Legjenda e Vorrit të Nuses: ‘Mos me varrosni te shtëpia e burrit, po as te nana jo!’

Një nuse anonime e vdekur në rrugë, në prani të krushqeve ka një histori sa të dhimbëshme, aq edhe trishtuese. Enigma e saj ka humbur tashmë në kujtesën e mbi katër shekujve të shkuar për të na arritur sot vetëm përmes një monumenti të quajtur “Vorri i Nuses” pozicionuar në një livadh në anën e majtë të rrugës Mullet – Gurrë e Tiranës.

Kjo ngjarje e ndodhur në këtë zonë, sot interpretohet në tri variante të ndryshme prej popullit përreth.

“Na ishte njiherë një vajzë 16 vjeçe, e cila thuhej se kishte ra në sevda (dashuri) me një djalë diku afër shtëpise së saj. Prindët e kuptuan këtë gjë dhe vendosen ta martonin sa më shpejt. Prej kah ishte dhe ku shkonte, askush nuk e di gja – më ka pasë thanë në vitet 70′, plaku Myrteza Hasmema prej Petrele. Kështu erdh dita dhe krushqit u nisen bashkë me nusen për të shtëpia e burrit. Megjithë kundërshtimin e saj, zakoni e donte që ajo vajzë e re të shkonte atje ku ia kishin caktuar fatin prindët e saj. E hypun mbi shpinën e kalit e nën duvak, vajzës së re nuk iu terën sytë prej lotëve gjithë rrugës. Diku në njëfarë vendi, pikerisht afër katundit të Mulletit, nusja u kërkoi leje krushqëve për nevoja personale, por ishte gjithnji nën vëzhgimin e krushkës shoqëruese. Prej gjoksit, ajo nxjerr një thikë të fshehur në trup dhe pret damarët e duarve. U dha alarmi ndër krushq dhe vendas, por qe e pamundur t’i shpëtohej jeta vajzës. Në grahmat e vdekjes, nusja vajze apo vajza nuse u la amanetin e fundit: “Mos më varrosni të shtëpia e burrit, por as te nana jo!”.

Amanetin s’e tret as dheu! – thonë ndër shqiptarë – dhe krushqit vërtet u ndalën, ia bane vorrin dhe e varrosën pikërisht aty ku ajo kish dhanë shpirt!

Më vonë fshatarët vendas i banë këtë monument që shpesh ata e quajnë edhe “Tyrbe”.

Ka një variant të dytë ku tregohet sikur nusja u sëmur rrugës dhe vdiq papritmas në shalë të kalit? por është edhe varianti i tretë, sipas mikut tim, Osman Bunoca prej Mulleti, i cili më ka rrëfye se krushqeve iu zu pritë dhe në betejë e sipër nusja u vra aksidentalisht.

Unë gjithsesi mendoj se më i pranueshëm mbetet varianti i parë, mbasi nusja do të varrosej o te shtëpia e nanës o te e burrit dhe nuk mund të lihej në një vend vakant. Edhe varianti i fundit përmban elemente të ngjarjes së parë, mbasi pusinë mundet t’ua kenë zane të afërmit e ashikut të vajzës, ku djalit iu ba pabesia e martesës së vajzës.

Gjithsesi ky “Vorr i Nuses” asht një mrekulli që dëshmon edhe njiherë se dashnia e sfidon vdekjen, ku edhe vdekja nuk e shuen dashnine. Ka rreth 40 vjet që dëshiroja t’i baja nji foto këtij objekti dhe veç tani m’u dha rasti. Pushofsh në paqe moj vajzë anonime që nuk mbrrite të bahesh nuse as në shtëpi të burrit, as të ashikut, po diku midis nji fushe dhe mbas shekujsh dikujt iu kujtue me shkrujtë për ty!!
Nga Ndoc Selimi

1 Like

Po per vorrin e bomit ça thote legjenda!?

Interesante, megjithse keshtu lloj dashurish ka pas ne shum vende te Shqiperise dhe botes.

‘dashnia e sfidon vdekjen’ ?? Ku? Ajo vdiq, pra fitoi vdekja. Vetem kur te zbulojme menyren e te jetuarit pergjithmone, skemi sfidu vdekjen. Vfekja na e fut te gjitheve e gjithckaje

Si vlere arkitektonike eshte e persosur .
Si gojedhene me duket pa baze dhe mjafte e ekzgjeruar , aq me shume ne rrafshin e dashurise ,
( kthehuni ju lutem 4 shekuj mbas e paramendoni albanezin duke i ndertu kult dashurise …?

