Largimi i përlotur i Gianni ‘Gani’ de Biasi!

Një ditë më parë doli në konferencë për shtyp për të njoftuar largimin e tij në fund të fushatës eleminatore për botërorin Rusi 2018, por sot bëri një hap prapa, dhe në një konferencë tjetër krah presidentit të FSHF-së, Armand Duka, Gianni de Biasi njoftoi largimin nga posti i trajnerit që nga dita e sotme.

Ashtu siç e nisi në ndeshjen e parë të tij, me Gjeorgjinë në vitin 2012, ashtu edhe e mbylli, me një letër të hapur, kësaj here për të gjithë shqiptarët. Në rreshtat e shkruar prej tij, de Biasi falenderon të gjithë futbollistët, njerëzit e federatës, bashkëpunëtorët por dhe të gjithë popullin shqiptar. Ai deklaron se ciklit të tij i kishte ardhur fundi, por e rëndësishme siç thotë edhe ai është se fara është mbjellë, tani mbetet të vijnë edhe frutat e shijshme. Ja dhe letra e plotë e tij…

> Kjo është një faqe e përvojës sime profesionale në Shqipëri, që kurrë nuk do të kisha dashur ta shkruaja. Kam menduar e medituar gjatë dhe dëshiroj t’iu informoj se, duke nisur nga sot nuk do të jem më trajneri i Kombëtares sonë.

> Do të ndalem këtu, sepse dëshiroj të mendoj për të mirën dhe rritjen e ekipit. Besoj se kam përmbushur detyrën time, e cila më ka lejuar mua për të nxjerrë nga këta djem, ato cilësi që në të kalurën e afërt kanë bërë të mundur të jetojmë ëndrrën europiane.

> Ate ëndërr, e cila në ndeshjen e parë në Gjeorgji, nëpërmjet asaj letre të hapur kisha kërkuar të ngulitja në kokën e tyre dhe në zemrën e tyre.

> Është një zgjedhje profesionale shumë luftarake, e vështirë. Uroj që të arrini ta kuptoni, edhe pse jo të gjithë mund ta pranojnë. Kemi jetuar vite të mbushura plot emocione dhe kënaqësi, e kemi arritur rezultate me të vërtetë të rëndësishme, që shumë i konsideronin të pamundura.

> Gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar gjithmonë me pasion të madh, me një entuziazëm të ri, falë edhe rezultateve dhe euforisë ngjitëse të të gjithë shqiptarëve, atyre në Atdhe dhe atyre të shpërndarë nëpër botë. Impenjimi im i përditshëm, përpjekja për t’iu transferuar djemve një mentalitet të ri, një mentalitet fitues.

> Angazhimi i vazhdueshëm së bashku me gazetarët tuaj, i medieve për t’iu kaluar një komunikim korrekt, transparent, proaktiv, ka qenë një punë e detajuar me të vërtetë vazhdimisht e mundimshme, e ndonjëherë edhe e bezdisshme.

> Dëshiroj të theksoj se sot largohem nga udhëheqja e Kombëtares, duke mos pasur një ekip në të cilin të punoj, ndërkohë që gjatë këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve të ofertave të punës, duke ditur që vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë, drejt një rritjeje të qëndrueshme në drejtim të realizimit të tyre.

> Pas Europianit isha vendosmërisht i bindur që mund të përmirësonim më tej dhe se përvoja që patëm gjatë 3 ndeshjeve në Francë do të na lejonte një rritje të metejshme globale. Dhe kështu do të jetë, por me një trajner të ri.

> Po largohem me vështirësi, por i vetëdijshëm që cikli im në këtë grup ka përfunduar dhe që mund t’i japë rastin atij që do të më zëvendësojë të njohë djemtë në 4 ndeshjet e ardhshme.

> Më lejoni të falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan në rritjen dhe zhvillimin e projektit të Shqipërisë, që na ka çuar të ishim deri edhe në vendin e 22-të të renditjes së FIFA-s, që na ka mundësuar të mundim Norvegjinë jashtë shtëpie, të fitonim e barazonim kundër Francës, e të fitonim kundër Portugalisë, i mundur pas nesh deri në pushtimin e Euro 2016. Dhe më në fund për të arritur ëndrrën tonë…

> Dëshiroj me këtë rast të falënderoj publikisht ata, të cilët më dhanë këtë mundësi të madhe. Presidentin Armando Duka, që gjithmonë më ka mbështetur dhe më ka dhënë letrën e bardhë për të vepruar në rolin tim si përzgjedhës. Një falenderim të përzemërt të gjithë djemve, që gjatë të gjithë kësaj kohe kanë qenë pjesë e ekipit. Faleminderit për gjithçka që më keni dhënë, që keni dhënë për fanellën tonë. Është një përvojë që më ka pasuruar si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë njerëzor. Më keni befasuar me përkushtimin tuaj dhe përfshirjen tuaj në sfidën tonë.

> Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, veçanërisht Paolo Tramezzanit, shok udhëtimi që nga dita ime e parë në Shqipëri, gjithmonë i gatshëm për të më mbështetur, i palodhshëm në punën në terren dhe në shumë udhëtime për të takuar lojtarët tanë të rinj.

> Albertos, që ka ndjekur përgatitjen dhe rikuperimin e djemve, Ilir Bozhiqi, Ervin Bulku dhe të gjithë stafin teknik: Benny Çeliku, Gianluca Stesina, Filippo Iori, i cili ka trajtuar lojtarët së bashku me Ylli Mihali, Merepeza, Arben Voci dhe të madhin Fatos Kademi, një punëtor i palodhur. Të gjithë njerëz të çmuar dhe madhështorë ekipi.

> Për të gjithë njerëzit që punojnë në Federatë, që nuk duken, por që bëjnë një punë të vlefshme për rezultatin përfundimtar. Çdo gjë në futboll, në sport, ashtu si edhe në jetë, ka një fillim të tij dhe një fund.

> Kurrsesi nuk mund ta harroja këtu tifozerinë e shkëlqyer shqiptare. Një falenderim shumë i madh për ta, për tifozët tanë të shkëlqyer, lojtarin tonë të 12 në fushë. Gjithmonë të gatshëm të ndjekin ekipin tonë kombëtar me energjitë e jashtëzakonshme dhe ngjyrat e një dekori fantastik.

> Cikli im si trajner i Kombëtares ka përfunduar, por asgjë nuk mund të copëtojë kurrë lidhjen e fortë që më lidh me kombin tonë dhe të shumë njerëzve që në këto 5 vite e gjysmë të bukura, pata fatin t’i takoj. Tani fara është mbjellë, po rritet me angazhimin, përkujdesjen dhe punën e të gjithëve, e do të dijë të japë frytë të shkëlqyera. Mirënjohje, Gianni De Biasi!

sikur e qam njehere

1 Like

Zakoni eshte deri ne 40 dite​:smile::grimacing:

1 Like

dyzetdit qarje esshte zakon prapanik, sot tre-pes minuta e kalo maton

Postimi i Roland Luçit:

“Dr. Xhani iku…

Mbas tangarllekut dhe megalomanisë dje në konferencën e shtypit që duhet të ofendonte çdo shqiptar të dinjitetshëm, Xhani i Kryeministrit tone, doktori i Çilit dhe Qytetari i Nderit i kushedi sa fshatrave shqiptarë, largohet përfundimisht nga drejtimi i Kombëtares sonë!

Rruga e mbarë zotëri, po kurrkund në botë nuk do të gjesh shesh e të bësh përshesh si në Shqipëri, nuk do të gjesh turma të harlisura që gërthasin për ty si të ishte Mesia, nuk do të gjesh Kryeministra e Presidentë që të vrapojnë mbas teje me dekorata në dorë, nuk do të gjesh bashki, qytete e katunde që të të shpallin qytetar nderi, nuk do të gjesh universitete hijerëndë të të gradojnë “doktor të nderuar”, nuk do të gjesh kund federatë që të plotëson tekat qindramijëeuroshe, nuk do të gjesh kund shtet që të japi pasaportën e tij që ti të fshehësh paratë, nuk do të gjesh dot ekip lojtarët e të cilit dhe t’i menaxhosh si një ndërmjetës ordiner.
Është e vërtetë që shkuam në Europian me ty, në Europian ku tashme shkojnë gjysma e shteteve të Europës dhe ky aktivitet vazhdon të quhet banalisht dhe ironikisht “finale”, në Europian ku marrin pjesë rregullisht kombe sa gjysma e tonit e nuk bëjnë kaq zhurmë sa ne, shkuam ashtu si shkuam, me një fitore dhe dy barazime në të cilat ke pjesën e meritës dhe ti. Të tjerat janë dëngla me të cilat dehen shqiptarët e infektuar nga komplekset e inferioritetit, shqiptarë të qorruar nga katenaçio-ja jote që nuk shohin se ti pate në dispozicion si i pari drejtues i Kombëtares një plejadë të plotë të djemve të Shqipërisë 10 milionëshe të lindur, rritur dhe integruar në Europe, luks që prej tani do ta kenë dhe pasardhësit e tu, po që nuk pati shansin ta kishte kurrkush nga paraardhësit.

