Laktoza

Sipas Wikipedias rreth 55% e njerezve ne Ballkan jane intolerante ndaj laktozes. Sa me ne jug te Europes te shkosh, aq me e vogel aftesia gjenetike per te tretur laktozen ne moshe te rritur. Peshqit ketu mund te me tregojne nese kane probleme me pirjen e qumeshtit apo jo. Nese ju vete nuk keni, njihni njerez te afert qe nuk e suportojne fare qumeshtin? Jam shume kurioze rreth kesaj teme.:hugs:

me thon te drejten un jom shum kurioz nese peshqit, me teper se me qumshtin, kane problem me biberonin.

2 Likes

Une kete intolerancen vetem kur kam ardhur ne Amerike e kam hasur si term. As ne Greqi nuk kam pare ne supermarkete ndonje produkt qumeshti pa laktoze. Ketu shikoj edhe qumesht pa laktoze edhe ndonje cudi tjeter tip acidophilus milk apo qumesht bajamesh. Kushedi sa lodhen t’i mjelin ato te shkreta bajame.

Ne Shqiperi s’di njeri qe te kete probleme te tilla. I hedhin barkut qumesht, kos, dhalle, tarator, djathe, salce kosi, gjize e s’i gjen gje.

E njejta eksperience si e imja. Mund te mendosh se ky problem intolerance nuk ekziston ne Shqiperi, po ne fakt ne te gjitha hartat e studimeve shkencore rreth kesaj teme, Ballkani nuk qendron ne vendin e pare per tolerance. Kryesisht jane vendet skandinave.
Po qe te mos i ngaterrojme gjerat: te pish qumesht eshte tjeter gje dhe te konsumosh kos ose djathe po ashtu, pasi procesi i fermentimit e rrezon laktozen, pra produkti mund te konsumohet me kollaj.

Nuk besoj se nuk i gjen gje. Puna eshte se nuk e kane pas njohur si koncept, qe trupi i tyre s’duron dot laktozen. Psh ka njerez qe jane alergjike ndaj ushqimeve te caktuar dhe ne Shqiperi vetem ata qe fillojne teshtijne gjate pranveres kujtojne se kane alergji. Nderkohe qe ketu po te shkosh ne mjek e te besh testet te jep listen ndaj kujt je alergjike/e.

Po edhe ne Shqiperi behen testet e alergjise. Edhe te intolerances ushqimore if you need or wish.

1 Like

Une nuk jam intolerante por kam ca miq shqipe qe s’guxojne te pine qumesht se…olele barku…

1 Like

Pjeri eshte prova shqiptare qe hudhi barkut qumesht, kos, dhalle, tarator, djathe, salce kosi, gjize dhe s’te gjen gje.

2 Likes

Intolerance nga laktoza qe suportohet! Po po ,patjeter

Edhe sikur të kenë problem me qumshtin, Peshqit e kanë me atê të lopës dhe jo me atë të peshkut!
Me këto lloj pytjesh, më duket vehtja se jam tek Lopa pa bar dhe jo tek Peshku pa ujë.

P.S:i vetmi antar i familjes time që ka një intolerancë të theksuar ndaj laktozës është macja Serge! sa herë që pi mçeftas qumësht në ndonjë gotê të braktisur, dhjet bark…

A ndin o Inkuiz, një germë “o” e ndan macen time dhitse nga ai fuksi i shquar sovjetik…

2 Likes

Mbas moshes 3-4 muajsh me sa.di macet nuk duhet te pine qumesht…se nuk e tresin.

P.S:
Shqiptaret kane intolerance nga edukata.

1 Like

A behet ne Shqiperi testi i intolerances nga edukata?

Ne fakt testi eshte i thjesht dhe mund te behet edhe ne shtepi. Per 3-4 dite nuk duhen konsumuar produkte bulmeti. Pasi je clean merret nje gote me uje dhe trazon brenda saj 50 deri 70g Milchzucker. Pastaj vetem duhet te presesh nese e ndien veten mire apo jo.

Pikerisht i thjeshte… Intoleranca ndaj laktozes nuk eshte gjithmone simptomatike.

Hallall radhet e qumeshtit.

Zakonisht ne e marrim qumeshtin dhe e bejme direkt kos, dhalle etj. Eshte e vertete qe nder shqiptare nuk ekziston kultura e pirjes se qumeshtin ne moshe te rritur. Ne familjen time (perfshire ketu edhe kusherinj) qumeshti pihej gjithmone, pervec berjes se kosit, dhe une vete nuk kam intolerance. Ne femijerine time mbaj mend qe femijeve nuk u jepeshe ndonje gote me qumesht per ta pire. Shume rralle.

Simptomat jane te ndryshme. Nuk te jep vetem dhimbje barku apo diarre. Mund te te japi edhe dhimbje koke ose te vjella.

Nuk jam kunder por sic thashe nuk ka gjithmone simtoma por edhe nese ka sic pershkruan ti pas pirjes nuk eshte e thene te jene direkte. Eshte pak me e komplikuar mendoj per shumicen me te madhe te intoleranteve. Ndoshta mbajtja ne shenim e simtomave dhe testimi nga mjeke jane menyra me e mire per te zbuluar nese je apo jo intolerant.

Në natyrë asnjë specie nuk pi qumësht kur rritet. (Po ashtu ata nuk hanë as djathë kos and so on and on)

Sikur shqipet te ishin aq koshiente per intolerancen e tyre, s’do kish mbetur njeri pa e bere e pa u kuruar.