme skicofrenie. Carja e mendimit nga nje tjeter mendim.
Bie dera dhe une ngrihem per te hapur, I bindur se eshte postieri qe do te me dorezoje gazeten me lajmet e mbremjes. Hap deren dhe perpara meje, qendron e varur nje cop e ndryshkur llamarine qe lekundet lehte, ndersa vibron ende nje tingull. Mesa duket, duke filluar nga ky moment, kam vendosur te mos kem nje zile, por nje cange ne deren e jashteme. Nje cange, qe njofton se dikush eshte tek hyrja. Nje cange qe pervec meje, ve ne dijeni edhe te gjithe banoret e tjere te katit ku ndodhet aparatemnti im, se dikush eshte duke me kerkuar ne deren e jashtme. Arseja pse duhet te kem nje cange dhe jo nje zile, eshte ne fakt nje forme rebelimi, ndaj tyre kur mendoj se ata sa here qe degjojne se eshte dikush qe me kerkon, me pergjojne paturpesishte mbas syrit magjik. Me falni po ku shkoi privatesia? Nese ju doni te dini se kush vjen te me takoje ne apartamentin tim, mua nje mashkulli te vetmuar, qe vuan nga nje forme shume e rralle e skicofrenise, une gjej guximin tua bej vete me dije. Jeni te lutur qe te dilni sa here qe degjoni cangen. Hapni dyert uluni ne pragun e tyre, dhe filloni te pertypni kokoshka, kikirike, fara luledielli, ndersa une I veshur si te ma kete qefi, dal te marr gazeten e mbremjes, apo pres e percjelle miqte apo mikeshat e mia.
Perpara meje, qendron postieri. Ka disa minuta qe mban te zgjatur drejt meje gazeten e mbremjes, por une me syte e dale nga orbita, I ngerthyer nga zemrimii atcastshem, qe kam per fqinjet e mij as qe e kam vene re. Nuk kam vene re as habine dhe kapsallitjen e syve te tij. Vetem kur kerkoj te nxjerre nga xhepi ndonje lek te vogel, kuptoj se jam teresisht e zhveshur. Lakuriq si Davidi. Dua ti bie serish canges, qe ata te dalin dhe te me shohin me te gjitha hiret e mia, por kuptoj se nuk ka cange. Pershendes me miresjellje postierin, mbyll deren mbas shpine, dhe ulem ne poltronin tim perballe kompjuterit, I bindur se duhet te shkruaj dicka. Gazeten as qe e shfletoj. Ne fund te fundit, abonimi nje vjecar ne gazeten lajmet e mbremjes, ishte me shume ideja e xhaxhait tim, I cili prej 3 muajsh jeton me motren time.
Ne sfond degjohet “Moonlight Sonata”.
Ajrit mbushet me ngutje. Nje sekonde. Ajer I mbushur me ngutje??? Cfare dreqin dmth kjo. Ti je edhe me I paqarte se shurdheria e Bethhovenit. Kjo nuk eshte skizofreni. Ky eshte terbim. Si mund te guxosh te shkruash qe ajri ne kete skute, eshte I mbushur me ngutje. Ajri eshte I mbushur me thartimin e trupit tim te zhveshur. Sa do te doja te kisha vullnetin qe te ngrihesha nga ky poltron, dhe te beja nje dush. Te hekurosja kemishet e mia, te gatuaja supe te shendetshme, dhe pastaj te dremisja I qete, ashtu sic ben edhe Murakami. Por duhet te kesh talent te besh gjera te tilla. Duhet te kesh nje qetesi qe udhehiqet nga rendi I asaj qe duhet te ndodhe. Por une nuk di se cduhet te ndodhe. Ndaj edhe ajri im eshte I mbushur me ngutje. Ne fakt jam une ai qe ngutem.
Gjithsesi pranoj se ideja e dushit nuk eshte e keqe. Ndersa ndjej perplasjen e ujit te ngrohte mbi trup, ndjej nevojen e nje gruaje. Nevoja e perqafimit te nje gruaje. Ketij trupi I duhet nje grua.
“C’i duhet vallë gjithë këtij shkëmbi ? Por shkëmbi i duhen shumë gjëra!
S’ka rëndësi. Pse ky bllok është prej bronxi dhe se zemra është hekur e ftohtë.
Natën do që gulçimin tënd
Ta ndrysh tek një grua e ngrohtë.” Kaq mjafton dhe ne dush bashke me mua eshte edhe Majakovski. Instiktivisht ve duart perpara, ndersa ai me kerkon ne rusisht shampon.
Dal nga dushi, I bindur se nuk mund te lahem tani per tani.
I lagur, me nje peshqire lidhur pas brezi, vendosa ti telefonoje Rrakes. Rrakja eshte ne renie te lire. Betohet se eshte poet, dhe mbas eshte. Rrakja eshte si nje vend I fshehte. Ti mund ti tregosh atij cdo gje, dhe ai, sapo te ndahet nga ty do tja hape barkun te parit qe do te takoje, gjithe botes, duke treguar cka degjuar nga ty. Duke qene se eshte I cmendur, askush nuk I beson ato qe thote. Mendojne se flet gjithmone gjepura, prandaj eshte I sigurte per ti besuar cdo secret.