E sfidon pra…nuk pyt njeriu nga frika e vdekjes per dashni. Dhe shume trime nusja. Cfare kafshesh kta njerez qe vrap e vrap e martuan. Ku arrin injoranca dhe mizoria njerezore.

" Mos me varrosni te shtepia e burrit po as te nana jo "
Per ate kohe dhe per gjuhen e ketyre aneve si Mulleti apo Gurra kjo qe ka thene nusja nuk pershtatet gramatikisht .
Historia pastaj , dhe shume te tjera afersisht me kete ka plot, sidomos me martesa , prape me sa degjojme ne ditet tona si pershembull nje Grua nga Malesite e shkodres blihet per 2000 euro nga burrat Serbe , historia e kesaj te gjores qe preu dammaret eshte ku e ku me e pranueshme.

U tremb vdekja nga sfida. Si te thuash qe sfidon murin kur i bie murit me koke…

Ajo qe sot na duket e eger, dikur ka qene e nevojshme per mbijetesen e shoqerise.

ngaqe u kthye ne LEGJENDE, quhet sfidim. pa u kthyer diçka ne legjende, ajo nuk mund te behet e pavdekshme. fakti qe ti komentove mbi temen, tregon qe sfidimi i vdekjes u krye.
kur asnjeri te mos terhiqet me nga histori te tilla, do te kete triumf te vdekjes. dhe vdekja eshte shume e rendsishme si proçes, se po te mos ishte s’do te kishte me jete. jane dy anet e se njejtes medalje.

Dostojevski e fillon librin e tij madhor, Vellezrit Karamazove, me kete citat te Bibles.
En vérité, en vérité, je vous le dit : Si le grain de blé tombé en terre ne meurt, il demeure seul ; mais si il meurt, il porte beaucoup de fruits. (Evangile selon saint Jean, XII, 24)
Ne te vertete, ne te vertete po ju them : neqoftese fara e grurit e rene pertoke nuk vdes, ajo mbetet e vetmuar ; por ne qoftese ajo vdes, ajo sjell shume fruta. dmth jeta lind nga vdekja e diçkaje.

1 Like

E ke gabim. Ate e kan henger krimbat, e i ka ik jeta per lesh kot. Me mire te kishet jetuar/ palluar e lene emer si shkimtare e madh e, shkncetare apo lene dicka botes.

Ajo do kete vrare veten, pasi po te shkonte e shpuar te burri e vriste burri, ta kthente burri pas e vriste babi, i ra per shkurt po vas veten.

1 Like

po mos vdisnin prinderit e tu ose te mij, s’do na kishin lind hiç. ata as do te kishin nevoje per historira te tilla e te gjithe rremujen (luften, paqen, artin, shkencen, religionin, etj) qe bejne njerzit ne toke.
robt bejne femije pikerisht se ata jane te vdekshem.
dhe pavdeksia eshte thjesht loje shpirterore. apo shprese, metafore. sepse njeriu s’ka si te mos jete i vdekshmen.

vetem ne shqiperi nje veper e tille me kuptim humbet neper shekuj.

varri, me shume vlera artistike - i pamirembajtur.
historia e vajzes - e humbur.

popull me kulture te lashte, my arse.

dhe per te mos lene thate kete teme, do te shpjegoj se çfare domethene, nga vjen fjala apo koncepti fetar latin SPIRITUS SANCTUS (shpirti i shenjte).
per Alben pa dyshim eshte huazim latin. puna si gjithnje ne keto raste eshte qe fjala latine nuk tregon apo perligj kuptimin. ne keto i marrim kallup, bile nuk e kuptojme termin pikerisht, ngaqe fjala nuk na thote asgje, perveçse nje renditje rastesore germash, qe duhet mesuar permendesh “per te komunikuar” (si mund te komunikosh pa kuptuar fjalet, kete vetem Alba dhe shoket e saj skeptike e dine).

SPIRITUS = S’PRITET, qe nuk pritet kurre, qe nuk vdes kurre. SHPRESE = S’PRITET (shpresa vdes e fundit).

gjuha shqipe i shpjegon te gjitha misteret. dhe kete rilindasit (shqiptaret e shkolluar perpara se arsimi tu bente masiv, e dinin te gjithe pa perjashtim)

u bo kaq koh, me thon te drejten sme kujtohet tamam.

“bomi” ishte cun i vogel 11 vjec qe u myt aksidentalisht n lan .rrethinat e vendit ku u varros ne at koh kann qen te pabanume(kullota) dhe per orientim i ngeli emri
" te vorri bomit"

p.s.
kshu esht transmetu nga tironcit e vjeter ne fillim te rruges bardhyl.

1 Like