Lamtumire znj.Hajrie Rondo

hajrie-rondo

4 Likes

Kjo eshte artiste e njohur, po noi artikull per vdekjen e saj nuk paska.

Jete rrenash :frowning:

lamtumire znj.Hajrie .

Hajrie Rondo ishte një aktore e mirënjohur shqiptare. Ka lindur më 1 mars 1951 në Delvinë dhe në po të njejtin qytet ndërroi jetë më 9 Shtator 2017 pas peripecive të shumta në luftën kundër kancerit.

Hajrie Rondo ishte një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.
Rondo vuante nga sëmundja e kancerit, gjersa vetëm pak ditë më parë kishte kryer një operim në kokë.

Eshte e turpshme qe ky person kishte vite qe dirgjej per ndihme e askush si dha nje ndihme…Teper e re…
U prehsh ne paqe

Gjynah! Mendum se ja hodhi,pa ajo semundje e mallkuar nuk te fal. Ndoshta aktorja me e mire femer qe kemi pas. Trupa e Fierit ka pas aktore shume cilesor,ku bashke me te ndieren, mund te permenden Fatos Sela qe edhe ky nuk jeton me,Vladimir Muzhen,Luftar Paja se dhe aktoret e trupes se humorit, qe ka qene nder trupat me te mira ne vend.
U prehte ne paqe!

ishte aktore e mire kjo… ndofta i vetmi rol i saj qe me eshte dukur nen nivel, ishte te ‘‘Nentori i dyte’’, nusja e Lym Kepit. u shfaq patetike aty, megjithse rol i vogel ishte.

ngushellime miqve dhe familjes !

http://www.javanews.al/kur-shuhet-nje-teta-ollge-nje-jovan-breg-nje-tane/