Rrakja, pergjigjet, me ze te lodhur. Ankohet se ka kaluar nje nate pa gjume, I dhembin kockat, ka alucinacione, eshte I uritur, I kane prere dritat, dhe se ka kohe qe nuk eshte lare. Pas kesaj me kerkon qe ti paguaje faturen e energjise, qe te kete mundesi te beje nje dush. Kur une nuk pranoj qe ti paguaje faturen e energjise, ai thote si pa te keq. Po mire, une… une mund te vije nga ty qe te bej nje dush ne rezidencen tende. I zgjedh fjalet ne nje menyre te tille qe te me mikloje. “Rezidencen tuaj”, thote me ze te sigurte, nderkohe qe une jetoj ne nje apartament 1plus1. Eshte shume dinak. Nderkohe qe une hesht per ta bere me interesante biseden, ai me sygjeron qe nderkohe qe ai vjen, une mund te pergatis edhe dicka per te ngrene, pasi sipas tij, une jam nje guzhunier I shkeqyer. Cmaskara dhe qylazhi qe eshte. Me degjo Rrake I them, nuk mund te te ftoj te lahesh ne shtepine time, sepse tani qe flasim ne dush eshte Majakovski. Vetem ta degjosh si kendon me zerin e tij prej baritoni ca kenge melankolike ruse. Gjithsesi te mora per te te thene se jam duke shkruar dicka dhe dua qe te te marr nje mendje.
Por Rrakja injoron teresisht fjalet e mia te fundit, dhe insiston qe te vije te lahet nga une. Ti je duke gjetur nje pretekst mor mik me thote. Une nuk flas. E ndjej qe e terbon heshtja ime. Rrakja, mbushet me fryme, dhe fillon te recitoje nje poezi te tijen. He si te duket. “ titullohet lejleket”. Poezia eshte e vaket. Une bej komente te vagullta sepse nuk dua qe ta inatos.
Degjo Rrake, I them: “Po shkruaj, per nje prostitute, qe kerkon te vetevritet. Ajo tenton disa here, deri sa kjo i jep kenaqesi fizike edhe me te forta se kenaqesite seksuale. Ketu kam mbetur. Nuk di ti jap nje zgjidhje. Cduhet te beje ajo ne kete moment, kur ideja e vetevrasjes e eksiton me shume se seksi???
“Ti mik shkruan ose per vdekjen ose per kurvat, dhe te gjitha sa shkruan jane mediokre dhe patetike” hakmerret Rrakja. Perdore ca metafora te lodhura, qe te cajne bythen. Keshtu qe sapo nise te me tregoje ckishe shkruar e dija se do ishte nje kurve brenda rrethit vicioz te vdekjes.
“Pra nuk te pelqen pjesa”, e pyes. Jo, fare, Fshi bythen me te, se nuk ka asnje vlere.
Mos shkruaj metafora. Shkrujaj dicka nga jeta, dicka te vertete, reale qe te godet ne lule te ballit, tek temthat, bam. Po ca mutin do shkruash nga jeta ti, ti nuk ke jete?!
Une heshta perseri, ndersa Rrakja duket se kishte ndezur duhanin, dhe heshtja ime e eksitoi. Ju zgjua natyra e tij sadiste dhe filloi te me masakronte. E mban mend ate zhaben qe kishte Profesor Tumenja, ne kavanoz, ne laboratorin e Biologjise. Ashtu je edhe ti mik. I rrethuar me formaline. I mbytur ne formaline. As lejleket e mij, nuk e hane ate zhaben, aq bajate eshte.
Me pelqente Rrakja kur me versulej me ate mllefin e tij idiot. Me dukej shpesh si dentist. Dentistet kane nje inat te cuditshem, pothuajse patologjik. Per nje moment, mendova veten me gojen e hapur, dhe Rrakja me nje sqep lejleku, perpiqej qe te hiqte dhembet.
Ke te drejte. Je shume I sakte. Tani po e mbyll se do te bej nje dush, I thashe duke e ditur se kjo do ta shkaterronte fare. Dhe perpara se ta mbyll, duhet te te them se lejleket, jane simbol I mungeses se stabilitetit seksual. E kam lexuar ne nje gazete psikologjike, shpjegova edhe pse ai nuk me pyeti. E mbylla receptorin pa I dhene mundesi qe te komentonte. Ne fakt, kjo deklarata e fundit e lejlekeve ishte teresisht nje sajese. Nuk e kisha lexuar askund.
Ulem perseri ne poltron.
Ne sfond degjohet “Silence”. Perseri Bethhoven.
Fshiva fjaline qe kisha shkruar: “Ajri mbushet me ngutje”.
U mbeshteta ne shpinoren e poltronit, mbylla syte, I shtrengova fort, sikur do te shkulja nje imazh nga mendimet e mija, dhe …. Cuditerisht asgje. Per be asnje imazh. U mbusha me fryme. Nuk kisha asnje mendim.
Pikerisht tani jam gati.
Mora, ne duar gazeten me lajmet e mbremjes, vura syzet e diellit, dhe nisa ta shfletoje I qete, faqe me faqe.

1 Like