Të mbajti FSHF në pëllëmbë të dorës dhe po ikën duke e akuzuar se të paska dhënë shumë pak, financiarisht shumë pak nga të ardhurat gjigande që i paske sjellë ti asaj dhe futbollit tonë.

Do të mbetesh ekzemplar i veçantë i sojit tënd që menjëherë mbas ndeshjes së fundit kualifikuese në Armeni ju turre Armand Dukës duke thirrur paturpësisht harpagonshe “hape thesin President”!

Udhë e mbarë të qoftë Xhan!”

2 Likes

Te Pabeset dhe Tradhetaret dihet qe nuk shqiten kollaj :slight_smile:

ky kucioti i mbetur ne shkoder I bandave Te dulle djegesit I s’ka goje me fol se kur luante me kombetaren rriheshin nga 8-0 duke i vene shqiperise nam te keq.

Derkohe Superioret Shqiptar kane kampionatin me te degraduar e te dobet ne Ballkan, ku kupola e Mafies se Federeates ndikon ne rezultatet e ndeshjeve si ne asnje vend tjeter…jo me larg se kete vit ish-futbolliste si Tomorri e Kola e krahasuan shkaterrimin e liges superiore ne Shqiperi te ne njejti niveli si ne 1997. Duka Mafiozi e drejton Ligen superiore si ta kete Pulari ne Peqin.

Nuk ka me inferior se Shqiptaret qe durojne keto thagma ne vendin e tyre e si perfundim ngushellohen duke sulmu Gianin …per fat jo te gjithe

Per fat nuk jane te gjithe Mosmirenjohes

o tironc,po kush po mbron dukën këtu? pse bën lidhje të paqena për të justifikuar pikpamjen tënde? ai tjetri ,mbas 6 vjetësh do të iki! çfarë ti bëjmë,ta mbajmë me zor? apo ti shrojmë tapet të kuq deri në rinas,si në kohën e bejkerit? pak dinjitet nuk prish punë. vlerësimin nga shqiptarët e ka marrë me shumë se çduhet. duka është produkt i integrimit. madje edhe emrit të tij i kanë shtuar një o ,që të duket si italian. duka do iki kur të vijë një si albin kurti. ata që ndjekin kombëtaren nga shqiptarizmi,janë kundër dukës me shokë

Po kur smerr vesh mos u merr me ceshtje futbolli. Albin Kurti ska per tja pas ngene Dukave se do kete 100 kumrie qe kan per ti kendu nkoke, mbaje men cer po te them.
Debiazi mund te ishte larguar pas europianit dhe mund te ishte pushu nga puna pas humbjes se Izraelit…po ti ske lexu as i llaf qe kom shkrujt e slexo as artikujt qe te kum vu persiper.
Giani mori ato leke dhe u perdor nga te gjithe…DUka, Berisha, Rama e co…por ai se dinte ku po e sillnin. Ai punoi me profesionalizem te paarritshem nga ndonje Shqiptar perpara tij dhe nese do e kishin pushu do i kishin thone shume faleminderit e mirupafshim.
Nderkohe te pabeset mezi po prisnin te HUmbte Shqiperia me IzrAelin … dhe niperit e Hamzait donin qe Shqiperia te humbte me Izraelin…vetem qe te hiqnin Gianin. Kishin nje muaj qe ja kishin bo funeralin neper programe sportive me injorante.
Po skuptove kete se kupto atehere pse ne nuk kemi kampionat e pse kemi futbolliste me te dobet se fqinjet tane. Menyra si u trajtu DeBiazi eshte praktika e ndyre e federates Shqiptare ne cdo gje futbollistike. Giani per Shqiptaret mund te jete lekaxhi por shume me i paster e kontribues se kupola e Federates Shqiptare.

E mo boll tani se do bec te qajme.

ne fund te javes merret vesh edhe ku shkoi. patjeter ka gjet klub. jo kombetare, se nuk kish pse largohej qe sot. ndersa po te behet trajner klubi, ata fillojne stervitjen ne muajin tjeter se ne gusht fillojne kampionatet e shume vendeve.

u tregu i zgjut qe iku me nje fitore te pakten.

ne qoftese kombetarja jone vazhdon te fitoje, bile ben ndonje rezultat pozitiv me spanjen, do te tregojne qe de biazi ishte kot.

ishte rezultat historik kualifikimi ne europian, dhe kombetar qe ja futem serbeve qe i kishim ne grup. tani qe s’jane me ne serbet po kualifikohen per ne boteror.
gjithashtu u be shqiptar me pashaporte. kjo ia shtoi bujen dhe dashurine tek shqiptaret. dhe ne ndeshje, vendoste doren ne zemer dhe kendonte si shqiptar hymnin tone. xhest i ralle, qe nuk ke si ja kerkon nje te huaji.
e meritoi nderimin qe i beri populli.

E paska da menjen me ik Ganiu kshu!?

E perzune Zeqo .si po transpiron tani pas ndeshjes me Luksemburgun ,pulaxhiu paska patur nje bisede ku i ka folur me nje ton sikur I fliste cifcinjve te tij qe i pastrojne kotecet e pulave .ganiu fitoi me israelin e I beri naften .
U lumte more trima
Hoqet gozhden doli vrima :grimacing:

Nashi, qe ky birbua i Dukaj eshte koqe kandari kjo s’do shume mend (Akoma mbaj mend nje interviste qe dha para ndonje viti, dava ordineri si me pase 5 klase shkolle) po s’ka ndonje cudi te madhe ne kete mesele. Cdo pune mesatarisht 5-6 vjet zgjat qe te mund te japesh maksimumin, pastaj fillon e bie ne stanjacion. Te duhet nje bicim change of scenery cdo 5 vjet. I vetmi perjashtim eshte ndonje si puna e Belichick qe ka 17 vjet ne punen e vet, po ai nje ekzemplar eshte, nuk jane te gjithe si ai. De Biazi e arriti maksimumin, paraqitjen ne Europian. Fjalet mund t’i thote po edhe ai vete e di qe ne boteror nuk kualifikohet kete edicion, keshtu qe me mire te filloje nje sfide tjeter.

Sa per mosmirenjohje ka kudo, dhe ndoshta na duket ne, po si mesdhetare qe jemi e kemi pak te theksuar kete huq, e zmadhojme cdo gje, si te mire si te keqe. Gjynah qe mediat i japin platforme cdo idioti po s’ke c’i ben. Do s’do, ke fejsbuk e tuiter tani, platforma idiotesh jane ato, llapin robte kot. Shumica e shqiptareve ja dine per faleminderit dhe De Biazi kete e di. I urojme suksese ne jete :D.

Megjithese jam dakord me pergjithesi me cfare thua,nje “ekzemplar” edhe me i mire i nje trajneri jetegjate eshte Fergusoni.Une nuk e kuptoj logjiken e disave ketu qe duhej te ikte qe pas Europianit,duket si logjike Profili.Teksa po te tjere thone qe zakonisht ky eshe cikli i skuadrave,me ulje-ngritje,jo doemos i trajnerit.Edhe tani qe iku,e la Shqiperine te treten,pas Italise dhe Spanjes.Per mendmin tim duhej te ishte lene edhe per eliminatoret e Europianit tjeter.

Nuk e dime se c’biseda jane bere, po n.q.se Duka ishte vertet i surprizuar qe De Biazi iku qe sot dhe jo ne fund te eliminatoreve sic u perfol dje, atehere vendimi ishte i De Biazit, nuk e detyroi njeri te ikte sot patjeter. Mund te ishte krenari personale per te ikur me koken lart, mund te ishin rrethana te tjera, por cfaredo qofshin arsyet, vendimi ishte i tij, jo i federates. Ndonjehere duhet te besh ate qe eshte me e mire per ty personalisht dhe jo per te tjeret, qofshin ata edhe “djemte” qe ke rritur per 6 vjet. Besoj qe ne kete faze skuadra e ka mundesine te dale e treta ne grup edhe me nje trajner tjeter. Klinsmani eshte pa pune me sa degjova :smile:

Hajdar kurreshtari loqja dora vete,

Niçja ka thene qe epoka e masave te gjera popullore ka tregues dashurine per sportet masive, veçanerisht futbolli. Njerzit e zakonshem qe punojne gjithe javen per i çape buke, pra ata qe nuk jane gjeni, ndjehen te realizuar te djelen mbasdite.

Askushi behet dikushi kur uleret ne shkallet e stadjumit diten e djele mbasdite - Shopenaur (m’duket Platoni, nuk e maj men mire)